Re: [AlbClub] Shqiperia ne NATO
Vasil Qesari <[email protected]> Thu, 3 Apr 2008 20:35:26 +0000
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Sigurisht eshte nje lajm mjaft i mire! Une mendoj se hyrja ne NATO e Shqiperise, vjen nga qe ne vend ka nje fare stabiliteti. Te pakten, nuk ka ndonje rrezik per konflikte te cilat mund te krijonin nje 'fiasco' rreth ketij vendimi. Por ajo qe mendoj se eshte kryesore, them se eshte stategjia e NATO-s per te krijuar siguri ne Europen lindore, perballe kercenimit te rritjes ekonomike dhe per pasoje edhe ushtarake te Rusise. Sigurisht, per Shqiperine, hyrja ne NATO, nuk do te shenoje ndonje ndryshim ne realitetin e vendit, ne jeten e perditeshme, perveçse nje lloj permiresimi te imazhit te saj ne boten e jashtme. Kjo, nga qe dihet se ne te, ka akoma shume proleme qe lidhen me stabilitetin politik, forcimin e shtetit ligjor, korrupsionin dhe veprimtarite e ndryshme kriminale. Por, sidoqofte NATO nga 'de facto' tani e ka kete vend nene juridikisonin e saj edhe 'de juro'. Nderkohe, po te vije re lajmet e sotme, per kete çeshtje u kalua shkarazi. U fol me se shumti, per keqardhjen e Bushit qe ne NATO, nuk munden te hyjne Ukraina dhe Gjeorgjia. Nga qe Amerika ka interes qe perreth Rusise, te krijoje nje brez sigurie. Ndersa ne Shqiperi, dyshoj se kjo ngjarje do te shfrytezohet per 'credo' politike dhe Berisha do ta cilesoje si nje fitore te qeverisjes se tij gje e cila nuk eshte aspak e vertete ...Vasil QESARI Web:SimbadBlog: Amarus Date: Thu, 3 Apr 2008 15:22:03 +0200From: [email protected]: [email protected]: [AlbClub] Shqiperia ne NATO Shqiperia pjese e NATO-s! Lajmi me te vertete eshte i bukur. Te marresh fryme thelle, te qetesohesh pak e te kthehesh ne kujtese vetem 15 vjet me pare, lajmi te duket i denje per dy dite me pare.Pra, per 1 prillin. E megjithate.... Kishte kaq vjet qe nga ato ane vinin lajme njeri me i trishtuar se tjetri Pashe qe G. Ruli nenvizonte se ky eshte fryt i reformave te qeverise, ndersa S. Godo nga ana tij thoshte: Ne NATO nuk po hyjme per meritat tona. Kam frike se Godo ka te drejte. Europes i kemi ngelur ne dore, ne fakt te dera. Dikur u merzit dhe e hapi. Por te pakten, aty brenda te ruajme pak zotnillek. dk _________________________________________________________________ Divertiti con le nuove EMOTICON per Messenger! http://intrattenimento.it.msn.com/emoticon ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club