[AlbClub] Ftesë për NATO, pastaj bashkëqev erisje

"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> Fri, 4 Apr 2008 07:54:35 +0200
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <002901c89618$62afa980$7301a8c0@pc>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Ftesë për NATO, pastaj bashkëqeverisje
[Gazeta Shqiptare, 4.4.2008]

Delegacioni shqiptar në mbledhjen e NATO-s (North Atlantic Treaty 
Organisation) në Bukuresht, është i përbërë nga dy partitë kryesore të 
Shqipërisë: PD e PS (mungon LSI e PBDNj), opozita dhe mazhoranca bashkë.  Na 
e dhanë ftesë shyqyr, sepse edhe ata e dinë mirë se vetëm, pa NATO-n, nuk 
bëhemi dot.  Por një nga rrjedhimet logjike të kësaj ftese, duhet të jetë 
heqja e qeverisjes aktuale, me kryeministrin Berisha në krye: vendi duhet të 
drejtohet menjëherë, nga një qeveri teknike, e përbërë nga të katër partitë 
kryesore, e kjo deri në zgjedhjet elektorale të radhës.  Kryeministri aktual 
duhet ta ketë të qartë, se po të ishte vetëm për atë, nuk do të na pranonte 
njeri në NATO.

Duhet të lutemi të na pranojnë në NATO sa më parë, sepse hyrja në NATO do të 
kontribuojë që të bëjmë me detyrim, gjëra që mbase nuk do t'i bënim kurrë 
vetë.  E para, nuk mund të fusim vetë mendësinë dhe praktikën e zbatimit të 
ligjeve dhe procedurave në ushtri, pa ndihmën dhe dajakun e NATO-s.  Kujtoni 
traditën tonë të ushtrisë me "shkollat e lira", ku kishte një kope 
ushtarakësh që jo vetëm nuk bënin gjë gjithë ditën, jo vetëm që nuk bënin as 
stërvitje ushtarake, por helmonin shoqërinë tonë me shembullin e tyre të 
parazitizmit dhe të vjedhjeve të vogla në fabrikat e kooperativat bujqësore 
ku punonin-si gjithë shqiptarët e tjerë, xhanëm.  Dakord, pas 1991-shit, 
ndërroi situata, por jo aq sa duhet të ndërronte për "17 vjet".  Ne nuk na 
duhen vetëm dy-tre reparte elitë, që jemi në gjendje të dërgojmë në 
Afganistan, Irak e gjetkë: ne na duhen 14 500 ushtarakë elitë, që nuk 
lejojnë të ndodhin gërdecët, dhe jo ushtarakë të zot për të pastruar kufomat 
pasojë edhe e paaftësisë dhe papërgjegjshmërisë së tyre.

Hyrja në NATO afron ditën e hyrjes në BE (Bashkimin Evropian).  Hyrja në 
NATO do të na detyrojë të ecim më shpejt drejt demokracisë dhe lirisë.  E 
kjo sjell me vete zhvillim politik, kulturor dhe ekonomik.  E duke u 
zhvilluar nga të gjitha anët, i afrohemi më shpejt përmbushjes së 
parametrave të domosdoshëm për të hyrë në BE.  Bile dhe në BE, do të 
luteshim të na pranonin pa pritur t'i përmbushim të gjitha kërkesat, sepse 
me siguri do të ngecim diku.  E atë ngecje do ta kalonim shumë më shpejt 
duke qenë brenda në BE, sesa duke u përpjekur ne vetë jashtë saj.  Po nejse, 
do të flasim prapë kur të vijë koha për BE-në.

Por ne nuk e meritojmë me këtë kryeministër që kemi, të hyjmë në NATO, gjë 
që e vërteton jo vetëm "Gërdeci", por dhe "një qind gjëra të tjera".  Mos u 
impresiononi se kryeministrin që kemi, e kanë takuar gjithë ata burra 
shteti.  Kemi sa e sa të "vjetër" të takuar: kryeministri i Italisë ka 
takuar edhe Zani Çaushin e Vlorës, në 1997; apo Enver Hoxha kë nuk ka takuar 
etj..  Na kanë bërë ftesën për në NATO, me shpresë se ne do të dimë të 
reagojmë si duhet: së paku mos të kemi më në krye këta të "vjetrit".

Nëse pas Bukureshtit, prapë do të mbetemi me këtë kryeministër që kemi, 
natyrisht që kemi bërë një vërë (birë) në ujë.  Jo, tani që morëm ftesën, 
duhet të krijohet një qeveri teknike, apo një "qeveri koalicioni", quajeni 
po të doni.  Kjo qeveri duhet të çojë vendin drejt zgjedhjeve, duke 
përmbushur minimumin e kërkesave demokratike: mos të vidhet e mashtrohet 
gjatë votimit e numërimit të votave.  Kjo teknikisht do të thotë që qeveria 
teknike duhet të bëjë kartat e identitetit, që kjo qeverisja aktuale, nuk 
duket se do t'i bënte as për "100 vjet".

Është në përputhje me dëshirën e votuesve të vitit 2005, që vendi ynë të 
qeveriset për disa muaj, nga partitë kryesore të spektrit politik, kryesisht 
nga PD, PS, LSI dhe PBDNJ.  Kjo sepse në zgjedhjet e korrikut të 2005, këto 
parti kanë marrë vota të afërta: PD etj., 45.3% të votave të Kuvendit, PS 
etj. 41.3%. LSI 9.0%, PBDNj 4.4% (bile PS+LSI arrin shumicën absolute!). 
Pra, asnjëra prej këtyre partive nuk mund të kishte shumicën në Kuvend, pa u 
bërë hiletë me megadushkun e blerjet brenda Kuvendit.  Kaq ndryshonin 
rezultatet zgjedhore në Gjermani, që detyruan qeverisjen e sotme në 
koalicion të partive kryesore të këtij vendi të madh e të përparuar: e përse 
mos të bëhet kjo gjë edhe tek ne?!

Një qeveri teknike, si kjo që po diskutojmë, është krijuar në vitin 1991, 
edhe nga ne, shqiptarët, pa Gërdec fare, vetëm me grevën e minierës së 
Valiasit, dhe me grevën e të përndjekurve politikë: kaq i pati mjaftuar 
partisë së punës (komuniste), për të pranuar lënien e pushtetit pa gjak, dhe 
duke ndërruar emrin në socialiste, të fillonte pas pak ditësh, rrugën e saj 
të mundimshme, nga ekstremi i majtë (komunizmi) drejt një partie të qendrës 
së majtë.

Partia e berishizmit duhet të bëjë së paku atë që bëri para saj, edhe një 
parti komuniste.  Le të urojmë që ftesa për në NATO, do të sjellë në vete 
njerëzit e ndershëm që janë akoma në strofkën e kryeministrit Berisha, që të 
kuptojnë dhe të marrin guximin e të thonë: boll më me të.  PD-ja duhet të 
kthehet aty ku ishte në vitin 1992 (kur "pat pasë pasë pasë fituar" 
zgjedhjet pa hile dhe pa mashtrime), duhet të kthehet tek qendra e djathtë, 
duke e lënë rendjen berishiste pas ekstremeve të majta.

Bashkim Kopliku
3.4.2008



Phone: +355 52 223663
Mob: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>

Please, send important e-mails
on both addresses.



__________ Information from ESET NOD32 Antivirus, version of virus signature 
database 2998 (20080403) __________

The message was checked by ESET NOD32 Antivirus.

http://www.eset.com 

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club