Re: [AlbClub] Viseve tona

Ben <[email protected]> Sat, 5 Apr 2008 15:36:24 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Dashi, 
Problemi
i vertete qendron me perkufizimin e shenjtit, i cili, holle holle, s'ka kurrfare kuptimi. Sepse, pike se pari duhet percaktuar se cfare
eshte shenjti, pastaj te vrasim mendjen se kush e meriton te jete i tille. Ne
Wikipedia lexova se, sipas perkufizimit te antropologut Lawrence Babb (une s’e
njoh, po ky dicka duhet te dije, derisa citohet), ne infrastrukturen simbolike
te disa besimeve ekziston imazhi i disa qenieve njerezore jashtezakonisht
shpirterore, te cilet besohen nga te gjithe se kane fuqi cudiberese, dhe te
cilet konsiderohen rendom si shume te moralshem (une vetem sa e perktheva, ju kuptoheni, po te doni.)

Pra,
duhet te jesh shume i moralshem dhe te kesh bere ndonje cudi. Une pajtohem me
pjesen e pare – ka shume njerez qe kane qene teper te moralshem, dhe nese ne perpjekjet tona per te percaktuar shenjtet do te
konsideronim ata qe jane simbol te moralit te larte, atehere une do te isha teper i
kenaqur dhe entuziast. Njerezit kane nevoje per shembuj dhe simbole te moralit
te larte – natyrisht, duke percaktuar edhe c’fare eshte e moralshme dhe c’fare
nuk eshte. 

Une s'ndihem fort rehat kur flitet per ate punen e cudirave. Kjo per vete faktin qe une s’besoj te
cudirat, ose mrekullite. Per kete arsye, une e hedh poshte gjithe perkufizimin
e shenjtit, dhe nuk pranoj te quaj per shenjt asnje nga ata qe jane shpallur
nga kisha Katolike, ajo ortodokse, apo nga cdo lloj kishe tjeter qe nga koha kur eshte vene ky kriter e deri sot. Sepse, me
pare duhet te bindem vertet qe keta te shpallurit si shenjte kane kryer
mrekulli, ose cudi. 

Po ne
Wikipedia lexova se, sipas Bibles shenjt konsideroheshin te gjithe ata qe kane
qene shenjteruar (Kronikat 6:41) dhe se kete nder e kishin te gjithe te
krishteret e pare. Bukuri e madhe. Pra hynin te gjithe ata qe ndiqnin besimin e
krishtere, me kuc e me mac. Por me vone, si duket u bene ca si shume, prandaj u vendos qe te
vihej pak rregull dhe hierarki, sepse nuk mund te ishin te gjithe si kembet e
dhise. Prandaj e zvogeluan pak rrezen e perfshirjes, duke pranuar si shenjte
vetem ata qe ishin shembuj te besimtareve te devotshem. Pra, nga perkufizimi i
ri mbeten jashte te gjithe ata qe ishin besimtare mekatare. Kuptohet, hap i pare, iu
dha ky titull vetem hermiteve, vetem ata mund ta meritonin. Por pastaj edhe keta u bene si shume. Prandaj,
kisha katolike doli me idene e kanonizimit per te percaktuar ata qe mund te
beheshin shenjt. Ketu u futen elementet e mrekullive dhe perralla te tjera. 

Sidoqofte,
sa per te bere debat me Kokonozin, ne kete artikull te Wikipedias mesova se:
"Brenda tradites se Kishes Ortodokse jane disa shenjte qe njihen nga te gjithe,
por ka edhe te tjere qe njihen dhe nderohen vetem nga kishat lokale."  Ne kete
rast, s’ka perse te mos i lejohet ky luks absurd edhe kishes ortodokse
shqiptare. Vetem se duhet te vrasim mendjen te gjejme mrekulline, ose cudine qe
ka bere Noli.

Po te me pyese njeri mua,
mrekullia me e madhe e Nolit (po te mos llogaritesh mrekullite e verteta te tij - perkthimin e Shekspirit, Servantesit, Poes dhe Omar Khajamit) ka qene krijimi i kishes
autoqefale shqiptare, ne nje kohe kur ishte me se e domosdoshme per ekzistencen
e kombit shqiptar. Mrekulli tjeter ishte vetesakrifikimi i tij – duke e pare
se s’kishte aty rrotull asnje njeri te sakte qe ta merrte persiper dhe ta justifikonte
me njohuri dhe me personalitet detyren e kreut te kesaj kishe, ai doli vete vullnetar ta kryente kete pune, duke hequr dore nga ekzistenca e tij laike, ndoshta edhe
ateiste, dhe duke veshur rason e priftit. Megjithate, keto jane me teper
veprime praktike politike, se sa mrekulli fetare. Por, po ta marrehs holle-holle, te gjitha
mrekullite e tjera te pranuara dhe te kanonizuara nga kisha pak a shume kete
karakter kane. Prandaj s’ka edhe perse Noli te mos kosniderohet si shenjt. Kjo nuk
ka per t’i demtuar aspak imazhin kishes. Perkundrazi, do t’ia ndreqte ate. Sa per
imazhin e Nolit vete, dhe ketu pajtohem me Kokonozin, ai me siguri do te demtohet. 

Sido qe
te vije puna, ne shqiptaret perseri do te thyejme nje rekord te ri ne fushen e
origjinalitetit duke arritur te fusim ne radhet e shenjtoreve te dy kishave te
ndryshme dy personalitete qe, ne thelb, kane qene ateiste: Fan Nolin dhe Nene
Terezen. Amin! 

Ben




Date: Fri, 4 Apr 2008 17:27:38 +0200
From: [email protected]
To: [email protected]
Subject: Re: [AlbClub] Viseve tona

Znj. Rozali.
 
Kij meshire. Pelqej me fort  heshtjen gati filozofike te kesaj liste, ku edhe vonesat e ridergimeve dhe defektet e serverit kane cilesine e nje debati konstruktiv,  se sa masakren patriotike qe na propozon per shpalljen e Nolit shenjtor te Atdheut.

 
Ate togefjaleshin shenjtor te ardheut e kam pare edhe gjetiu dhe e marr me mend se do ta kesh huazuar te shkencetaret, por kam frike se nje gje e tille nuk ekziston. E para sepse me sa duket kisha ortodokse nuk e ka fare ne procedurat e saj shpallejn e shenjtorve, por edhe sepse shenjtoret jane te kishes e jo te atdheut, en occurrence, i te gjithe kishes ortodokese. 

 
Si i tille, shen Noli, p.sh. duhet te festohet edhe nga kisha greke. 
Por me pare se te delirojme ne kete fare feje, lexo Enciklopedine e Madhe Greke qe te mesosh se cfare mendojne ata  per Nolin. Per vete djallin nuk shkruajne me aq urrejtje. 
 
Ne nje rast, duke i bere thirrje fibres sime me te thelle patriotike, mendova se mund te shpallet martir dhe madje e hodha si ide diku. Po pastaj u kujtova se ky do te qe rasti i vetem ne bote, kur populli martirizohej nen pushtim e nen diktature dhe martiri  i ardhshem e kalonte kohen duke u bere xurxull ne mihanet e Amerikes (kam parasysh nje leter te hereshme te S. Pecit, derguar Tashkos per sjelljen e Nolit).

 
Duke e lene Nolin keshtu sic eshte, ate do ta adhurojme te gjithe e pergjithnje. Po qe se do te kerkohet ne ngrihet ne ofiq divin, atehere shpirterat ruajaliste dhe kundershtaret e tij nuk do te mungojne tu pastrojne pluhurat e te komentojne edhe ato shkresat e tij per kumandarin, si e quante ai vete, tha dhe e mbylli.

 dk


2008/3/31, Rozali B <[email protected]>: 

                 *** AlbClub Discussion List ***



 

 
To all,
 
Nuk ka edhe nga keto viset tona ndonje proponiment per te shpallur ndonje shenjtor te atdheut... Theofan Nolin pershembell?
 
Rozi
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:

http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club



_________________________________________________________________
Turn every day into $1000. Learn more at SignInAndWIN.ca
http://g.msn.ca/ca55/213

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club