Re: [AlbClub] Shqiperia ne NATO
Cun Tirone <[email protected]> Sun, 6 Apr 2008 05:31:13 -0400
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Hyrja ne NATO eshte nje eveniment historik per gjithe popullin shqiptar. Eshte nje hap i rendesishem ne plotesiimin e strategjise, lene amanet nga baballaret te kombit, se per ne "dielli lind nga perendimi." Kjo levizje eshte pjese e rritjes se peshes se faktorit shqiptar, kryeshisht si rrjedhoje e rrethanave nderkombetare, apo thene me thjeshte, e bastit qe ka vene mbi kete faktor "miku" pertej Atllantikut. Persa i perket halleve te dites, kjo levizje eshte pozitive, por nuk eshte guri magjik. Tavolina e NATOs kerkon ne rradhe te pare stabilitet. Dhe ky i fundit arrihet ne nivele e forma te ndryshme. Ndersa ne do te enderronim stabilitetin e mbeshtetur ne perparim real te vendit, NATOs mbase i mjafton dhe nje stabilitet me minimal. Dhe s'ka si te jete ndryshe. Perparimin real, apo emancipimin kombetar nuk ka mundesi te ta dhuroje dikush tjeter. Sa do te jemi ne gjendje te nxjerrim ne drite, kjo eshte puna jone. Popuj te ndryshem, si dhe individet, ne kushte te ngjashme bejne veze te ndryshme. E jona gjer me sot ka qene e prishur. Te shohim neser. Çun Tirone _________________________________________________________________ Going green? See the top 12 foods to eat organic. http://green.msn.com/galleries/photos/photos.aspx?gid=164&ocid=T003MSN51N1653A ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club