Re: [AlbClub] Kosova me Elektrikun, jo sipas Shqip?ris?
bato ipare <[email protected]> Thu, 10 Apr 2008 10:22:35 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Zoti Kopliku, Nuk eshte hera e pare qe kur ofroni nje opinion mbi ekonomine apo shoqerine ne raport me te, ju mbroni me zhurme pozicionin se per te njejten kategori, privati eshte ne gjendje tu siguroje qytetareve sherbime me te mira e me te lira se sa shteti. Asnjehere nuk e kam mesuar se ne cfare eksperience personale bazohen bindjet qe ju shfaqni e mbroni, ne ate administrative, akademike, apo private. Ju keshilloni kosovaret se " Nuk ka këshillë më të keqe për kosovarët, sesa t'i futen edhe ata etatizmit (statizmit), që konkretisht do të thotë: shteti të merret me aktivitet ekonomik (furnizimi i energjisë elektrike), në vend që atë t'ua lërë ta bëjnë privatët., dhe se "...Do t'u thoshim më tej kosovarëve, se qeverisjet (qeveri, kuvend, drejtësi), dhe e jona, por dhe e tyrja, kanë mjaft punë të tjera për të bërë, e që privatët nuk i bëjnë dot, apo nuk i bëjnë dot aq mirë. Këto janë: vendosja e rregullave të lojës së Lirisë dhe Demokracisë (zgjedhje të lira, gjykata të drejta, administratë shtetërore eficiente, ambient i mirë biznesi, siguri e funksionimit të mirë të tregut të lirë etj.)..." Kjo lloj filozofie e mesiperme ku pretendohet se nevojat e qytetareve sherbehen me mire kur ka nje liri tregu maksimale dhe nje nderhyrje e shteti minimale, ka nje emer - ajo quhet neoliberalizem ( dhe jo, ajo nuk e ka origjinen ne Shqiperi) Simbas saj funksioni i shtetit duhet te kufizohet ne mbrojtjen e tregjeve, mbrojtjen e prones private dhe teresise territoriale. Te gjitha funksionet e tjera mund te kryhen nga sipermarrjet private, te cilet te shtyre nga deshira per profit do te maksimalizojne sherbimet dhe minimizojne koston. Kjo do t`i shpetoje qytetaret ( per sa kohe qe atyre nuk u bie mbi koke ndonje tufan i shkalles se peste, ose nuk jane aq budallenj sa ti lene te gjitha paret e tyre ne banka te llojit Northen Rock Bank e Bearstearns) nga dora cnjerezore e shtetit. Kushtet qe ve filozofia neoliberale per te realizura "clirimin e njeriut" nga skllaveria e shtetit nder te tjera jane taksa minimale (pavaresisht se vendet nordike ngelen nga vendet me nje nivelin me te mire te jetese pavaresisht nga 50-60% taksim ), zmontimin e sherbimeve dhe sigurimeve publike (ketu ne British Columbia si prodhimi i energjise, transportet publike, ajrore, portet detare, sigurimi i automjeteve, sherbimet shendetsore etj, jane ose korporata mbreterore ose provinciale dhe funksionojne shume mire, me mire do te thoja se sa ne shume vende ku privatja mbisundon. Ketu nje person mbi 65 vjec, pavaresisht nga kontributet e veta sociale gjate jetes se vet, shteti i siguron nje te ardhur minimale mbi $950.00CAD/ ne muaj), pakesimin e cdo lloj rregulli qe i ze rrugen deshires per profit ( prisni edhe ca sa te vije edhe tek ju kjo vale ekonomike qe ka filluar ne Amerike, pastaj mund te flasim ), berjen te pafuqishme te cod lloj bashkimi sindikalist etj, etj. Deri nga vitet 70 te gjithe deklaroheshin Keinesiane. Tashti po keta, perfshi ketu edhe shqiptaret kerkojne te behen Thaceriane dhe Hayek-iane. Ishalla thuaj ka kellqe Wallstreet dhe MainStreet ti mbaje ne kurriz e duroje perzjerjet gastro-intestinale te miletit, se me duket se ne vend te neoliberalizmit, ne do te marrim rrugen e neolitizmit. __________________________________________________ Do You Yahoo!? Tired of spam? Yahoo! Mail has the best spam protection around http://mail.yahoo.com ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club