[AlbClub] Kosova me shtetin, jo sipas Shqiperise

Cun Tirone <[email protected]> Sat, 19 Apr 2008 17:55:06 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Nuk dua te merrem me dilemen privat vs. shtet apo publik, per sherbime si uji, energjia elektrike etj. Arsyeja eshte se nje diskutim i tille eshte lluks kur nuk ke shtet. 

E c' kuptim ka te kesh me pak apo me shume lojtare per nje sherbim, kur nuk do te kesh arbiter qe te zbatoje rregullat e lojes. Ne kete rast arbitri eshte sistemi i drejtesise pa te cilin nuk ka ekonomi kapitaliste, por kaos hajdutesh. 

E kam thene dhe here tjeter, drejtesia ne Shqiperi eshte ankand i paster, paresh interesash, influencash, i dreqit apo te birit. Si rrjedhoje, kur s'ke arbiter eshte e kote te diskutosh se me sa lojtare duhet lozur. 

Tashti ne Shqiperi ka dale moda te flitet per reforma e medha, ku perfshihet dhe ajo ne drejtesi. Kuptohet s'eshte gje tjeter vecse farsa e rradhes si puna e luftes ndaj korrupsionit. I vetmi ndryshim eshte se eshte rritur niveli i abstragimit. Pse kot i kane bere gjithe ato mastera podhitikanet shqiptare?

Kosova po pati tru, i largohet sa me shume shembullit deshtues te Shqiperise ne berjen e shtetit.

Çun Tirone
_________________________________________________________________
Get in touch in an instant. Get Windows Live Messenger now.
http://www.windowslive.com/messenger/overview.html?ocid=TXT_TAGLM_WL_Refresh_getintouch_042008
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club