[AlbClub] Pasojat e mohimit te Camerise shqiptare
sali bollati <[email protected]> Fri, 2 May 2008 07:22:38 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Botuar ne ILLYRIA
PASOJAT e MOHIMIT te CAMERISE SHQIPTARE
Tokat arberore te banuara prej mijera vjetesh nga pasardhes te Ilireve dhe Epirotasve nga fundi I shekullit XIX u rregjistruan nga administrata e Perandorise Otomane te asaj kohe si 4 vilajete me nje siperfaqe prej afro 100.000 km2 dhe me popullesi mbi 3 milion banore me perberje me shume se 97% shqiptare.
Ne vilajetin e Janines perfshihej edhe krahina e Camerise deri ne Preveze simbas rregjistrimeve te 1910 banohej nga 90.000 banore , nga te cilet 95% shqiptare te besimit te krishtere e musulamane. Te gjithe flisnin shqip, ate :”gluhe Perendie” , ne te cilen me 1877 Peshkopi I Camerise u detyrua te perktheje Dhjaten e Re, se camet e krishtere nuk e kuptonin meshen ne greqisht.
Shovinizmi bizantin grek, ate qe ne saje te vendosmerise se shqiptareve, nuk mundi ta pervehtesoi me Kongresin e Berlinit. me 1877, filloi rrugen e zakonshme djallezore duke hapur shkolla greke neper fshatrat e Camerise. Ndersa me 1913 –kreu gllaberimin e nje prej krahinave me te pastra Shqiptare-Camerine Shqiptare. Themi keshtu se si gjuha qe eshte nje nga karaktreistikat kryesore te kombit, ashtu edhe toponomia e vendit ishte thjeshte shqip.
Dhe mbas 31 vjeteve duke mohuar publikisht cdo te drejte njerezore, ne kundershtim te hapur me te gjitha legjislacionet nderkombetare, jo vetem qe nuk hapi shkolla shqipe, por mbas konfiskimit te pronave te cameve, internimeve, vrasjeve dhe diskriminimit arriti qe me 1944-45 , me vrasjet e mbi 2600 njerezve te pafajsheme mbas masakrave te tmershme , te deboje me dhune mbi 30.000 shqiptare musulmane nga trojet e tyre etnike.
Arkitekti I atij genocidi te pa pare N.Zerva krenohet: “.. se keshtu shpetuam helenizmon nga shqiptaret” ( shqiptaret e krishtere te Camerise ata I konsiderojne greke?!).
Pra me zbrazjen e Camerise, greket vazhdojne te vene ne jete te fameshmen “megalidene” si pasardhes te perandorise bizantine per te ashtuquajtur “vorioepir”
Ne ndryshim nga koha e Mbretit Zog, kur ne te gjitha forumet nderkombetare ngrihej problemi I shqiptareve te Camerise, ekzistonte n/prefektura e Camerise, ngritur Konvikti Cameria per edukimin e djemve came dhe kendohej : “Ne Kosove e Cameri, do valoje perseri Flamuri Kuq e Zi”.
Gjate kohes enveriane antishqiptare, jo vetem u mohua Cameria, por edhe u ndoqen camet ashtu si edhe kosovaret, duke i konsideruar si qytetare te klasit te dyte, ne nje kohe qe atyre ardhacakeve greke u jepeshin me shume te drejta se vete shqiptareve. Kjo I sherbente atij per te siguruar pushtetin e tij.
Me rrezimin e sistemit komunist , u ngrit ne Tirane Shoqeria Cameria e cila bashke me gazeten “Cameria-Vatra Amtare”, filloi ta beje te njohur kete problem kombetar si Brenda ashtu edhe ne forumet nderkombetare, per genocidin grek te ushtruar ndaj popullesise shqiptare te Camerise dhe kerkesat per te drejtat e kesaj popullesie konform legjislacioneve nderkombetare ne fuqi..Vitet e fundit eshte Partia per Drejtesi dhe Integrim- PDI- qe po e ngren kete problem “te harruar”, deri ne Keshilline Europes
Por pushtetaret e rinje te Tiranes, te edukuar me frymen enveriane , vazhdojne rrugen per te fituar dhe te ruajne karriket dhe jo te mbrojne interesat kombetare.
Per cudine me te madhe, per ringritjen e Kishes Shqiptare qe vete komunistat e kishin ndaluar, pranuan si peshkop- grekun Janullatos. Dihet historikisht se kisha greke ka vrare shume atdhetare shqiptare per te vetmen aresye se kerkonin te ngrinin Kishen e tyre Ortodokse Shqiptare. Dhe ky Janullatos, ose me mire kryegjenerali grek ne Tirane ( morri pjese ne metingun e organizuar me rastin e largimit te oficerit grek, dhe natyrisht s’ka si te gjeje kohe per pershpirtjen e shqiptareve te Camerise te masakruar nga greket); mbasi zhduku te gjitha dokumentat dhe shenjat shqiptare te trasheguara nga kishat shqiptare, natyrisht vazhdon te sjelli ne Shqiperi prifterinj grek per te vendosur ne Sinodhin e kishes ashtu sic ja kerkojne interesat greke. Qe cdo ortodoks eshte grek??
Ky jo vetem nuk nderhyn per mbrojtjen e tte drejtave themeltare njerezore te emigranteve shqiptare ne Greqi si mos ndryshimin e emrave, por as qe I bie ndermend te ngreje ndonje kishe ku predikimet te behen ne shqip, helbete perderisa ne Tirane meshohet greqisht.
Ndersa ministri i aresimit G.Pollo, me paturpesine me te madhe(nuk mund te them me injorancen e tije) deklaron :”…se ne shkollat greke te ngritura ne Shqiperi mesohet historia dhe letersia shqiptare, por ne gjuhen greke”??! Qe kur doli greqishtja gjuhe nderkombetare, per tu mesuar ne Shqiperi, ndersa mbi 60.000 femijeve te emigranteve shqiptare ne Greqi, ju mohohet mesimi I gjuhes amtare. Pollo vetekuptohet qe eshte ushtar I Janullatosit se ne Greqi ministria qe perfaqeson aresimin quhet Ministria e Aresimit dhe e Fese.
Dihet se Rilindasit tane luftuan per mesimin dhe hapjen e shkollave shqipe, ndersa Fan Noli ngriti edhe Kishen e pare Shqipe. Por keto monumente te Shqiptarizmes, jo vetem qe harrohen por edhe perdhunohen sic beri janullatosi ne Kishen e Shen Gjergjit ne Boston.
Sali Berisha jo vetem eshte puthadore I Janullatosit, por ishte ai qe u tha ardhacakeve greke: “I gezofshi tokat e pronareve shqiptare” dhe me 2003 kembenguli qe Bashkine e Himares ta marri nje injorant si V.Bollano , qe ne te vertete nuk e ka te qarte se kush eshte tamam. Por eshte si ajo fjala e urte e popullit :”kur nje budalla hedh gurin ne lume. mblidhen njemije te mencur dhe nuk e nxjerrin dot me”. Prandaj sot, edhe ne prani te zv.ministrit grek( i Greqise –“mikes strategjike”), e ngren zerin per autonomi te Himares,
duke ndryshuar “me te drejten e tije” edhe emrat dhe toponimet dhe tabelat e rrugeve te Shqiperise.
Ministri I jashtem L.Basha jo vetem hesht kur ambasada greke ne Tirane nuk u jep vizen Shqiptareve te Camerise per te vizituar vendet ku kane lindur, por hesht edhe kur sportistave shqiptare u ndodhe e njejta gje.
S. Berisha jo vetem nenshkroi “Paktin e Miqesise” me 1996, megjithese Greqia thote edhe sot qe Ligji I Luftes eshte ende ne fuqi; por deklaron edhe sot(mbas 12 vjeteve) qe Problemi Cam do zgjidhet me ngritjen e komisionit per pronat??
JO, JO, JO z. Berisha, Cameria nuk eshte problem pronash, Cameria eshte problem mbarekombetar Shqiptar.
Mire antishqiptari enver e fshehu relacionin e ambasadorit shqiptar me 1972 se ne Gumenice , Kryetari I asaj bashkie I foli shqip. duke deklaruar ne prani te ministrir grek se jane mbi 40 fshatra qe flasin gjuhen shqipe si gjuhe te nenes, ku shume njerez te vjeter nuk dine asnje fjale greqisht, po ti z.Berisha si nuk te shkon mendja se cu bene keta shqiptare, bashke me vellezerit e tyre te perzene me dhune me 1944-45, per tju ngritur edhe atyre nje shkolle shqipe, por miraton greqezimin e shqiperise per interesa personale.
Se nje gje duhet te mbahet parasysh se ne se arbereshet e Italise nuk e kane humbur gjuhe shqipe per me shume se 500 vjete, nuk eshte e mundur qe vellezerit e tyre origjinale te Camerise ta harrojne shqipen per me pake se 50 vjete.
Keto”harresa” jane pasojat qe greqia as nuk e pyet ate qe e quan vehten qeveri e Shqiperise,por vendos vete te ndertoje ne Shqiperi nje central me qymyr te importuar, per te furnizuar Greqine me energji se populli grek nuk pranon ta ndertoje se I ndot ambjentin dhe semuren greket. Pra le te semuren shqiptaret dhe te gezohen greket.
Vetem nje gje duhet ta kuptojne mire si greket ashtu edhe politikanet e sotem te Tiranes,se mbas Kosoves Shqiptare, patjeter do te vije shpejt edhe Dita e Camerise Shqiptare, dhe atyre qe po pasurohen me gjakun e popullit te shumevuajtur, duke shitur interesat kombetare, nuk do ju mjaftojne ato pasuri per te mbuluar Tradhetine qe po I bejne Kombit Shqiptar.
I madhi at Gjergj Fishta ne fillim te shekullit XX do te nenvizonte:
Po, por neser, me ndihme t’Zotit,
Do ta bajme prap Shqipni t’lire
Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
Prej Tivari ne Manastir,
Edhe flamuri Shqipnise
Si flake mnijet e Perendise
Do t’valvitet ne Kacanik
Sali Bollati New York Prill 2008.
____________________________________________________________________________________
Be a better friend, newshound, and
know-it-all with Yahoo! Mobile. Try it now. http://mobile.yahoo.com/;_ylt=Ahu06i62sR8HDtDypao8Wcj9tAcJ
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club