[AlbClub] Muhabete liftash e vendesh tjera, po kryesisht kriza identiteti
Ardiani <[email protected]> Mon, 5 May 2008 07:11:11 -0700
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Pasi e kisha shtype pullen e liftit per n'kat t'tete e pasi kish fillue dera me u mbylle, e pashe nji njeri rreth t'katerdhjetave tue vrapue drejt liftit. E shtypa pullen per me u hape dera. Ai hyni edhe fill m'veti se prej kahit jam edhe e shtypi pullen per n'katin e gjashte. "Prej Evropes", ju pergjigja. "E ti?" ja prita. "Prej Azise" m'tha. "Pak ma specifik?"e veta. "Po ti m'tha qe je prej Evropes, e une pe t'tham qe jam prej Azise", m'tha tipi i zeshket, qe me siguri ishte indian, pakistanez, bangladeshagji apo i ktij fare lloji, me nji fjale, ish nja qe i perket atij grumbulli qe e mbulon 20% t'botes. Kati i gjashte, dera nisi me u qele, ai nisi me dale. "Shih", i thashe, "kur t'dush me bo muhabet me njerzit, s'pari i falenderon qe ta hapen deren e liftit, mandej prezentohesh, pastaj mundesh me e komentue kohen e mire apo gjellat e djegsta koreane, e tek n'fund mundesh me e shpalue kurreshtjen tande per prejardhjen e bashkeudhetarit n'lift. A, nese je polic kufitar, ma kallxo uniformen e une menjiheri ti tregoj te dy pashaportat e mija t'shteteve qe nuk egzistojne". U mshel dera e liftit, perpak qe nuk ja nxu gishtat atij, gjersa mundohej me e mbajte deren hapun, a une as nuk u mundova me e shtype ate pullen me shenjen <>. ---- "Ardian", m'thirri Kazuyoshi me za t'ngritun, aspak karakteristike per te, "ju shqiptaret s'ishit sllave". "Jo, s'jemi", i thashe tue shpresue qe nuk m'pyet as ai e as profesoret tjere aty perreth tavolinave plot me pije e meze se qysh u ba qe na me qene pjese e Evropes lindore, dmth asaj komuniste e nen ndikimin rus. "Qysh e morre vesh?" e veta. "Jam tue e lexue nji liber per perandorine osmane" m'tha e vazhdoi "At'here, cfare gjuhe flisni ju n'vendin tuej?" "Shqip, por per me gjete pune me rroge t'madhe, duhet me dite anglisht". "Dmth shqipja s'asht gjuhe sllave?" tha ai per me e vertetue dicka qe e dinte tashme, por qe ishte shume befasuese per te. "Jo, s'asht". "Epo" vazhdoi Kazuyoshi me pyet, "si thuhet 'mire' n'gjuhen tuej?". ----- Amerikani me prejardhje koreane, emnin e t'cilit syn e mbajta n'mend, pasi qe pohoi se kurre s'kishte takue ma pare njerez prej Kosoves, edhepse per Kosoven kishte degjue me t'madhe neper lajme, m'pyeti se cfare gjuhe flasim atje. "Shqip" i thashe. "Qysh tingllon kjo gjuhe?" m'pyeti. "Paj, me tinguj, burri i forte (n'anglisht e perdora fjalen dude, sepse ai e miku i tij, gjithashtu amerikan me prejardhje koreane, e perdornin prore kur ju drejtonin shoqi-shoqit), i ka shtate zanore e gati tridhjete bashketingllore, me thekse e akcenta t'trente, asht gjuhe e zorshme" u mundova me shpjegue dicka. "S'po di qysh me ju pergjigje ksaj pyetje" ma n'fund e shpreha pamujsine. "Po mire, per shembull, si thuhet 'Miredita, si jeni?' n'shqip?" u mundue me ma lehtsue punen ai. "Tungjatjeta, qysh je" ju pergjegja. "Ue (n'fakt, ai tha wow), qenka si rusisht" tha ai. "Pse si rusisht?" e veta une menjiheri, pa nja e pa dy. "M'fal, nuk po due me fye, por ashtu diqysh, me gj e q e sh, pak si me tinguj t'rande" mu pergjigj ai. "Jo, mos ju tut ofendimit, para 150 vjete Darvini m'ka msue mos me ju ofendue fakteve, mirepo..." "Qysh, Darvini, m'fal po..." m'nderpreu. "Shih, para 150 vjete Carls Darvini, e njeh me siguri, m'ka thane qe asht fakt qe jam majmun. Sado qe kjo ishte ofenduese, pak ma teper ishte faktike, kshtu qe s'ka hesap me ju ofendue faktit. Gjthashtu, tjeterkush ma moti m'ka thane qe e flas anglishten me akcent rusi, kshtu qe jam imunizue ndaj ofendimeve eventuale. Por, ajo qe po ma zgjon kurreshtjen, e aspak ofendimin, tek komenti yt qe shqipja po t'tingllon rusisht, asht se qysh mrrine kaq shpejt, me nji fjali, m'e fute tane nji gjuhe nen gjinin e nji gjuhe tjeter?" ju shpjegova e e veta. "Ha ha ha" qeshi pak, "nuk e di, vec thashe se po tingllon ashtu..." "Po m'intereson m'e dite" e nderpreva, "se kjo bindje e afrise gjuhsore t'shqipes e rusishtes mos asht e ndikume prej gjeografise, sepse, shih, tash ti e di qe jam prej Kosoves e e di qe Kosova asht Evrope lindore, e mos ndoshta kjo asht ajo qe t'bani me mendue ashtu". "Jo jo, gjeografia s'ka t'baje me ket pune" mu gjegj hala pa e perfundue. "At'here, po m'intereson ky fare kriteri yt efikas per gjetjen e afrise s'gjuheve bazue n'vetem nji fjali" e nguca. "O burre (n'fakt ishte 'hey dude')" thirri ai amerikani tjeter me prejardhje koreane, edhe na nderpreu muhabetin. ------ Tue e prite aterrimin e aeroplanit qe vinte prej Detroitit, Polli m'tha qe po e flas anglishten me akcent rusi, me shume ll-ja aty ku duhet l-ja. Nuk m'peqleu ky koment, por s'e zgjata, edhepse ja nisa me mendue per nuancat e l-se e ll-se n'shqipe e anglishte, e pastaj edhe per r-ne gjakovare e rr-ne e tane tjereve. Aeroplani aterroi e pas nja 25-30 minutash doli edhe Kazuyoshi. E morem edhe u nisem drejt parkingut, e mapastaj drejt nji restorani. N'mes bisedave t'ndryshme, perfshi komforin e fluturimit, motin n'Japoni, ushqimin n'Amerike, punen time, familjet e tyne, eksperimentet me eksplozive, hotelin e rezervuem e intenerarin e Kazuyoshit, u ba edhe ky muhabet. "Edhe une quhem Pol". "Si?" pyeti me habi Polli. "Po," vazhdoi Kazuyoshi, "para shume vjete jam pagezue n'Kanade n'kishen anglikane e emnin e kam Pol". "He he, asht shume e rralle me hase n'japonez anglikane, jam i habitun" tha Polli. ---- M'kishin thane qe e ka emnin Piter, kshtu qe ashtu e thirra. Ma kishin prezentue sepse ishte prej Ukraines e supozonin qe mujme me gjete gjuhe t'perbashket e me u ba shoke, e shpresonin qe mundet me m'ndihmue ditet e para n'ket vend t'huej. "Tatjeta Piter" e pershendeta. "Tatjeta", mu pergjigj. "Jam Ardiani, t'kam shkrue email para nja dy tri dite, ... profesori m'tha qe je njeri i zoti e me t'cilin ja vlen me u shoqnue... shpresoj qe nuk t'pengoj..." i thashe, tue u mundue me marre fryme. Perpjeteza ishte e rrpite, hapat e tij ishin galopant, kurse canta e laptopit qe e kisha n'dore ishte e rande. "A, m'fal qe nuk tu kam pergjigj, por s'e dija per ke asht fjala" m'tha. "S'ka ... problem..." i thashe. ... "Ti je prej Kosoves a, dikur qe ka qene Jugosllavi?" m'pyeti. "Po". "A asht qytet i madh Kosova?" "Paj, n'kto dite t'globalizimit enorm... kur bota asht ba katund i madh... m'e quejt Kosove qytet... asht nji egzagjerim... por nejse... Shpresojme qe Kosova bahet shtet... perdryshe... legalisht... asht territor i administruem prej Kombeve... t'Bashkueme... rast unik n'bote... kshtu qe s'asht as shtet... as province... as faqe e bardhe... as e zeze..." ju pergjigja. U gzova qe mbrrime n'shpine t'kodres, sepse tash e tutje udha ishte e rrafshte. "M'fal per injorancen" tha Piteri, "por, nuk di shume per gjeografi e per ate ane t'botes". Nuk dyshova n'ate qe e tha, sepse nji njeri qe i ka botue per pese vjet rreth 30 punime shkencore nga nanoteknologjia, zor qe ka kohe mu marre me problemet e Kosoves. ... M'duket qe emnin e ka diqysh si Pjoter apo ashtu disi. ---- "Ardian, asht njajte si Ejdrien, por vetem duhesh me ju ndrrue vendet r-se e d-se" ju shpjegova per t'katerten a t'pesten here emnin shokeve me t'cilet kisha dale per dreke. Shoku i Valit, atij rumunit qe mirret me elektronike, tha qe quhej Piter. "Pse Piter, thue se je fare anglezi?" e veta. Po, n'realitet (ai tha 'in reality', ma merr mendja tue dashte me thane 'really', ndoshta) emni jam asht Pjetre, por ma lehte me u prezentue si Piter" m'tha. "Mos u ba demel mi shtramnue identitetin tand per shkak t'padurimit t'tyne per me ta msue" i shita pak mend. ---- "I kam dy pashaporta t'shteteve qe nuk egzistojne..." ju thashe. E piva nji fyt birre, e vazhdova tue ju thane qe nuk kam pashaporte t'shtetit qe egziston. Askush nuk ma vnoi veshin, por mue mu kujtue komenti i nji kinezi, qe m'pat thane se jam si Xhejms Bondi, me dy pashaporta. ---- "Prej kahit je" m'veti indiani i rradhes. "M'kane thane qe kam le n'spital, por mue nuk m'kujtohet" i thashe. --- "Prej kahit je" m'veti njani me nji fanelle t'Vietnamit. "Qelloja" e sfidova. "Prej Evropes?" "Sakte!" ----- "Prej kahit je" m'veti profesor Noeli. "E kam adaptue filozofine e Kristian Hojgensit e n'ket pyetje pergjigjem kshtu: bota asht vendlindja ime, shkenca asht religjioni im, e femnat e bukra jane arti im" ju pergjigja. Ai qeshi. "Jam linde n'Kosove" i thashe pas pak. ---- "Prej kahit je?" m'veti ai zezaku qe rrnon dy kate ma poshte. "Prej Qipros qendrore". ---- Oli, emni i plote i t'cilit asht Oliver e i cili bante muzike me gitaren e tij cdo t'xhuma n'pubin irlandez, u gzue kur m'pa. "Hajde mor shqiptar i pergjakun (bloody albanian)" m'tha, "u ba mire qe e kemi mujte Stivin futboll sot". Stivi asht anglez, Oli asht irlandez. "Nji hajneken" i thashe asej qikes s'bukur qe sherbente. "Le bre burre" m'tha Oli, "merr guiness, ky asht pab irlandez, hiqju hajnekenit". "Paret jane t'mijat, jo t'Irlandes" i thashe. "Fair enough" mu pergjigj Oli, natyrisht anglisht. ---- "Prej kahit je" m'veti ai Tanaka, profesori ma i vjeter aty. "Prej Kosoves". "Kasabes?" lypi me marre vesh ma mire. "Ko-so-va" e thashe me rrokje. "Ka-sa-ba? perseriti ai. Une hoqa dore e i thashe "Kosovo". "Ahh" tha ai i lehtsuem, "Kosobo, e di e di, ka qene n'lajme". Interesant, japonishtja nuk ka tingull per v. ----- Tue pi birre me Hansin, Toralfin, Georgin, Shiao Xhinin, Olin, Stivin... "Pse nuk ke n'ndeje te Vinsenti" m'pyti Hansi. "Kush asht Vinsenti?" e veta une. "???" m'kqyri sert Hansi. "Nuk e di kush asht Vinsenti" i thashe edhe 'i here. "Kuuuuuu" thirri Hansi, "m'fal pashe zoten, mendova qe je Milo, ai bullgari". "Jo, jam Ardiani, ai shqiptari" i thashe. "Paaa" tha Hansi, "sa shume po ngjasoni, krejt njisoj...apo jo bre Toralf?" ju drejtue shokut. Qesha per miresjellje. "Me t'vertete" vazhdoi Hansi, "shume po perngjan me ate Milon, a e njeh, asht prej Bullgarise. E pamundun me perngja kaq shume, krejt ju habita, mendova qe je ai". "Shih" i thashe, "nuk e kam pase baben shume t'rahatuem, e ka shetite krejt Bullgarine". ----- "A ti je prej Kosoves a?" m'veti Armiri. "Po" i thashe. Bile ket fjale dita m'e thane me ate serbishten time t'mykun. "Shihet, ki face tipike ballkanike" m'tha. "Qysh asht faca tipike ballkanike?" e veta pak me inat. "Paj, qeshtu si ti, hunden e madhe, me sy e faqe...qeshtu si ti. Une jam prej Sarajeves" m'tha, me siguri tue e vrejte merzine teme. "Ej," vazhdoi, "qe do me pi kafe turke, ashtu origjinale, shko te ajo kafja permbi ate restoranin kinez atje, a po e sheh, aty lype Mikin, ky asht nji japonez i vogel, edhe ai ta ban, se e kam msue, bile edhe xhevzen ja kam prue prej Bosnes". ----- "Prej kahit je?" m'veti nji indian i llojit dravidian, me dy fije musteqe qe s'ju kish ra brisk asnjihere n'jete t'vet. "Cka do me thane kjo pyetje?" e veta. "Vendlindja, prej cilit shtet je" foli ai jo pa habi. "Po ta japa pergjigjjen, cka do me thane, cka t'thote pergjigjja ty? jam prej Frances, jam prej Italise, jam prej Amerikes, a do me thane qe jam burre i mire apo i keq, apo qe mi ka anda akulloret?" "M'fal m'fal", tha njeri tue dale prej liftit. ---- "Prej kahit je?" "Qysh e ki emnin?" e veta. "Niyazov, e ti?" mu pergjigj e m'pyeti pernjiheri. "A, me siguri je prej Uzbekistanit" i thashe. Doli prej liftit pa u pershendete. ---- "Prej kahit je?" "Prej Kosoves." "Prej...?" "Kosoves" "O, kurre s'kam takue njerz prej Kosoves, je i pari". ---- "Prej nga je?" "Nga Kosova" "M'fal?" "Nga Kosova, e di, del shpesh n'lajme." "Aa, Kosovo". ---- "Tungjateta" m'tha e menjiheri e hasa qe asht rus, sepse helloja e tij ishte me ll t'rande. "Tungat." "Prej nga je?" "Prej Kosoves". "Aa... a je serb?" "Jo, jam shqiptar". Doli prej liftit pa m'thane diten e mire. Mirepo, m'pershendeti mas nja pese dite. --- "Prej kahit je?" "Emnin e kam Ardian e jam prej Kosoves." "Une quhem Anton". "E njoh edhe nji rus tjeter me emnin Anton" i thashe. "Kend?" "Anton Cehovin". Qeshi. ---- Radoslavi, pasi qe e bani nji muhabet t'shkurte me mue n'serbisht, u kthye kah Gideoni e i tha: - Une e flas gjuhen e tij, - e bani me gisht kah une. - Radek, ti nuk e flet gjuhen time, por ne te dy e flasim gjuhen serbe, t'pakten mundohemi. Une syn pretendoj qe serbishtja asht gjuha ime, sepse jam shume i dobet n'ate gjuhe, kurse ti je edhe ma i dobet, ma shume fole polonisht se serbisht. Gjersa une isha tue fole, Radoslavi m'thoshte "po po, e di se cka po do me thane, por une e flas gjuhen zyrtare t'vendit tend, e di e di, e kemi ba ket muhabet edhe ma heret". "Qysh pi thirre ti ket Robertin?" m'pyeti prof Noeli. "Profesor" u pergjigj vet Radoslavi, "une emnin e kam Radoslav, miqte m'thirrin Radek, kurse Robert asht emni im i anglishtizuem. ----- "Prej kahit je?" "Nuk i kam shpatullat e forta sa me e bajte vendin tim, jam prej spitalit". ---- "Prej kahit je?" "Prej Kosoves, e ti?" "Prej Pakistanit" "A do me thane kjo qe ti je terrorist?" "Jo, pse?" "At'here cfare kuptimi ka kjo pyetje?" "Sa per me ba muhabet" "A t'bajme muhabet per kofshat e bukura t'asaj qikes atje perballe? Shyqyr qe doli pranvera e tash dalin gocat me fustana t'shkurte" "M'fal se kam me shkue m'u fale" ----- "Ardian, nese ban me t'pyet, por mos u prek" foli Radoslavi me droe. "Por t'lutem, pa t'keq e kam". "Fol fol, mos u brengos" i thashe. "I ciles fe je?" "Hahaha" qesha i lehtsuem, sepse prita naj pyetje tjeter. "Jam agnostik me ma shume mirekuptim per ateistat se teistat." "Ardian, t'dieleve n'ora dhjete mlidhemi para stacionit t'autobusit e pastaj shkojme n'kishe. Hajde edhe ti, s'asht me radnsi ciles fe i perket, sepse aty ka njerez t'llojlloj feje, ma teper asht mbledhje shoqnore," m'ftoi Radoslavi. "Per ma teper, dreka asht falas". "Radek,"i thashe, "nkum m'bahet vone per dreke..." "Jo jo, s'asht me randsi dreka, por shoqnimi, ka njerz prej te tana vendeve aty, bahet mire, vijne edhe shume profesora" m'nderpreu. "E pra, ket deshta me ta thane, nese vi, vi per me u takue me njerez". Shkova vetem nji here edhe e lexova ate paragfarin n'Bibel ku kallxohet se qysh Moisiu e ka vra ate egjiptianin edhe ka ike n'Izrael (apo qysh e ka pase emnin ajo shkretetina). ---- "Prej kahit je" m'pyeti. Une e dija qe asht prej Iranit. "Prej Kosoves". "A, do me thane je musliman". "Paj, s'e di, ndoshta". ----- Grueja e atij doktorrit gjakovar m'veti per do kshilla meqe kish me shkue n'Japoni. Do ja dhashe. Pastaj m'veti se a mos e di ate restoranin n'Tokjo ku shitet boze. "Jo, s'e di" i thashe, e mendova se ku dreqin e merr njeri tane ate rruge per me pi nji boze, tue pase me hanger peshqi t'gjalle. ---- ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club