Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin e Top Medias
Mirela Bogdani <[email protected]> Thu, 29 May 2008 13:34:47 -0700 (PDT)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Per mendimin tim deklarata e PD-se ngrinte dy shqetesime te drejta: e para, ceshtjen e fshehjes dhe mbajtjes sekret ne menyre te pacipe dhe te turpshme te vdekjes se nje personi nga ana e televizionit Top Channel dhe te tjera televizioneve servile "si-motra", nderkohe kur kjo kompani mediatike pretendon se eshte avanguard i lirise se shprehjes dhe te vertetes. Vdekja e Entela Hyskes nuk u permend ne asnje nga lajmet dhe kronikat qe vazhduan pa pushim dy dite me rradhe nga TC. Se dyti Entela Hysko nuk ishte thjesht dikushi qe shoqerohej me bosin e tyre, po ne rradhe te pare ajo ishte nje punonjese e Top Medias, pra kolegja dhe shoqja e tyre. Asaj i takonte qe arkivoli t'i vihej ne ambientet e Top Medias ku ajo punonte prej shu me vitesh e ti beheshin nderet e fundit, po kjo jo vetem qe s'ju be, po nuk u permend as si emer dhe punonjesit e TC nuk shkuan qofte per te ngushelluar familjen e saj. Nderkohe qe Dritan Hoxha u varros me nderime te jashtezakonshme e karafila (qe mund ti behet vetem burrave te shtetit). Tani arsyeja pse u be gjithe kjo fshehje merret vesh: kompania e fuqishme mediatike e gazetaret e drejtuesit e saj nuk donin "te hidhej balte" mbi figuren e bosit te tyre, i cili vdiq duke eksperimentuar me shpejtesira astronomike, ndersa hargalisej me te dashuren ne mes te nates ne maje te Ferrarit, nderkohe qe gruaja me 4 kalamajte e prisnin ne shtepi (fenomen aspak i pazakonte mes rrethit te mender elites se Tiranes). Prandaj mua kjo histeria e ketyre gazetareve per te hartuar nje kunder-deklarate (qe vazhdon me demek shtohet cdo dite me emra te rinj) me duket teper e pacipe dhe hipokrike dhe ne permbajtje teresisht sofiste. Une i kuptoj nje pjese te tyre, ata te Top Medias (te cilet perbenin shumicen ne grupin e nenshkruesve) qe ne menyre servile do ti mbajne anen padronit qe i mbajti per vite me buke, po me cudisin emrat e shume te tjereve, qe mbahen si analiste e gazetare medemek te pavarur. Fshehja e vdekjes se Entela Hyskos dhe deklarata e gazetareve qe pasoi ate treguan dhe njehere jo vetem imoralitetin e servilizmin nga shumica e mediave shqiptare ndaj "te forteve parellinj - produkte te tranzicionit patologjik shqiptar", po dhe farsen e pretendimit nga ana e tyre si "skiftere te fjales se lire". Berisha ka kusuret e veta ne sulmet e tij ndaj medias e gazetareve, qofte ne te kaluaren e mbase dhe aktualisht (sic u pa ne rastin e Gerdecit), po ne kete rast deklarata e PD-se s'kishte asnje lidhje me lirine e shtypit apo sulm ndaj gazetareve. Dhe e fundit nje pyetje qe s'mu nda gjithe kohen kur shikoja nderimet prej princi qe ju bene bosit te kompanise gjigande. Te gjithe, nepermjet telegrameve e letrave, ngrinin ne pah kontributin qe dha per median shqiptare dhe shtypin e lire Dritan Hoxha. Megjithate asnjeri nuk pyeti apo komentoi, si arriti ky njeri vetem ne 7 vjet te ngrinte nga hici nje kompani te tille mediatike super gjigande e moderne, me pajisje nga me te sofistikuarat e te mbante te punesuar me rroga teper kompetitive 800 punonjes? Nga erdhen parate per nje investim dhe sukses te tille? Mos permendim ketu standartin e tij te jeteses, perfshi Ferrarin e tipit te fundit me nje vlere qe dhe perendimoreve pasanike u iken truri apo avionin privat qe merrte kur udhetonte jashte (to name ju st a few). Kerkoj ndjese per nje pyetje te tille, qe mund te tingelloje retorike dhe infantile, po per dreq kjo pyetje do behej e para ne nje vend si ky ku jetoj une apo gjithe shtetet me demokraci te vertete (aty ku aspiron te shkoje Shqiperia). Vrisja mendjen, lideri i opozites Edi Rama, qe gati sa s'qante e dukej tejet e tronditur, politikanet, gazetaret, "intelektualet" e te gjithe njerezit qe e nderuan dhe derguan letra me komente me superlativa, e deri tek Presidenti Topi qe i beri goxha nderim, nuk ja benin vetes kete pyetje te thjeshte? M.B. www.mirelabogdani. com --- On Thu, 5/29/08, Ulysse <[email protected]> wrote: From: Ulysse <[email protected]> Subject: Re: [AlbClub] Te flasim mire per te vdekurit To: "Alb-Club" <[email protected]> Date: Thursday, May 29, 2008, 11:06 AM *** AlbClub Discussion List *** Vdekja ne nje aksident automobilistik i Dritan Hoxhes dhe Etleva Hyskos e cila ndodhej po ne te njejten veture, nuk zbuloi, sepse sic thote dhe nje personazh tek komedia Prefekti : "ato qe dun me kuptu punet jon hashiqare", por nxorri lakuriq nivelin e mediave shqiptare ne pergjithesi dhe ato te grupit Top Chanel ne vecanti. Nxorri lakuriq forcen e tyre brutale per te manipuluar duke shkuar nga retushimi deri ne mohimin e fakteve. Duke dashur te ruajne etiken e skllavit, mohuan Etiken e qytetarit dhe te Gazetarit. Arroganca e pasanikut te ri si dhe urretja per qeverine aktuale (shprehja e urretjeve apo e simpative eshte e drejta e qytetareve por jo detyra e gazetareve) i coi deri aty sa te nesermen e aksidentit gati 99 perqind e mediave shqiptare te dalin me nje leter nenshkruar nga disa gazetare (!!!) drejtuar kryeministrit aktual teksi i se ciles ( e gjeni ne faqet e cdo gazete shqiptare) duhet te jete i vetmi ne llojin e tij ne te gjithe historine e gazetarise se lire persa i perket absurditetit. Dritan Hoxhen, jo vetem qe nuk e njihja, por as emrin nuk ja kisha degjuar. I informuar nga gazetat shqiptare per vdekjen e tij, doja qe te merrja nje informacion me te plote per ate, por asgje. Asgjekundi. Asgje mbi ; - formimin e tij - etapat e karieres se tij. - drite-hijet e personazhit Shprehja : "Bir i Laprakes" e perdorur ne portretin e retushuar te Dritan Hoxhes qe i kishin bere gazetaret e Top Chanel-it e te publikuar nga te gjitha gazetat e tjera shqiptare te kujtonte shprehjen "Une bir i varfer i lagjes Bronx" qe Arturo Ui perdor ne fjalimin e tij per te mallengjyer turmat. Rrogetaret (Nuk e di a ka aty ndonje gazetar) e Top Chanel-it ne vend qe ti venin vetullat, i kishin nxjerre syte presidentit te tyre te dashur. Duke dashur te mbulojne, zbuluan dobesite dhe mungesat e tyre si grup mediatik dhe si "kampione te Fjales se lire". Dhe kjo eshte me problematikja. YD ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club