Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhegazetareve mbi bosineTopMedias
"Bashkim Kopliku--->Infinito Home" <[email protected]> Sat, 31 May 2008 23:23:52 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <010e01c8c364$c93eef70$7301a8c0@pc> |
*** AlbClub Discussion List *** Zoti "Ben", Ju shkruani: "[...] keta punonjes te korruptuar [...] per t'i sherbyer deri ne fund lekdhenesve te tyre. [...] pseudo-kalores te te vertetes, duke perfshire edhe anetarin e Alb-Clubit Bashkim Kopliku, e dinin fare mire qe bosi Dritan Hoxha kishte marredhenie jashte martese me te punesuaren e tij Entelen." Unë kisha shkruar: "Nuk kam informacion fare për Dritan Hoxhën, për aktivitetin e tij privat ..." Pra, jeni duke më akuzuar edhe për gënjeshtar. A nuk ju duket se po e keqpërdorni në ekstrem Alb-club? A e dini që sharja nuk është argument, por, minimumi, është mungesë etike?! A keni forcën të kthjelloheni dhe t'u kërkoni falje personave që ju lexojnë. Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 52 223663 Mob: +355 0682200590 Email: <[email protected]> optional: <[email protected]> Please, send important e-mails on both addresses. ----- Original Message ----- From: Ben To: alb club Sent: Saturday, May 31, 2008 5:45 PM Subject: Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhegazetareve mbi bosineTopMedias *** AlbClub Discussion List *** ------------------------------------------------------------------------------ Asgje nuk ndodhi rastesisht. Asnje veprim nuk te cudit. Ironike eshte qe vdekja e njeriut qe ngriti mbreterine e pare meditike ne Shqiperi u be shkak per te zbuluar pikerisht qelbesirllekun dhe ndyresine mbi te cilen ishte ngritur kjo mbreteri. Debati qe vazhdon ende, tregon se sa thelle ka hyre pislleku dhe se sa e veshtire eshte ta pastrosh ate. Kur para disa muajsh nje institucion nderkombetar analizonte shkallen e korrupsionit ne vend dhe dilte me perfundimin se Shqiperia renditet nder vendet me te korruptuara ne bote, gazetat, radiot e televizionet shqiptare nxituan te ulerinin per deshtimin e qeverise ne luften kunder korrupsionit (gje qe eshte e vertete). Megjithate, asnje nuk u kujtua te analizonte te verteten pak me te thelle - deshtimin e gjithe shoqerise shqiptare. Korruptimin e thuajse cdo qelize te shoqerise. Dhe te paret qe u perpoqen ta shpelanin pisllekun nga vetja ishin gazetaret, te cilet ne unison i ngriten gishtat tregues drejt Berishes. Nuk dua te shfajesoj Berishen, por kjo ishte nje perpjekje e turpshme per ta hequr balten nga vetja. Cili gazetar apo analist i shquar (ose i pashquar) ne Shqiperi mori mundimin te ndiqte rrjedhen (ose burimin) e pasurise mediatike Top? Kush u perpoq te kerkonte rrenjet e kthimit, brenda nje kohe cuditerisht te shkurter, te nje picerie apo te nje biznesi kafeje ne nje investim marramendes disa milion dollaresh ne nje fushe pa shume shanse retribucioni? Kush i beri pyetjen vetes se si mund te arrije nje treg aq i varfer reklamash ne Shqiperi te perballoje shpenzime dhe investime marramendese? Ku jane gjithe ata gazetare qe gerryenin ne llogarite bankare te vajzes se Berishes dhe djalit te Nanos (dhe mire benin), por harronin te gerryenin ne burimet financiare te kompanise prej te ciles merrnin rregullisht rrogat e majme? Qe ketu ka nisur shitja e shpirtit. Cdo hap tjeter ka qene zhytje me thelle ne llum dhe ne pisllek. Nuk eshte aspak per t'u habitur qe keta punonjes te korruptuar te nje ngrehine te dyshimte, tregohen tani te gatshem per t'i sherbyer deri ne fund lekdhenesve te tyre. Keta pseudo-kalores te te vertetes, duke perfshire edhe anetarin e Alb-Clubit Bashkim Kopliku, e dinin fare mire qe bosi Dritan Hoxha kishte marredhenie jashte martese me te punesuaren e tij Entelen. Asnje prej tyre nuk e raportuan kete pisllek moral ne shtyp. Pse? Dy jane arsyet e mundshme: 1. Ata nuk e konsiderojne marredhenien jashte martese te nje bosi me varetesen e vet te pamoralshme - pra e konsiderojne krejt normale qe nje njeri te kete grua dhe femije, te cilet i mban me para ne Itali dhe njekohesisht te kete edhe nje dashnore jashte martese te ciles i jep rroge dhe perfitime materjale. 2. Ata e konsiderojne kete te pamoralshme, por kane frike ta raportojne ose, thjesht nuk duan te ngaterrohen. Ne te dy rastet, gazetari eshte i pamoralshem. Ne te dy rastet, gazetari nuk mund te quhet gazetar. Ai eshte i mbaruar. Profesionalisht dhe moralisht. Berisha, Nano dhe Rama s'kane te bejne fare me kete situate. E keqja eshte qe tashme nuk ka rendesi se kush eshte bosi - Dritan Hoxha, Karlo Bolino, Aleksander Frangaj, Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta apo ndonje tjeter. Te punesuarit shpalosin te njejtat shenja perulesie ndaj padroneve. Te gjithe kane shitur shpirtin e gazetarit (nese e kane pasur ndonjehere) per ta shkembyer me shpirtin e rrogetarit te perulur, me shpirtin e masovikut ose te militantit qe i sherben verberisht padronit. Padroni ka dy menyra kontrolli - me pushtet ose me para. Rrogetaret kane vetem nje menyre nenshtrimi - duke shtremberuar te verteten. Ja, ketu eshte pislleku. Ata qe jane zhytur keq ne te, ose s'duan ose s'arrijne ta kuptojne. Por kjo nuk e ndryshon fare thelbin e muhabetit. Ata jane njelloj te ndohtur. Ben ---------------------------------------------------------------------------- Date: Sat, 31 May 2008 15:28:06 +0200 From: [email protected] To: [email protected]; [email protected] Subject: Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosineTopMedias Zoti Kopliku, Detyra e pare e shtypit eshte INFORMACIONI. Nuk kerkoj as sharje, as lavderime, as gjykime, por vetem informacion. Po behen mbi 10 vjet qe punoj ne shtyp dhe e di se per cfare flas. Kur per nje ngjarje te rendesishme sic ishte vdekja e njerit nga boset me te medhenj te mediave shqiptare, nuk kemi asnje informacion pervec markes se makines, fuqise se motorrit dhe trashesise se trungut te pemes, ketu kemi te bejme me nje situate jashtezakonisht problematike qe ka lidhje me lirine e shtypit dhe qe s'ka te beje fare me "fshehjen e turpit, "mos i bej qejfin armikut", apo me "urrejtjen per kapitalistet e rinj". Keto te gjitha jane justifikime idiote. (INFORMATION : nuk e di a e kuptoni kete fjale?) Informacioni nuk ka te beje as me sharjet, as me lavderimet, as me gjykimet. Artikulli i Mustafa Nanos qe ju na derguat, nuk jepte asnje informacion te ri. Ai perseriste te gjitha ato qe shtypi ka shkruar tashme per Sali Berishen. M.Nano ne ate shkrim u paraqit me teper si nje grua histerike qe kishte lidhur shamine e zeze ne koke dhe i hakerrohej komshies "Ti te na zesh ne goje? Ti moj e poshter, moj kurve, moj e tilla, moj e ketilla, qe ke bere kete e ate" . Ju i thoni kesaj informacion? Sa per ato deliret e tjera; "ju jeni komuniste, etj etj"... Zoti Kopliku, ju lutem, mos u ulni ne nivelin e mbledhjeve te lagjeve. YD Le 31/05/08 13:39, «?Bashkim Kopliku--->Gmail Home?» <[email protected]> a écrit?: Zoti YD, Po vazhdoj t?ju përgjigjem, në respekt të Alb-club. Në përgjigjen time ka një pjesë që po jua citoj: ?Është reminishencë komuniste, e heshtjes "që mos t'i bëhet qejfi armikut". Tradita jonë shqiptare, është fshehja "e turpit".? Pra, në këtë pjesë, ju mund të merrnit një përgjigje për atë ?heshtjen që ju interesonte ju?, atë për të cilën bënit fjalë ju. Pra ju mund ta merrnit përgjigjen time dhe si: ?nuk flasin edhe për jetën e Dritan Hoxhës, sepse është reminishencë komuniste ...[do ta vazhdonit deri në fund vetë]. T?ju them të drejtën, unë qëllimisht, për të mos ju fyer ju personalisht, nuk qeshë specifik në përgjigjen time, duke lënë gjëra që të merreshin me mend sipas dëshirës së vetë lexuesit. * * * Tani që ju insistoni, po më detyroni të jem më specifik. Nuk kam informacion fare për Dritan Hoxhën, për aktivitetin e tij privat. Nuk dua të paragjykoj as atë, dhe as kapitalistët e rinj shqiptarë, se i ?pinë gjakun klasës punëtore dhe fshatarësisë punonjëse? etj. etj., sepse me këto dokrra, na ka mbushur kokën komunizmi, për 50 vjet me radhë. Ju kërkoj falje që detyrohem të aludoj se ju më duket se jeni i infektuar edhe sot, nga ajo propagandë komuniste. Edhe sepse ju na jepni për shembull më të mirë regjimin komunist me Mehmet Shehun etj., gjë që mua personalisht më bën të vjell, kur i dëgjoj këto krahasime me gjëra ?më të mira, nga ai sistem gjakatar?. E pranoj publikisht: unë nuk jam dot i paanshëm ndaj regjimit komunist; nuk i njoh dot asnjë të mirë komunizmit. Për mua kapitalistët janë, si rregull, shqiptarë të zot, guximtarë, të mençëm, të ndershëm, që kontribuojnë për punësimin e shqiptarëve, për zhvillimin e vendit, shumë më tepër se shumë nga ne që mezi mbyllim muajin. Nuk i kam fare zili për pasurinë e tyre personale, bile sa më shumë kanë ata, aq më tepër i respektoj. Qasja e parë imja për ta, është respekti. Respekti im për të pasurit shqiptarë, buron edhe nga një ndjenjë inferioriteti pozitiv, që kam ndaj tyre. E kam fjalën për atë ndjenjë që ka një njeri, për atë që vetë nuk e ka arritur. Unë nuk kam qenë në gjendje të bëj para, kam mbetur një rrogëtar dhe kaq. E thënë dhe më thjeshtë e direkt: një qorr me një sy, që nuk është smirëzi, ka respekt, por edhe një ndjenjë inferioriteti, për çdo njeri normal, me të dy sytë. * * * Natyrisht, nëse ju, apo dikush ka të dhëna konkrete, qoftë dhe për Dritan Hoxhën, që ju i aludoni me ?tonelata?, kur thoni ?si u ngrit? si i realizoje projektet e tij? kush e ndihmoi nga ana financiare per realizimin e tyre??, mund t?i thotë. Parantezë: kam ndryshuar një fjalë nga citimi nga sa shkruani, pikërisht fjalën ?ndihmoje?, sepse e keni shkruar në mënyrë skandaloze. Pra etika ime kërkon të mos flas me siguri për gjërat që nuk i di mirë. Prandaj më lart, edhe në rastin tuaj, edhe pas asaj ?si debil? tuajën, unë prapë se prapë i mbahem kodit tim etik: shkruaj që ?ju më duket se jeni infektuar nga komunizmi?: pra shpreh faktin se nuk jam i sigurt se a jeni vërtetë i infektuar apo jo. Nuk ju njoh fare: si mund të jem i sigurt! Por ju siguroj se besoj se jam krejt i saktë për sa shkruaj për zotin Sali Berishën. Nuk jam hipokrit ?të merrem edhe me të tjerë?, që t?u bëkam ?i besueshëm?. Jo zotëri, jam i përqendruar në kryesoren: jam i bindur se rreziku politik më i madh i kohës sonë, për Shqipërinë, dhe edhe për kombin shqiptar, është z. Sali Berisha. Shpresoj që kësaj here të kem qenë mjaft i qartë dhe specifik. Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 52 223663 Mob: +355 0682200590 Email: <[email protected]> optional: <[email protected]> Please, send important e-mails on both addresses. ----- Original Message ----- From: DEMNERI <mailto:[email protected]> To: Bashkim Kopliku--->Gmail Home <mailto:[email protected]> ; ALB-CLUB <mailto:[email protected]> Sent: Saturday, May 31, 2008 11:05 AM Subject: Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosineTopMedias Zoti Kopliku, Nuk e kisha fjalen per mohimin e personit qe u vra bashke me DH-ne, por per mungesen e plote te informacionit mbi jeten dhe vepren e DH-se. Jo se nuk e keni kuptuar, por keni luajtur debilin. Keni pak rekspekt per vete. Le 31/05/08 10:32, «?Bashkim Kopliku--->Gmail Home?» <[email protected]> a écrit?: Zoti YD, Nuk e paskeni lexuar më poshtë, sa kam shkruar?! Ja dhe një herë: "... lajmi që në makinë me Dritanin ishte dhe Entela, duhesh dhënë dhe përsëritur nga të gjitha mediat. Është reminishencë komuniste, e heshtjes "që mos t'i bëhet qejfi armikut". Tradita jonë shqiptare, është fshehja "e turpit". Sikur kërkoni një gjë që e kam bërë! Respekte. Bashkimi Bashkim Kopliku Phone: +355 52 223663 Mob: +355 0682200590 Email: <[email protected]> optional: <[email protected]> Please, send important e-mails on both addresses. ----- Original Message ----- From: DEMNERI <mailto:[email protected]> To: Bashkim Kopliku--->Gmail Home <mailto:[email protected]> ; ALB-CLUB <mailto:[email protected]> Sent: Friday, May 30, 2008 8:22 PM Subject: Re: [AlbClub] Mbi deklaratat e PD-se dhe gazetareve mbi bosin eTopMedias Zoti Kopliku, Kritika Berishes gazetat i bejne perdite, pergjate 24 oreve, dhe mire e bejne. Madje e kane kritikuar e share perdite dhe kur ishte ne opozite dhe kishte celsat e kashtes. Ndersa me rastin e vdekjes se presidentit te Top Chanel-it, grupit mediatik me te fuqishem ne Shqiperi, nuk u dha asnje informacion.(!!!) Kush ishte? nga erdhi? si u ngrit? si i realizoje projektet e tij? kush e ndihmoje nga ana financiare per realizimin e tyre? etj. etj. (S'po e zeme ne goje mohimin e personit qe vdiq bashke me ate.) Pra, ne asnje gazete, ne asnje radio, ne asnje kanal televiziv nuk morem informacion. Ju e imagjinoni nje MBYLLJE GOJE te tille?!!! Nuk e egzagjeroj aspak, por kjo nuk ndodh as ne sistemet me te egra diktatoriale. Edhe kur u vra Mehmet Shehu, gazeta Zeri i populli u detyrua te beje nje nekrologji duke pershkruar aktivitetin e tij. Nese kjo MBYLLJE GOJE TOTALE nuk ju shqeteson dhe e quani normale, ju dhe te tjeret si ju, humbni kredibilitetin edhe kur kritikoni Berishen apo dike tjeter. YD Le 30/05/08 5:48, « Bashkim Kopliku--->Gmail Home » <[email protected]> a écrit : > *** AlbClub Discussion List *** > > > > Po Mirela, lajmi që në makinë me Dritanin ishte dhe Entela, duhesh dhënë dhe > përsëritur nga të gjitha mediat. Është reminishencë komuniste, e heshtjes > "që mos t'i bëhet qejfi armikut". Tradita jonë shqiptare, është fshehja "e > turpit". > Entela duhej nderuar si kolege, si njeri. Por as në vdekje nuk ka > barazitizëm: nuk nderohen të gjithë njësoj, në asnjë vend të botës, as në > Angli, as në Amerikë e askund tjetër.. > Por nuk është kjo kryesorja e asaj që ngjau këto ditë, dhe nuk është ky > shkaku i revoltës ndaj Berishës-nuk ka PD më, Mirela, ka vetëm Berishë! Ka > shumë të tjera që ti nuk i komenton. > Unë nuk e kam njohur Dritanin, por ama kam njohur, si spektator, Top Channel > etj., e kam njohur edhe konkurrentët e tij, si Klan etj. TCh e kam parë në > avangardë të së vërtetës, sa mund të jetë "e forta jonë" e vërteta. Gjëja > më e vështirë në Shqipërinë ku jetojmë ne, është të thuash të vërtetën. > Gjëja më e pështirë, por edhe më e rëndomta, është t'i servilosesh pushtetit > politik të radhës, ku në vend të parë është tv Klan. > Nejse, po kopjoj një shkrim të Mustafa Nanos, që komenton disa nga "të > tjerat". Nuk jam aq dakord, për parime etike formale, me "sharjet e > cilësimet" që përdoren në shkrim, por jam dakord me përmbajtjen e shkrimit, > që është edhe kryesorja në atë që po ndodh në Shqipërinë tonë të dashur. > > Bashkim Kopliku ------------------------------------------------------------------------------ ------------------------------------------------------------------------------ ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club