[AlbClub] Krijimi i katalogut gjeografik per organizatat/komunitetet shqiptare jashte
"ALBSTUDENT"<[email protected]> Sun, 1 Jun 2008 23:00:52 +0200 (CEST)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Te dashur studente, shkencetare dhe miq, pas nje periudhe zhvillimi te gjate e te lodhshme kemi kenaqesine t'ju lajmerojme mbi krijimin e katalogut te organizatave e komuniteteve shqiptare ne diaspore GeoOrg ( http://geoorg.albstudent.net ). Cfare eshte GeoOrg? GeoOrg eshte nje platforme kolaborative per katalogizimin gjeografik te te gjitha organizatave dhe aktiviteteve lokale shqiptare ne diaspore qofshin ato studentore apo te llojeve te tjera. Ideja e GeoOrg eshte shfrytezimi i njohurive te bashkesise se studenteve, shkencetareve dhe emigranteve shqiptare jashte per zgjidhjen e nje problemi relativisht kompleks qe nuk mund te zgjidhet nga nje person apo institucion i vetem. Krijimin e nje katalogu gjeografik te plote te te gjitha organizatave lokale shqiptare ne diaspore dhe aktiviteteve te tyre. Si mund te ndihmosh? Kushdo mund te lundroje tek harta virtuale e GeoOrg ( http://geoorg.albstudent.net ) per te pare organizatat apo aktivitetet shqiptare qe zhvillohen ne afersi te saj/tij. Dhe cdokush me nje lidhje interneti mund te shtoje apo aktualizoje tek GeoOrg organizata te reja shqiptare apo aktivitete te zhvilluara nga keto organizata. Ndihma juaj ne krijimin e nje katalogu sa me te plote eshte e domosdoshme pasi ai mund te krijohet vetem nga njohurite e nje bashkesie te gjere dhe aktive. Qellimi i GeoOrg eshte i dyfishte: Nga njera ane nje katalog gjeografik si GeoOrg mundeson njohjen e dinamikes se krijimit dhe zhvillimit te organizatave dhe komuniteteve shqiptare jashte ne shkalle globale dhe lokale. Keto rezultate kane rendesi shkencore si dhe ndihmojne sidomos ne krijimin e politikave efikase per mbeshtetjen e ketyre organizatave dhe rrjedhimisht dhe te proceseve si thithja apo qarkullimi i trurit. Nga ana tjeter GeoOrg sherben si nje ndihme e pare per te gjithe shtetasit shqiptare jashte qe kerkojne lidhje me bashkekombas te tyre apo me komunitete shqiptare ne afersi te vendit ku banojne. Ne besojme se angazhimi juaj dhe i komunitetit studentor ne ngritjen e nje katalogu te tille eshte jo vetem nje tregues per forcen inovative dhe dinamiken e re qe studentet po sjellin ne zhvillimin e komuniteteve shqiptare jashte por edhe i vlefshem per shume bashkekombas te tjere qe jetojne jashte vendlindjes. GeoOrg po nis si nje projekt i AlbStudent, megjithate zhvillimi i ketij projekti pertej rrenjeve te tij studentore eshte i mundshem dhe i deshirueshem. Geoorg eshte pararendesi i nje projekti akoma me te gjere per te cilin ne po punojme aktualisht. Cdo ide apo sugjerim nga ju qe do te sherbeje ne permiresimin e Geoorg eshte mese i mirepritur. Ne do ti gezoheshim cdo letre tuajen tek adresa [email protected] Grupi i punes per Geoorg [email protected] http://geoorg.albstudent.net ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club