Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene

Mirela Bogdani <[email protected]> Tue, 24 Jun 2008 04:09:50 -0700 (PDT)
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Flm Z.Kokonozi per infon shtese per Kadarene dhe sqarimin e arsyes pse ai nuk u shfaq ne asnje nga seancat. Prap nje gje s'e kuptova: organizatoret s'e dinin qe Kadareja jetonte (bile qe kish shtepi mu aty ne mes te Parisit) po e dinin te ikur nga kjo bote? E dyta per kete puna e emocionimit te tyre kur moren vesh per kete fakt (apo "marrje-mendjen" qe permendi ju) se e kishin studiuar sikunder Hemiguejn,  Borgesin, Sartrin, bie dakort me Koplikun kur thote me shume te drejte qe "në Shqipërinë komuniste, të drejtën për të botuar e kishin vetëm njerëz që kalonin filtrin komunist, të drejtën për t’u përkthyer, por edhe për t’u përhapur librat me subvencione shtetërore (të buxhetit të Shqipërisë së taloneve) e kishin vetëm libra të autorëve që kalonin nëpër një filtër shumë më të imët të komunizmit". Pra qe ta sqaroj me tamam, per mua (ashtu sic jam e sigurte si shume prej jush ketu), Kadareja ka qene shkrimtari
 me i preferuar, me i miri shkrimtar shqiptar qe linte nja dhjete vende bosh e pastaj vinin te tjeret. Vepra e tij me pelqente per temat e vecanta qe trajtonte e mbi te gjitha per stilin e mrekullueshem ne ate letersi mediokre te realizmit idiot socialist. Po veprat e tij nuk sfidonin sistemin apo mbartnin nentekste politike e te tjera brockulla si keto. Filtri dhe censura komuniste ishte aq paranojake dhe vigjilente sa s'lente t'i shpetonte nje kenge festivali apo vjershe tek revista "Pioneri", jo me romane te tera te Kadarese, e aq me teper te perktheheshin e shperndaheshin jashte me perkrahjen e fondet e shtetit. Prandaj mua kjo teza shume e perfolur e dizideces se Kadarese vertet me sjell zorret ne fyt. Kadareja si shkrimtar eshte gjenial. Kadreja si individ eshte jo thjesht mjeshter i pragmatizimit, konjukturalizmit dhe pluskimit mbi uje ne te gjithe periudhat e regjimet, por pjese e elites sociale dhe i perfitimit maximal ne cdo
 lloj sistemi e periudhe: bukuri gjate komunizmit, bukuri gjate tranzicionit (me shtepi ne mes te Parisit, ne Tirane maje kulles Vodafon e ne plazhet turistike me eksluzive ne Durres). Per te mos dale pastaj tek funksionet e tij politike gjate komunizmit: si deputet e Partise se Punes, si N/Kryetar i Frontit Demokratik e deri ne momentet e fundit kur komunizmi po jepte shpirt. Nuk po permend ketu komentet (e super-perfolura) te tij mbi refugjatet e ambasadave, po nje tjeter episod qe pata rastin ta shikoja ca jave me pare ne TV: nje pjese dokumentari mbi nje plenium te PP ne 1989 ne te cilin po analizohej situata ne Europen Lindore pas shembjes se murit te Berlinit dhe ku trimat tane betoheshin qe do vazhdonin me besnikeri rrugen e merhumit, kur ne presidium krahas ca figurave te shquara te saj kohe dhe Nexhmije Hoxhes qe mbante fjalimin ishte dhe Kadareja. Jo me pak se ca muaj me pas (kur ne Shqiperi filloi kaosi, anarkia dhe ndjesia e
 afert e nje amoku te pergjithshem) Kadareja beri "disidentin" duke u larguar nga Shqiperia ne Paris !!!! Nuk e di, po mua keto gjera me peshtjellojne zorret. 
 
 
--- On Mon, 6/23/08, D. Kokonozi <[email protected]> wrote:

From: D. Kokonozi <[email protected]>
Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene
To: [email protected]
Date: Monday, June 23, 2008, 7:09 AM

*** AlbClub Discussion List ***
Znj. Bogdani, 
 
Me sa kuptova Kadareja as qe ishte ftuar ne Kolokium. Dhe nuk e fsheh se ne na erdhi mire qe ai nuk ishte aty. Prania e tij sigurisht do te na pengonte te shpreheshim lirshem dhe te benim objeksione per shume gjera.
 
Qe nuk kishte dijeni as per programin e kuptova edhe kur i fola per permbajtjen e temave, gje qe e degjoi me kujdes dhe tha se i dukej pune serioze. Te nesermen ai do te nisej ne Angli per botimin e Keshtjelles. Edhe per kete dukej pak i habitur. Tha se e kishte botuar ate liber para 40 vjetesh dhe nuk e dinte si qene kujtuar per te na Angli, por botuesi i kishte thene se ai liber ishte me i rendesishme i katalogut te tij te atij viti dhe e kishte lutur te shkonte. 
Vete Kadareja solli aty te ne faksimilen e botimit te Dantes ne Itali, ne ato dite. E mar me mend, tha si do ti kene shtremberuar turinjte kur te degjojne se ka shkruar per Daten edhe nje shqiptar.  Ne ate Itali ku ka me mijra vepra per te. Po ta lexone njehere. Dhe nuk e fshihte gezimin qe ai libri ishte botuar aty. E njejta gje per librin e Eskilit ne Greqi dhe te te Shekspirit ne Angli... 
Kjo sa per te plotesuar mesazhin e pare.
 
Me tej edhe nga organizatoret e kolokiumit mora vesh se nuk ishte ftuar dhe se nuk e shihnin kete si nje praktine te fryteshme per shprehjen e lire te pjesmarresve. 
Thashe se pati caste  konfliktesh te ashpra. Te siguroj se nuk ishte aspak nje takim honoristik dhe pati nje numer profesoresh qe u futen ne analiza tekstuale nga me te imtat, rimarrje e rishikim i te gjitha versioneve te vepres, ndryshimet, frazat a shprehjen e nderfutura ne kontekste politike te caktuara, detaje te kohes kur ndodhi dhe cfare nenkuptonte ne vetevete rishkrimi i nje vepre. U fol per mitet ne vepren e tij, rimarrjen dhe perpunimin e tyre dhe pati debate nese ishte miti qe e lejonte Kadarene te shprehej apo ishte Kadareja ne funksion te mitit. Dhe ata ishin doktore ne greqishten e vjeter e qe ishin mjeshtra te mitologjise se saj.
 
Se fundi ndodhi edhe dicka qe me kishte ndodhur edhe mua ne te rite e tim kur dikush nje dite  me tregoi Lasgush Poradecin ne rruge. Mbeta pa goje se kisha kujtuar se ai kishte nje shekull qe kshhte vdekur... Kete e vura re te organizatoret, qe edhe ata thane se e kishin studiuar sikunder Hemiguejn,  Borgesin, Sartrin etj, etj, dhe ndjene nje si marrje mendsh kur u thashe si atij i ishin dukur temat mjaft serioze. Jo se nuk e dinin se ishte gjalle, por me sa duket ne mendjen e tyre ai ai prej vitesh bente pjese ne panteonin e te vdekurve te pavdekshem. 
 
dk
 

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club