Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene

Arben Dedja <[email protected]> Thu, 26 Jun 2008 17:57:14 +0200
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***


D.
Ne nje numer te kaluar te revistes Mehr Licht! jam i sigurt qe eshte botuar nje cikel me poezi nga K. Th. Spiri. Do te bej nje perpjekje te gjej se ne cilin numer. Per dreq, keshtu mergimtare siç jemi, edhe librat na jane shperndare... Pjesa me e madhe e librave me ka ngelur e kyçur ne apartamentin tim ne Tirane. Nje pjese tjeter, qe me dukej me e vyer, nga fika e ndonje hajduti i kam spostuar tek nena ime. Ketu ne Itali, praktikisht,  krijova nje tjeter biblioteke, nga e para. Nejse...

Ja nje distik nga K. Th. Spiri qe e kam ditur permendesh qe i vogel dhe qe nuk ishte ne ciklin e Mehr Licht!-it. I kushtohet çajupit:

Andon Zako, fli i qetë:
Vëndin tënd e zura vetë!

Te pershendes,

Ben Dedja



Date: Thu, 26 Jun 2008 03:07:56 -0700
From: [email protected]
To: [email protected]
Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene



Zoti Kokonozi,
kam kaq vite qe kerkoj ndonje publikim(ka valle?!) ose doreshkrim te Kico Thoma Spirit, ose K. Th. Spiri, i njohur ne mbare Shqiperine shkurt me inicialet Kethe (K.TH. si J.R. i Dallasit pak a shume). Ka dikush miresine te me tregoje se ku mund te gjenden sot e kesaj dite poezite e Kethes? 
Do t'iu isha shume mirenjohse per cdo informate.
Shendet e me te mira
D.


----- Original Message ----
From: D. Kokonozi <[email protected]>
To: [email protected]
Sent: Tuesday, June 24, 2008 11:39:39 PM
Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene

   
 
Me duhet te pranoj se kjo eshte shume e vertete. Por duhet te shtoni se ne ate kohe, bashke me Kadarene botonin edhe disa mijra te tjere, botonte edhe Sulejman Mato, botonte edhe Prec Zogaj, qe vdisnin shtate here ne dite per Partine dhe ngjalleshin tete here, botonin edhe lloj lloj karagjozesh te tjere, botonte edhe Ketho Spiri, Mico Rrumbullaku, Fatos Arapi,Xhevair Spahiu e plot te tjere, krijimet e te cileve botoheshin ne frengjisht te les lettres albanaises e qe ambasada shqiptare e Parisit i shprendante falas, po si ndodhi qe askush nuk e cau b... per to? 
 



      
_________________________________________________________________
News, entertainment and everything you care about at Live.com. Get it now!
http://www.live.com/getstarted.aspx

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club