[AlbClub] ÇILJETA terbon Edison Ypin!
Reli <[email protected]> Thu, 26 Jun 2008 21:59:01 +0000 (GMT)
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Lexova "gabimisht" nje shkrim te Edison Ypit (tek gazeta Panorama),
http://www.panorama.com.al/index.php?id=15956
shkrimet e te cilit rralle-here kam durimin ti lexoj sepse te mbushura
me nje fjalor fshataresk e te varfer, ku kaosi mendor eshte nje arme qe
te imponohet, ku mbreteron absurditeti i cili te shkakton lodhje
mendore qe ne rrjeshtat e pare.
Gjithsesi kete here titulli ishte "terheqes" dhe me shtyu ta
lexoja, me shpresen qe Edi do te kishte arritur me ne fund (duke pare
argumentin e thjeshte) te thoshte diçka qe te ishte me e zgjuar se vete
titulli.
Pikerisht TITULLI....
Edhe ate Edi e kishte gabur,
Ediiiii quhet ÇILJETA e JO ÇILIETA, OK?
Ne shkrim Edi tregon qe njeh (edhe vete ai nuk eshte i sigurte) babane, xhaxhane e te gjithe "racen" e Çiljetes.
Antropologet do ta kishin zili Edin per zbulimin e nje "Race" te
re, pikerisht "Raca Çiljeta", ne (Shqiptaret) sigurisht shpresojme te
mos perfshihemi, per te evituar nje regres te metejshem.
Le ti kthehmi shkrimit.
Ne fillim Edi perpiqet me arsyetime te trubullta ti shpjegoje
Çiljetes konceptin e kohes, te anti-helmeve? dhe shoqerise se "lig" qe
na rrethon, por rrjedha e shkrimit eshte aq e ngaterruarr qe me ben te
imagjonoj Çiljeten me nje shprehje te habitur duke lexuar e duke krruar
koken.
Edi Ypi i drejtohet Çilit gjithnje me Ti (vini re "T"), i tregon historine mbi Babane e saj duke shkruar:
"Ta
njoh kam dashur. Dhe mundësi kam pasur. Por nuk kam guxuar. Nuk kam
guxuar ashtu si nuk guxojmë ti afrohemi gjërave të shenjta nga frika
mos prishet magjia."
Nuk e dija qe babai i Ciljets paska qene nje njeri i shenjte?!
- Kjo me ben akoma me kurioz dhe dua te mesoj bemat e babait te Çiljetes.
"Zbuloj" qe ajo çka ka stepur Edin te njoh nga afer kete njeri te shenjte eshte kjo:
"Vite
më parë, kur yt at ishte i ri pra, me një gjimnaziste nsevda na
kishte ra. Duke u djegur i tëri mes flakëve të etheve të sevdasë, a e
di një ditë i shkari çbëri ?! U ngrit herët në mëngjes. E spërkati me
ujë dhe e fshiu me fshesë, krejt distancën, nga porta e shtëpisë së të
vluarës në një rrugicë labirintike plot flakë të fshehta pasioni të
ndrydhur, centimetër për centimetër, deri tek porta e gjimnazit !
Pastaj iku vrap mori një pajton."
???!!!
Por deliri i Edit nuk mbaron me kaq:
"Ai episod i vetëm në dukje aq modest, sot gati i pabesueshëm, ishte aq heroik, aq gjenial sa un mund të them pa fare droje se babai yt ishte një Galile apo Kopernik që u bëri të ditur shqiptarëve të vërteta të thjeshta themelore lidhur me keqkuptime kozmike."
Edi e quan "babai yt ishte një Galile apo Kopernik" une do ta quaja
Fshesaxhi, por le ti leme menjane percaktimet e te shohim permbajtjen, (u bëri të ditur shqiptarëve të vërteta të thjeshta themelore lidhur me keqkuptime kozmike)???
Cilat jane keqkuptimet kozmike, vetem Edi e di.
E vetmja gje qe kuptuam eshte qe ky shkrim eshte nje deshtim i
gazetarise, i shkruar nga nje "keqkuptues kozmik", ku kozmik e perdorim
ne lidhje me permasat e badallalliqeve qe shkruhen.
Te perdoresh fjale te medha pa u ditur
kuptimin dhe aq me keq ne kontekstin e gabuar prodhon efektin e
kundert, por me sa duket Çiljeta paska shkaktuar nje furtune te verete
hormonale duke bere qe Edi te humbase driten e llogjikes.
Por nuk mbaron me kaq sepse Edi per ta na dhene kuptimin e plote te
fales - Raca "ÇILJETA"- duhet te na kompletoje pemen gjenealogjike te
Çiljetes, pra vazhdon me pershkrimin e xhaxhait te Çiljetes.
"Ay ishte një Dendy i klasit të parë i pa konkurrueshëm ende sot nga masa e guximit dhe çartallosjes."
Nuk arrij ta imagjioj dhe as nuk e di, si mund te jete nje Dendy i çartallosur, por ideja nuk premton mire.
Duke u nisur nga keto elemente Edi arrin ne perkufizimin e plote te
Races "ÇILJETA", por pa harruar te pershkruaj misherimin e races, ne
vete Çiljeten, duke shkruar:
"Tani Ti këndon dhe vallëzon. Shumë mirë bën. Kurrë mos u ep. Kurrsesi mos u ndal."
Edit ndoshta duhet ti shjegojme disa gjera te thjshta apo te "verteta themelore" siç i quan ai.
-Çiljeta kendon e vallezon ashtu siç bejne me mijera "kengetare" te
BBF dhe te cilat publiku i ndjek jo ne baze te cilesive te se kenduarit
apo te vallzuarit, por ne baze te gjatesise se minifundit apo te
dekoltes, truke te cilat, Çiljeta & Co i kane mesuar ti perdorin me
se miri.
Askush nuk pret qe Çiljeta, te flas per Kantin, per kuptimin e
jetes apo rreth ekzistences njerezore, JO, madje as nuk duan ta
degjojne, thjesht duan ta shikojne dhe suksesi i saj eshte ne perpjetim
te drejte me lakuriqsine e te veshurit apo te zhveshurit.(si deshiron
ta quash?)
Edi pasi ka bere te shenjte te jatin nuk mund te leje pa tituj hyjnore edhe Çiljeten:
"Ti, luftën, e bashkë me luftën edhe Parajsën, e ke të fituar".
pra Edi per Çiljeten kthehet ne Shen Pietro i cili ka edhe çelsat e
parajses, madje per ti dhene me shume force arsytimit dhe per ta kthyer
idiotesine ne argument ai (Edi) sjell edhe provat:
"Më
kanë thënë që mban një Kuran në çantë ! Këtë sdua ta besoj. Se po ta
besoja sështë çudi nga entuziazmi në çast do çmendesha."
Me kete fraze "do çmendesha" Edi siç duket ka gabuar kohet e zgjedhimit
te foljes ose nuk ka idene e gjendjes se tij mendore, sepse eksitimi i
tij arrin majat kur imagjonin Çiljeten me Kuran ne çante!!!
Do te me vinte keq sikur te zhgenjehej.
Kushedi ç'fare mban Çiljeta ne çante?
Marrezia rriten me ritme eksponienciale gjate artikullit te Edit
duke u ushqyer me mitin e Çiljetes dhe duke u tallur me inteligjencen e
lexuesit.
Per mos ti lene asgje mangut edhe nga profesionale e krahason me kengetaren e madhe Tefta Tashko Koço, madje duke i thene:
"Ajo ka qenë më pak e vlefshme se Ti."
Per fatin tone ketu shkrimi mbaron duke na nxjerre nga ky tynel marramendes, por duke na sjelle ne mendje frazen popullore:
"S'ka me keq se kur terbohesh ne pleqeri"
S'kemi ç'bejme Edi eshte fiksuar keq me Çiljeten, por te perdoresh
faqet e gazetes per te shprehur marrezin tende me duket e tepruar dhe
ofendim per lexuesit e saj.
Gjithkush eshte i lire te mendoje ate qe i pelqen e te shkruaj ate
qe di, dhe kuptohet, aq sa di, pa bere publike propozime rrugesh, te
sugjeruera nga avujt e alkoolit, ku racionaliteti mbytet nga livelli i
larte i testoteronit.
Ne te gjithe shkrimin nje gje eshte e qarte:
nga te gjitha forcat e mundeshme shkaterruese, asnje nuk eshte kaq e perhapur dhe e rrezikshme sa budallalleku njerzor.
Hai un indirizzo email difficile da ricordare?
Scegli quello che hai sempre desiderato su Yahoo! Mail
http://it.docs.yahoo.com/nuovo_indirizzo.html
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club