[AlbClub] Rregullat e listes
Cun Tirone <[email protected]> Fri, 27 Jun 2008 14:53:09 -0400
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Te nderuar moderatore, Me aspak deshire detyrohem t'ju shkruaj kete mesazh. Arsyeja eshte nje shperthim ne rritje mesazhesh ofenduese, ku komentues te tjere quhen "minj gjirizesh, burracake e skutha." Mesa shihet, ne faqen hyrese te AlbClubit akoma qendrojne keto rregulla: (1) Alb-Club is a moderated list. (2) Use of obscene language is prohibited. Si rrjedhoje, do te ju lutesha shume, te zbatoni rregullat tuaja, dhe te bllokoni mesazhe si ate te cituare me lart, qe perdorin pikerisht "obscene language," aq me shume ndaj komentuesve te tjere. Gjithashtu, do te ftoja ata qe kane "idiosinkrazi" ndaj perdorimit te anonimitetit, ta lexojne pikerisht faqen hyrese te albClubit ketu: www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club. Pra, rregullat e ketij klubi nuk e ndalojne anonimitetin, nderkohe qe mund te kete te tjera lista ku rregullat mund te jene te ndryshme. Si rrjedhoje, s'te detyron njeri me zor te vuash keto rregulla qe jane ketu. Po dhe borxh nuk ta ka njeri, te lexoje ofendime kolektivce, vetem pse duan te qendrojne anonime. Ka rob ketu qe duan te merren vetem me diskutimet dhe jo me diskutantet, dhe mendojne se anonimiteti eshte shume i pershtatshem per kete qellim. -- Çun Tirone _________________________________________________________________ Introducing Live Search cashback . It's search that pays you back! http://search.live.com/cashback/?&pkw=form=MIJAAF/publ=HMTGL/crea=introsrchcashback ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club