Re: [AlbClub] Per Ben dhe fenomenin e minjve te gjirizit te internetit
"D. Kokonozi" <[email protected]> Fri, 27 Jun 2008 21:27:50 +0200
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Znj. Bogdani, ju me shtini friken. D. Kokonozi 2008/6/27, Mirela Bogdani <[email protected]>: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > Gjate nje debati se fundmi me nje nga anonimatet e Alb-Clubit kam > shprehur ndjesine time te diskomfortit (ndjesi qe me shkon deri ne > idiosinkrazi) kur jam e detyruar te komunikoj apo debatoj me kete grup > subjektesh qe kjo liste i ka me shumice. Tani une e kuptoj qe anonimatet > jane te detyruar me shume nga halli te paraqiten si te tille (si psh ca > pinjolle te ish nomenklatures komuniste, per aresye qe merren me mend), se > sa nga qejfi, dmth si pseudonime/personazhe letrare (sic psh Simbad > Detari, Halle Qomilja, apo Pseudonim Ngahalli - karaktere keto shume > simpatike qe ndryshe nga te paret dalin njekohesisht me identititetin e tyre > te vertete). Megjithate, persa kohe qe anonimatet merren me diskutimin dhe > debatimin e argumentave ne fjale une edhe mund t'i kaperdij, po kur sulmojne > e ofendojne ne njerez qe paraqiten me identitetin e tyre te vertete ketu une > kam nje problem te madh. Keshtu dhe puna ketij Ben me msg e tij te > meposhtem. Une s'kam ndonje problem persa kohe ai shpreh ate mendimin e tij > te lire e te mosvarur mbi disidencen Kadareiane. Por kur ky personazh merr > ne menyre te pacipe guximin te gjykoje CV-ne e Koplikut e timen pasi i ka > studiuar e bere radioskopine, nderkohe qe vete paraqitet vec me nje emer > gjysma-gjel, qe s'i dime as identitetin, le me CV-ra, kjo eshte pak te > thuash e pacipe, e pamoralshme dhe mistrecllek. Keto minj gjirizesh, keto > burracake e skutha, qe fshihen pas pseudonimeve e emrave te rreme dhe > leshojne shigjeta sulmi e te bejne dhe moralistin, eshte teper, teper e > paket te thuash qe te peshtjellojne zorret (nje shprehje "popullore > frazeologjike" si thoshte zysha ime e dashur e letersise, shprehje e cila > kete personazhin Ben na e indinjoi duke e quajtur "shprehje banale", > nderkohe qe nuk ju duk aspak banale shprehja e perdorur nga miku i tij Dashi > ne nje nga msg te tij gjate ketij debati "krijimet e te cileve ambasada > shqiptare e Parisit i shprendante falas, po si ndodhi qe askush nuk e cau > b... per to). > > Dhe meqe muhabeti ishte tek Kadareja, me pelqyen vecanerisht paragrafet e > meposhtem ne msg e fundit te Koplikut, qe shprehin ne > menyre sintetike "disidencen" Kadareiane: > > > *"Unë Ismail Kadare, kam qenë komunist, enverist, anti-Gjergj Fishtë, > anti-Kasem Trebeshinë, e anti të gjithëve që dënonte Partia Komuniste > Shqiptare—kështu ishte koha atëherë. Tani, pasi të tjerët rrëzuan > komunizmin, tani e kam kuptuar se kam bërë gabim në atë kohë; pendohem dhe > kthehem në anti-komunist. * > > *Se harrova, edhe atëherë, në shtator 1990, kur ika nga Tirana, ika sepse > më terrorizonin çdo ditë ca huliganë, ca jashtëqitje të kombit, duke më > thënë "Po vjen dhe ora jote" etj. Pata frikë nga ata, sepse shteti > komunist po disintegrohej e nuk ishte më në gjendje të më mbronte as jetën. > Unë isha komunist e marksist, se ja ç'lashë në botim, sapo u arratisa: "Në > botë u ngrit me mjekër gjer në retë Parathënësi më i madh me emrin Marks." > ("Te kështjella e Hamletit", botuar sapo ika, më 1991). * > > *Tani e kuptoj që disa nga ata që më kërcënonin ishin heronj, pra nuk > është e thënë se të gjithë pa përjashtim, ishin spiunë të komunizmit, që u > duhen hapur dosjet etj. "* > Dhe se fundi per minjte e gjirizeve anonimate si dhe per ata me te cilet > kam respekt te debatoj, si Z.Kokonozi, a ka mundesi te me jepni nje > pergjigje mbi nje pyetje qe kam minimalisht dy here qe j'ua kerkoj e ju e > evitoni rregullisht ne mesazhet tuaja: pse s'u mor vec me letersi Kadareja, > por na u ngjit ne maje te piramides politike komuniste, duke u bere deri > deputet i parlamentit komunist shqiptar? Ja vuri njeri koburen ne koke? E > kjo jo vetem ne '80 deri ne '85 (kur merhumi ishte ende gjalle), po deri ne > 1989 kur komunizmi i kishte oret te numeruara. > > Per ilustrim te pyetjes se mesiperme, bashkangjitur keni nje foto te > parlamentit shqiptar te viteve '80, qe tregon aspektin tjeter te aktivitetit > te Kadarese (jashte letersise "disidencialiste"). E gjeni ne rreshtin e dyte > pas shoqes Nexhmije me doren ngritur lart. > > M.B. > www.mirelabogdani.com > > > > --- On *Wed, 6/25/08, Ben <[email protected]>* wrote: > > > From: Ben <[email protected]> > Subject: Re: [AlbClub] Nje ngjarje me Kadarene > To: "D. Kokonozi" <[email protected]>, > Date: Wednesday, June 25, 2008, 2:39 PM > > > > Se fundi, Dashi, desha te te falenderoj per ate pershkrim aq te bukur dhe > me kulture qe solle ketu. Jetojme ne nje kohe kur gazetare dhe analiste i > shpenzojne energjite per te derdhur lote mbi varre rrugacesh dhe jo per te > thene te verteten dhe per te mesuar se si shkruhet; jetojme ne nje kohe kur > krimineleve se nexhmie hoxha gazetat i drejtohen me titullin Zonje; kur > neper gazeta shkruajne ish-kryeinxhinjere ndermarrjesh qe e kane pasuruar CV > me poste ne ministrine e brendshme; kur shqiptareve iu jepet rasti te > studiojne ne universitetet me te mira te botes, dhe menyren me e mire per ta > treguar se c'kane mesuar ne keto universitete e gjejne duke argumentuar me > shprehje banale dhe fraza fyese neper lista interneti. Prandaj, ne nje kohe > te tille, me kete nivel mizerabel, une e konsideroj edhe ate pershkrimin qe > solle ne kete liste si nje shenje disidence. Dhe per kete, te falemnderit. > Ben > > > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club