Re: [AlbClub] Rregullat e listes

Cun Tirone <[email protected]> Fri, 27 Jun 2008 18:02:14 -0400
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




Era, 

Se pari, te falenderoj per perkushtimin, ndertimin e mirembajtjen e listes ne keto vite. 

Se dyti, sipaj meje, nuk ke bere asgje gabim edhe ne kete rast. Si rrjedhoje, 
nuk ka as pse te kerkosh falje. Ashtu eshte, ne nje liste per te qene, robsh te 
rritur e te vaksinuar, nuk duhet te kete moderim fare. Dhe une do te uroja e lutesha 
qe keshtu te vazhdoje dhe ne te ardhmen. 

Liria a fjales eshte shume e shtrenjte, sidomos per ne qe e kemi vuajtur, prej verteti, 
mungesen e saj. Robt edhe kur gabojne, le tu skuqet faqja e vet. 

Ne fakt, une mesazhin nuk e kisha fare per ty, moderatorin. Por i bija 
pragut te degjonte dera. Dhe sepse e zonja e deres ne fjale, kishte deklaruar 
qe s'donte te degjonte trokitje pseudonimesh, si puna ime. 

Pershendetje dhe gjithe te mirat, 


--

Çun Tirone




________________________________

To: [email protected]
Date: Fri, 27 Jun 2008 17:30:39 -0400
From: [email protected]
Subject: Re: [AlbClub] Rregullat e listes


Me keqardhje te madhe me duhet te pranoj se verejtjet per moderimin jane plotesisht me vend. Sic ka qene rasti dhe ndonjehere tjeter gjate ketyre viteve qe japim e marrim ne AlbClub, eshte neglizhenca ime gjate moderimit te mesazheve te ciles i detyrohet krijimi i situatave kaq te pakendshme. Iu kerkoj ndjese perulesisht te gjithe atyre qe ndihen te prekur nga gjuha ofensive e mesazheve te fundit. Do te bej cdo perpjekje qe te mos ndodhe serish.

Jo per t'u justifikuar me shume se sa per te lypur nje fare mirekuptimi, do te doja te shtoja dhe dicka tjeter. Packa se filtri i moderimit--qe s'eshte vecse leximi im paraprak i mesazheve qe pastaj shperndahen---eshte programuar kryesisht per te detektuar vulgaritetin dhe ofensivitetin ne te shkruar, une personalisht kam nje problem parimor, vertet paralizues, qe ta aplikoj kete filter ne rastin e te gjitheve ju qe keni vite me rradhe qe kontribuoni ne diskutimet e kesaj liste.  Do te me dukej vertet arrogante, pozante, megallomane, dhe krejt e panevojshme nga ana ime qe te skanoja per fjalor te padenje nje mesazh qe me mberrin nga ju, Cun Tirone, apo nga Ben, D.Kokonozi, Bato i Pare, Diana35, Dritan68, Ulysse, B. Kopliku, apo dhjetra te tjere qe s'po rri t'i permend te gjithe emer per emer. A nuk do te fyheshit ju, qe keni vite qe kontribuoni ne AlbClub, sikur ta dinit se une, ne privatesine e shtepise time, perpara kompjuterit tim, ne vend qe te percjell mesazhin tuaj menjehere tek te tjeret, rrikam dhe e lexokam fjale per fjale, por jo per te kenaqur kuriozitetin tim mbi temen, por vetem nga frika se ju do te perdorni nje fjale te ndyre qe do te ofendonte dike tjeter dhe qe mua, si moderatore, do te me vinte ne pozite te veshtire? Come on!  Nuk di a e detyroj dot veten ta bej dicka te tille. Te pakten jo per ata qe i njoh personalisht apo qe ua lexoj mendimet prej vitesh. Por nga ana tjeter, ju siguroj per vigjilencen time te celikte ne lidhje me mesazhe debutantesh apo spam pornografesh.
Ne rastin e zonjes Bogdani, nuk di c'te them, pervec faktit qe dhe me mesazhet e saj une kam aplikuar gjithmone te njejtin filter liberal (jo-filter dmth) si ne rastin e shumices se atyre qe shkruajne shpesh ne AlbClub.  Duke pasur nje fare familiariteti me arritjet e saj akademike, te afishuar aq vete-perfaqesueshem ne faqen e saj personale ne web, as e kam marre mundimin te vras mendjen se do te me duhet te moderoj per etike apo per etikete nje lektore te politikave te integrimit te BE. Une besoj, ndoshta me naivitet, se njerezit me ambicie per nje karriere profesionale jane auto-censoret me te rrepte, se do te ishin te fundit qe do te deshironin qe nje motor i rendomte kerkimi ne internet t'ua lidhte emrin e tyre pas ca fjaleve qe ata kane thene pakujdesisht lart e poshte neper lista diskutimesh, apo pas nje stili retorik te tille qe duket si te jete e mesuar ne nje kurs intensiv mbi artin e grafittit te banjove publike. Por me keq akoma, edhe sikur shperthimet gojeshthurura te mos jene dhe aq demtuese per ata vete (fundja, njerez jemi, dhe e prishim gojen nganjehere), atehere diskutimet pa buke per anonimitetin, dhe devijimet ad hominem te diskutimeve, mund te jene demi me i madh qe i behet profilit te atyre vete.
Emri dhe mbiemri i vertete i shkruesit te nje mesazhi, sic mund te jete vene re me dhjetra here deri tani ne AlbClub, nuk ka qene kurre pengese per dike te jete me pak verbalisht abuziv, sikurse edhe anoninimiteti nuk i ka bere te tjere te jene me pak stimulues intelektualisht per ne lexuesit e tyre. Ky eshte argumenti i vetem qe une kam ne favor te lejimit te mesazheve anonime, ankesat per te cilat vazhdojne te behen, per cudine time, me seriozitetin me te madh akoma dhe pas kaq vjetesh eksperience ne bashkesine internetore.

Serish, kerkoj ndjese per cdo ndjenje te pakendshme te krijuar ne saje te (mos)moderimit te disa prej mesazheve te fundit.

Era





-----Original Message-----
From: Cun Tirone 
To: [email protected]
Sent: Fri, 27 Jun 2008 2:53 pm
Subject: [AlbClub] Rregullat e listes



                  *** AlbClub Discussion List ***









Te nderuar moderatore,



Me aspak deshire detyrohem t'ju shkruaj kete mesazh.

Arsyeja eshte nje shperthim ne rritje mesazhesh ofenduese,

ku komentues te tjere quhen "minj gjirizesh, burracake e skutha."



Mesa shihet, ne faqen hyrese te AlbClubit akoma qendrojne keto rregulla:

(1) Alb-Club is a moderated list.

(2) Use of obscene language is prohibited.



Si rrjedhoje, do te ju lutesha shume, te zbatoni rregullat tuaja,

dhe te bllokoni mesazhe si ate  te cituare me lart, qe perdorin

pikerisht "obscene language," aq me shume ndaj komentuesve te tjere.



Gjithashtu, do te ftoja ata qe kane "idiosinkrazi" ndaj perdorimit te

anonimitetit, ta lexojne pikerisht faqen hyrese te albClubit ketu:

www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club.



Pra, rregullat e ketij klubi nuk e ndalojne anonimitetin, nderkohe qe

mund te kete te tjera lista ku rregullat mund te jene te ndryshme.

Si rrjedhoje, s'te detyron njeri me zor te vuash keto rregulla qe jane ketu.

Po dhe borxh nuk ta ka njeri, te lexoje ofendime kolektivce, vetem pse

duan te qendrojne anonime.



Ka rob ketu qe duan te merren vetem me diskutimet dhe jo me

diskutantet, dhe mendojne se anonimiteti eshte shume i pershtatshem per kete

qellim.



--



Çun Tirone



_________________________________________________________________

Introducing Live Search cashback .  It's search that pays you back!

http://search.live.com/cashback/?&pkw=form=MIJAAF/publ=HMTGL/crea=introsrchcashback

______________________________________________________________

If you wish to unsubscribe, send a blank message to:

[email protected] , or visit Alb-Club's page at:

http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


________________________________

Get the Moviefone Toolbar. Showtimes, theaters, movie news, & more!

_________________________________________________________________
The other season of giving begins 6/24/08. Check out the i’m Talkathon.
http://www.imtalkathon.com?source=TXT_EML_WLH_SeasonOfGiving
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club