Re: [AlbClub] Mijte e gjirizeve (gjate )

Genc Kolani <[email protected]> Mon, 30 Jun 2008 03:40:39 +0000 (GMT)
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

hm  
pershkrim shue i mire nga ana juaj  GH  ju pergezoj ,
tani kuptoj edhe me mire se e kane pasur te lehte regjimi komunist me levat e saj gjykatat popullore ku une per here te para degjova fjalen mij gjirizesh .
Ai regjim me kete sinonim percaktonet te denuarit per politike ,
bijte e familjet e te cileve e kane shume te veshtire qe te harrojne nderkohe qe edhe ata pak vete qe u denuan ne demokraci familjeve nuk ju hyri fere ne kemnbe 
keto nuk duhen harruarr ishte titulli i nje tjeter filmi ne kohen e PPsh qe shfaqej pa leke ne kinemate e Tiranes 
ti me duket se gjithmone e ke nje miza nen kesule 

genci 

 "We will remember not the words of our enemies, but the silence of our friends".
Martin Luther King, Jr.



----- Messaggio originale -----
Da: GH <[email protected]>
A: [email protected]
Inviato: Domenica 29 giugno 2008, 8:54:06
Oggetto: [AlbClub] Miu (shkurt)

                  *** AlbClub Discussion List ***




Njerëz
dhe minj.
 
Një
krahasim fatkeq i ditëve të fundit i një grupi njerëzish për shkak të sjelljes
së tyre sociale me "minj gjirizesh" më riktheu në një kohë të
vështirë, kur retorika e komunikimit social e lejonte; ose për të qenë më i
saktë e mundësonte një gjë të tillë për arsye historike fatkeqe të
vetëkuptueshme. Në fakt shqipja në përdorimin e saj të përditshëm nuk bën
ndonjë dallim midis llojeve të minjve, duke i i përfshirë të gjithë këta
brejtës të disa lloj speciesh në një kategori të përbashkët, por kur shqipja e
ka të nevojshme të theksojë faktin se nuk është fjala për miun shtëpiak diskret
por pikërisht për atë më të ndytin, më të rrezikshmin, për mbartësin e të
keqes, prurësin e murtajës e përcakton këtë specie duke shtuar mjedisin ku ai
jeton si pjesë të vetëkuptueshme së cilësimit të tij duke e quajtur atë
"mi kanalesh". Kur ky koncept përdoret me qëllime metaforike, pra i
lipset një ngjyrim emocional i veçantë për të treguar karakterin e tij
jashtëzakonisht antinjerëzor flitet për "minj halesh" ose në formën
më të përkryer të konceptit për "minj gjirizesh". Në këtë formë ky
koncept përdoret zakonisht në format terminale të komunikimit, kur një shkëmbim
mendimesh shihet nga pala përdoruese tij si tashmë i panevojshëm duke i hapur
rrugë opsionit final, shfarosjes së tij. 
Me "minjtë e gjirizeve" si
bartës të një simbolike tejet antinjerëzore njeriun e lidh vetëm nevoja që ky
ndjen për shfarosjen e tij dhe në këto formë koncepti përdoret në retorikën
politike për të justifikuar pikërisht këtë të fundit. Siç e përmenda shkurt në
fillim, përdorimi i konceptit të rikthen në një kohë të errët të historisë së
re evropiane, kur në vijim të propagandës anti-semite dhe për t'i paraprirë
shfarosjes masive të çifutëve evropianë nga ana e regjimit nacional-socialist
të Raihut të Tretë, "minjtë e gjirizeve" u përdoren me një mjeshtëri
deri atëherë të paparë të kinematografisë bashkëkohore për të simbolizuar të
keqen të pa-pabëshme dhe për të amplifikuar apelin për shfarosjen e tyre si i
vetmi opsion oportun. Kujt i ka qëlluar ta shohë filmin "Der ewige
Jude" ("the eternal Jew") e di se për çfarë është fjala,
krahasimi i një grupi social me komunitetin e "minjve të gjirizeve" e
lehtësoi së bashku me ndërgjegjen e vrasësve edhe punën e një makinerie tejet
eficiente për vrasjen dhe shfarosjen e një grupi social në një dimension deri
atëherë të paparë. Evidentimi i ngjashmërisë së jetës së "minjve të
gjirizeve" me atë të çifutëve të Getos së Varshavës është një nga qëllimet
kryesore të filmit, i cili do të duhej të funksiononte si aperitiv i
holokaustit. Filmi ju tregua deri në ditët e fundit të diktaturës naziste një
publiku prej miliona gjermanësh dhe austriakësh, të cilët nga ana e tyre, falë
edhe këtij filmi, nuk e patën aspak të vështirë të angazhonin ata disa qindra
mijëra vrasës, të cilët me besimin se ishin duke shfarosur të keqen, vranë 6
milionë njerëz pikërisht duke i perceptuar si minj. 
Në Gjermani dhe Austri ky
film mund të shihet rrallë, vetëm në vijim të ndonjë diskutimi shkencor lidhur
me propagandën antisemite nacional-socialiste në Raihun e Tretë, pasi për
karakterin e tij antinjerëzor qëndron në listën e atyre pak gjërave të ndaluara
të hapësirës kulturore gjermanishtfolëse sot aq liberale. Filmi është një
produkt gjenial propagandistik, pasi dogma naziste gjen nëpërmjet simbolikës së
minjve rrugën më të shkurtër për të aktivizuar një mekanizëm vrastar në
ndërgjegjen e njeriut, i cili siç duket qëndroka i fshehur gjithnjë në një
skutë shumë të thellë e të errët të saj. Për dashamirës së kinematografisë së
epokës filmi mund të rekomandohet padyshim edhe thjeshtë si një risi
regjisoriale dhe skenike, megjithëse mesazhi diabolik i tij është aq dominant,
sa nuk të lejon asnjëherë të thellohesh vetëm në kontrastet bardhë e zi të tij
apo lojërat aq interesante dritë-hije, për të shijuar vetëm komponentin
artistik dhe estetik të tij.
Në
kohët normale krahasimi i njerëzve me "minjtë e gjirizeve" është një
akt përjashtimor, i cili gjen vend me shumë vështirësi në fjalorin e përditshëm
vetëm kur për këtë ka një nevojë impertinente të karakterit historik, por edhe
kjo nuk është e lehtë. Të ndërgjegjësuar se me "minjtë e gjirizeve"
na lidh vetëm detyrimi i vetëkuptueshëm higjenik për shfarosjen e tyre është e
vështirë që koncepti të përdoret në mënyrë metaforike për të cilësuar një marrëdhënie
ndërnjerëzore të pakëndshme për njërën palë apo për tjetrën. Në gjuhën e
zakonshme, për të cilësuar pikërisht atë veti të pakëndshme të karakterit të
tjetrit në vijim të një diskutimi, ky mund të krahasohet me shumë kafshë të
ndryshme dhe kjo varet nga kultura brenda të cilave është duke u zhvilluar
diskutimi, niveli social i bashkëbiseduesve dhe sigurisht edhe gjuha përkatëse
që përdoret ne vijim të tij. Madje njeriu ka projektuar aq shumë nga karakteri
i tij në perceptimin e shumëllojshmërisë së botës së kafshëve, sa për çdo
situatë mund të gjehet dot gjithnjë një zgjidhje; e cila e parë nga një
perspektivë darviniste shtrihet dot nga ameba deri tek majmuni. 
Me disa
përjashtime kryesisht të karakterit biblik, ka pak kafshë të cilat do të shërbenin
si prelud i asgjësimit fizik të tjetrit, ose të paktën i shprehjes së
domosdoshmërisë së një aksioni të tillë. Për insekte parazitarë si tartabiqja,
pleshti, apo të tjerë si karkaleci [kur "bie"], jo-vertebrorë si
shushunjat, zvarranikë tinëzarë si gjarpri në përgjithësi apo nepërka
konkretisht, ndërgjegja kolektive ka rezervuar si të vetme rrugëzgjidhje
shfarosjen e tyre dhe padyshim që "minjtë e gjirizeve" zënë vendin
primar në këtë masakër metaforike të njeriut. Minjtë do të duhet të kenë zënë
këtë vend në ndërgjegjen historike të paktën evropiane si mbartës dhe përhapës
së sëmundjes fatale të murtajës dhe duke përfunduar, këtu do të ishte sugjerimi
i dytë artistik për ata të ngeshëm që do të gjenin kohë të lexonin: Murtaja e
Albert Camus. Roman i jashtëzakonshëm për njeriun ndër të tjera edhe mbi minjtë.
 
GH


      Hai un indirizzo email difficile da ricordare?
Scegli quello che hai sempre desiderato su Yahoo! Mail
http://it.docs.yahoo.com/nuovo_indirizzo.html

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club