[AlbClub] Meditim per shkrimin "Gjirizi" te z. P. KAPLLANI.

Thanas Gjika <[email protected]> Wed, 2 Jul 2008 17:03:52 -0700 (PDT)
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***



Pena e z. Kapllani me ka terhequr per shkrime te kendshme, te shkruara me shije. Mirepo shkrimi "Gjirizi" mendoj se duhet diskutuar ne forumin tone dhe ne media. Mua ky shkrim me shtyu te pyes veten: A jam une nje mi gjirizi, a jane shqiptaret minj gjirizi?
 Nuk e pranova as njeren as tjetren. Ne 3.000.000 shqiptare qe jetonim brenda shtetit diktatorial me 1990 une mendoj se minj gjirizi ishin jo me shume se 400.000, duke futur ketu shumicen e komunisteve, sigurimsave dhe lakejte e tyre qe ndihmuan diktatorin ta kthente Shqiperine ne nje geto. 
 Filmin, te cilin e permend z. Kapllani ne shkrim, une nuk e kam pare, por jam i bindur per nje gje: POPULLI SHQIPTAR ESHTE POPULLI ME I ABUZUAR NE KONTINENTIN EVROPIAN, POR NUK ESHTE POPULLI ME I KEQ I KETIJ KONTINENTI.  
 Gjate ketyre 2000 vjeteve te fundit populli yne u sulmua e pushtua prej romakeve, sllaveve, osmaneve dhe se fundi prej italianeve. Te gjithe luftuan me zjarr e hekur kunder nesh per te na asimiluar, per te na shbere, por ndonese u rudhem, u detyruam te nderronim besimin fetar, fituam disa vese te keqia qe nuk ishin tonat; ne fund te fundit ne dolem nga furtunat po iliro-shqiptare. Shqiptaret jane vitale, mikprites, nikoqire, kavaliere, etj si ralle popuj te tjere.
 Natyrisht ne nuk jemi populli me i mire i Evropes, por nuk jemi as populli me i keq i ketij kontinenti. Po t'i kishin rene popujve te tjere furtunat qe na kane rene neve ata do te ishin deformuar edhe me shume se ne. Ne kemi energji e mundesi te rigjenerohemi shume shpejt. Kur them shume shpejt nuk nenkuptoj dy a tre dhjetvjecare, po nje gjysem shekulli, kohe e paperfillshme ne historine e kombeve... 
 Detyra themelore e jona eshte te ndergjegjesojme ishkomunistet, ishsigurimsat e lakejte e tyre, se ata bene krime te medha dhe per kete fakt, ata ashtu si nazistet mbas Luftes se Dyte, duhet te kerkojne te falur popullit dhe te largohen nga lufta per pushtet. Ne luften per pushtet duhet te angazhohen vetem ata bij te popullit shqiptar qe nuk kane lidhje me klanet Hoxha e Kapo dhe me sherbetoret e tyre komuniste e sigurimsa...
 Me respekt, Thanas L. Gjika.

--- On Tue, 7/1/08, PERPARIM KAPLLANI <[email protected]> wrote:

> From: PERPARIM KAPLLANI <[email protected]>
> Subject: [AlbClub] Gjirizi
> To: "a" <[email protected]>
> Date: Tuesday, July 1, 2008, 12:50 AM
> *** AlbClub Discussion List
> ***______________________________________________________________
> If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
> [email protected] , or visit Alb-Club's
> page at:
> http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club


      
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club