[AlbClub] Pse nuk vete prona tek i zoti dhe pse nuk ngrihet nje monument per viktimat e diktatures?

Thanas Gjika <[email protected]> Sun, 6 Jul 2008 21:36:48 -0700 (PDT)
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***



 Duke marre shkas nga disa shkrime te z-rinjve Repsishti, GH, Perparim Kapllani, Lek Pervizi, etj, te hedhura keto kohet e fundit ne forumet Alb-club, Alb-shkenca dhe Lidhja-came, po sjell disa fakte per te kuptuar pse ne Shqiperine e pasdiktatures nuk ka shkuar ende prona tek i zoti, tek te shpronesuarit dhe pse nuk ndertohet ne Shqiperi nje monument i madh kunder viktimave te diktatures.
Per te kutuar realisht se c'kane qene dhe c'jane qeverite Nano, Berisha e Co. duhet te kemi te qarte se keto qeveri jane te perbera nga sherbetore besnike, te hapur ose te fshehur te ishkupoles diktatoriale. Ky fakt del i qarte nga keto deshmi te mbledhura nga kujtimet e disa ishpunonjesve te Ministrise se Brendshme, te cilet jane kthejelluar mbas vitit 1992 dhe u kane treguar disa miqve te tyre:

 > 1. Mehmet Shehu i ka kerkuar llogari Kadri Hazbiut rreth
> vitit 1976, se a kishte arritur te rekrutonte si bashkepunetore te sigurimit 100 % ata qe liroheshin nga burgu. Ky i ishte pergjgigjur se kishte arritur vetem 70 $, atehere Mehmeti i kishte thene, se duhej te
> synonte per 100 per qindshin.

> 2. Rreth vitit 1977, ishgjenerali Raman Perllaku i burgosur i kishte
> shkruar nje leter Enver Hoxhes nga burgu, ku midis tjerash
> i ankohej: "I dashur sh. Enver, Kadri Hazbiu po e nxin
> emrin e partise, ai na merr nje nga nje ne takim dhe na
> thote se per neve te burgosurit ka vetem dy rruge: ose te
> kalbemi ne burg, ose po te duam te dalim, duhet te pranojme qe te
> behemi spiune te sigurimit..."

> 3. Mbas shtypjes se (kunder)revolucionit hungarez ne
> dhjetor 1956, Mehmet Shehu, sipas udhezimeve te reja te
> KGB-se sovjetike, mblodhi disa kuadro te rendesishem te
> Min. Brend. dhe u tha: "Ne Shqiperi mund te ndodhe nje
> permbysje e revolucionit, por ne duhet te punojme qe te
> pergatitim te tille kuadro, te cilet te marrin pushtetin
> mbas kesaj permbysjeje. Keta njerez duhet te duken si
> armiqte tane, por ne fakt te jene agjentet tane."

  Pra qe nga viti 1956 deri me 1990 ishte punuar per krijimin e
kuadrove te tille, qe ne dukje te ishin armiq dhe ne fakt
te punonin per klanin drejtues te diktatures. Nga ky klan mbas vitit 1985 kishin mbetur vetem dy familje, Hoxha e Kapo.
 Nga te denuarit ishte rekrutuar shumica, keshtu qe mbas 1991 u realizua krijimi i qeverive Nano, Berisha e Co me disa agjente te fshehte dhe me disa sherbetore besnike te shpallur si Nano, Gjinushi, Ruci, Milo, etj.
 Ky eshte thelbi i problemit qe tregon pse klani drejtues i diktatures u denua per kafete dhe jo per krimet e verteta te kryera ne vitet 1943-1991; pse prona nuk shkoi tek i shpronesuari por tek klani Hoxha e Kapo e sherbetoret e tyre besnike; pse nuk propozohet e nuk ndertohet nje monument madheshtor ne Tirane kushtuar viktimave te diktatures...
  Te shpronesuarit moren dicka simbolike. Pasuria e vertete e
popullit shkoi ne duart e klanit dhe agjenteve te tyre te
fshehte, te cilet kane regulluar dosjet dhe tani na
paraqiten si te shpronesuuar, te persekutuar, etj.
 Te pervojturit dhe te paperlyerit u detyruan te marrin arratine nga
fukaralleku i imponuar...
 Por, mendoj se ka ardhur koha qe inteligjenca shqiptare e diaspores, qe pati fatin te njohe te verteten dhe te jete e cliruar nga frika qe
mbjellin qeverite e tranzicionit, mund te luaje rolin e vet per ta
permbysur gjendjen, pra per te arritur qe ishkomunistet dhe
ishsigurimsat e viteve 1943-1991 bashke me ishpushtetaret e
viteve 1992-2008 te mos kene te drejte te kandidojne me per
pushtet, te pakten per nja 10 vjet, sa te mekembet nje Shqiperi vertet demokratike.
 Ju lexues si mendoni?
 Me respekt, Thanas Ligor Gjika, USA. 


      
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club