[AlbClub] Shprehje e organe

Ardiani <[email protected]> Thu, 10 Jul 2008 11:52:04 +0900
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***



Tatjeta klub,

per dike qe asht puntor thuhet qe i ka kambte e lehta e duert e arta,
per ate qe asht fisnik (n'sjellje) thuhet qe e ka zemren e arte, e per
trimin thuhet qe e ka zemren e luanit. Per fjalamanet (pse gjethmone
kto jane femna?) thuhet qe s'ju pushon goja, e per fmite e gjalle,
demek ata qe lozin tane kohen e qe ju bijne shpirtin n'fyt nanave
t'veta, thuhet qe s'ju rri bytha rehat.

Greket e mocem kane mendue qe njerzit mendojne me zemer. Sot, dihet qe
mendimi zhvillohet n'tru edhe asht i natyres elektromagnetike. N'mes,
njerzit e kane shprehe t'kuptuemunit n'mnyra t'ndryshme. Shpresoj qe
dikush m'qet n'drite (edhe kjo e natyres elektromagnetike) e m'kallxon
se pse anglezi, kur e merr vesh nji gja, thote I see, e shqiptari
thote e morra vesh? Qysh shprehet francezi, gjermani, taljani,
spanjolli, rusi, ata t'Afrikes, turku...? Kur t'dal n'drite vet, ju
kallxoi a m'duel ndonji organ i posaqem, apo krejt trupi, apo qenia,
demek ata ardianat qe i kam n'krye.

Tue ju dhane kaparin e falenderimit,
ju uroj tana t'mirat,
Ardiani
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club