Re: [AlbClub] Shteti prapë do të na lërë edhe pa ujë

"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <38b001c7f011$0c26fb20$0501a8c0@pc>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Të nderuar të Alb-Club,

Nuk ia vlen t'i përgjigjesh një ustai të "efekteve të ndonje Substance", këtij zotërisë me pseudonimin Reli, jo vetëm për mungesën e tij të etikës, por edhe për mosdijen totale që është e dyta herë që e derdh në faqet e Alb-Club.  

Megjithatë, në respekt te Alb-Club, po jap mendimet e mia për problemet që ngrihen.  Me që materiali ka edhe një hartë, e keni bashkëngjitur në PDF (attached).  Kush ka probleme me PDF, të më drejtohet personalisht, se ia dërgoj edhe në word.

Nderime.

Bashkimi


Bashkim Kopliku
Phone: +355 (0)52 23663
Mobile: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: <[email protected]>
  ----- Original Message ----- 
  From: Reli 
  To: [email protected] 
  Sent: Wednesday, September 05, 2007 4:40 PM
  Subject: Re: [AlbClub] Shteti prapë do të na lërë edhe pa ujë


                    *** AlbClub Discussion List ***






------------------------------------------------------------------------------


  Sa shkruhet ne kete artikull mund ta permbledh vetem me nje fjale:
  SKANDALOZE.
  Nuk e di nese Bashkimi ka qene nen efktin e ndonje Substance dhe ku i ka marre te dhenat.

  Por le te marre vetem disa pika.

  -Shkruan:

Teoria e kalimit të ujësjellësve në duart e pushtetit lokal, daton nga fillimi i viteve '90.  Tashmë është klasifikuar si dështim i plotë, edhe në vendet me nëpunës shteti më të ndershëm se tanët, e do të jetë një dështim i plotë edhe tek
 ne.Ne asnje vend Evropian nuk ekzistojne nderrmarrje private te ujit, sepse uji eshte nje e mire primare dhe e te gjitheve, pra si e tille eshte e pakonceptueshmeqe te jete ne duart e privatit.-Shkruan:Qenia e ujësjellësit tërësisht privat, pa pjesë shteti në pronësi, siguron që edhe kontrolli i shtetit mbi ta, për cilësinë e furnizimit me ujë, por edhe për çmimin e ujit, të jetë më efikas.Ekspierienca e hidhur e celulareve ka treguar sa i afte eshte shtetiper te kontrolluar privatin dhe çmimet,pra do te kemi ujin me te shtrenjte ne Evrope ashtu si celularet.E njejta gje po ndodh edhe me pastrimet e Qyetetit, te cilat ndryshe nga gjithe Evropane Shqiperi jane private, e keni pare sa te ndotur jane qytet tane dhe plerat e Sharres??NE Itali i vetmi qytet ku Mafia kontrollon plerat dhe ka marre ne ankand
 mbledhjen e tyre ashtu si ne Shqiperi, eshte Napoli, dhe aty besoj se e keni pare qe situatat eshte Skandaloze, ndersa ne te gjithe qytetet e tjere,Mbeturinat, Uji, Sherbimi Urban, jane ne dore te Komunes.Pershendetje



  "Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]> ha scritto:
    *** AlbClub Discussion List ***





    Shteti prapë do të na lërë edhe pa ujë
    [Gazeta Shqiptare, 5.9.2007]

    Po përsëriten lojërat e vjetra të pingpongut me ndërmarrjet komunale-këtë 
    radhë me ato të ujësjellësve. Po kalohen nga "pronësi e qeverisë qendrore", 
    në atë të "qeverisë lokale"-një veprim krejt i kotë! Pra prapë se prapë në 
    dorë të shtetit. Të kujtohen ristrukturimet "15 vjeçare", e pastaj kthimet 
    kot për së koti, nga ndërmarrje shtetërore, në SHA (shoqëri anonime) po 
    shtetërore, e të tjera absurde që përveçse na lënë pa ujë, na zhvatin edhe 
    miliarda lekë nga xhepat tona të shpuara. E pra ajo që duhet bërë, është 
    privatizimi i menjëhershëm i tyre. Zgjatja e privatizimit veçse na zgjat 
    ndenjjen pa ujë.

    Teoria e kalimit të ujësjellësve në duart e pushtetit lokal, daton nga 
    fillimi i viteve '90. Tashmë është klasifikuar si dështim i plotë, edhe në 
    vendet me nëpunës shteti më të ndershëm se tanët, e do të jetë një dështim i 
    plotë edhe tek ne, me nëpunësit tanë shtetërorë, që dinë veçse të vjedhin e 
    të mos punojnë. Po përse tani, në vitin 2007, qeveria i hyn një rruge të 
    gabuar?

    Mbase qeverinë e ka kapur frika se thuhet se thatësira e sivjetshme do të 
    influencojë edhe në uljen e ujit të pijshëm; ose e ka kapur frika se nuk 
    është e zonja t'i privatizojë shpejt ndërmarrjet e ujësjellësve. Duke u 
    kaluar ujësjellësit pushteteve lokale, qeveria mbase shpreson që t'ua 
    faturojë atyre edhe pakënaqësinë popullore nga keqësimi i furnizimit me ujë. 
    Aq më tepër tani, kur shumicën e pushteteve lokale ku ujësjellësi ka peshë, 
    e kanë fituar opozita, në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007?! Kryeministri 
    mund të dalë i qetë në televizione, dhe t'u japë mend kryetarëve të 
    pushtetit lokal, sesi bëhet furnizimi i popullit me ujë-sikur nuk e kishte 
    ai në dorë, e nuk bëri gjë fare.

    Sidoqoftë, cilatdo të jenë shkaqet e absurdeve me ujësjellësit, dihet se kjo 
    rrugë e zgjedhur nga qeveria, ka në themel mosprivatizimin e ujësjellësve, 
    gjë që prapë pa ujë se pa ujë do të na lërë.

    Natyrisht, nuk është e lehtë të privatizosh ndërmarrjet e ujësjellësve, dhe 
    qeverinë do ta ngarkonte me dështime dhe suksese, por në fund, populli do të 
    fitonte: do të zgjidhesh një herë e mirë problemi i furnizimit me ujë, në 
    shtëpitë tona, në plazhet tona, dhe në bizneset tona. Por kjo qeveri nuk e 
    ka lënë fare vrapin tek zgjidhja me rrënjë e problemeve të popullit. 
    Qeveria po punon thjeshtë që t'i rrejë mendjen këtij mileti, që t'i japë 
    votën në 2009, edhe për nja katër vjet të tjera.

    Nuk ecën fare as shpresa e shitjes së një pjese të aksioneve tek privatët, 
    qoftë dhe nga pushteti lokal. Privatizimi duhet bërë tërësor, me 100% 
    pronar privatin. Nuk funksionojnë fare eksperimentet me "bashkëpronësi me 
    shtetin", që gjoja të sigurohet kontrolli i shtetit mbi privatin. Nuk 
    funksionojnë as ato privatizimet "me aksionin e artë" (veto e shtetit në 
    ujësjellësit privatë), as edhe ato me "pjesëmarrje të punonjësve në pronësi" 
    etj. Tek ne, duhet privatizim i pastër në duar të privatit, ku shteti 
    ndërhyn vetëm nëpërmjet ERRU (Entit Rregullator të Ujit)-dhe kjo për sa kohë 
    ujësjellësit janë në kushte të monopolit fizik (nuk mund të ketë disa 
    ujësjellës që furnizojnë me ujë në një rrjet qytet apo zonë të dhënë).

    Qenia e ujësjellësit tërësisht privat, pa pjesë shteti në pronësi, siguron 
    që edhe kontrolli i shtetit mbi ta, për cilësinë e furnizimit me ujë, por 
    edhe për çmimin e ujit, të jetë më efikas. Kontrolli i shtetit mbi veten, 
    siç është rasti kur ujësjellësi është shtetëror (ose në bashkëpronësi me 
    shtetin), është i zorshëm, bile edhe i pamundur: i bie të kontrollosh veten. 
    Prandaj këmbëngulim që privatizimi të jetë pastër në duar të privatit.

    Kjo qeveri nuk duhet lënë të tallet me kalimet e kota të ujësjellësve në 
    duar të pushtetit lokal: janë paratë tona, është pasuria jonë, është 
    ekonomia jonë, që po i keqpërdor.

    Bashkim Kopliku
    3.9.2007

    Bashkim Kopliku
    Phone: +355 (0)52 23663
    Mobile: +355 0682200590
    Email: 
    optional: 

    www.AlbClub.com
    ____________________________________________________
    Alb-Club mailing list: [email protected]
    To unsubscribe send email to: [email protected]
    http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club





  www.vlora.it


------------------------------------------------------------------------------

------------------------------------------------------------------------------
  L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail


------------------------------------------------------------------------------


  www.AlbClub.com
  ____________________________________________________
  Alb-Club mailing list: [email protected]
  To unsubscribe send email to: [email protected]
  http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club

www.AlbClub.com
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
FaktePrivatizimiUjit_AlbClub.pdf (application/pdf, 254.2 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.