[AlbClub] Perseri incident
OBOBO NEWS <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
[Tiranë-7.9.2007] Ambasada shqiptare me seli në San Marino, i dërgoi mbrëmë një notë proteste bashkisë së Modenas, ku midis të tjerash thuhej: Moslejimi i një anëtari të Parlamentit shqiptar për të marrë pjesë në homazhe dënohet nga të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.
Nota zyrtare, e firmosur nga Ambasadori Kolian Kokëdhimi, i referohet incidentit të djeshëm, kur truprojat e rastit nuk e lanë deputetin Patos Nano të hynte në mjediset ku zhvilloheshin homazhe për nder të tenorit më të madh botëror Pavarotti.
Nano po i jepte personalisht makinës kur u ndalua nda dy roje tek hyrja e ndërtesës. Edhe pse ndërhyri vetë shefi italian i shërbimit mbikëqyrës, z. Arturo Radicale, deputeti nuk u lejua ti jepte përshëndetjen e fundit artistit të mirënjohur. Nuk ndihmuan as dy autorizimet për hyrje që paraqiti deputeti shqiptar: i pari firmosur nga lideri Berluskoni dhe i dyti nga presidenti Moisiu. Autoritetet italiane nuk dhanë shpjegime se përse nuk i morën parasysh dokumentet e paraqitura.
Urojmë që këto incidente të mos ndodhin më, aq më tepër në prag të mbërritjes të grupit prej 85 vetëve, me parlamentarë e qeveritarë, që do të shkojnë në ceremoninë zyrtare të varrimit, përfundonte nota e përfaqësisë shqiptare.
Pas atij të disa ditëve më parë, kur nuk e lanë të hynte me makinën e tij personale në mjediset e një restoranti, ky është incidenti i dytë që po i ndodh deputetit Nano brenda një kohe relativisht të shkurtër.
© OBOBO NEWS
---------------------------------
Ready for the edge of your seat? Check out tonight's top picks on Yahoo! TV.
____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club