[AlbClub] Pertej gabimeve te shtypit

Eltion Hysa <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

Po ju përcjell një lajm dhënë nga dy gazeta të ndryshme. Është fjala për vetëvrasjen e një emigranti shqiptar të cilit iu mohua rikthimi (viza) në vendin ku kishte mërguar fillimisht.
  Lajmi jepet me shumë pasaktësi, por ajo që bie më shumë në sy është se e perditshmja  GAZETA SHQIPTARE thotë se ka qenë Greqia ajo që ia ka mohuar të drejtën e vizës, kurse SHEKULLI (por edhe SHQIP) nënvizon se ka qenë konsullata italiane ajo që ia ka kthyer mbrapsht kërkesën.
  Sidoqoftë, do të ishim të kënaqur sikur të ishte thjesht një gabim shtypi. Përndryshe na duhet të mendojmë se njëra nga gazetat MASHTRON. Arsyeja e supozuar do të ishte edhe më e trishtuar.
   
  Eltioni
  **************************************************************
   
  Gazeta Shqiptare Online             URL: http://www.balkanweb.com/index.php?id=21000 
   
  S’i dalin dokumentat, vetëvritet emigranti 
   
    
  ( 17/09/07) 

FIER- Një 25-vjeçar, emigrant prej vitesh në Greqi, i ka dhënë fund jetës së tij me një plumb, pasi nuk i kanë dalë dokumentet. Ferdinand Çepele, banues i Roskovecit, pasi ka ngrënë drekën e fundit në familjen e tij, ka rrëmbyer çiften që kishte në shtëpi dhe i ka dhënë fund jetës. Çepele kishte ardhur pas shumë vitesh emigrim për të kaluar pushimet e verës si çdo emigrant tjetër. Sipas të afërmve të tij që kanë deponuar në polici, 25-vjeçari kohët e fundit vuante nga çrregullime mendore. Përpara se të kthehej në Shqipëri, kishte hedhur dokumentet për rinovim, me qëllim qëndrimin në shtetin helen. Ditët e fundit, përgjigjja për dokumentet ishte negative, dhe kjo mendohet t’i ketë shkaktuar atij depresion 
   
   
  http://www.shekulli.com.al/news/45/ARTICLE/15794/2007-09-17.html
  I mohohet viza italiane, vret veten para familjes
   
  L. Çeçoaliaj 
  17-09-2007
   
   
   Roskovec, Eduart Çepelja ka vrarë veten me çifte pasi konsullata nuk i kishte dhënë vizë për në Itali 
  FIER- Konsullata italiane i refuzon vizën, vetëvritet 28- vjeçari në sy të të gjithë familjes. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytezën e vogël të Roskovecit paraditen e djeshme. Eduart Çepele ka qenë emigrant në Itali prej 13 vjetësh por katër muaj më parë kishte pësuar një aksident në punë. Ai është kuruar në Itali dhe mbas daljes nga spitali autoritetet italiane e kanë dërguar djalin ne Shqipëri me qëllim që ai të ndjente afërsinë e familjes duke i dhënë shpresë se ai do të kthehej përsëri në Itali. Gjatë kësaj kohe familja e tij është përpjekur ta mbajë afër dhe pas një muaj të ardhjes së tij nga Italia, sipas xhaxhait të tij Behar Çepele, ata kanë shkuar në konsullatën Italiane por nuk i kanë dhanë asnjë shpresë për të marrë vizën një ditë. Ndërkohë djali nga aksidenti që kishte pësuar kishte kaluar në depresion dhe kjo e fundit mos marrja e dokumenteve e ka tronditur atë edhe më shumë. "Gjithnjë shprehej u se në rast se nuk do të merrte dokumentet do të vriste veten.
 Ai më thoshte kam qenë në Itali 13 vjet dhe këtu nuk mund të punoj më",- tregon me lotë në sy xhaxhai i tij Behar Çepele.
Dhe dje ai këtë premtim për vetëvrasje e ka bërë realitet. Në orën 13.30 Eduart Çepele ka dhënë fund jetës duke qëlluar vetveten me një arme gjahu që kishin me leje familjaret e tij. Ai kishte blerë vetë një fishek çifteje dhe kishte bërë gjithçka gati për vetëvrasje. Pasi ka marrë në dorë çiften e gjuetisë, 28- vjeçari ka hyrë në dhomën ku ndodheshin njerëzit e tjerë të shtëpisë. Ai ka drejtuar çiften nga vetja por me gjithë përpjekjet e familjarëve të tij, ka shkrepur armën. Plagët e shkaktuara nga saçmat e çiftes i kanë sjellë 28 vjeçarit vdekjen e menjëhershme. "Në vend që shteti italian ta kuronte në Itali sepse aty është aksidentuar në punë, ata e sollën në Shqipëri. Eduarti punonte në një piceri në një qytezë në periferi të Milanos. Ai i kishte të gjitha dokumentet të rregullta por gjatë kohës që erdhi në Shqipëri ato i skaduan",- thotë xhaxhai i tij.

       
---------------------------------
 For ideas on reducing your carbon footprint visit Yahoo! For Good this month.


____________________________________________________
Alb-Club mailing list: [email protected]
To unsubscribe send email to: [email protected]
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.