Re: [AlbClub] z.Kopliku, per dijeni

"Bashkim Kopliku--->Gmail Home" <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <028901c80964$199a95c0$7301a8c0@pc>
                  *** AlbClub Discussion List ***



Z. Orik,

Natyrisht, ju nuk duhet ta keni personalisht me mua.  Ju duhet ta keni me 
antikomunizmin tim, deri sa ju ngacmon nervat aq tepër çdo shkrim imi me atë 
temë, saqë nuk arrini ta mbani veten nga përdorimi i termave si "infantile" 
(fëmijërore) etj.  Nejse.

Po, unë jam i djathtë, ndër kohë që mendoj se berishizmi është ekstrem i 
majtë, por shitet si i djathtë--është kjo e fundit që më bën të jem 
veçanërisht kundër tij.

Me që e përmendët, edhe shkrimi im i fundit, "Pompat funebre, plot 
 komunizëm", është kryesisht në kuadrin e antikomunizmit, pra të 
antiberishizmit.  Ju më rekomandoni "ta harroj" atë shkrim, duke nënkuptuar 
se nuk ju ka pëlqyer.  Nuk nxirrni arsye konkrete, por thjeshtë keni 
kritikë-sharje në përgjithësi, por, nga konteksti kuptoj se shkrimi nuk ju 
ka pëlqyer se ka antikomunizëm.  Në këto kushte, më mbetet t'ju përgjigjem 
në përgjithësi: kam marrë sa e sa telefonata, e-maile dhe përgëzime për atë 
shkrim, bile edhe nga ish-komunistë, sa që jam befasuar-ja që bota është e 
përbërë nga njerëz me mendime dhe shije të ndryshme, prandaj dhe është shumë 
interesante.  Konkretisht, pavarësisht nga toni e stili, unë vlerësoj 
seriozisht të gjitha komentet dhe kritikat tuaj-ju përgëzoj e ju falënderoj.

Shkrimi që përcillini për shëndetësinë, ai i atij ekonomistit joshqiptar, 
është një shkrim në përgjithësi, edhe ai.  Jam dakord me shumë principe që 
shtrohen në të-sa vuajmë ne shqipot nga teorizimet, nga akademizmat, nga 
mania e foljes në përgjithësi!  Por, unë kam një shtyrje të brendshme të jem 
konkret, të shkoj në nivelin e zbatimit të principeve, në terrene konkrete, 
në Shqipëri, t'i thjeshtoj aq shumë gjërat, sa që mund të keqkuptohen se 
janë fëmijërore.  Kjo mund të jetë "sëmundje" nga profesioni im i parë: 
inxhinier.  Prandaj, edhe kur vjen puna për shëndetësinë tek ne, jam për 
zgjidhje ekstremisht të bazuara në ekonominë e tregut.  Kjo sepse përveç 
forcave të saj, në Shqipëri mungojnë fare forcat "pro-etatiste" (më falni 
për termin jo krejt të përshtatshëm)-këto forca ekzistojnë në shoqëri të 
zhvilluara, si shtetet skandinave etj.  E kam fjalën për humanizmin, 
mirëadministrimin nga shteti, respekti për pronën e përbashkët etj.  Pra, në 
një vend si yni, ku këto forca pro-etatiste, jo vetëm që mungojnë, por janë 
të zëvendësuara me të kundërtat e tyre, do të ishte naive (më falni për 
termin!) të kërkosh të zbatosh sisteme që bazohen mbi ato forca.  Pra për 
ne-po e theksoj, "për ne"-çdo lloj sistemi etatist (statist) do të ishte një 
dështim skandaloz, siç po e përjetojmë përditë me mjekësinë tonë shqiptare, 
komuniste (jo socialiste!).

Përditë e më tepër bindem për nevojën urgjente të privatizimit tërësor të 
shëndetësisë në Shqipërinë aktuale (mbase mbas disa vjetësh, nëse do të kenë 
lindur ato "forcat pro-etatiste", ndonjë pjesë e shëndetësisë mund edhe të 
rishtetëzohet).  Duhet të privatizojmë edhe mjekun e lagjes, edhe spitalet 
(të gjitha), edhe poliklinikat, duke lënë shtet vetëm ministrinë e 
shëndetësisë dhe drejtoritë në bashki etj., bile edhe tek ato, duhet të 
privatizohen shumë funksione, që nga pastrimi i zyrave e deri tek kryerja e 
studimeve dhe projekteve komplekse.

Edhe unë nuk jam dakord me thënien "Better dead than red", por nisur nga 
motive të tjera.  Unë mendoj se shprehja ka nonsens, sepse vdekja është e 
sigurt po qe i kuq, pra nuk ka sesi të jesh i gjallë, po qe i kuq-sqarim: 
socializmin nuk quaj aspak të kuq, quaj të kuq komunizmin; edhe socializmi, 
si e majtë moderne, është po aq antikomunist, sa edhe e djathta moderne.

Faleminderit edhe një herë.

Nderime.
Bashkimi

Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 23663
Mob: +355 0682200590
Email: <[email protected]>
optional: [email protected]

----- Original Message ----- 
From: orik
To: [email protected]
Sent: Sunday, October 07, 2007 7:16 AM
Subject: [AlbClub] z.Kopliku, per dijeni


                  *** AlbClub Discussion List ***







z.Kopliku,
sigurisht ketu nuk ka asgje personale,ju e dini kete.
Eshte kunder pikpamjeve tuaja te paragjykuara ekstremisht ne favor te se 
djathtes
ne kuptimin global.Jeni bere publikisht perfaqesuesi  me ne ze i nje 
ideologjie infantile qe mund ta quaja duke perifrazuar : absolutizmi 
djathtist-semundje foshnjore e kapitalizmit postkomunist.
Kam pershtypjen se u eshte cenuar keq sensi kritik ndaj pikpamjeve tuaja; aq 
sa u lejon te shkruani artikuj si ai i fundit, "Pompat funebre..",te cilin, 
ne vendin tuaj, do preferoja ta harroja sa me pare.Te kujton Adhamudhin ne 
"Pas vdekjes".
Me respekt te pandryshuar per perpjekjet tuaja kunder berishizmit.
orik

ps-lexoni me poshte




 Nga "Shekulli",6/10/07

Shumë shqiptarëve u kujtohet "tranazhi" që u bëri ish-kongresmeni amerikan 
Xhejms Trafikant (nga 1985 deri më 2002), për të mësuar përmendësh në 
anglisht parullën e rimuar antikomuniste të nazistëve në fund të Luftës II 
Botërore dhe të makartistëve në vitet 1950: "Better dead / than red!" (Më 
mirë i vdekur / se i kuq!). Por ish-krye-ekonomisti i FMN-së, profesor në 
Harvard, Keneth Rogof, e përmbys, në gusht 2007, këtë parullë me: "Better 
red / than dead?" (Më mirë i kuq / se i vdekur?).
Pa revolucion, por në mënyrë demokratike, shoqëritë e sotme të 
çideologjizuara, mund të vendosin të zbatojnë Marksin, për shkak të 
Hipokratit!
Opinioni i mëposhtëm i një prej figurave më të rëndësishme të mendimit 
ekonomik botëror, i botuar para dy muajsh, ka pasur një jehonë të 
jashtëzakonshme në mediat e huaja. Ka shumë komente për prognozën e zymtë të 
Rogofit, që paralajmëron se shtrenjtimi i kujdesit shëndetësor të ekonomisë 
së tregut të lirë, mund të detyrojë shoqëritë e sotme të zhvilluara 
demokratike të vendosin të kalojnë në mjekësinë socialiste. Në fund të 
shkrimit të tij, autori shtron pyetjen hamletiane: Të jesh më mirë "i kuq" 
apo të vdesësh?
Me përkthimin në shqip të esesë së Rogofit, nuk do të ishte keq të bëheshin 
komente, pasi problemi është mjaft i mprehtë në shëndetësinë tonë publike e 
jopublike. (Vladimir Mustaqi)

A nuk do të përbëjë ndonjë ditë një sfidë të madhe për kapitalizmin 
bashkëkohor në mbarë botën, rritja e shfrenuar e kostove të shërbimit 
shëndetësor? Jam i mendimit se në një të ardhme jo të largët, mbështetja 
morale, sociale dhe politike për kapitalizmin do të vihet në dyshim, 
ndërkohë që të ashtuquajturat sisteme të shëndetit egalitar (barazimtar) 
ballafaqohen me kosto gjithmonë e në rritje.
Rritja e të ardhurave, plakja e popullsisë dhe teknologjitë e reja në 
zgjatjen dhe përmirësimin e jetës, kanë çuar në shtrenjtimin e shërbimit 
shëndetësor në 3,5 për qind më shpejt se e ardhura e përgjithshme për shumë 
dhjetëvjeçarë në SHBA. Disa ekonomistë liderë llogarisin se shpenzimet për 
shëndetësinë, të cilat aktualisht përbëjnë 16 për qind të ekonomisë së 
SHBA-së, do të rriten deri në 30 për qind të PPB-së në vitin 2030, dhe, ka 
gjasa, të arrijnë në 50 për qind afër fundit të shekullit. Vende të tjera të 
pasura dhe me të ardhura mesatare, pavarësisht se shpenzojnë sot sa gjysma e 
nivelit të SHBA-së, nuk do të mbesin fort prapa në këtë kohë.
Vende në Evropë, si dhe shumë të tjera, mundën t'i mbronin shtetasit e tyre 
deri-diku nga kjo rritje, duke shfrytëzuar arritjet teknologjike të SHBA-së. 
Gjithsesi, kohët e fundit, po ballafaqohen me trysni të rritjes së çmimeve.
A nuk shënoi fillimi i shekullit XXI fundin e të gjitha ideologjive të tjera 
me kapitalizmin embrional në Kinë, i cili ushtron trysni në forma shumë më 
të buta në Evropë dhe vendet e tjera? Problemi është se qëndrimet ndaj 
kujdesit shëndetësor janë krejtësisht të ndryshme.
Shumë shoqëri e shohin kujdesin shëndetësor si një të drejtë dhe jo si luks, 
kur shpenzimet mjekësore përbëjnë vetëm një përqindje jo të madhe të të 
ardhurave, siç ndodhte në mënyrë tipike 50 vjet më parë, kur një qasje 
egalitare ndaj kujdesit shëndetësor, si një e drejtë për gjithsecilin, 
konsiderohej diçka jo fort ekstravagante. Shpenzimet e drejtpërdrejta dhe të 
tërthorta, ishin relativisht të vogla dhe të përballueshme.
Ndërkohë që shpenzimet për kujdesin shëndetësor filluan të arrijnë deri në 
një të tretën e të ardhurave kombëtare, socializmi në shëndetësi fillon e 
bëhet një socializëm "safi`": secilit sipas nevojave. Madje, kapitalizmi 
autoritarist i Kinës do të ndiejë një ditë trysni, pasi popullsia fshatare, 
e cila sot ka një akses të vogël ndaj mjekëve dhe spitaleve, eventualisht do 
të shfaqë me zë të lartë pakënaqësinë e vet.
Tashmë shpesh mund të dëgjosh mbi rritjen e kostos së shërbimit mjekësor, 
kur bie fjala mbi prognozat buxhetore në të ardhmen, ndërkohë, pritet që në 
vitet në vazhdim kostoja e shërbimit mjekësor të popullsisë në plakje, 
gjithmonë e më tepër, të bëhet faktori bazë përcaktues i rritjes së 
shpenzimeve qeveritare. Por një shikim i kujdesshëm i këtyre prognozave, 
fjala vjen, nëse marrim Komisionin për Çështjet e Buxhetit të Kongresit 
Amerikan, tregon se plakja e popullsisë është vetëm një pjesë e problemit 
dhe jo pjesa më e madhe e tij. Çështja e vërtetë ka të bëjë me atë se, a do 
të kenë ndërmend shoqëritë, që edhe më tej t'u sigurojnë pleqve akses të 
barabartë në teknologjitë e reja në mjekësi.
Rëndësia në rritje e shërbimit mjekësor individual është problemi i vërtetë 
dhe që shfaqet në horizont dhe që kërcënon të ashpërsojë pakënaqësinë e 
sotme. Në pjesën më të madhe të historisë bashkëkohore shëndeti publik 
relativisht jo i shtrenjtë, për shkak të furnizimit me ujë të pijshëm të 
pastër dhe vaksinimi rutinë, ishte faktori kryesor në rritjen e 
jetëgjatësisë. Masat për kujdesin shëndetësor publik nxorën në pah rëndësinë 
e kujdesit shëndetësor individual.
Por, sot balanca është zhvendosur. Operacionet në zemër janë një faktor i 
madhor, që rrit jetëgjatësinë në vendet e pasura. Teknikat e sofistikuara të 
diagnostikimit me rëntgen, të tilla si tomografia kompjuterike (CT scans) 
mundësojnë përcaktimin e shumë sëmundjeve kanceroze qysh në atë stad, kur 
ato mund të kurohen ende.
Disa kërkues në farmakologji profetizojnë se në përparimin në vazhdimësi për 
studimin e gjenomit njerëzor (human genom) mjekët së shpejti mund të 
parathonë shfaqjen e sëmundjes 15-20 vjet më parë se të avancojë dhe të 
fillojnë trajtimin profilaktik të menjëhershëm. (Duke marrë parasysh atë që 
profetizojnë disa ekspertë se së shpejti njeriu do të rrojë me një ritëm të 
zakonshëm 110-115 vjet në mesin e shekullit, pa dashur të shtrohet çështja 
se çfarë do të bëhet me një dukuri të tillë sociale, si martesa, por më mirë 
këto përsiatje do t'i le për një ditë tjetër).
Përveç uljes së vdekshmërisë, teknikat e reja mjekësore mund të përmirësojnë 
dukshëm cilësinë e jetës. Në SHBA bëhen rreth 250.000 operacione në vit, për 
zëvendësimin e këllqeve. Pa mbushur të 60-at, pacientët bëhen më të 
rëndësishëm, pasi nyjëtimet e reja artificiale u lejojnë të bëjnë një mënyrë 
jetese më aktive.
Kostoja mesatare e operacionit të këllqeve arrin në 6.000 USD, sa e njëmijta 
e kostos së supozuar të transplantimit të dorës bionike, syrit dhe dy 
duarve, sikurse demonstrohej në shown televiziv artistik popullor të mesit 
të viteve 1970 "Njeriu gjashtë-milionë-dollarësh". Natyrisht, pacientët me 
transplante këllqesh nuk fitojnë shpejtësi mbinjerëzore, por dhe fuqi dhe 
vizion nuk fitojnë hë për hë. Nëse zyrtarët e "Tour de France" mendojnë se 
ata tani kanë probleme të mëdha për shkak të përdorimit të steroideve, le të 
shohim se çfarë do të ndodhë pas dhjetë vjetësh.
Në parim, përdorimi më i madh i mekanizmave të tregut, mund të ngadalësojë 
ose madje të ulë përkohësisht kostot e kujdesit shëndetësor. Por vetëm deri 
në një kufi të caktuar. Koha po dëshmon se shoqëria harxhon pjesë gjithmonë 
e më të mëdha të të ardhurave të saj për mjekësi, në krahasim me shpenzimet 
për ushqim, kjo në varësi të pasurisë të vendit.
Shpenzimet e mëdha, nga ana tjetër, çojnë në përshpejtimin e teknologjive 
rinovuese. Kjo gjë rrit mirëqenien universale në perspektivë, por edhe 
rëndon pabarazinë ekzistuese dhe mosmarrëveshjet.
Unë nuk po gjykoj për minuset e kapitalizmit në kujdesin shëndetësor, por 
vetëm po paralajmëroj se mbështetja do të jetë e dobët, shumë e vogël se, 
fjala vjen, mbështetja e sotme e globalizmit. Shumë vende i varin shpresat 
kryesisht në kontrollin dhe ndërhyrjen dhe u japin fare pak stimuj 
pacientëve dhe mjekëve për gjetjen e zgjidhjes racionale. Gjithsesi, mbetet 
çështje e hapur nëse kostoja gjithmonë në rritje e kujdesit shëndetësor do 
ta çojë kapitalizmit e tregut, aktualisht të lirë (edhe më të lirë) drejt 
një procesi të anasjelltë, gjë që do ta çojë drejt asaj që pjesa më e 
rëndësishme e ekonomisë do të zhvillohet sipas ligjeve të socializmit. Disa 
shoqëri mund të vendosin se më mirë të jesh i kuq, se i vdekur.

* Profesor i Ekonomiksit dhe Drejtimit Publik / Shtetëror (Public Policy) në 
Universitetin e Harvardit dhe ish-Krye-ekonomist i FMN-së / Përktheu për 
"Shekullin": Vladimir Mustaqi





Fussy? Opinionated? Impossible to please? Perfect. Join Yahoo!'s user panel 
and lay it on us.



______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club 

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.