[AlbClub] Filozofia shkurt e shqip
shkelzen gashi <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Filozofia shkurt e shqip, i dyti libër i ilustruar
nga seria shkurt e shqip, tashmë nëpër pikat e shitjes
së gazetës Express.
Libri i ilustruar Flozofia shurt e shqip në hapje e
shtron gamën e interesimeve të ndryshme të filozofisë
me nëndegët e saj, si dhe na flet për metodat e
hetimit filozofik, si deduksioni e induksioni, si dhe
kur të përdoret njëra e kur tjetra. Qe, ta zëmë një
dilemë e tillë që jepet në libër: nëse të gjitha
mjellmat që ke parë në jetë kanë qenë gjithmonë të
bardha, dhe prandaj ke nxjerrë përfundimin se mjellma
është shpend i bardhë, si ia bën kur një ditë shkon në
Australi dhe atje sheh disa mjellma të zeza?
Nëpër libër përvijohet një diagonale e mrekullueshme e
zhvillimit historik të filozofisë perëndimore që nga
koha e filozofëve të antikës greke, e ndarë kjo në
mendimtarët parasokratikë dhe passokratikë, për të
vazhduar më tutje e duke ardhur deri në ditët tona,
tek filozofë të tillë si Russel, Lacan e Derrida. Në
Filozofia shkurt e shqip do të takoni Sokratin dhe
thënien e tij E di se nuk di asgjë, pastaj do të
njiheni me idetë e Platonit dhe me filozofinë e
nxënësit të tij Aristotelit. Herakliti do tu mësojë
se dy herë në të njëjtin lumë nuk mund të hyhet,
ndërsa Zenoni do tua sqarojë paradokset e tij, e
natyrisht se do tu tregojë se pse breshka është më e
shpejt se Akili. Tutje do të mësoni për rrymat
filozofike si: stoicizmi, epikurizmi, skepticizmi,
racionalizmi, ekzistencializmi etj. Në vazhdim do ta
takoni Erazmo Roterdamin duke i thurë lavde marrisë,
ndërsa kontratën shoqërore do tua shpjegojë Hobsi,
dialektikën do ta mësoni nga Hegeli dhe për
ekzistencializmin do tu flasë Kierkegaard-i.
Në rrugë e sipër ndeshim konceptet themelore që i
dhanë lëndë dhe e formësuan filozofinë perëndimore,
siç është e famshmja Cogito ergo sum (mendoj prandaj
jam) e Descartes-it.
Dalëngadalë do të mbërrini deri të filozofia e
shekullit XX dhe në fund, pasi ta mbaroni së lexuari,
do të vëreni se nuk u ka marrë më shumë se një deri dy
orë lexim.
Idetë filozofike gjithmonë shpjegohen thjesht, pa u
mjegulluar, por as pa thurë kurrfarë lavdesh rreth
tyre, prandaj Filozofia shkurt e shqip është një
libër që lexohet lehtësisht nga secili kureshtar që i
futet kësaj fushe për herë të parë.
Libri është shkruar nga Dave Robinson, profesor i
filozofisë për shumë vjet me radhë dhe autor i disa
librave. Tash punon si ligjërues i Studimeve Kritike
dhe jeton në Devon të Anglisë. Ilustratorja e librit,
Judy Groves, është edhe piktore e dizajnere që ka
ilustruar edhe libra të tjerë të kësaj serie.
Librin do ta gjeni nëpër pikat e shitjes së gazetës
Express gjatë gjithë javës. Atë mund ta blini vetëm
bashkë me gazetën, me një çmim të përbashkët prej 3.00
eurosh.
____________________________________________________________________________________
Pinpoint customers who are looking for what you sell.
http://searchmarketing.yahoo.com/
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
(unnamed)
(message/rfc822, 11.5 KB) - not displayed