[AlbClub] Ditelindja e Enverit

[email protected]
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

 
E di qe nuk eshte e bukur kjo copy-paste nga  shtypi, e di bile qe 
moderatoret na e kane ndaluar kete, por une po e bej vetem  per dy tri fraza pershtypjet 
e mia, ne fund te shkrimit 

Nga  “Shqip” 16 tetor 2007 
Sot kujtohet 99-vjetori  i lindjes se Enver Hoxhes 
Familjaret presin vizita ne shtepi, simpatizantet  ceremoni te varrezat e 
Sharres  
Sot mbushen plot 99 vjet qe nga dita e lindjes se ish-udheheqesit Enver  
Hoxha. Ne 16 tetor te vitit 1908 do te shenohej edhe dita e lindjes se  diktatorit 
shqiptar. Pas vdekjes se tij, ne prill te vitit 1985, çdo vit  simpatizante, 
anetare te Partise Komuniste, te njohur e te aferm, kane kujtuar  veprat dhe 
kohen e udheheqesit me te perfolur shqiptar ne te gjithe boten. Sot  22 vjet 
pas vdekjes se tij, ne shtepine ku jeton gruaja e ish-udheheqesit,  priten 
vizita te te afermve, te njohurve dhe aderuesve ne forumet e Partise  Komuniste te 
Shqiperise. Ndersa familjaret mes tyre do te kujtojne Hoxhen dhe  veprat e tij 
ne nje ceremoni te thjeshte perkujtimore. Sipas familjareve, ky vit  do te 
jete nje ceremoni si vitin e kaluar, por vitin e ardhshem, kur Enver Hoxha  te 
kete 100-vjetorin e lindjes, mendohet te kete edhe nje ceremoni me te madhe  
dhe me surpriza te cilat jane duke u punuar, por qe ende nuk do te behen publike 
 deri ne perfundim. Mesohet se vitin e ardhshem do te promovohet nje liber, i 
 cili do te kete ne permbajtje korrespondenca dhe shkrime personale nga jeta 
e  Enver Hoxhes. Per mbledhjen dhe pergatitjen e materialeve qe do te jene 
pjese e  librit po kujdeset nusja e tij, Teuta Hoxha. Sakaq, neser kreu i Partise 
 Komuniste te Shqiperise, Hysni Milloshi, bashke me anetare te tjere,  
simpatizante apo adhurues te Hoxhes, do te ndodhen ne oren 10:00 ne varrezat e  
Sharres.  
Mua me duket shume interesante kjo atmosfere festive qe i garantohet  
familjes Hoxha dhe i percillet nga i gjithe shtypi, publikut, brenda dhe jashte.  
Ngjan si nje parajse demokratike dhe kjo ndihmon shume ne pergatitjen e 100  
vjetorit. Une qe i perbuz enveristet kam deshire vetem t'ju a djeg surprizat dhe  
te nxjerr hapur ato qe po pergatiten te ndodhin vitin qe vjen.   1.Eshtrat e 
kryen detyren  iluzive ne Sharre dhe do te kthehen ne hijen e Nenes Shqiperi 
dhe 2. Shtatorja e  Udheheqesit do te rivendoset ne Sheshin e madh te Tiranes. 
pk 




************************************** See what's new at http://www.aol.com

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.