[AlbClub] Shqiperia dhe ... boshti i se keqes.

"D. K." <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***

-Ndjese per mesazhin e pare qe me iku i paperfunduar (nga frika, se hyri
shefi ne zyre:-)), me poshte keni mesazhin e plote-
--------------------

 Megjithse pergjithsisht jam per te treguar vemendje ndaj kritikave qe na
behen nga te huajt, per te pare me qarte se cfare eshte e vertete (e jo per
te nxjerre menjhere ne pah fodullekun provincial), nuk e fsheh se u ndjeva
fort keq nga libri i fundit i Thony Wheeeler-it.

Ata qe banojne ne Amerike dhe ne vendet anglisht folese e dine se ai eshte
themeluesi i guides se fameshme turistike, Lonely Planet.
Thote se ka nxjerre rreth 400 tituj dhe po aq te tjere ka ne proces shtypi.
Guidat e tij kane emer te mire dhe ribotohen me sukses edhe ne vendet e
tjera.

Per ti mbajtur te fresketa ai bwn up to date te vazhdueshme dhe nuk perton
te udhetoje rreth gjashte muaj ne vit ne cdo kend te planetit.

Per fatin tone te keq, duket se kohet e fundit ka vene kembe edhe te ai
vendi vogel e sherrmadh aty buze atij gjiut te Mesdheut me emrin perandorak,
Adriatik...

Frut i nje udhetimi te tille (por jo vetem atje,ama) eshte libri tij me i
fundit, qe ne vendet frankofone po paraqitet me titullin : Guide turistike
ne boshtin e se keqes, apo sic thote vete autori: udhetim te  regjimet me
shtypese. Dhe keto jane: Afganistani, Shqiperia, Birmania, Kuba, Irani,
Iraku, Libia, Korea e Veriut dhe Arabia saudite.

Nuk u besoja syve.
 Kurre nuk e kam fshehur se kur kam rast te shtie (d.m.th. te qelloj) cdo
here, sacmet me hane djathtas, por nuk me mungon kurajo te them se kur
flitet per regjime shtypese ne kuptimin qe atyre u jepen nga fjaloret
politike (edhe pse ne nje cast te caktuar u detyrova te le vendin, por nuk e
pergjithsoj dot rastin tim), mund te them se keto shtatembedhjetet vitet e
fundit Shqiperia ka patur te gjitha llojet e regjimeve, por jo regjim
shtypes.


Cudit erisht ndjeva kenaqesi te udhetoj ne secilin prej ketyre vendeve ,
thote autori. Kjo per mua eshte shenje perversiteti e felligeshtie
mazokiste, po qe se ai beson seriozisht ne ate qe  ka thene pak me pare, pra
se ato vende jane me shtypeset ne bote.

Te pakten per rastin e Shqiperise vicioziteti tij eshte i dukshem, se te
huajve u japin me shume rendesi e nder se sa u takon.

Per  nje vleresim me te mire te ketyre vendeve pak te frekuentueshme Thony
Wheleer  ka sajuar edhe nje lloj instrumenti mates  te se keqes qe do ta
parkthja: keqmates (ose afersisht), ndonse diku thote se ne kete rast nuk
kemi te bejme me nje shkence te sakte.

Gjithsesi, sipas keqmatesit te tij, del se ne vend te pare, per nga e keqja,
eshte Koreja e veriut, me i veshtiri per te hyre shte Libija, ku udhetaret
detyrohen ti perkthjene dokumentet e tyre en gjuhen arabe. Me tej ai vazhdon
me te keqijat e dukeshme te ketyre vendeve, si veshtiresite per te hyre a
dale etj, qe qe nuk perkon fare me ate qe thone turistet e huaj per
Shqiperine.

Me tej kerkova te shoh  ne Amazon kopertinen e librit origjinal dhe aty
verejta se titulli i tij ishte Vendet e se keqes dhe vetem si nenetitull qe
shenur Nj turist ne boshtin e se keqes.
Po aty gjeja me shqetesuese ishte se emri i Shqiperise ishte ne  krye te
kopertines me sfond te kuq. krejt si rastesisht, si nje teke e dizenjatorit.

Nganjehere them me vete se sa kohe qe nuk do te ndryshojme ne vete imazhin
qe kemi per veten tone, nuk duhet te presim qe te huajt te na gjykojne
ndryshe.

DK

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.