[AlbClub] perla gazetarie

Ben <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***


Nuk di a ju ra rasti te lexoni intervisten e Zenepe Lukes me Ervehe Gorishtin, botuar ne Gazeta Shqiptare. Perle e vertete. Ua rekomandoj te gjitheve: http://balkanweb.com/gazetav4/newsadmin/preview.php?id=24294.
Kam shkeputur disa pasazhe. Dua t'i bej nje paralajmerim Pellumb Kulles - kjo i afrohet shume nivelit te tij te humorit dhe e rrezikon me rivalitet, pavaresisht se eshte shkruar seriozisht. 
"Për shumë dekada e deri në ditët e sotme, “Lilo Labja” ka ecur me “këmbët” e një dëshmori rus....Vetëm pas çlirimit të vendit dhe nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Enver Hoxhës, Ervehe Gorishti i nënshtrohet një operacioni kirurgjikal në Moskë," shkruan gazetarja Zenepe Luka. Pastaj e le heroinen te shpjegoje vete: 
..."Ndjeva se u plagosa në këmbë, por nuk e dhashë veten. Madje, pasi varrosëm italianin, nisëm marshimin drejt Ramicës. Shokët më lidhën këmbën me një këmishë të grisur, kur më thërret komisar Babaçe Faiku. Ai më tha: “Ervehe, merre çantën time dhe nëse unë vritem, do ta dorëzosh në komandë”. Ai ishte anëtari i Qarkorit të Rinisë dhe kishte dokumente sekrete, të cilat nëse binin në duart e armikut, do të sillnin pasoja të rënda për shokët tanë." Rritet tensioni. Behet fjale per dokumente sekrete te Rinise. Erveheja eshte e plagosur ne kembe por vazhdon te ece dhe te luftoje. Babacja i paplagosur, ia jep dokumentat sekrete vajzes pesembedhjetevjecare te plagosur, sepse ajo ka me shume shanse te shpetoje.
Por vjen nje cast dhe ajo duhet te hidhet nga shkembi qe te shpetoje dokumentat (megjithese e plagosur ne kembe):
 
Unë u hodha poshtë me gjithë çantë. Fati më ndihmoi që të mbetesha gjallë, ndonëse kisha rënë në një lartësi prej 30 metrash. U përmenda në një përrua, mes dhimbjeve të mëdha. Shoku im nuk ishte hedhur nga shkëmbi....
Ndonëse nuk e dinin nëse isha gjallë, ata erdhën e më gjetën pas 18 orësh. Megjithëse kisha thyer copë-copë dy këmbët, u tërhoqa zvarrë dhe u fsheha në një zgërbonjë lisi. Ata qanin nga gëzimi. Mbaj mend se para meje ndodhej komisari Babaçe Faiku, i cili u trondit nga skena që pa. Mblodhi kockat e këmbëve të mia dhe më mori mbi kurriz....
Ndihmën e parë ma dha doktor Vasil Laboviti. Duart e arta të tij më shpëtuan nga vdekja e sigurt. Nga spitali i Kuçit më dërguan në Gjirokastër, ku u mjekova për plot 5 muaj nga doktor Ibrahim Dervishi. Më pas, shokët e qarkorit më dërguan në spitalin e Janinës. Në momentin që dola nga ky spital u ktheva në Korçë, ku u angazhova me Brigadën e 9-të Sulmuese deri në çlirimin e plotë të vendit.
Perfytyroni Babacen me kockat e kembeve ne dore dhe me vajzen ne kurriz. Pastaj doktoret, qe ia ngjisnin kockat. Pastaj vajza, me kocka te ngjitura qe del perseri partizane me brigaden e 9te. Pastaj operacioni ne Moske, ku iu vune kembet e heroit rus. Pastaj perfytyroni Zenepe Luken. Pastaj perfytyroni Gazeten Shqiptare. Oh...
_________________________________________________________________
Have fun while connecting on Messenger! Click here to learn more.
http://entertainment.sympatico.msn.ca/WindowsLiveMessenger

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.