Re: [AlbClub] Alb-Club Digest, Vol 1563, Issue 1

edmond cali <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***


te dashur bashkediskutues,
me ne fund edhe nje xhevahir tjeter: centralet berthamore.
une do te isha dakord, nqs:
jane te tipit te fundit, dmth qe nuk ndotin mjedisin;
te gjithe jane dakord;
duhen pyetur edhe fqinjet;
nqs se mbeturinat, skoriet radioaktive nuk krijojne probleme per 3000 vitet e ardhshme;
pastaj le te bejme centralin ne vlore me pare.
ju pershendes;
ps 
pyesni ndonjerin qe banonte ne rrethinat e Çernobilit me pare. ose edhe vendet qe e kane refuzuar ndertimin.
 
From: [email protected]: Alb-Club Digest, Vol 1563, Issue 1To: [email protected]: Wed, 21 Nov 2007 01:00:02 -0500Send Alb-Club mailing list submissions to	[email protected] To subscribe or unsubscribe via the World Wide Web, visit	http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-clubor, via email, send a message with subject or body 'help' to	[email protected] You can reach the person managing the list at	[email protected] When replying, please edit your Subject line so it is more specificthan "Re: Contents of Alb-Club digest..."
--Allegato al messaggio inoltrato--From: [email protected]: [email protected]: Tue, 20 Nov 2007 17:14:04 +0100Subject: [AlbClub] Bërthamori: pas pranimit tonë në BE



Bërthamori: pas pranimit tonë në BE[Gazeta Shqiptare e Veriut, 20.11.2007]"Do të ndërtojmë centrale bërthamore [CB] në Shqipëri", kumtoi kryeministri. "Nuk kemi para për t'i bërë ato", apo "dëmtojnë ambientin", u përgjigjën flakë për flakë nga opozita, dhe edhe nga disa analistë.  Të gjitha palët i janë shmangur dy çështjeve kryesore.  E para, këto investime prodhuese duhet t'ia lëmë t'i bëjë i zoti i parave, pra privati, e jo menaxhuesi i parave tona, shteti.  Nuk duhet lejuar më asnjë investim shtetëror në burimet e energjisë elektrike, dhe edhe çdo gjë e KESH (e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare) duhet privatizuar-kjo, dhe vetëm kjo është zgjidhja njëherë e mirë, si për investime eficiente, si dhe për sigurimin e energjisë elektrike.  E dyta, shteti duhet të lejojë ndërtimin e një CB-je, vetëm pasi të jetë bindur që qytetarët tanë, shoqëria jonë, kanë arritur një nivel të caktuar të respektimit dhe të zbatimit të ligjeve dhe rregullave. Aktualisht, ky nivel është skandaloz.  Me këtë nivel të ulët, lidhet dhe mospranimi ynë në BE (Bashkimin Evropian), prandaj shteti ynë duhet të refuzojë çdo aventurë bërthamore, pa u pranuar ne në BE.PrivatiËshtë naive që analistë apo politikanë, t'i futen llogarive "ekonomike", të miliarda dollarëve që duhen për të bërë një CB.  Ne thjeshtë duhet të ndërgjegjësohemi politikisht, se investime të tilla prodhuese, i duhet lënë t'i bëjnë vetëm e vetëm privatët, kompanitë që kanë paratë dhe ekspertizën për ndërmarrje të tilla.  Ata do të dinë t'i shpenzojnë paratë e veta, me eficiencë me qindra herë më të madhe se nëpunësit e shtetit, qofshin ministra, deputetë apo edhe njerëz "nga shoqëria civile".  Duket se edhe kryeministrin më vonë diçka e kthjelloi, u shkëput nga qëndrimi fillestar dhe pranoi se një investimi i tillë është absurde të bëhet me paratë e buxhetit-shyqyr, më mirë vonë se kurrë.Ka ardhur koha që ta mbledhim mendjen njëherë e mirë, edhe kryeministri, edhe kushdo tjetër.  Kuvendi duhet të miratojë një ligj me fare pak fjalë, afërsisht si vijon: "Ndalohet që shteti të bëjë ndonjë investim të ri në burimet e energjisë elektrike; ato duhet t' bëjnë vetëm privatët".  Ky ligj duhet bërë menjëherë, sepse privatizimi i KESH-it po bëhet tërkuzë, dhe as që pritet të konkludohet nga kjo qeverisje.  Natyrisht, nuk ka zgjidhje tjetër për sigurimin e energjisë elektrike për "24 orë pa ndërprerje", përveçse privatizimit të të gjithë KESH-it, të tre sektorëve të tij: të shpërndarjes, të burimeve dhe edhe të transmetimit.CB-të janë thjeshtë një variant prodhimi i energjisë elektrike, e nuk është e thënë se do të jenë vetëm ato që "do të na sigurojnë energjinë  elektrike"-le t'ia lëmë tregut të vendosë formën konkrete të burimeve, ku shteti veçse jep ose jo, lejet.ShtetiEdhe duke e bërë privatët CB-në, dhe jo shteti, është prapë shteti shqiptar që duhet ta lejojë apo jo këtë investim.  Punimi i një CB-je lidhet me rreziqe të mëdha për jetën e njerëzve, kudo në botë.  Rreziqet, kudo në botë, ulen duke vepruar njëherësh tre faktorë të veçantë: investitori privat (kompania që e ndërton, dhe ajo që e operon CB-në), institucionet ndërkombëtare të kontrollit (Agjencitë e OKB-së etj), dhe shteti i vendit ku ndërtohet CB-ja (Shqipëria, në rastin tonë).  Në këtë shkrim, ne do të ndalojmë në rolin e shtetit tonë, duke i pranuar të zgjidhura shumë mirë të dy faktorët e parë.I del detyrë shtetit shqiptar, qeverisjes shqiptare (Qeveri, Kuvend), si edhe shoqërisë shqiptare, të ndjekë mirë-ndërtimin, mirëmbajtjen dhe mirëfunksionimin e CB-ve, nëpërmjet detyrimit të investitorit privat, që të zbatojë një "pafundësi" ligjesh e rregulloresh.  Kjo detyrë e shtetit mbetet, edhe nëse vjen një firmë super e madhe, super e sigurt, edhe më e sigurt se Bechtel (ajo amerikania e rrugës së Kosovës), qoftë edhe e famshmja "Westinghause", a cilado tjetër.Sot për sot, qeverisja jonë nuk mund t'i lejojë vetes naivitetin, por edhe krimin, që t'u japë në dorë "mbikëqyrjen e CB-ve", nëpunësve tanë shtetërorë.  Kushdo e sheh se tek ne nuk po janë në gjendje të zbatojnë ligjin më të thjeshtë në botë, atë të ndalimit të pirjes së duhanit në lokale, e jo më të mëtosh zbatimin e legjislacionit kompleks që është i domosdoshëm për mbikëqyrjen e CB-ve.  Mos po e bëjmë si ai gomari, që e shihte që po vinte ujku, dhe thoshte "bëje zot ëndërr"?!  E "ujku", në rastin e CB-ve, është shumë i rrezikshëm.  Ai mund të ketë formën e një "Çernobili" [?????????] që i duket sovjetik ndonjërit, apo të një "Three Mile Island Harrisburg-Pennsylvania" në SHBA, që çdonjëri e pranon se nuk është fare sovjetike, siç nuk janë fare "bolshevike" as edhe aksidentet në Windscale (Angli), Saint-Laurent (France), Tokai-mura (Japoni), Vandellos (Spanjë) etj.Ka mjaft të dhëna për të qenë e sigurt se nuk mund t'i lihet në dorë një CB, shoqërisë sonë.  Mendoni sikur do ta lejonim një CB.  Do të duhej që nëpunësi ynë shtetëror, p.sh. t'u thotë pronarëve të CB-së: "duhet marrë kjo masë sigurie, që kushton kaq qindra milionë euro"-këto janë shifrat që dëgjojmë nëpër botë, për shpenzimet modernizuese të këtyre lloj centralesh Besoj se e merrni me mend sesi do të përfundonte kjo punë me nëpunësit tanë: pronari i CB-së, do t'u jepte disa milionë euro në xhep, që ata "të mos e shihnin atë nevojën për atë masën e sigurisë".  Natyrisht, krahas Vodaphone, AMC etj., do të na shtohesh edhe një gjigant tjetër "filantropik", ndonjë "Nuclear SHPK" (ndonjë CB) që do sponsorizonte ku duhet e si duhet, që shqiptarët e varfër të harronin "bombën atomike" që do të kishin mbi kokë, apo helmimin e vazhdueshëm me radioaktivitet (rrezatim), siç kanë "10 vjet" që po harrojnë çmimet monopol të dy kompanive të celularit.pranimi në BeNa kujtohen demonstratat popullore, në shumë vende me nëpunës shtetërorë nja një mijë herë më të aftë dhe më të ndershëm se tanët.  Shumë nga ato vende u tërhoqën para rrezikut të pasjes në vendin e tyre, të një centrali të tillë, apo vendosën moratoriume (mos lejime për një periudhë të caktuar, siç qe ai mbi 20 vjeçar i SHBA-së, apo refuzimi i Italisë në 1987 etj.).Edhe ne nuk mund t'i pranojmë CB-të "që sot", sa "të bëjmë shpejt e shpejt ca ligje për bërthamorët"?!  Nuk është aq punë "ambientalistësh" apo punë "shkencëtarësh të institutit bërthamor", apo punë "juristësh": është punë politikanësh, që kanë për detyrë të vlerësojnë nivelin e përgatitjes së shoqërisë sonë për të pranuar një rrezik të tillë, siç është një CB.Ne nuk e kemi akoma klasën politike që mund të hyjë në analizat e domosdoshme, prandaj duhet ta zgjidhim dilemën (mëdyshjen) tonë indirekt. Ta lidhim dhënien e lejes së një CB-je, me plotësimin e kushteve që Shqipëria të pranohet në BE.  Le të jetë ky plotësim kushtesh, pra le të jetë pranimi në BE, edhe "e drejta që të kemi të drejtë" të mendojmë për lejimin e një CB-je në Shqipëri.  Do të jemi shumë më të sigurt për aftësitë e politikanëve tanë, natyrisht edhe të shoqërisë sonë, kur të kemi hyrë në BE.  Kjo siguri rritet edhe më shumë, sepse diagnozën që shoqëria jonë është shëruar nga shumë sëmundje të saj, do ta japë BE-ja, dhe jo ne vetë.E fundit, por jo për t'u bërë kjo kryesorja: ndërtimin e një CB-je tek ne, besojmë se nuk do ta lejojë as vetë Evropa.  Nuk do të na lejojnë, jo vetëm se rrezikohet jeta jonë, por edhe sepse rrezikohet edhe jeta e atyre vetë, e evropianëve, se janë fare afër me ne-apo nuk janë edhe aq afër, dhe nuk e pësojnë edhe ata nga ne?!Bashkim Kopliku18.11.2007Phone: +355 52 23663Mob: +355 0682200590Email: <href="mailto:[email protected]">[email protected]>optional: <href="mailto:[email protected]">[email protected]>Please, send important e-mailson both addresses. 
_________________________________________________________________
Scarica GRATIS la versione personalizzata MSN di Internet Explorer 7!
http://optimizedie7.msn.com/default.aspx?mkt=it-it

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.