[AlbClub] Grat e sotme dhe "emancipimi" !
Alban GURI <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Por a jan grat e sotme, ato qe ne duam te mbrojm si Kjo Grua ktu ma posht:
MATER DOLOROSA (nga Vallja e Parrizit)
( At Gj. Fishta, 1913)
Pezull n mjet tokes e qiellit,
Atje mbi kep t Golgotit,
Nper ag tpergjakshem t diellit
Ulë kryet i Biri i Zotit,
mbasi me i za t pushtueshem
dha shpirtin e hyjnueshem
ndër duer t Atit tvet.
E Ama zbeh si qiri,
prej dhimbes bamun guer,
e sheh kah kryet i Biri
e ulë permbi krahnuer:
E sheh, e ma fort zemra
I therë atebotë, e themra
tue u dridhë , ma ntokë si shklet.
Por, kah s don me mendue
Se i Biri shpirt ka dhanun,
I kandet me kujtue
Se Ai don ndo i fjalë me i thanun,
Prandej me dashtuni
I qaset Krygjes tij
E i thote plot ambelcim:
Qe Nana jote o Djalë!
Qe Nana , o bir ngat teje!
A don me m thane ndoi fjale,
Qi ule kryet prej meje?-
Po a fort gojen t idhnueme
Me ate tamth qi tash tkuene
Kta njerez tlem n verbim?
Por nKryq, i Biri shuete,
E veç nje ushtime termetit
Qi tdekunt n vorr i shquete
Qi tundte ujet e detit.
Qi male e krepa çante
Qi n tempull tisin dante
Per Te t pergjegjun kje.
U dridh atbote ( atehere) e Ama,
por krejt se la shpresa,
E tue shungllue ende gjama,
Tu u trande e dheut ndertesa,
me dore kamen ia preke,
N uzdaje se nuk ka hjeke,
se shpirt ska dhane ende.
Por me dorë tue ndi
Se kamba ftohun ishte
Me gjak e cila isht ri
Tue pa se Djalë ma skishte
Ahi fshani i herë prej dhimbet,
E, si nje drite ka shkimet,
Gadi nen Kryq u pak.
E panë Ejët te qielli
E ftyren me flete mbluene,
U muz ma kobshem dielli
Humnerat prap gjimuene,
I Amshuemi edhe Ate e pa
E dhimbe per Te i ra,
E mnise ateherë vu cak.
U vesh n zi natyra,
Bregut u thane plepat,
U vraa e qielles pasqyra,
Plasen prape dhimbet krepat
E u vyshken fushes zymbylat,
E heshten n mal bylbylat,
Mbare rruzullimi ankoi.
Vetë Romakut gjaksuer
Qi t Birin ia bani t dekun
Zemra i gufoi n krahnuer
Ashtu ka e pa t lmekun,
E kah prej malit zdrypi
Ai t Lumit meshire i lypi
Pse aq t dhimbshme Nane mjeroi.
Veç ti moj zemra eme
Veç ti t lodhet nuk ke
E, egersue, nuk treme
Ashtu ka e sheh ti zbeh,
Njate qe kje nder bija
Si lil nder kulumbrija
Si drita kur agon.
Po kje se ti nuk mpihe
N gjith kete mjeri t shemtueme,
Po kje se ti nuk shkrihe
Kah sheh sa at Nane tbekueme
Heshtat zemren ia therin,
Ma t forte se ty mermerin,
M kallzo se ku kerkon?
Apo grat e sotme identifikohen me vargjet:
... S´ka forc ne bot
t´na ndal ne grave sot.
Re vo lucjoni Marshon !...
Revolucjon i cili i ka ba me votu (per me i "emancipu") por i ka ba edhe me dal zhveshun, me bark jasht. Gja kjo qi ka ba me ua tha vezoret e me hup kshtu dashnin materne, pra mundsin me u ba nana. NANA si AJO qi lexut ma nalt !
Vetvetja,
me Dashni,
Albani
---------------------------------
---------------------------------
L'email della prossima generazione? Puoi averla con la nuova Yahoo! Mail
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club