Matematika shqiptare nuk eshte opinion grek.

"FB" <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia,gmane.recreation.alb-club
Message-ID <003f01c8315f$cb472270$2e01a8c0@hpxg837>
      Matematika shqiptare nuk eshte opinion grek. 
        

           
           
           
           
      Nje thenie e K.Otfrid Myler eshte çelesi i ketij shkrimi. Ai ka thene: - "Sa me me shume mendjemprehtesi te depertohet ne historine greke, aq me shume te terheq vemendjen elementi pellazg i sakrifikuar deri me tani". Kjo s'eshte thene, ashtu, si rastesisht. S'eshte edhe thenie pa rendesi, por nuk eshte as aq vendimtare sa per t'u hedhur perpjete nga gezimi, sepse ende s'ka gjetur mbeshtetje prej studimeve serioze shkencore te shtrira pergjate koheve. Te quajturat "studime shkencore" te deritanishme,  jane  roberuar  nga  idealiste te deshtuar dhe  truthare  qe kane vene veten ne sherbim te "punes" antishqiptare.

      "Teoria e dyshimit", e hedhur nga qarqet ultranacionaliste grekosllave per  ekzistencen  dhe autoktonine ballkanike te  shqiptareve, ne veçanti per Kosoven dhe Çamerine  si  pjese e trungut tone, eshte helmi qe po helmon "te thjeshtet" e Europes qe pak nga injoranca dhe pak nga indiferenca bien viktima te ketij iluzioni  pa arritur te ndajne se cila eshte e verteta e popujve te Ballkanit.

      Te prehemi nen hijen e dikujt  qe na injekton ne krye ate helm, qe  nuk ka lidhje aspak me te qenurit shqiptar, nuk eshte vetem nje indiferendizem-fajtoresh, por , edhe nje neglizhence injorantesh me pasoja  antikombetare te pasherueshme, e gjitha kjo shkon ne sherbim te nje plani afatgjate antishqiptar. Te themi  te vertetat shkencore  per prejardhjen tone si komb, serish gjendemi perballe "klaneve" intriguese  pro interesave keqedashese tashme te njohura dhe nga bota e civilizuar. Keto interesa konsistojne ne mohimin e historise se ketij populli parahelen qe per interesa te veçanta eshte quajtur gjithmone "barbar", pra, jo-grek.

      Kush jane pellazget, sllavet, popujt semito- egjiptiane? Kush prej ketyre popujve eshte autoktone ne Ballkan  dhe kush erdhi  me vone?

      Shpeshhere lexojme ne shtypin grek apo sllav  paçavure  kinse -shkencore dhe kinse-historike. Shpesh  ndeshemi me kundershtime te  pamoralshme dhe amatore  te disave qe vetem fjalen Shqiperi  nuk  e kane  ne  fjalorin e tyre "europian". Fjalor  kimiko-politik i  prodhuar ne laburatore antishqiptare te koherave prej kohesh te thyera.  Kjo ndotje e se vertetes nuk eshte thjesht nje rastesi dhe as bekim nga Bibla apo Kurani, por eshte nje produkt tokesor i qellimshem dhe shqiptarokeqedashes i ushqyer ne emer te ortodoksise  nga grupe te pamoralshme qe ne parim dhe thelb jane te infiltruara ne qarqe politike kstremonacionaliste te ketyre vendeve ballkanike fqinje. Nisur nga keto "deshira" te shfrenuara dhe  primitive, nxjerrim jo pak mesime te vlefshme per te reaguar pozitivisht ndaj presioneve apo provokimeve qe vazhdojne te behen ndaj popullit tone dhe origjines se tij. Keto provokime, faktikisht, jane nje mangesi per ata dhe lobet qe u bejne hije, jo per ne. Ky ngerç i sajuar po influencon negativisht dhe ne problemin madhor te kombit tone, ate te Kosoves, ne vonesen e shpalljes dhe aprovimit  te statusit  te saj si Republike e pavarur.

      Si duhet te reagojme ndaj gjithe kesaj "loje" antishqiptare?

      Me fakte, vetem me fakte dhe argumentim shkencor do ta bindim edhe opinionin e njerezve te thjeshte europiane per pranine shqiptare si gur themeli i kultures europiane. S'duhet te na etiketojne thjeshte si myslimane apo kristiane te lindur, por si shqiptare te lindur, si europiane te hershem ne keto dhe vetem keto troje.

      Le  t'i rikthehemi historise se thene dhe te shkruar, ononimeve, toponimeve, zbulimeve arkeologjike, antropologjise, gjuhesise dhe poemave epike- mitologjike. Do te arrijme pa shume mundime ne perfundimin se tribarazimi pellazg=ilir=shqiptar  ka nje identitet real dhe shkencor qe fatmiresisht  nuk do te na mundoje te hallakatemi shpenzimshem ne rruge e siper. Ky trebarazim eshte sa i nevojshem aq edhe i domosdoshem jo vetem per kulturen shqiptare, por padyshim dhe per ate europiane, ku kjo e fundit do te jete e pakte dhe e pakuptimte pa kulturen e lashte shqiptare (pellazgjike).

      Renia ne gracken e krijuar nga "studiuesit"- manipulues greke apo sllave (apo edhe dashnoreve fanatike  te tyre),  tregon dhe nje here se adoleshente dhe kokeboshe te tille po kuptojne se ora e se vertetes se madhe po vjen jo nga ne por nga ata vete, me teper  nga  paraardhesit e tyre qe ndoshta kane qene shume here me realiste dhe te ndergjegjshem ne veprat e tyre ne shekuj te shkuar. Thjesht te permendim ketu Herodotin apo Tuqiditin pse jo edhe Homerin (te Iliada dhe Odiseja). Nuk ka asnje dyshim ne pranine parahelene te nje populli qe tashme provon  shkencerisht me ekzistencen  e tij te  gjalle, me  kulturen, zakonet, gjuhen, doket  me qenien e vet si nje fosil-frymemarres i kultures europiane  ne ballkanin jug-perendimor ate çka prej shume shekujsh, pas skenave, eshte servirur si e rreme, pra, provon rrjedhshmerine e pandashme dhe kompakte te trinomit pellazg-ilir-shqiptar. E  verteta ka shume faqe. Le t'i referohemi asaj  matematike e cila ma do mendja nuk mund te jete opinion, por eshte i bazuar ne fakte historike dhe ne prova te gjalla qe ekzistojne sot e kesaj dite, siç eshte gjuha shqipe.

      Nisur nga studiues "gjigante", historiane, arkeologe, antropologe, gjuhologe, dashur apo pa dashur, arrijme ne  konkluzione te "forta" per sa i perket se vertetes se madhe te kombit shqiptar dhe kultures se tij te hershme. Thjesht per korrektesi faktesh doja te permendja disa prej atyre studiuesve te cilet me punen e tyre fisnike na sjellin "fosile" te paimagjinueshme deri ne ditet tona dhe jane bere shkas i nje studimi me te thelle ne rrugen e heqjes se dilemave shumevjeçare per ekzistencen e "gjalle" te atij populli parahelen, pa te cilin historia boterore do te kishte nje gjymtyre te manget, popull qe fatkeqesisht, gabimisht dhe qellimisht eshte quajtur deri me sot jo-grek ose mikenas, popullit pellazg.

      I referohem Homerit qe ne veprat e tij, çuditerisht, nuk merr ne konsiderate helenizmin e famshem jo sepse nuk ia do qejfi por sepse nuk ka sesi te flase per diçka qe ende nuk ekziston jo vetem ne kujtesen e tij, por dhe ate te miqve te tij te meparshem. Si rrjedhoje, ky njeri i madh i letrave te shkruara shume hershem permend pa drojtje pellazget si pike referimi te shtjellimit poetik per ngjarjet, kulturen, luftrat dhe ndodhite historike te kohes, dhe e vendos kete element (ate pellazgjik) ne qender te vepres se vet.

      Per "fat te mire" ky hero i se vertetes shpetoi nga kthetrat e ultranacionalisteve greke dhe per hir te madheshtise dhe vjetersise se tij nuk mori "koston" e tradhetarit ndaj helenizmit  siç e mori bashkekombesi tij Herodoti edhe per faktin se Homeri eshte i vetmi qe sjell ne ditet tona "te shkruajturen masive me te hershme"( gje qe u sherben grekeve si kartevizite ne mbare boten). Nisur nga teoria e ekzistences se Linearit-B  ku pranohet qenia e nje kulture parahelene ose mikenase (pellazge)  arrijme ne te njejtin perfundim me Herodotin. Ai  Herodot, qe bindshem thote: "Greket nuk kane qene te paret mbi kete toke, nese ka pasur te tjere me pare, atehere eshte me se e qarte se u detyrohen atyre per nje pjese te rendesishme te qyteterimit.Ja pra, keta te pare nuk ishin te tjere por pellazget, ky popull jo "helene" i tha botes mbare se ishte rrenje e saj dhe se pa ta bota e qyteteruar e moderne nuk ka sesi te kete identitet".

      Do te duhet shume kohe te lexohen ato çka te paret apo dhe te tanishmit studiues realiste kane shkruar per prejardhjen apo kulturen e ketij populli vigan qe fatkeqesisht eshte lene ne harrese  te qellimshme. Nuk ka sesi te jete ndryshe perfundimi shkencor i Institutit  te gjuheve ne Suedi dhe botimi i ketij rezultati shkencor ne 1975-sen ne librin boteror: "Eebster's Nee Teentieth Centry  Dictionary"  ku u arrit  ne konkluzionin se gjuha shqipe eshte shume me e hershme se ajo greke. Nuk mund te shpjegojme ndryshe faktin historik se greket jane nje popull semito-egjiptian te cilet "u dynden" rreth viteve 800-p.e.s. ne vendendodhjen pellazge duke i "rrembyer asaj gjithçka", kulturen  dhe  perendite  te cilat "flisnin" veçse  gjuhen pellazgjike. Nuk mundem te le pa permendur heroin modern te gjuhes shqipe prof.dok. Aristidh Kolen, i cili jo vetem arriti ne te njejtat perfundime me studimet e mesiperme por beri nje pune fisnike dhe kolosale ne ngritjen e gjuhes shqipe ne vendin ku ajo meriton te qendroje.

      Pra, duke qene se gjuha tregon padyshim ecurine e nje kombi, si e tille ajo duhet  ngritur nga rrenojat  e intrigave  duke e çuar te vendi ku ka qene dikur mbas hedhjes pertoke nga individe apo grupe interesash grekosllave. Keta te fundit jane perpjekur te sforcuar ta plurosin kete gjuhe kaq te lashte, bashke me te edhe gjithe kulturen tone. Kete gje  denoi bindshem dhe me fakte  Aristidh Kola nepermjet studimeve shumevjeçare pasqyruar te veprat e tij "Gjuha e Perendive, "Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve"etj.

      Po t'i referohemi shkences krahasuese ( relativisht e re) nuk do te injorojme ate çka eshte pellazge dhe nuk do te kemi te drejte morale te mohojme punen me vlere te shume studiuseve ne vertetesine e ekzistences se nje populli te tere parahelen, pra te  parardhesve  tane, pellazgeve. Me  rikthehemi pas ne kohe, do te arrijme te zgjidhim disa  ekuacione jo te thjeshta per shekullin e XXI ( shekull i intrigave dhe  i  "bisnesit politik"),  por as te veshtira matematikisht. Keto ekuacione jane te veshtira vetem ideologjikisht dhe politikisht ku te panjohurat tashme jane te pakta per mos thene te paqena sidomos sot qe "dime", sot qe jemi te ndergjegjshem per rendesine e vlerat e kultures dhe kombit tone.

                                                                           ***

      Duke bere nje analize te thjeshte, lind nje pyetje: - Ku ishin Helenet nga 1200 deri me 800 p.e.s, kater shekuj me radhe?

      Kjo periudhe "boshe" ose e ashtuquajtura periudhe e erret nga 1200-800 p.e.s., tregon se kjo kulture e famshme helene nuk lindi brenda 24 oreve te para te shekullit te 8-te p.e.s dhe pa pritur u be kupol e kultures boterore deri ne mbremjen e se njejtes dite. Nje  paradoks i vertet me duket ky. Kjo kulture nuk ka dyshim qe ekzistonte, por jo ne te njejtin shtepi me ate pellazge, ajo erdhi nga nje qytetrim tjeter, nga ai semito-egjiptian. Nuk ka asnje fakt, asnje mbishkrim, apo studim qe te vertetoje  se ata ishin aty per keta kater shekuj me radhe. Ashtu siç nuk ka hiç gje per kulturen e popujve sllav para  dyndjes se tyre ne shekujt VII-VIII te eres sone ne  ilirin veriore.

       Nga vinin keta njerez, kur erdhen ne ato troje qe sot quhen  Greqi, ke gjeten ATY?

      Keto pyetje dhe shume te tilla ngacmuan dhe hulumtuesin e pashoq Mathieu Aref  i cili ne vepren Enciklopedike te fundit "Odiseja e pabesueshme e nje populli parahelen" gjen guximin e mbeshtetur ne dhjetra e dhjetra autore te medhenj parahistorike, historike, moderne dhe bashkekohore per te na servirur ate çka dhe vet ne shqipetareve na dukej e huaj, pra te qenurin shume here me te hershem nga Helenet e privilegjuar padrejtesisht.  Rrjedh neper faqet shkencore te kesaj vepre enciklopedike dhe bindesh per te verteten nga forca e fakteve, nga dinamizmi, nga shtjellimi i evenimenteve, nga emrat e studiueseve me ne ze te planetit ku ai bazohet.

      Si arriti Mathieu Aref ne nje konkluzion te tille?

      Nisur nga nje pune kembengulse  prej me shume se 35-vjetesh, bazuar ne autore  te lashtesise si: Homeri, Hesiodi, Hekate de Milet, Herodoti, Tukiditi, Hellanikos, Ksenofon, Tite-Live, Trabon, Plutarku, Tacite, Pusianas, Arrien etj., si dhe ne autore qe studiuan Shqiperine dhe Ballkanin si: Bogdan Henri,  Boppe, Gibert Frederik,  Jouvenel, Louis Jaray, Van Calven etj. Ne  studiues te etruskeve dhe ilireve si: Cabanes Pierre,  Falaschi Vlora, Homo Leon, Keller Verner,  Mayani Zacharie etj. Ai bazohet ne etnologe, antropologe, arkeologe si: Baramki Dimitri, Bermann, Boyd Eilliam,  Carapanos Constantin,  Deniker J,  Pittard, Topinard etj. Si dhe nga mitologjia ku spikasin autoret Arnold Paul, Bettencourt, Brunet Philippe, Chuvin Perre, Gernet Louis,  Mireaux Emile, Ulrich Paul, Veyrin Philippe etj. Pa lene menjane vepren e patjetersueshme te historianeve Benloee Louis, Braudel Fernand, Arrien, Briquel Dominique, Cabanes Pierre, Gordon Vere, D'angely, Severyns.etj. Gjithashtu ne  linguiste si Beonlee, Catapano, Carnoy Albert, Cavalli Sforca, Meillet, Ealter Hemritte..e shume e shume te tjere.si Çabej, Fishta, Jokl, Kokona, Krahe, Kretschmer, Mayer, Pisani, Variboda, Mann, Tagliavini..etj.

      Ai, Arefi na sjell driten e diellit ne shtepite tona, dhe jo vetem kaq por na e sherben te verteten ne nje pjate te florinjte qe askush nuk ka dhe s'do te kete guximin ta mohoje.

      Se fundmi e verteta e madhe po hedh shtat, fale ketyre gjigandeve te shkrimeve dhe studimeve shumevjeçare te tyre, fal punes se pashoqe te Mathieu  Aref  qe ç'pluhrosi gjitha keto vepra, studimet e atyre qe folen  dhe argumentuan gjithçka ka lidhje me pellazget, iliret  dhe se fundmi per shqipetaret, njeriut qe dashuron te verteten e madhe ate te ekzistences se kultures se nje populli europiane si nje kulture "primis inter parius".



       Genc Llakaj
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.