[AlbClub] Shkendijat e para te luftes dyte.doc
"Genc Koka" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <000501c840fa$1a4af1e0$6401a8c0@dellpc> |
*** AlbClub Discussion List ***
Shkendijat e para te luftes dyte.
( Abisinia ).
Ne qershor te 1936 Italia mundi dhe pushtoi Abisinine (Etiopia).Ne ate kohe
Churchilli ne nje artikull te Evening Standartit,analizonte qendrimin
Britanik ndaj luftes ne Abisini.Opinioni publik ne Angli kishte ngritur
zerin qe qeverija duhej te ushtronte autoritetin e saj ne Lidhjen e
Kombeve,dhe te ndalohej agresioni Italian, ne te njejten kohe kerkohej qe
sidoqe te vinte puna,Anglia te mos perzihej ne ate lufte,me cfardo cmimi qe
te ish.Qeverija Britanike e dinte se e vetmia mase ndaj Italise do te qe
mbyllja e kanalit te Suezit dhe venia e embargos per te eksportuar naften ne
Itali.Nga ana e saj Italija -Mussolini kish deklaruar se po te vihej ne
veprim qofte edhe njera prej ketyre masave ,ay do te hynte ne lufte me
lidhjen e kombeve dhe sidomos Britanine.Keshtuqe Lidhja e Kombeve dhe
qeveria Britanike,vendosen vetem disa masa ekonomike jo te rendesishme ndaj
Italise.Si perfundim Italia pushtoi Etiopine dhe gjunjezoi Lidhjen e
Kombeve.
Nderkaqe Churchilli pat bere nje analize te shkelqyer per cka po
ndodhte,por ay nuk jepte nje zgjidhje konkrete se cfar duhej bere.Ay kish
bindjen dhe mendonte qe paqia dhe interesat Britanike
rezikoheshin nga Gjermania dhe jo nga Italia, dhe shpresonte qe Mussolini,te
cilin e admironte akoma, mund te qe nje aleat I dobishem I Britanise kunder
Hitlerit.Ay kishte bindjen qe duhej te ritej autoriteti I Lidhjes se
Kombeve,pse ashtu do te ruhej paqia,ndersa dobesimi I Lidhjes se Kombeve do
te qe inkurajim per Hitlerin si agresor shume i rezikshem.
Lufta me Abisinine filloi ne 5 te mengjezit te 3 tetorit te 1935-ses.Italia
padeklaruar lufte filloi operacionet ushtarake kunder Etiopise,duke
bombarduar nga ajri Adoven. Dhe me trupa te koracuara e kembesore filloi
mesymjen nga toka.
Bomba e pare nga ajri ra mbi nje magazine qe kishte paisje spitalore dhe ne
pullaz spikatete kryqi I kuq.Ne mbremje Adova u pushtua si hakmarje e
dhimbjes qe paten pesuar Italianet ne 1896.
Kjo ngjarie u festua bujshem ne te gjithe Italine dhe pati nje perkrahje te
madhe edhe nga Kisha Katolike.Ne fillim te shtatorit Papa I pat thene nje
mikut te tij,qe hyrja ne lufte e Italise ishte nje gjer e pakuptimte,ay nuk
mund te mendonte se si nje shtet, nje vend I civilizuar si Italija, mund te
pushtonte nje vend tjeter ( Montgomery to Ohara; De Felice-Mussolini il
Duce,i.62 ).Por kur lufta kish filluar bindjet paten ndryshuar...
" O Duce " ! Pat thene Bishopi Terracina ; " Sot Italia eshte fashiste,dhe
zemra e te gjithe Italianeve reh me tuajen.Kombi eshte I gatshem per cdo
sakrifice,per te aritur fitoren dhe civilizimin Kristjano Roman ..Zoti te
bekon ty o Duce..dhe eshte I sigurte dhe I pa lekundur te fitoria e ushtrise
Italiane "...
Ndersa Bishopi I Vincecas shkonte me tej dhe qe me shume entuziast. Ne 28
tetor Kardinali Ildefonso Schuster,beri lutien ne Kathedralen e Milanos...ay
nder te tjera tha : "Sot 28 tetori nuk eshte vetem feste e Shen Simeonit,por
eshte edhe 13 vjetori I Marshimit mbi Rome,qe hapi nje kapitull te ri ne
historine e gadishullit Apenin si edhe per kishen Katolike (Pini-
Susnel,iii-335.).
Lidhja e Kombeve denoi Italine si agresore ,dhe riti embargon per furnizimin
me arme per Etiopine,po ashtu krijoi nje komision per te pare se cfar
sanksionesh I duheshin vene edhe Italise.Nga 52 antare te lidhjes 50 qene
dakort per keto sanksione,dy ishin kundra Hungaria dhe Austrija..Pas 18
nentorit u ndalua importi I eksportit Italian.U ndalua n eksportet e disa
lendeve te para per ne Itali si kallai,hekur por jo nafta. Te para keto sot,
duken qesharake ne krahasim me ato qe I u paten vene vite te shkuara disa
shteteve te tjere .Burrat e shtetit ne Gjeneve, ne i935 mendonin qe
neqoftese nuk do te blihej eksporti Italian,Italia nuk do te kish para te
paguante importet per te bere luften.
Lufta nuk po shkonte per mbare.Pas gjashte javesh armata e De Bonos (
Mareshal fashist I oreve te para I pushkatuar ne 1943 po nga fashistet )kish
avancuar ne Veri vetem 70 km. ( 40 milje ) pertej Adoves.Ndersa ne
Jug-Lindie Grazziani nuk kishte bere asnje perparim prej Somalise
Italiane.Rezervat e arit te bankave Italiane kishin shteruar.Ne 27 nentor
lireta u cvleftesua 25 %.
Ne Britani Baldwin vendosi te bente zgjedhjet e pergjitheshme parakohe.
Opozita Laburiste kritikonte qeverine per zvaritjen e sanksioneve te naftes
dhe kundershtonte riarmatimin e vendit te vet.Ne zgjedhje
qeverija fitoi,edhe pse humbi 80 vende nga te 556-shtat.
Ne France ,krahu I djathe kundershtoi venien e sanksioneve per Italine.
Henri De Kerillis megjithqe ishte perkrahes I forte I Gjermanise,ne dhomen e
deputeteve kundrshtoi per koncesionet qe ti beheshin
Hitlerit,ndersa per Italine pati opinion tjeter.Ne Echo de Paris, ne 9
tetor 1935 ay shkruante : " Jo lufte kunder Fashizmit "..sic po bente
propagande Anglia,per te fituar ne zgjedhjet.
Ne fillim te nentorit Ezzio Garibaldi ( nipi I heroit Kombetar G.Garibaldi),
sygjeroi Mussolinin qe ta lejonte per te shkuar ne Angli dhe te takohej me
Sir Samuel Hoaren,me te cilin ka pas qene njohur qe ne kohen e luftes se
pare.Mussolini qe dakort me te dhe I tregoi se ay nuk u besonte shume
informacioneve qe ivinin nga informatoret e tij nga Anglia dhe ato te
diplomateve Italiane te akredituar ne Britani.Ay e mirepriti inisiativen e
Ezios qe te permirsonte mardheniet me Britanine dhe e porositi qe te hynte
ne traktativa kompromisi dhe koncesionesh per teritorin e Etiopise,madje
edhe duke u dhene nje " cope te madhe " nga teritori Etiopas etj.
Ne 22 nentor Garibaldi u takua ne Londer me Ramsey MacDonald-in,qe kishte
humbur vendin si deputet ne House of Commons gjat zgjedhjeve te
pergjitheshme,por qendronte akoma natar I kabinetit qeveritar.MacDonaldi
perkrahte qellimet e Italise dhe ish dakort qe ajo te shtrihej ne nje vent
barbar sic qe Etiopia.Megjithate ,Lidhja e Kombeve vazhdonte ta quante
Italine agresore.
-Pra,I thote Garibaldi MacDonaldit,puna qendron vetem per te ruajtur
autoritetin e Lidhjes se Kombeve ?..
- Po , I thote ministri Anglez,sepse Lidhja e Kombeve eshte mbrojtia e
fundit e paqes.
(Mary Soames: "Clementine Churchill" 212 ).
Ne 28 nentor Ezio Garibaldi bisedoi me Hoaren dhe ky ne 7 dhjetor takoi
Lavalin ne Paris.Plani I tyre qe shume I perafert me ate qe pat paraqitur
Ducia.Me shume se gjysma e teritorit Etiopas do ti jepej Italise. Kjo gje
ngjalli protesta te medha ne Angli dhe Ohara dha dorheqien.
Megjithate plani Hoara - Laval u diskutua ne Keshillin e Larte Fashist (me
funksione analoge si te Kom.Qendrore te Partive Puntore dhe Komuniste ne
Evropen Lindore). Ky plan u pranua nga Keshilli ,vetem dy vota kundra
Farinacci dhe nje tjeter. Pas aprovimit ne keshill u muar vesh qe qeveria
Britanike kishte qene kundra Planit Ohara-Laval,atehere ne mbledhjen tjeter
te keshillit plani u hodh poshte edhe nga Italia. Cdo bisedim dhe kompromis
kishte shkuar kot.Italia perballej me Britanine,Lidhjen e Kombeve dhe boten.
Guariglia,gjithmon ka besuar qe kolapsi I planit Ohara-Laval ishte nje
tragjedi qe ndryshoi kursin e historise,neqoftese qeverija Britanike nuk do
ta kishte hedhur poshte ate plan,Mussolini do ta pranonte
ashtu sic qe, miqesia Italo-Franko-Britanike do te restaurohej,boshti Rome
-Berlin nuk do te behej asnjehere.,Gjermania e vetme nuk do te kish filluar
luften e dyte pa nje aleate dhe Fashizmi ne Itali do te kish mbijetuar.
(Guariglia-294,297-8 ).
Ne kete kohe Mussolini I ben thirje polullit per sakrifica te medha
qe te mbuloheshin shpenzimet e luftes,duhej ari qe I mungonte bankave
Italiane. Gjitrh populli,bura e gra dhuruan ne vende te caktuara dhe ne
orare kohe,cdo gje te vlefshme ari,deri rrathet e unazave te
marteses,aristokracia ,grate e funksionareve,klasa e mesme dhe ajo fshatare
e puntore dhuruan cfar kishin ar,prej ores 7 te mengjezit deri ne oren 10 te
mbremjes.Italise I u desh te perballonte sanksionet qe bota e nxitur nga
Britania dhe gjith antifashistet po vendosnin ndaj saj.Kjo dite e dhurimit
nga populli u quajt " Giornata delle Fede ".Pas detyrimit qe I bene Ohares
qe te jepte dorheqien ,ne vend te tij u zgjodh Eden si sekretar I jashtem,ne
moshen 38 vjec.Ky qe sekretari I jashtem me I ri I Britanise per disa vjet
radhazi
Ne France perkohesisht ngjarjet u zhvilluan ndryshe,Lavali fitoi ne zgjedhje
por pas dy muajve qeveria e tij u rezua. ( Kur pat lene zyren ky I shkroi
privatisht Mussolinit).Kryeminister I ri ne France u be radikali Albert
Sarault qe vuri minister te jashtem Fladin.
Ne fakt Edeni dhe Fladini nuk bene ndonje gje me shume lidhur me sanksionet
e naftes ndaj Italise nga sa kishin ne planin e tyre Ohara-Laval.Sakaqe ne
Daily Herald, shkruahej ." Eden nuk eshte I keq por eshte I avashem"...
Sanksionet e naftes u vune,por Italia perseri ate e gjente nepermjet rrugesh
te tjera 40 % merte nga Rumania,13 % nga Anglo Persian Oil Co. , 12 % nga
Bashkimi Sovjetik , 6 % nga SH.B.A., e vende te tjera si Shqiperija e
gjetke.
Etiopija ishte shteti I fundit zezak ne Afrike qe vazhdonte te ish
indipendente,prandaj edhe neper bote filluan protestat masive te njerzve me
ngjyre.Ne Amerike demostruset dilnin me pakkarta dhe me imazhe te
Mussolinit te varur si pupac ( Review of Gile-Plummer 3-january 1997,faqe 32
).por shume funksionare te tjere te larte nuk canin koken se cpo ndodhte me
Etiopine.Ne fillim te luftes Italo- Abisine, Presidenti dhe Sekretari I
Shtetit Cordel Hull paraqiten neutralitetin per furnizimin me arme,por
kerkuan qe te ritej embargoja e naftes.Megjate importi I naftes nga Italia
prej Shteteve te Bashkuara gjat muajit tetor 1935 u rit nga 6 % ne 17 %(
Avon 327,Hausard 24 Febr.1936 ). Ne kete kohe dollen veshtiresira te tjera
per Fladinin ne France.Ky I pat thene Edenit qe ambasadori I tij ne Rome
ishte I sigurte qe neqoftese do te viheshin sanksionet e naftes,Italia do ti
shpallte lufte Britanise dhe Frances,duke dale edhe nga lidhja e kombeve sic
pat bere Gjermanija.
Politikanet ne Evrope vazhdonin punet e tyre ndersa Italia nuk hiqte dore
nga lufta ne afrike.Ne 16 nentor Mussolini emroi Badoglion Kryekomandant ne
frontin e Eritreas,duke zevendesuar De Bonon.Italianet kalonin neper Suez
duke kercenuar kedo qe do ti atakonte.Ne shkurt te 1936-tes Badoglio kishte
200.000.ushtare dhe 4.000 aeroplane lufte.Gjat shkurtit Italianet paten
fitore te rendesishme,ne keto,forcat ajrore luajten nje rol te dores se
pare ndaj Etiopasve me organizim primitiv feudal,me shumicen e ushtarve te
mobilizuar,zbathur pa as edhe opinga,pa asnje mjet lufte kunderajrore.
Pas hedhjes poshte te planit Hoara-Laval dhe emrimit te Badoglios
kryekomandant,Italianet shkelen te gjitha marveshjet e nenshkruara me pare
prej tyre ne kohe lufte etj.
Ne 22 dhjetor, Badoglio qe I pare qe perdori Gazin mbytes kunder
Etiopasve.Ne 30 dhjetor aviacioni bombardoi edhe kryqin e kuq Suedes ne
Dolo -jug i Etiopise.
Gazi helmus luajti njje rol te rendesishem ne fitoren e Italianeve kunder
ushtrise primitive Etiopase. Ne mars u bombardua edhe kryqi I kuq Englez ne
spitalin e Alomates . Keto goditje qene me shume si shprehje e urejties te
Italianeve ndaj sanksionisteve. Nga ana e tyre Italianet tregonin dhe
ankoheshin qe Etiopasit perdornin fisheke dum-dum,te ndaluara nga konventat
nderkombetare.
Vitorio Mussolini shkruante ne kujtimet e tij ( aviator ne luften e
Abisinise ),
Se si zbavitej kur bombardonte kaloresit zezake primitive etiopas,nga nje
lartesi shume e vogel prej toke. ..."Ishte zbavitje ,thote ay ne tregimet e
tij ,kur shikonje qe nje bombe jo e madhe hidhte perpjete nje grumbull
kalorsish primitiv zezake "...
Shtypi dhe gjith propaganda u vu ne sherbim te luftes,u kompozuan kenget :
Luani Judah,I varferi Salasie, dhe Zezaket e varfer. Ne Itali kendohej
gjithandej deri edhe ne Shqiperi ne cdo qytet "Faccetta Nera" e shkruar
nga Mario Riccione,eshte historija e nje skllaveje qe u lirua nga nje ushtar
italian dhe vajti ne Rome ku u shndrua ne nje romane duke veshur edhe
kemishen e zeze per te parakaluar para Mbretit dhe Mussolinit....
Me von kjo kenge u ndalua.Badoglio urdheroi qe ndalonte dhe denonte repte
cdo ushtar italian te bardhe po te kish seks me gra zezake etiopase.
Ketu filloi te dukej dallimi racial edhe ne Itali qe gjer ne ate kohe nuk
ishte ndjere. Ne Etiopi behej lufta,ne Evrope thashethemet politike,ndrsa
Hitleri pa pritur dhe kujtuar dergoi trupat e tij ushtarake ne Rinland duke
thyer traktatin e Locarnos qe ja ndalonte nje gje te tille Gjermanise,po
ashtu theu edhe traktatin e Versajes lidhur me armatimin etj.
Tani , ne kete situate te re te krijuar Eden , Fladin dhe keshilli I Lidhjes
se Kombeve filluan te diskutonin per Rinelandin dhe jo me Etiopine.
Mussolini nuk mori pjese ne ate diskutim ,por I gezohej fitores se
avancimit te trupave qe komandonte Gjeneral Badoglio.
Perandori Etiopas mori vete ne duar komanden,por beri gabimin fatal qe u
hodh ne ofensive,italianet ate donin,ne vent qe te perqendronte trupat e tij
ne pyje deri ne sezonin e shirave.Etiopasit u thyen keqas ne Ashangi ne 31
mars..Shume ushtare u vrane,u plagosen dhe me shume vdiqen te mbytur nga
gazi helmus qe perdoren Italianet.Ndihmat mjeksore u eliminuar,kryqet e kuq
u larguan si pasoje e bombardimeve qe u benin italianet edhe spiatleve te
tyre.
Per fitoren ne Abisini,filloi entuziazmi ne te gjithe Italine.Pyetjes " A
chi Abisinia " ?........ I pegjigjeshin " A noi " !
Perandori Haile Salasie,I deshpruar hyri ne traktativa sekrete me
Mussolinin,ish ministri fuqiplote ne Rome u takua ne Xhibuti me konsullin
italian.Ay I shiste Italise me se gjysmen e e teritorit Etiopas per 1
miiarde e gjysem lireta dhe pranonte 6 keshilltare italiane qe te drejtonin
qeverine e tij,Mussolini I u poergjigj njerzishem Negusit ( Perandorit
Haile ) , por propozimi I tij ishte I papranushem ( Guariglia, 304-5 ).
Ne 20 prill Eden ne Gjeneve kerkoi qe te vazhdonin sanksionet ndaj
Italise,por Churchilli ne 29 prill I sugjeroi Komitetit Konservativ per
punet e jashtme qe sanksinet te hiqeshin ( Churchill,arshive,CHAR 8/543 ).
Ne mbremje Grandi pati nje takim me Eduardin e VIII qe pat zevendesuar ne
janar atin e tij Gerge V, Mbreti Eduard ishte nje admirus I Mussolinit.Ay qe
dakort qe te hiqeshinn sanksionet dhe mardheniet me Italine te
restauroheshin. Kur Grandi I tha Mbretit Eduard qe shume politikane
mendojne qe te mbyllet Kanali I Suezit,mbreti beri pyetjen :
" Pse ? Duan te ndalojne kthimin ne shtepite e tyre te ushtarve italiane
ngadhnjimtare " ?...
Ne 1 maj Haile Salasieja u tha mistrave te tij qe ay do te largohej nga
Etiopia. Anglezet e derguan ne Britani me nje luftanije te tyre.
Ne 3 maj Ducia ne nje artikull ne " Il Popolo d'Italia " shkruante :
"Perpara drejt Adis-Abebes " !
Trupat e Badoglios hyne ne kryeqytet ne 4 te pasdites te 3 mait.
Ne 5 maj Ducia nga ballkoni I Palazzo Venezias ne Rome mbajti fjalimin:
"Gra dhe burra te te gjithe Italise,kemishezinj te revolucionit,.kjo qe nje
ngjarje e madhe e 30 shekujve te historise se Italise .Etiopia eshte
Italiane,qyteterimi kish triunfuar mbi barbarizmin,Perandorija e Luanit te
Judahut qe shkatruar"...(Ibid ,-265,-6 ).
Ne 7 maj bisnesmeni Alberto Pirelli qe ish President I Shoqerise
Eksportit,ndodhej ne Londer.Ay I kerkoi Churchillit qe te diskutonin
situaten. Churchilli I tha qe ne House fo Commons dhe privatisht me
ministrat do te propozonte qe te hiqeshin sanksionet ndaj Italise,por do te
qe e veshtire per opinionin publik boteror,ne se Mussolini do te deklaronte
qe aneksimi I Etiopise,ishte nje nje veprim legjitim dhe I
natyrshem.Megjithate Churchilli sygjeroi qe Italia le ta mbante Etiopine
por ne krye te vendoste nje princ Etiopas proItalian,sic bente Anglia me
Hindine..Mussolini duhej ta bente shpejt kete veprim dhe te perballej me
Lidhjen e Kombeve duke e bere nje " Fait accompli" ( Guariglia , 312-13 ).
Ne te vertete Ducia e pat menduar edhe me pare nje gje te ketille ,ay I pat
thene kete ide Rakeles ( gruas se tij ),madje ay nuk kishte dashur qe Haile
Salasieja te largohej nga vendi, ay te qendronte atje dhe te qeveriste
vendin si nje nenmbret I Italise ( Rachele Mussolini, 86-87 ).
Pas gjith ketyre ngjarjeve,Italia,mundi Etiopine,Britanine dhe gjunjezoi
Lidhjen e Kombeve kuke krijuar keshtu Perandorine e saj.Ducia kerkoi qe
Victor Emanueli te shpallej Mbret dhe Perandor ,pa ndonje specifikim te
vecante.V.Emanueli e pat kundershtuar duke kerkuar qe ay do te qe vetem
mbret I Italise dhe jo Perandor ( Guariglia ,31-2 )..Mirpo ne 9 maj ay u
shpall Mbret dhe Perandor I Etiopise.
Ne 10.30 ne mbremje te 9 mait Mussolini mbajti perseri fjalimin e tij nga
Palazzo Venezia ne Rome :
"Sot 9 Maj ,viti I XIV - I Eres Fashiste,Italia me ne funt plotesoi
Perandorine e saj Fashiste ,sepse per katermbedhjete vjet ajo u brumos me
energjine dhe dhe disiplinen e rinise pas 15 shekujve,nje perandori u
vendos ne Kodrat e Romes "..Ay e mbylli fjalimin : " "
Kemishezinj,legjionare,pershendetni Mbretin " ! ( O,O xxvii.268-9 ).
Ne 11 maj Keshilli I Lidhjes se Kombeve vendosi vazhdimin e sanksioneve,por
nje gje te tille gjithkush e dinte qe ish vetem fiktive,sa per sy e faqe
perpara opinionit publik..
Ne France Fronti Popullor pat fituar dhe Leon Blum u zgjodh kryeminister I
kualicionit qeveritar Socialist-Radikal qe u perkrah edhe nga 72 deputete
Komuniste,por ishte shume von per Leon Blum-in qe te bente dicka per
Etiopine. Ne Britani Kancelari Chamberlain qe kish qene nje perkrahes I
politikes per venien dhe vazhdimin e sanksioneve,me situaten e re te krijuar
, kishte ndruar mejtimin .
Ne 30 qershor ne Asamblene e Pergjithshme te Lidhjes se Kombeve, Eden
propozoi qe tanime,sanksionet duhet te hiqeshin.Me kete ra dakort edhe Leon
Blum I Frances.
Haile Salasieja shkoi ne Gjeneve dhe ju ankua asmblese,por nuk e lane qe te
zgjatej,pse disa gazetare fashiste qe qene qtje e perzune dhe e nxoren
jashte.Ne 15 korrik Lidhja e Kombeve vendosi heqien e sanksioneve.
Abisinia u be Italiane. Por zjari per nje lufte me te madhe dhe me permasa
boterore kish filluar te gjallerohej..
Ing.Genc Sami Koka Florida 11 / 25 / 2007.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club