[AlbClub] Thucididi dhe Lufta e Peloponezit
bato ipare <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
Ne nje pjese te mire te viteve '80 nje nga pasjonet e deshirat me te medha qe kam pasur ishte leximi i cdo rrjeshti qe kish te bente me antikitetin grek apo romak. Gershetimi i emrave, ngjarjeve, epokave me ndihmonte te jetoja ne nje realitet qe me dukej me i bukur e me interesant se sa ai qe me rrethonte. Cfare me terhiqte pa mase e deri ne mrekullim ishin permasa e gjerave dhe ndodhive, personalitetet e individeve, heronjve te famshem apo njerezve te thjeshte, mesimi i te panjohures, qe megjithese kish ndodhur mijra vjet perpara, ajo i kishte percjelle gjurmet e veta deri ne kohen time. Pervec anektodave apo fakteve historike, te cilat une i interpretoja ( sot e kesaj dite akoma me ndodh e njejta gje) simbas deshires se momentit dhe formimit, pjesa me interesante me dukej ajo e karaktereve te pjesemarresve ne to, me te gjitha virytete apo veset e tyre, me te gjithe jeten dhe verpimet e tyre, me te gjithe te mirat dhe te keqiat e fatit te tyre.
Tirana e atyre viteve, pavaresisht nga militantizmi i dukshem qe mbizoteronte te gjitha hapesirat e saj, nen siperfaqe ishte nje "microkozmos" interesant, i pasur e me dukuri nga me te vecantat. Nje numer jo i vogel njerezish, sidomos brezat me te rinj, te impermeuar prej monochromizmit militantist te kohes, kishin sekush pasjonet e tyre qe i bente ti perkushtoheshin ca muzikes, piktures, filozofise, fese, historise, ca gjuheve te huaja dhe kombeve qe lidheshin me to, te cilat jo rralle merrnin forma obsesjonesh. Keto obsesjone mund te lidheshin me pikturat sacrale te periudhes se Giottos apo Fra Angelico-s, te kalonin neper muziken e Pergolezit apo ate te Pink Floyd, e te perfundonin ne rrjeshtat e faqeve te Plutarkut, Paskalit, Kant, Camy, e te tjere.
Ne Tirane kane qene (nuk e di nese eshte akoma keshtu) dy biblioteka kombetar- ajo e reja tek pallati i kultures dhe e vjetra tek rruga e Elbasanit. Te dyja kishin te njejtin sistem me skedimi alfabetik te autoreve. Ndersa biblioteka tek pallati i kultures ishte me moderne dhe me funksionale me sallat e ndryshme te leximit, me ndricimin dhe me nje inventar librash te rinj relativisht te pasur, biblioteka e vjeter ishte e vendosur ne katin e dyte te nje ndertese te erret, gati e fshehur, te cilen duhej ta kerkoje per ta gjetur. Por ky lloj ndryshimi ne paraqitje te jashtme merrte kah tjeter po te kije parasysh titujt e librave qe mund te gjeje aty. Per bibliofilet, biblioteka e vjeter kombertare ishte si ato shpellat e Ali Babes, plot me thesare qe prisnin per tu zbuluar, prekur e kaluar neper duar. Gjeje aty libra nga me te vjetrit, (me i vjetri qe mbaj mend te kem pare ishte nga vitete 1770-80), e me tema e subjekte nga me interesantet si per shembull,
thashethemet e Suetonit mbi Cesaret e Rome, trajtim estet mbi moden ne fillim te shekullit te 19, pershkrimin e ngjarjeve qe cuan ne ndarjen e madhe midis katholicizmit the orthodoksise ne vitin 1054 ( nje nga 12 neshkruesit e dokumentit te "mallkimit" te katolikeve nga ana e te krishtereve ortodokse ishte edhe kryeprifti orthodoks i Durresit) etj. Me pak fat dhe me pak mirekuptim nga punonjeset e bibliotekes, kur vinte fjala per librat, praktikisht, atje liria e zgjedhjes mund te matej me deshiren.
Ka shume arsye per nje liber qe te pelqehet dhe si rrjedhoje te lexohet me shume se njehere. Por ka pak ose aspak libra qe te lexohen, te mos pelqehen, dhe me vone t`i kthehesh prap po te njejtave faqe, dhe ne proces te zbulosh e te mrekullohesh me bukurine e fjales, rrjeshtit dhe mendimit te shprehur ne te. Kesaj kategorie i perket "Lufta e Peloponezit" e Thucididit.
Per here te pare me Thucididin dhe librin e tij jam njohur ne Tirane. Eshte nje liber jo i vogel, me mbi 500 faqe. Ka nje stil tejet te rende, dhe nuk lexohet dot shpejt. Madje e mira do te ishte qe prej tij te mos lexosh me shume se 6-7 faqe ne dite. Ne kete librit, autori pershkruan ngjarjet qe rrodhen nga perplasja e ideve dhe armeve te dy kampeve me te medha te botes greke te shekullit te 5 p.e.s, njera e kryesuar nga Athina dhe tjetra e kryesuar nga Sparta. Gjeresia e shtrirjes se kesaj perplasje te armatosur pati permasa te tilla sa qe historiane te ndryshme e kane quajtur lufta e pare boterore, ku u perfshi e gjithe bota e njohur e asaj kohe. Ajo zgjati 27 vjet, dhe ne fund te saj, ne vitin 404 pes, periudha e arte e qyteterimit grek kishte mberritur ne fundin e saj.
"Periudha e arte e qyteterimi grek" shkon pertej kuptimit semantik te shprehjes. Ne fakt kjo periudhe ishte ajo qe hodhi themelet e asaj qe me vone do te merrte emrin "qyteterim perendimor". Mbas fitores thuajse te pamundur te nje grushti grekesh mbi ushtrine miljoneshe te perseve, ajo qe rrodhi me pas ishte nje lulezim i papare ne thuajse te gjitha fushat e jetes sociale te Hellasit. Zhvillimet ne fusha te tilla si ajo e qeverisjes, artit, filozofise, drames e literatures ishin te nje niveli aq te larte sa shume nga studiuesit i referohen kesaj periudhe si periudha e "mrekullise greke". Thuajse te gjithe emrat e kultures klasike greke qe na jane aq familjar sot, si Eskili, Sofokliu, Euripidi, Pindari, Sokrati, Plato, Aristofani, Ksenofoni,Herodoti, Thucididi, Hipokrati, Fidia etj, etj, i perkasin pikerisht kesaj epoke. Dhe ne qender te ketij aktiviteti social, intelektual dhe artistik kaq te vecante, ishte qyteti i Athines, i cili me energjite, entuziazmin dhe
vetebesimin ne vetvete, po te donim te hiqnim nje paralele me kohet moderne, ishte nje Londer, Paris dhe Nju Jork, te gjitha te vena se bashku ne nje vend.
Por le te kthehemi perseri tek Thucididi...
Historiografia klasike mund te thuhet se ndahet ne dy grupe, ku ne njeren ane qendron Herodoti me metodologjine e tij dhe ne anen tjeter Thucididi. Nese ne rastin e Herodotit dhe pasueseve te tij, historia eshte nje perzierje romantike e mitologjise the fakteve, ne rastin e Thucididit, perpjekja e tij e deklaruar per t'iu permajtur sa me shume qe te jete e mundur fakteve dhe ngjarjve, keto te para nga te dyja anet e kunderta te spektrit, e bejne ate babain e metodologjise se historise moderne.
Lufta e Peloponezit, qe perndryshe do te kishte perfunduar ne ndonje skute te erret te historise, ne saje te penes se Thucididit u kthye ne nje pershkrim dhe analize ngjarjesh, fenomenesh e karakteresh qe e kapercyen kornizen e vet kohore dhe i rezistuan efektit erodues te mijra vjeteve. Pesimist nga natyra, skeptik deri ne palce, me nje inteligjence dhe force analitke mbi naturale, i erret ne stil, i kursyer e i hidhur ne fjale, me nje saktesi shprehje (perdorimi korrekt i gjuhes ishte nje ceshtje morale per te, dhe cdo devijim e shihte si simptome te renies the cthurjes morale) thuajse te paarriteshme ne historiografi, Thucididi si autor, si analist, si reporter i subjektit te cilit ai i kushton vemendjen e tij, ai eshte i paperseritshme dhe vepra e tij ka sherbyer e sherben si pike referimi percilindo qe ndermerr persiper te analizoje ate cka ndodh rreth e qark tij.
Thucididi mori pjese direkt ne luften e Peloponezit, dhe ne nje moment te caktuar te saj, duke qene se vinte nga klasa aristoktratike e Athines, arriti deri ne graden e gjeneralit (strategos). Ne 424 pes, ai u perzu nga qyteti per aresye sepse deshtoi ne detyrat qe i ishin ngarkuar per mbrojtjen e sektorit te vet dhe qendroi larg Athines per 20 vjet, deri ne vitin 404 pes. Qe ne fillim te konfliktit Thucididi kish vendosur te behesh kronisti i kesaj perplasje midis gjigandesh, dhe dergimi ne exil, i kombinuar me mjetet e mjaftueshme financiare qe trashegonte nga familja, i krijuan kushtet e pershatshme per t`iu dedikuar plotesish pasionit te tij.
Ne faqen e pare te librit ai spjegon arsyet se pse i kishte hyre nje sipermarrje te tille: ..." eshte krejt e mundur qe historia ime te duket e veshtire ne te lexuar per arsye se asaj i mungon elementi romantik. Por gjithsesi do te ishte e mjaftueshme per mua sikur keto fjale te mijat te gjykohen te dobishme prej atyre qe duan te kuptojne ne menyre te qarte ngjarjet qe ndodhen ne te kaluaren, te cilat (natyra njerzore duke qene ajo qe eshte) ne nje moment kohe apo ne tjetren, do te perseriten prap ne te ardhmen, pak a shume ne te njejten forme. Puna ime nuk ka per qellim tu pergjigjet nevojave te publikut imediat, por ajo synon qe te kete vlere per te gjitha koherat..."
Ne nje medium dhe format si puna e Alb-Club-it, eshte thuajse e pamundur ti hysh nje sipermarrjet e tille sic eshte perkthimi i Thucididit. E mira do te ishte qe ky liber te perkthehesh ne menyre te plote( ne qofte se nuk eshte bere deri tani), dhe nga persona te tjere me te afte e me te kompletuar se sa une. Por pavaresisht nga kjo, me poshte une do te perpiqem te afroj pjese te ndryshme nga libri, te cilat per nje arsye ose nje tjeter, me kane terhequr vemendjen dhe mendoj se do te ishin me interes edhe per anetaret e kesaj liste. Kjo, sepses sic thote edhe autori, ai shkruan per "ngjarjet qe ndodhen ne te kaluaren, te cilat (natyra njerezore duke qene ajo qe eshte) ne nje moment kohe apo ne tjetren, do te perseriten prap ne te ardhmen, pak a shume ne te njejten forme
---------------------------------
Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club