[AlbClub] FW: Deklarate per Media e Shoqates Atlantiku nga New York-u

Uk Lushi <[email protected]>
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




DEKLARATË PËR MEDIA
 
New York 
11 janar, 2008
 

Shoqata Atlantiku me seli ne New York, qe antareson qindra shqiptaro-amerikane dhe veteranet e Batalionit Atlantiku, formacioni ushtarak i cili iu bashkua radheve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves ne luften per ndalimin e spastrimit etnik dhe clirimin e Kosoves me 1999, me rastin e rizgjedhjes se institucioneve te reja ne Kosove leshon kete deklarate per media:
 

Kryesia e Shoqates Atlantiku ne mbledhjen e mbajtur me 11 janar 2008 ne Manhattan, New York, pervec tjerash diskutoi edhe ceshtjen e zgjedhjes se Kuvendit, Kryetarit, dhe Qeverise se re te Kosoves. Kryesia shprehu kenaqesi te madhe per transformimin e pushtetit dhe berjen e vendit tone origjinal me institucione te reja dhe vendosi qe permes kesaj deklarate per media te leshoje thirrje publike qe Kuvendi, Presidenti Sejdiu, dhe Kryeministri Thaci me kabinetin e tij te realizojne dhe miratojne vullnetin e qytetareve te Kosoves per shtet te pavarur sa me shpejte.
 
“Eshte e rendesise primare qe 8 vite pas perfundimit te luftes clirimtare- institucionet e reja te Kosoves me ne fund te finalizojne kornizen e shtetit te Kosoves per te cilin jane sakrifikuar me mijera qytetare te Kosoves dhe ushtare te UCK-se,”- tha Uk Lushi, zedhenes i Shoqates Atlantiku. “Institucionet e Kosoves dhe sidomos Qeveria duhet me ne fund te permbyllin shtrimin e bazamentit formal dhe kushtetues te shtetit dhe te fillojne te fokusohen ne themelimin e tregjeve nacionale te kapitalit, gjetjen e menyres te terheqin investime direkte te jashtme dhe te zgjidhin problemet kritike te qytetareve sic jane papunesia, dritat, infrastruktura dhe edukimi.”- perfundoi Lushi.
 
“Shpresojme se organet e reja te pushtetit ne Kosove e kuptojne se marrja e pushtetit eshte obligim sherbyes ndaj qytetareve te Kosoves dhe fenomenet negative te te kaluares si mosfunksionimi i drejtesise dhe korrupsioni do te goditen fuqishem,”- deklaroi Frank Idrizi, kryetar i Shoqates Atlantiku dhe vazhdoi: “Shqiptaro-amerikanet dhe ish-luftetaret e Batalionit Atlantiku u deshirojne pune te mbare dhe suksese Kuvendit, Qeverise dhe Presidentit, por edhe do te percjellin me vemendje permbushjen e obligimeve te tyre perkundrejt qytetareve te Kosoves dhe Diaspores”- perfundoi Idrizi.
_________________________________________________________________
Get the power of Windows + Web with the new Windows Live.
http://www.windowslive.com?ocid=TXT_TAGHM_Wave2_powerofwindows_012008

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.