Re: [AlbClub] Once upon a time ... AlbClub-i
"D. K." <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** I dashur Nga halli, kam pershtypjen e ndrojtur se problemi e renies se albclubit eshte dicka me i nderlikuar se prapatoka politike ku ka zbarkuar vendi keto 10 vjetet e fundit. Ndryshe nga ju, kam pershtypjen se nuk kane qene opinionet politike ato qe perbenin thelbin dhe ate qe ju me te drejte e quani, sharmin e tij. Te pakten per ne sergjyntaret. Ne mos, te pakten per mua personalisht. Edhe pse nuk e kam shprehur aq hapur une nuk e kam fshehur trishtimin tim per ate qe ju e quani periudhe te Nanos. Kjo sepse, mua ne fund te fundit nuk me prekte as se largu ajo pune: trishtohesha per ju aty, per te mos i lejuar vetes te them: trishtoheshim per ju aty. Dhe tmerri eshte se ka arsye te mjaftueshme qe te vazhdoj te trishtohem perseri edhe sot, ndonese gjithnje e me teper rreth vetes degjoj njerez, te nje race si mua e ju, qe kur bie fjala per Shqiperine thone: ah, eshte atdheu im i dyte! Dhe kane te drejte, ketu ku jemi nuk mund te besh gjasme sikur po jeton ketu, duhet te jetosh plotesisht, po qe se nuk do ta ndjesh veten si Robinsoni ne ate ishullin e tij. Vertet, nevojat bazike mund ti plotesosh edhe pa punuar fare, por shpejt bindesh se kjo eshte shume pak, eshte hic, pra, perpara! Megjithate, per tu kthyer te socialistet e pas 97, eshte e vertete se ata nuk me shkaktonin ndonje humor te perbindshem, vecanerisht kur ndodhesha ne atmosferen e bemave te tyre, por nuk ishte e njejta gje kur ndodhesha larg. Pra nese ne atmosferen e atij vendi, kishte raste kur nuk doja te shikoja askend me sy, kujtoj ketu kohen e vendimit te presidences holandeze te KE per shtyrjen e firmimit te MSA, diku nje vit para se te iknin socialistet, gjithnje sipas asaj shprehjes se njohur se i meritoni pa i keni ne krye. Kjo pra, kur ndodhesha afer, se kur ndodhesha larg, puna ndryshonte. Jo socialistet, por behesha bishe e nuk lejoja te shqiptohej asnje fjale e keqe edhe per evgjitin me te fundit te lagjes 5 te Korces, bile as per komunistet! Pra, per mua, problemi i dekdences se klubit eshte gjetiu, te pakten mendoj se duhet kerkuar gjetiu. Sado paradoksale, ajo duhet kerkuar te niveli i mire qe arriti. Bashke me ate nivel ai krijoi edhe elementet e tij te vetevrasjes, varremihesin e tij do te thoshte Marxi. Shikon, nuk i kam humbur reflekset:-)) Me shijet teper selektive, te viteve te fundit, albclubi e ngriti steken lart shume, si pasoje e nje moderimi cilesor, natyrisht. Si faze e pare kjo shtyu te largohen mjaft vete, qe vazhdonin te lexonin, por kishin veshtiresi te komunikonin me te njejten gjuhe, nderkohe qe u bene aktive ne lista te tjera me nivel te dyshimte, qe fillimisht nuk e pelqenin edhe ata vete. Ketu nuk kam parasysh kamikazet, me inkursionet e tyre te herepashershme, qe zhdukeshin pastaj ne natyre. Atehere me tej? Hic, asgje me shume se ato procese te njohura sociale qe kane shkaktuar renien edhe te perandorive te medha. Pra diferenca e niveleve te zhvillimit midis qendres dhe periferise ishte shkaku i shperthimit. Puna titanike e nje moderatori si xhaxhai, nuk po gjente jehonen e duhur te hapsirat albclubse. Ketu ne paranteze kam nje problem gjuhe dhe ndonese e mbaj veten per njohes te shqipes, nuk po e zgjidh dot problemin e termit te sakte te asaj qe ndodhi. Per *shperthim*, gjuha e Molierit ka dy fjale: explosion dhe implosion. Nese ne rastin e pare dihet se cfare eshte, ne rastin e dyte ne te vertete kemi nje plasje a shperthim se brendeshmi,pasoje e nje depresioni, gje qe vihet re te tubat katodike e ku ta di une. Desha te them se ne rastin e albclubit nuk kemi shperthim te vertete, por nje plasje se brendeshmi, implosion. Vazhdoj. Kur moderatoret ne fjale i krijuan bloget e tyre, natyrisht, galeria e alb clubit ra ne boshllek, filloi depresioni, edhe pse askush nuk po kuptonte cfare ka ndodhur. Qe nga ai cast, linden dilemat e para: te ishte per te vazhduar ne menyre te shplare e pa kolorit, kete pune ka site te tjera qe e bejne mjaft me mire se alblkubi. Ne kete menyre, te gjithe ne ishim te ftuar te asistonim ne agonine e asaj, ne trupin e se ciles kishim zbrazur pasionet, ndricimet e mendjes, kujtimet e mira, makthet e feminise, orgazmat verbale, libidon intelektuale, pezmin, ndjenim ne kurriz veshtrimin e dyshimte te familjareve tane per pasionin me te cilin po shkruanim nje pergjigje, thame marrezira te bindur se nuk do te ndeshkoheshim aq rrepte se tashme jemi tanet, shkruajtem aty ate qe zoti na ruajti te mos ua themi te afermeve tane e ku ta di une, pra jetuam te gjitha fazat e njohura qe perkojne me procest e rritjes se nje fenomeni quasi social, te nje dimensioni te ri, qe u mundesua nga nje menyre e re komunikimi: interneti. Jave te mire! DK Ps. po kerkoj nje shami e nuk po e gjej. 2008/1/15, Pseudonim NgaHalli <[email protected]>: > > I dashur DK! > Jam i dyzuar te te pergjigjem a jo (nderkohe po e bej:) ). > Jam i dyzuar, sepse me duhet te pranoj qe AlbClubi po na le shendene, e > kjo s'me shkon hic per shtat. Jam i dyzuar (tashme qe shkruaj jam thjesht > gjithe pezm) sepse ky mesazh ja do te jete nje requiem, ja nje shperthim > mllefi ndaj atyre qe une bej fajtore per kete. > Jam i dyzuar sepse me duhet te bej nje analize, e s'e bej dot, se me se > paku nuk ma ka qefi... > > Po une them se shumecka nisi pas 3 korrikut 2005, dhe se kam provokim, te > me besoni, eshte nje konstatim qe s'ka qortim, hapni arkivat po te doni dhe > lexoni trendin... > > Ne kete klub eshte folur edhe per art, sport a debate me thelb te > mirefillte social (kujtoj ate mbi mjekesine ne USA e pertej), por asnjehere > nuk merrte zjarr mejdani si kur diskutonim per politiken ne Shqiperi. > Dhe atekohe diskutonim fort e shpesh... > Nje pjese e mire e diskutonjesve ketu kane prirje te djathta (keshtu ka > qelluar, edhe sepse nje pjese e mire e shkronjesve jane emigrante te post > 1996). Qenia ne pushtet e nje te majte nanoiste, jepte argumente te pafundme > per kritike. Me fol drejt e me ndejt shtrember, argument ke sot e gjithe > diten edhe nen qeverine e te djathteve, puna eshte se ra deshira dhe prirja > per ta bere kete... (me shaka e them se i vetmi qe do te mbetej ne beteje do > te ishte Rrobo-ja...:-) ). Eshte e cuditshme dhe teme interesante debati se > sa te lirshem e ndjente veten cilido prej nesh te shkruante kunder > socialiste te Nanos ne te gjalle te tyre e te tij (madje edhe ne shtypin > publik shqiptar), dhe se sa te lirshem e ndjejme veten sot (me te shkruajme > nenkuptoj te kritikosh, se sa per te bere elozhe....). > Ja pra nje shkak: autocensura (e kombinuar me mungese deshire per tu > "rene" miqve te dikurshem). > > Pa po pastaj ishte (eshte, qe i pacim me jete) edhe takemi i United Apples > of Pears. > Keta ta dhisnin muhabetin dore per dore (kjo fjali e renduar eshte qamet e > menduar prej meje, nuk me shpetoi). > Te bezdisnin ore! Ti shkruaje per qef tend, mendoje se thoshe dy llafe me > vend e me mend, e tjetri te niste te telendiste me fis e me fare. > Mbaj mend njehere, dikush me pyeti: "Ore NgaHalli, se ti qe e ke llagapne > keshtu coc di, pse dreqin sillen keshtu ca e ca ne klub". > E vrava mendjen, i lexova e u perpoqa te kuptoja, dhe besoj se ia arrita, > ndaj u pergjigja: "Se aq mbushin". Ne fakt ky eshte problem, se me ane te > kesaj, ne nje fare menyre une i shfajsova keta. Do kishte qene ndryshe te > kisha thene "se jane te keqij", por une mendoj se kjo eshte dytesore tek > ata, eshte rrjedhimi, ndersa une isha pyetur per shkakun, e shkaku sipas > meje (jam i bindur per kete) eshte sepse ne shumicen e tyre, ata qe > shkruanin anapulla ne klub ishin (jane edhe tani, packa se nuk shkruajne me) > toca, kokegdhe. Pse nuk shkruajne keta aktualisht. Pse guxoi dhe e shprehu > shqetesimin e tij DK dhe jo ndonje nga ata MC'Colat e toptastjeres? Po si > nuk ndodhte njehere, ore nje here te vetme qe keta te fundit te nisnin nje > diskutim, a te benin nje postim te pare, per nje shqetesim a perjetim > emocional te tyrin (f.v te thoshin qe sot pashe nje film keshtu e ashtu, > apo mora nje leter nga Shqiperia me aksh ndodhi, apo thjesht fare te na > benin te ditur se pas nje dreke te mire, kishin pasur nje jashteqitje > clironjese, te cilen mund ta krahasonin vetem me shpalljen e pluralizmit > politik ne vend). > Jo ore jo, per qamet jo. Po rrinin aty prapa top-tastjerave te tyre, dhe > gjithe budallallek u leshoheshin qorrazi atyre qe i jepnin jete ketij > mexhlisi. Ishin kaq te verber ne kete pasion te tyrin, sa kane qene me > dhjetra rastet kur mesazhin e njerit ia mvishnin tjeterit dhe zinin e > telendisnin kete derziun qe nuk kishte shkruar hic, a kishte shkruar dite me > pare, per nje sebep krejt tjeter. Po si nuk u lodhen njehere xhanem? Po se u > hakerreheshim, po se i thumbonim, po se i fyenim si na kishin fyer, jo or > jo, gjekundi, faqja bythe u ishte bere e se kishin per gje fare. > > E ja keshtu nisi e humbi interesi tek ne te tjeret. Me sakte jo interesi, > se rrezik dergesat e albclubit i hapim te parat cdo mengjes ne postat tona > e-mail, por ndjesia e perfshirjes, sepse i ra sharmi klubit, e, ndersa > interesi edhe mund te ringjallet, sharmi nuk kthehet kollaj. > > Natyrisht qe ia kam ca inatin edhe moderatorit - dhe ja kam thene mese > njehere. Vertet qe kerleshja albclubase ishte pjese e sharmit tone, por > liria pa kufi, ka edhe ajo demin e vet, se eshte si puna e oksigjenit me > tepri, te djeg mushkrine. > > Nuk kam me deshire ta vazhdoj nje mesazh te tille, > > Qofshi mire, > > NgaHalli > > > > > > > > *"D. K." <[email protected]>* wrote: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > I dashur Nga halli > > Shprehjen tuaj te meposhteme: > *PS - rrofsh DK se na shkunde!* > une e marr si shprehje te nje brenge qe e ndjeme gjithnje e me shume; > Albklubi po na mungon te gjitheve. > > Dal e hedh nje sy te komshijte e me vjen te qaj. Me vjen te ve kujen per > ate qe kemi humbur apo qe lame te humbase, ate qe ishte mbase ishte gjeja me > e fisme intelektualisht, qe prodhoi ndonjehere populli internetist > shqiptar, me gjithe horroret e te sharve, sarkazmes, ulurimave etj, ne > periudhen saj te adoleshences, pra territjes, sic thuhej dikur. > > Eshte e vetmja liste qe ne syte e mi kishte nivelin evropian e atyre > siteve ku jam i shtrenguar te jem i pranishem me koleget e mi te punes, per > shkak te profesionit ti, por ku diskutohen edhe mjaft probleme te > pergjitheshme si ne albclub etj. > > Personalisht nuk u shqova per ndonje ndihmese ne te, por kjo nuk me > pengonte ti hidhnja ndonje sy sa here qe kisha kohe e shpesh here te > kenaqesha me ato qe gjeja aty. > Te pakten kjo me ndodhte here here! > > Po tani? > > Qelqi qe thyhet, thone... vec ne ndodhte ndonje mrrekulli. Ndonese nuk > jemi popull, qe u dalluam ndonjere per besim ne zot, se jemi shume me dinake > se sa duhet per nje hapje te tille te mendjes, ama ne cudira e mrrekullira > kemi besuar gjithe jeten dhe sa me pak ato realizohen, aq me shume > besojme... > > Mbase, Hallexhiu im i mire... > > Por nuk ta fsheh se dyshoj shume ne kete ringjallje. > > Krishti vertet u ringjall, pas tre ditesh, por nul ndenji me shume se > dyzet dite midis te gjalleve... > > Xhaxhai na paralajmeroi, por nuk e besuam. > > DK > > > > > > > 2008/1/10, Pseudonim NgaHalli <[email protected]>: > > > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > > > > > > > > Juve miqve te mij te dashur, ngaqe jeni ne Hene, ju duket Toka meme si > > nje topth solid. > > Po jo bre se nuk eshte keshtu. > > Se po te zoom-oni e zoom-oni e zoom-oni, do shihni se MEDIA nuk eshte > > nje INSTITUCION, sikunder asnje institucion nuk eshte nje INSTITUCION ketu. > > Si redaksite e gazetave ashtu edhe Ministrite a cfaredolloj ndertese > > publike qe zhvillon veprimtari ne sherbim te tij e paguar nga taksat e tij > > (publikut) ne fund te fundit nuk eshte gje tjeter vecse nje bashkesi > > individesh. > > Keta te fundit nuk jane gje tjeter vecse ish te njohurit tuaj, apo > > bashkeshortet, nipat apo mbesat e tyre. > > Shqiptare safi, me mungesat perkatese te trasheguara nga sistemi i > > kaluar, te fituara nga tranzicioni aktual, produkte te shkollave jo kushedi > > se cfare, banore te periferise a qendres, kryeqytetas autoktone a te ardhur > > rishtas, ne kohe te lire shofere te pakujdesshem apo dashnore diku te > > zjarrte e diku tradhetare, bartes te traditave dhe mentaliteteve krahinore, > > e keshtu me radhe. > > Ju flisni per Korrierin, por Korrieri ne vetvete eshte vecse nje cope > > leter, pasi korrieret e vertete jane Lili, Tili, Vili, Gili, Albani, Arjani, > > Ristani dhe Dritani, me shefa sektori Ruzhdiun, Fehmiun dhe Kadriun. > > Punojne per dava 200 euro ne muaj, bejne nga dy pune, i ke gjithe diten > > e deri naten vone verdalle, aq sa kur e kam pyetur njeren ne konfidence se > > si ju del koha te lexoni libra (se une e konsideroja a priori se gazetaret > > nuk mund te bejne pa lexuar letersi) me tha: "E kush lexon me qe nga koha e > > shkolles?!" > > > > Miq, jepini Cezarit ate qe i takon dhe lerini gazetaret shqiptare ne > > hall te tyre. > > Sa per ate qe ky popull kete gazetari meriton, une nuk jam edhe aq. > > Natyrisht qe populli eshte byk per vete, por ata njerez qe shpenzojne per te > > blere gazete, ka gjasa te jene me me kulture se ato/ata 22-23 vjecaret qe > > sapo kane mbaruar gjuhe-letersine (per te konsideruar me te miret e atyre qe > > mbushin faqet e brendshme, se ka edhe pa arsim te larte fare). > > Pastaj nuk duhet harruar se shtypi ka edhe nje mision unik. Po ketu > > pastaj do me duhej te rendisja Xhiken, Biken dhe Kiken, bisnecmena te njohur > > qe jane edhe financonjesit primare te shypit made in albania, ndaj me mire > > po e le me kaq. > > Se si thote ime gjyshe: "Kur e quajne Osman, s'ke cfar i ban!" > > > > Ngahalli > > > > PS - rrofsh DK se na shkunde! > > > > > > ------------------------------ > > Never miss a thing. Make Yahoo your homepage.<http://us.rd.yahoo.com/evt=51438/*http://www.yahoo.com/r/hs> > > > > ______________________________________________________________ > > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > > > > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > > > ------------------------------ > Never miss a thing. Make Yahoo your homepage.<http://us.rd.yahoo.com/evt=51438/*http://www.yahoo.com/r/hs> > > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club