Re: [AlbClub] Future of the Past AlbClub-i
"Faruk Myrtaj" <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Miqte e mi, E lexova me vemendje Eren, e shijova deri ne fund shakane e vertete te Benit, dhe mbeta tek mesazhi i Cun Tirone. Nuk ka ndodhur asgje. Nese ka qene, ka pasur arsye, dhe qe s'eshte si ka qene, kane nderruar gjerat, mbase. Tha. Shkruan apo replikon ai qe ka per te thene dicka ndryshe. Nuk e kisha ndjere shuarjen e Alb Clubit, dhe sinqerisht, kisha harruar te klikoj tek blogu i Vehbiut, edhe pse perbri mesazhit lajmerues, atehere pata klikuar perbri kujtesen: Valuable. (Do te hedh nje sy atje: c'ka prej klubit dhe c'mungon prej tij?!) Jam i sigurt se (edhe) Dashi nuk e ka jetik Klubin. Ai ka provuar se ka me ç'merret, ndaj them se pati sinqeritet e vleresim ne frazen e tij (ndonse me pelqeu vecanerisht skicimi i diteve ne biblioteken e vjeter, prej Kokonozit dhe Çun Tirone). Si Shqiperia Reale, Nga Halli ishte konkret, edhe pse perpaka ngasherehej! Por e kuptoj, sepse ka qene njeri nga lezetet. Por edhe emrat qe permenda pak me lart. Por ka pasur edhe te tjere. Xha Xhai nuk do ndjehej mire, nese do ta cilesonit si Njesh, apo si Katalizator-Njesh. Se do behej, pa dashur me faj, qe ndokush tjeter s'ka hyre, apo s'ka qendruar gjate nen kete Hije tere drite. Nuk e kam fjalen per aksidente: tryeze te rrumbullakte nuk ka, nese ne te ulet Shefi. Ne rast deshtimesh apo zbehjesh, pergjegjesia shkon vetiu atje ku kane shkuar levdatat. Dhe per me teper, Alb Clubi do te perfytyrohej si nje Ndertese qe vazhdonte te ngrihej me kontribut vullnetar, ku te gjitheve u premtohej strehe, por oret e kontributit i mbante shenim dikush qe nderkohe beri Vile menjane dhe u mbylle atje bashke me defteret! Nuk shkakton habi qe edhe ne kete rast do te permendja Pellumb Kullen. Ka kohe qe Pellumb Kulla nuk ka shkruar, ose eshte dukur fare pak aty (edhe pse shume me shume se une!). Asnje shpjegim nuk eshte dhene, por tashme merret me mend: sapo botoi tri vellime te ngurta, serioze, korrekte, te punes se tij shumevjecare. Se pari: ne nuk kemi te drejte t'i themi Kulles ku ishe? Se Kulla eshte Kulle, dhe s'mund te mos duket ku ishte. Aq me teper pas ketij botimi. Se dyti, nuk kemi te drejte t'i themi Pellumb Kulles pse nuk ishe apo pse nuk je aq aktiv ne kete liste, ku ai ka mbjelle shume dashuri, perderisa e kemi kushtezuar pranine e tij: ne liste nuk njoftohej asgje per sukseset e krijuesit [Librat e Pellumb Kulles (po: as te Xha Xhait, e di, padrejtesia dhe pa-aresyeja ka qene e njejte per te gjithe, por mu per kete nuk eshte drejtesi dhe as veprim kufizues i drejte!) nuk mund te zihen ne goje ne kete rast!];nuk duheshin zene ne goje as edhe dekorimi i Kulles, qe te mos perfitonin te tjeret, pra qe te mos perfitonin te dekoruarit e pamerituar, le ta pesonte edhe pellumbi! (Na mbetej ta uronim Kullen apo Vehbiun apo Kokonozin ne emaile private, si fshehurazi! E perse valle? Nuk me shkon ndermend te ngjanim si ndonje liste tjeter, ku te gjithe quhen shkrimtare dhe te gjithe ndjehen Njesha Letrash! Mos o Zot: Alb klubi mbeti aristokrat (edhe pse se fundi, aristokrat i rrenuar disi!). Kur i privonim krijuesit, apo studiuesit apo artistit, keto gezime e kenaqesi, ne te vertete kur e privonim prej zejes se tij te pare, si mund te themi se e kemi pasur pikerisht Pellumb Kullen apo tjeterkendin ne Alb Club?! Se treti, do kisha deshire te citoja njerin nder mesazhet hershem ne kete liste te respektuar, cilesore, ku u grindem (tani kundrohet duke buzeqeshur e shkuara)per pseudonimet e shumte! A nuk mendoni se eshte edhe kjo njera nga arsyet? Maskat kane kuptim per pak kohe, edhe ne skene, lihet dicka zbuluar qe te njihet aktori, se a mund te pretendohen aktore me ze tejet te dallueshem prej njeri tjetrit, apo spektatore me vesh vocalore kaq te stervitur?! Qofshim mire ne, dhe Alb Clubi aty eshte: ishte ca kohe zaif, por ai e di se pa pune nuk behet ne Perendim, dhe se kendej te gjitha punet shperblehen, edhe ajo vullnetarja! respekte te gjitheve, Faruk Myrtaj On Tue, 15 Jan 2008 11:35:20 -0500, Cun Tirone <[email protected]> wrote: > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > Mund t'i kerkojme, e bile t'i gjejme shkaqet e dertit te AlbClubit > dhe ne vendosjen ters te yjeve. Vertet ishte nje qe bente > katalizatorin, por doli ne "privat." Kjo eshte puna e tij dhe ne > s'kemi pse ta gjykojme. > > Megjithate, katalizatori nuk eshte e thene te jete nje, mund te jete > dhe funksion i shperndare. Bile ky rasti i fundit ka nje tufe > perparesirash ndaj nje-katalizatorit. Me e thjeshta eshte > vazhdimesia me e lehte ne rrethana te ndryshme. > > Si rrjedhoje, nese jua do qejfi AlbClubin, shkruani ne te, behuni > dhe katalizatore. > > Shendet dhe gezuar 2008! > > > Çun Tirone > > > _________________________________________________________________ > Watch “Cause Effect,” a show about real people making a real difference. > http://im.live.com/Messenger/IM/MTV/?source=text_watchcause > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club