Re: [AlbClub] Hesapi me hanxhiun

[email protected]
Newsgroups gmane.recreation.alb-club
Message-ID <[email protected]>
                  *** AlbClub Discussion List ***




 Ka disa probleme me larjen e hesapeve me diktaturen. Po me pare, cili mendoni ju ishte kanceri i vertete i diktatures? Qe Hoxha vrau, vari, burgosi te pafajshem? Hm!  Frika, frika ne palce e te gjitheve, goja mbajtur qepur,  zisi i Ministrise se Brendshme qe
kalonte neper lagje,
rrobat e shpifura, fundet e gjata prej teritali, rimeli i syve qe
gjimnazisteve ua shihte vetem pasqyrka e vogel e cantes dhe askush
tjeter...  Kanceri i vertete ishin keto te fundit, dhe jo vrasjet e burgimet. Por ama nuk ishin krime, e te denueshme tani pas pilafit si te tilla.  Dhe sikur sot papritur t'i konsiderosh, fjala vjen,
spiunlleqet  qe degdisen njerez te pafajshem neper burgje si akte
kriminale, eshte e pamohueshme dot se atehere ato nuk ishin krime por akte te levdueshme vigjilence---per disa nga ne.  Dhe ndoshta vete monedha e mbijeteses --- po per disa nga ne. (Bejko do te thoshte per te gjithe ne, po une jam e sigurt qe nuk mund te jete ashtu.) 



Ka shume shkaqe pse Shqiperia nuk u perball dot me dinjitet me te
kaluaren e vet komuniste. Priti shume. Me shume nga cdo vend tjeter
evropiano-lindor megithese pati regjimin me te ndyre nga te gjithe. Shqiperia bente algjeber politike. Priste  fushata zgjedhore dhe vetem atehere fillonte e demonizonte komunizmin. Por le t'i leme moslargpamesite, naivitetin,
e paaftesite e shqiptareve menjane.  Per
to kemi diskutuar me dhjetra here.  Per mendimin tim, njera nga
pengesat esenciale per deshtimin e plote te dekomunistizimit ne
Shqiperi ishin organizatat e te drejtave te njeriut. Te perbera
kryesisht nga te rinj eruopiano-perendimore e amerikane, pasionale,
dishepuj te ligjit, te shkencave sociale, te mardhenieve nderkombetare,
deklaratat qe dilnin prej ketyre organizatave humanitare, si Human
Rights Watch p.sh., thurrnin argumenta te mahnitshem dhe, ne dukje, me nje
fryme te jashtezakonshme civilizuese. 



Argumentat e tyre bazoheshin ne
arsenale traditash ligjore perendimore, dhe pare nga ai pikeveshtrim,
logjika e tyre ishte e hekurt. Te ndeshkosh dike per aktet e shemtuara
te kryera gjate diktatures eshte vecse nje shprehje e impulseve e
pasioneve hakmarrese, eshte nje drejtesi perverse e orientuar mbrapsh,
nga e kaluara, dhe jo nga e ardhmja. Nje i tille koncept drejtesie e ka
vendin ne mesjete. Si e tille ajo nuk mund te sjelle si pasoje vec
destabilizim. Te mos lejosh ish-komunistet
te kandidojne per nje portofol ministri, fjala vjen, eshte t'iu mohosh
atyre nje te drejte civile. Kjo bie krejt ne ndesh jo vetem me parimet
e nje shteti ligjor por dhe shemton fytyren e bukur e racionale te
drejtesise e cila duhet te shohe perpara, drejt te ardhmes e drejt
efikasitetit pragmatik. Thone ata!  Dhe kush mund t'i kundershtoje dot
pa rrezikuar t'ia veshin ne mos me domate atehere me siguri me kopje te
bera shuk te Magna Carta-s?



Puna eshte se kritiket perendimore nuk arriten dot jo vetem ta
parashikojne por as ta vene re trashegimine institucionale te
totalitarizmit,  edhe kur ajo ben muu gjithandej ne Lindje. As
nuk arriten te kuptojne se kufijte midis deshires irracionale per
hakmarrje dhe shqetesimeve racionale per te ardhmen nuk mund te jene
asnjehere dot aq te prera me thike. Shoqerite post-totalitare duket
sikur nuk dine t'i artikulojne e t'i ankorojne ne aktualitet ankthet
e frikerat e tyre ne menyre qe perballja e ashper qe ato kerkojne me
keqberesit e tyre te te kaluares te tingelloje si thirrje per drejtesi
qe shikon nga e ardhmja,(meqe keto jane te vetmet thirrje te
respektuara tashme, sipas HRW).  Aktivistet humanitare nuk i kuptuan dot as
inisiativat per dekomunizim ne shtete si Gjermania Lindore dhe Cekia si
te motivuara ne nje pjese te madhe nga frika per te ardhmen;  as e kuptuan
histerine vete-spastruese qe iu hipi ketyre vendeve pas renies se Murit te Berlinit; as nuk i kushtuan
vemendje sa duhet dyshimeve se demokracia as qe do te avitej
nese do te vazhdonin te egzistonin rrjetet
e nomenklatures qe shijonin te patrazuara zahirete e mbledhura gjate
komunizmit;  as e pane fare fillimisht potencen ekonomike te ketyre rrjeteve,
as aftesine e tyre te jashtezakonshme per te korruptuar ckado qe leviz.
Cfare mesimi kujtuan humanitaret se do te nxirrte Europa Lindore nga
grushti i shtetit te ish-nomenklatures komuniste ruse ndaj Gorbacovit
ne 1991-shin? Qe rreziku i rikthimit te komunizmit ishte thjesht
paranoje?



Hakmarrje per te keqen e te kaluares apo shqetesim per te ardhmen
demokratike?   Testi konsequencialist -- pra qe te vetmet thirrje per
drejtesi moralisht te pranueshme jane ato qe motivohen vetem nga
deshira per te siguruar nje te ardhme qe gezon stabilitet dhe nderton
shtetin ligjor-- eshte per mua nje test idiotesisht teorik, pjelle e
tradites legale disashekullore dhe eksperiencave demokratike te
Perendimit. Ai reflekton vetem konceptet perendimore te drejtesise
konvencionale, koncepte qe
jane pjelle e realitetit aq te begate te demokracive te konsoliduara. 
Ne momente tranzicionesh politike, shembjesh e pastaj ringritjesh,
koncepti per ate cka eshte e drejte duhet te jete vec nje kompromis, pse jo dhe midis kenaqjes se ndjenjave hakmarrese, manive purifikative, dhe frikes per stabilitetin demokratik te te ardhmes.
Neqoftese ne demokraci te konsoliduara ligji dhe koncepti i se drejtes
ka per qellim te ofroje rregull dhe stabilitet, ne momente tranzitive
deshira per drejtesi duhet te shohe nga e kaluara dhe nga ardhmja
njekohesisht, duke saksionuar e delegjitimuar te kaluaren dhe
mentalitetet qe jane pjella te nje sistemi tjeter vlerash, ne menyre qe
te kthjelloje veshtrimin e te hape rrugen per te ardhmen. 

Per kete aresye, diskreditimi dhe diskualifikimi (dhe jo ndeshkimi ligjor) i ish-komunisteve dhe i te kaluares
komuniste duhet bere ne Shqiperi nje ore e me pare, sado pas pilafit qe
te duket sikur eshte ne kete moment. Nese simbolet komuniste, si mozaiku ne fasaden e muzeut
kombetar, nuk zgjojne peshtirosje sot, ka dicka qe vertet nuk shkon ne ate
vend. 



Era





-----Original Message-----

From: Cun Tirone <[email protected]>

To: [email protected]

Sent: Wed, 16 Jan 2008 3:09 am

Subject: Re: [AlbClub] Hesapi me  hanxhiun












                  *** AlbClub Discussion List ***









Une nuk jam prokuror i Nurembergut te munguar shqiptar, qe te te jap

faturen perkatese.





Meqe shumica apo te gjithe, sic thua ti, qenkan te lagur, aq me

shume duhet te thahen.





Sidoqofte, loja e derrit te kenaqur me Sokratin e vuajtur, zbatuar

ne kete problem, eshte bere e neveriteshme. Nga nje ane ca rob

shiten demokrate te kulluar, te napin dhe lleksione ne bisht te

luges, prape per demokracine. Por, kur ajo dreq kohe del si padashje

ne skene, a shkel ndonje kallo, si puna e rastit te ketij mozaikut

(qe eshte vecse incidenti i parendesishem radhes), te numerojne tezet e xhajat,

idealet e pastra, bemat e historise se lavdishme, e keshtu me

rradhe.



Qe ta thjeshtoj fare muhabetin, pyetja ime eshte: A do te donte

dikushi ta rijetonte ate kohe ashtu sic qe apo jo?





Nje gje kam te qarte, nuk mund te pretendosh per moral sot duke

fshehur imoralitetin e djeshem. Aq me shume qe shumica e aktoreve

jane te njejtet. Perndryshe, shif e shkruj. Hanxhiu, ne nje forme apo

nje tjeter, do ta marri borxhin e tij. Sa me vone ta lash borxhin,  

aq me interesat e larta do paguash.





Çun Tirone







> From: [email protected]

> To: [email protected]; [email protected]

> Subject: Hesapi me hanxhiun

> Date: Wed, 16 Jan 2008 01:33:33 -0500

>

> A ka mundesi te na kuantifikosh faturen e larjes te hesapit? Jo per gje por

> asnje qytetar I Shqiperise nuk del I palagur.

>

>

> -----Original Message-----

> From: [email protected] [mailto:[email protected]] On

> Behalf Of Cun Tirone

> Sent: Tuesday, January 15, 2008 12:23 PM

> To: [email protected]

> Subject: [AlbClub] Kur takohesh me ... hanxhiun

>

>

> Mendoj se hesapi me diktaturen eshte jo vetem i pashmangshem, por

> dhe i domosdoshem. Po s'pame kete te keqe ne sy, s'do kemi sy

> dhe te keqijat e tjera, sic dhe po behet.

>

> Çun Tirone

>

________________________________________________________________________
More new features than ever.  Check out the new AOL Mail ! - http://webmail.aol.com

______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.