[AlbClub] Thucidid dhe Lufta e Peloponezit
bato ipare <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List ***
-4-
DEBATI NE SPARTE....
..."Fjalimi i korinthasve vijoi keshtu:
Spartane.Ajo qe ju ben ju disi ngurrues qe te na degjoni ne te tjereve, ne qofte se ne kemi nje ide per te thene, eshte besimi dhe siguria e madhe qe ju keni ne kushtetuten tuaj dhe ne menyren tuaj te te jetuarit. Kjo eshte nje cilesi qe sigurisht ju ben ju te moderuar ne gjykim; ajo ndofta eshte gjithashtu pergjegjese per nje lloj injorance qe ju shfaqni kur merreni me ceshtje te jashtme. Shume here me perpara se sa tani, ne ju kemi thene se ishin te gjitha gjasat qe ne do te vuanim nga veprimet e Athines, dhe ne cdo rast, ne vend qe ti kushtonit vemendje asaj cfare ne u thonim, ju preferuat te vinit ne dyshim motivet tona dhe te arrinit ne perfunidimin se ne flisnim e ankoheshim vetem per shqetesimet tona. Resultati i kesaj ishte qe ju nuk e organizuat kete takim te aleateve deri sa demi u be; ju pritet deri tani, kur ne fakt ne po vuanim prej tij. Dhe nga te gjithe keta aleate, ne kemi ndofta te drejten me te madhe per te folur tani, duke qene se ne kemi ankesen me
te madhe per te bere. Ne kemi ankese per Athinen ne lidhje me agresionin e saj te paturpshem, dhe per Sparten, per neglizhencen e saj ndaj keshilles sone.
Ne qofte se do te kishte ndonje gje te dyshimte apo te erret rreth ketij agresioni ndaj gjithe Hellasit, detyra jone do te kishte qene perpjekja per te sjelle faktet para jush e per t`ju treguar ju dicka qe ju nuk e dinit. Por sic jane gjerat, fjalime e gjata jane te panevojshme. Ju mund ta shihni vete se si Athina u ka hequr lirine shume shteteve te tjera dhe se si ajo po komploton tu beje te njejten gje te tjereve, sidomos disa prej aleateve tane, dhe se ajo, per nje kohe te gjate tashme, ka qene duke u pregatiur per luften e paevitueshme. Cfare shkaku tjeter mund ta shtynte Athinen qe ta merrte me force kontrollin e Korkyres nga ne? Pse ajo ka rrethuar Potidean? Potidea eshte basa me e mire e mundeshme per cdo fushate ne Thrake, dhe Korkyra do te kish mundur te kontribuonte nje flote shume te madhe ne Ligen e Peloponezit.
Dhe ju jeni pergjegjes per te gjithe kete. Ishit ju qe lejuat se pari athinasit te fortifikonin qytetin e tyre dhe te ndertonin Muret e Gjata mbas lufte perse. Qe atehere e deri ne ditet e sotme ju u keni mohuar lirine jo vetem atyre qe jane skllaveruar nga Athina, por edhe edhe vete aleateve te tuaj. Kur dikush privohet prej lirise se vet, ai ka te drejte te qortoje me teper ate qe kishte fuqine per ta ndaluar nje gje te tille por nuk e beri, se sa ate qe i vuri prangat - sidomos kur ky i pari gezon famen e te qenit clirues i te gjithe Hellasit.
Edhe mbasi gjerat kishin arritur ne kete pike, nuk ka qene aspak e lehte per te organizuar kete takim, dhe madje edhe ne kete takim, nuk ka asnje propozim konkret. Pse ne rrime dhe diskutojme akoma nese cfare ka ndodhur eshte nje agresion, ne vend qe te diskutojme se si ti bejme balle? Njerezit e gatshem per veprim se pari bejne planet e tyre dhe me pas shkojne perpara pa hezitime, ndersa armiqte e tyre akoma s`e kane ndare mendjen.Sa per athinasit, ne e dime menyren e tyre se si ata gradualisht ua marrin te drejtat fqinjeve te tyre. Tani ata po ecin me hapa te ngadalta sepse mendojne se mungesa e ndjeshmerise suaj ndaj gjendjes se krijuar mund ti lejoje ata te vazhdojne ne rruge te tyre pa u vene re. Ju do te shihni se ata do ta zhvillojne plotesisht forcen e tyre nje here se realizuari se ju po e vini re se cfare po ndodh, dhe nuk beni asgje per ta parandaluar.
Ju spartanet jeni popullli i vetem ne Hellas qe pret qetesisht zhvillimin e ngjarjeve, duke e bazuar mbrojtjen tuaj jo ne veprim por duke bere te tjeret te besojne se ju do te veproni. Ju jeni te vetmit qe s`beni asgje ne fazat e para per te parandaluar shtrirjen e armikut; ju prisni deri sa armiku e ka dyfishuar fuqine e tij. Pa dyshim qe juve keni famen e te qenit te sigurte ne vete: por eshte per te vrare mendjen nese kjo fame eshte e merituar. Perset, sic e dime edhe vete, erdhen nga fundi i botes dhe shkuan deri ne Peloponez para se ju te beheshit gati per te nxjerre nje ushtri sic duhet perballe tyre. Athinasit, ndryshe nga perset, jetojne afer jush, e megjithe kete, duket sikur juve nuk i vini re ata; ne vend qe tu dilni perpara e ti ndaloni, ju preferoni te qendroni ne vend e te prisni deri sa t`ju kene sulmuar, duke rezikuar keshtu gjithshka ne luften kunder nje armiku qe eshte tashme dy here me i fuqishem...
Ne nuk do te donim asnje prej jush te mendoje se ne po flasim ne menyre jomiqesore. Ne vetem po ju qortojme, sic eshte normale kur shoku i dikujt po ben nje gabim. Akuzat e verteta duhen ruajtur per armikun qe ka bere dem.
Nga ana tjeter, ne gjithashtu mendojme se ne kemi te drejte po aq sa dhe cdokush tjeter per te vene ne dukje gabimet e fqinjeve, sidomos kur konsiderojme ndryshimin aq te madh midis jush dhe athinasve. Ne mendjen tuaj ju as nuk jeni koshient per kete dallim; ju as keni provuar ndonjehere te imagjinoni se cfare lloj njerezish jane athinasit, kunder te cileve ju do tu duhet te luftoni- sa shume, ne fakt sa plotesish ata ndryshojne prej jush. Nje athinas eshte gjithnje nje inovator, i shpejte ne te marrurit e nje vendim, e i shpejte ne te venit e tij ne jete. Ndersa ju jeni te afte ne te mbajturit e gjerave ashtu sic jane; ju, nga ana tjeter, asnjehere nuk vini me ide te reja, dhe veprimi i juaj ka tendence te mos ti realizoje qellimet e veta. Vec kesaj, guximi i athinasve shtrihet pertej mundesive te tyre; ata ndermarrin rreziqe ne kundershtim edhe me vete logjiken e tyre, dhe megjithate, ne mes te rrezikut ata ngelen me nje besim te patundur ne vetvehte. Por natyra
e juaj eshte e atille ku ju gjithje beni me pak se sa c`i keni mundesite, ju nuk keni besim ne arsyetimin tuaj, sado i shendoshe qe ai mund te jete, dhe krijoni bindjen se rreziku ka per te zgjatur pergjithmone. Kini gjithashtu parasysh kete : ndersa ju rrini te terhequr, ata nuk hezitojne asnjehere; ndersa ju rrini ne shtepi, ata jane gjithnje jashte kufinjeve te tyre; sepse ata mendojne se sa me larg qe te shkojne, aq me shume ata do te fitojne, kurse ju mendoni se cdo levizej mund t`ju rrezikoje ate qe ju keni. Ne qofte se ata arrijne nje fitore, ata e vazhdojne ate menjehere deri ne fund, dhe ne qofte se ata munden, ata s'bejne thuajse asnje hap mbrapa. Sa per trupat e tyre, ata i shohin si dicka qe mund te kosumohet ne sherbim te qytetit te tyre, sikur ato te mos ishin te tyret; por cdonjeri prej tyre e kultivon mendjen e vet me qellim qe te arrije te beje dicka te fisme per qytetit e tij. Ne qofte se ata i kane syte ne dicka dhe nuk e marrin dot, ata mendojne se
atyre u eshte mohur dicka qe ishte tashme e tyrja.; ndersa, ne qofte se sipermarrje e tyre eshte e suksesshme, ata e shohin suksesin e tyre si dicka qe as mund te krahasohet me ate qe kane ndermend te bejne heren tjeter. Ne qofe se ata deshtojne ne nje ndermarrje, ata e kompensojne humbjen menjehere me shpresat e tyre te drejtuara nje drejtim tjeter. Vetem per ata mund te thuhet se gjeja behet e tyrja sapo ata fillojne ta desherojne, sepse aq i shpejte eshte veprimi i tyre njehere se marri vendimin. E keshtu ata e kalojne cdo dite te jetes se tyre duke punuar larg, ne mes te rreziqeve dhe veshtiresive, pa i gezuar dot te mirat e tyre, sepse ato shtohen gjithnje e me shume. Ideja e tyre e festes eshte te berit e asaj qe eshte e nevojshme; ata preferojne veshtiresite dhe levizjen ne vend te qetesise the paqes. Me fjale te tjera, nga natyra, ata nuk jane ne gjendje te bejne nje jete te qete, e as te lejojne te tjeret qe te bejne nje dicka te tille.
Ky eshte karakteri i qytetit qe eshte kunder jush.Nderkohe, ju akoma rrini te frenuar; ju nuk shihni se menyra e mundeshme per te siguruar paqen eshte kjo: jo vetem perdorimi i forces ne sherbim te drejtesise, por edhe berja plotesisht e qarte e mos tolerimit te agresionit. Ndersa ideja juaj e te sjellurit ne menyre korrekte eshte, se pari, te evituarit se beri dem te tjereve, dhe me pas te evituarit e demit qe mund tu behet ju, edhe nese behet fjale per mrojtjen e interesave tuaja. Edhe po te kishit ne kufijte tuaj nje shtet qe te ndiqte te njejtat parime si ju, eshte e veshtire te shihet se si nje politike e tille mund te ishte e sukseshme. Por ne kohet e tanishme, sic sapo ua vume ne dukje, krejt menyra juaj e te jetuarit eshte e dale kohe kur krahasohet me ate te tyre. Dhe eshte e vertete ne politike sa c`eshte e vertet ne art apo ne zanate: metodat e reja duhet ti shtyjne metodat e vjetra tutje. Kur nje qytet ka mundesi te jetoje ne paqe dhe qetesi, s`ka dyshim
qe menyra e vjeter e te jeturit eshte me e mira; por kur ti je i perballur vazhdimisht me probleme te reja, ti duhet te jeshe ne gjendje tu ofrohesh atyre ne menyre origjinale. Kesthtu, Athina, per arsye te experiences se saj shume te gjere, eshte nje shtet shume me modern se sa i juaji...
Ju degjuat se cfare kishim per te thene.. Mendojini me kujdes vendimet tuaja. Nga baballaret tuaj, ju trasheguat te drejten per te udhehequr Peloponezin. Ruajeni madheshtine e tyre."
Ky ishte fjalimi i korinthasve. Qelloj atypari qe ne Sparte te gjendesh nje delegacion athinas qe kishte ardhur ne qytete per arsye te tjera. Kur ata degjuan fjalimet qe u mbajten, ata kerkuan se edhe atyre duhej tu jepej e drejta per tu degjuar. Ata nuk eshte se kishin per qellim te mbronin veten kunder gjithe atyre akuzave qe ishin bere ndaj Athines prej qyteteve te ndryshme, por donin thjesht te benin nje deklamim te pergjithshem dhe te vinin ne dukje se kjo ceshtje duhej konsideruar me tutje dhe se nuk duheshin marre vendime te menjehershme. Ata donin gjithashtu te benin te qarte se sa i fuqishem ishte qyteti i tyre, tu kujtonin anetareve te vjeter te asamblese faktet qe ata i dinin, dhe te informonin me te rinjte per gjera qe ata nuk i dinin. Ne kete menyre ata shpresonin ta leviznin mendjen e audiences nga ideja e luftes dhe ti benin degjuesit qe te ktheheshin ne favor te te lenit te gjerave ne qetesi. Si rrjedhoje ata iu afruan spartaneve dhe u thane se nese
s`kishin kundershtim, edhe ata do te donin te merrnin fjalen para asamblese. Spartanet i ftuan ata qe te benin kete, dhe keshtu athinasit dolen perpara dhe folen sic vijon me poshte:
"Delegacioni yne nuk erdhi ketu qe te perzihesh ne diksutimet me alleatet tuaj, por te merresh me punet per te cilat qyteti yne na ka derguar. Megjithate ne veme re sulmet e jashtezakonshme qe behen kunder qytetit tone, dhe per kete arsye duam te marrim fjalen e te flasim. Ne nuk do tu pergjigjemi akuzave qe keto qytete bene kunder nesh. Asambleja juaj nuk eshte nje gjykate, kompetente per te degjuar ankesat, qofshin te tyret apo tonat. Qellimi yne eshte per t`ju parandaluar ju qe duke i kushtuar shume vemendjen pikepamjeve te aleateve tuaj, te arrini ne perfundime te gabuara ne nje ceshtje te nje rendesie kaq te madhe. Ne te njejten kohe ne do te donim te shqyrtonim principet e pergjithshme te argumentit te perdorur kunder nesh, ne menyre qe ju te shihni se fitimet tona kane qene mjaftueshmerisht te arsyeshme dhe se qyteti yne e meriton nje lloj konsiderate.
Nuk ka nevoje te flitet per ate qe ka ndodhur shume kohe me pare: ne rast te tille evidenca jone per audiencen do te ishte "me te degjuar" e jo me te shikuar nga ana e saj. Por ne do te na duhet t 'i referohemi Luftes kunder Perseve, ngjarjeve qe jane te mire njohura nga te gjithe ju, megjithese ndofta ju mund te jeni lodhur se degjuari kete histori. Me veprimet tona ne ate kohe, ne vume ne rrezik gjithshka per te miren e perbashket; ju keni pjesen tuaj ne ate cfare u fitua; mos na e hiqni neve hisen tone te lavdise e te te mirave materiale qe na erdhen prej saj. Ne nuk do te flasime me frymen e atij qe kerkon nje nder, por me ate te atij qe sjell fakte. Qellimi yne eshte t`ju tregojme ju se me cfare qyteti do tu duhet te luftoni nese merrni nje vendim te gabuar.
Keto jane faktet tona. Ne Maratone ne qendruam dhe i perballuam Perset te vetem fare. Ne pushtimin e mepasem, kur nuk mundem t`i dilnim armikut perpara ne fushe te betejes, ne dhe i gjithe populli yne morem anijet dhe u hodhem ne betejen e Salamises. Ishte kjo beteje qe pengoi floten persiane te dilte ne Peloponez e te shkaterronte qytetet nje e nga nje; kjo per arsye se asnjlle lloj sistemi mbrojtjeje reciporke nuk do te mund te ishte organizuar perballe superioritetit te flotes detare perse. Prova me e mire per kete eshte sjellja e perseve vete. Nje here se humburi betejen ne det, ata e realizuan se forca e tyre ishte e gjymtuar dhe ata e terhoqen menjehere pjesen me te madhe te ushtrise se tyre. Ky ishte resultati, dhe ai provoi se fati i Hellasit varesh nga flota detare e saj. Tani, neve kontribuam ne arritjen e ketij rezultati ne tre drejtime te rendesishme: ne kishim numrin me te madh te anijeve, ne kishim gjeneralet me te zot, dhe ne treguam nje kurajo te
patundeshme. Nga 400 anije, rreth dy te tretat ishin tonat, komanden e kishte Themistokliu, i cili ishte pergjegjes kryesisht per betejen qe po luftohesh ne ngushtice, dhe kjo ishte dukshem ajo qe na shpetoj ne. Vete ju, pikerisht per kete aresye, i ofruat atij nderimet me te medha qe mund t'i jene ofruar ndonjeher nje vizitori ne vendin tuaj. Dhe guximi e trimeria qe ne treguam ishin te pa shoq. Pa asnje ndihme nga toka, me te gjitha shtetet rreth e qark nesh tashme te skllaveruara, ne vendosem te linim qytetin e te sakrifikonim pronat tona; e atehere, ne vend qe t'i braktisnim aleatet ne kete perleshje te perbashket ose ta benim veten te pavlefshem ndaj tyre, duke i shperndare trupat tona, ne u hypem anijeve dhe zgjodhem rrugen e rrezikut, pa pasur ndonje inat ndaj jush se pse ju nuk na kishit cuar ndihma me pare. E prej kesaj ne mund te themi se ne dhame me shume se c`morem. Ne qytetet tuaja kishte akoma njerez qe kishin mbetur e jetonin ne to dhe ju luftuat per
mbrojtjen e tyre; kur ju derguat trupat tuaja, ju kishit me teper frike per fatin tuaj se sa per tonin (sido qe te jete, ju nuk bete ndonje gje te madhe deri ne momentin kur ne humbem gjithshka). Nga ana tjeter, ne lame mbrapa nesh nje qytet qe kish pushuar se ekzistuari; e ne megjithate shkuam perpara dhe e vume jeten ne rrezik per nje qytet qe dukesh e pamundur se do te mund te ngrihesh prap. Keshtu ne u bashkuam me ju dhe arritem te shpetojme jo vetem veten tone por edhe ju gjithashtu. Por nqs ne, si te tjeret, te kishim pasur frike per token tone dhe te kishim arritur ne nje mareveshje me perset, para se ju te mberrinit, ose ne qofte se, me vone, ne do ta kishim pare veten te shkaterruar perfundimisht dhe nuk do kishim pasur kurajon tu hypnim anijeve tona, atehere s`do te kishte pasur asnje kuptim per ju qe ta luftonit armikun ne det, duke qene se ju s`do te kishit pasur numer te mjaftueshem anijesh. Ne nje rast te tille gjerat do kishin rrjedhur qetesisht e pa
zhurme, ashtu sic deshironin edhe perset.
Sigurisht, spartane, kurajo, vendosmeria dhe aftesia qe ne treguam atehere nuk duhet te shperblehen me te kete lloj armiqesie te pafre nga ana e heleneve - sidomos kjo ne lidhje me perandorine tone.
Ne nuk e fituam kete perandori me ane te forces. Ajo na erdhi ne nje kohe kur ju nuk ishit te gatshme ti luftonit Perset deri ne fund. Ne ate kohe aleatet tane erdhe tek ne me deshiren e tyre dhe na luten qe te viheshim ne krye te tyre. Ishte rrjedha aktuale e ngjarjeve ajo qe na shtyu se pari te rrisnim fuqine tone ne kete pike qe eshte sot: frika nga Persia ishte motivi yne kryesor, megjithese me vone, ne menduam gjithashtu ne lidhe me nderin tone dhe interesat tona. Se fundi, erdhi nje kohe kur ne ishim te rrethuar nga armiq, kur ne na u desh te shtypim disa revolta, kur ju e kishit humbur ate ndjenje miqesie qe ju kishit dikur ndaj nesh, dhe u kthyet kunder nesh duke krijuar keshtu dyshimet tona: ne kete moment ishte tashme e qarte per ne se nuk ne nuk do te ishim me te sigurte nese e linim perandorine te na ikte, sidomos prej faktit se cdo aleat qe largohesh prej nesh do te vinte te bashkohesh me ju. Dhe kur behet fjale per rreziqe te medha, asnje nuk mund te
qortohet nese ai kujdeset per interesat e tij.
Sigurisht, ju spartane, duke qene ne krye te Peloponezin, i keni rregulluar punet e shteteve te ndryshme ne menyre te atille qe u vjen ju permbare. Dhe nese, ne keto vite per te cilat po flasim, ju do te kishit shkuar e marre pjese aktivisht ne lufte dhe do te ishit bere jopopullor, sic beme ne, ne procesin e ushtrimit te lidershipit, ne nuk kemi asnje dyshim se ju do te kishit qene po aq te ashper ndaj aleateve tuaj sa edhe ne, dhe ju do te ishit shtrenguar ose te qeversnit me nje dore te forte ose te vinit ne rrezik sigurine tuaj.
Keshtu ndodhi me ne. Ne nuk kemi bere asgje te jashtezakonshme, asgje kunder natyres njerezore kur pranuam nje perandori qe na u ofrua dhe me pas kur refuzuam te hiqnim dore nga ajo qe kishim. Tre motive shume te forta na bejne neve qe te sillemi ne kete menyre: siguaria, krenaria, dhe veteinteresi.. Dhe ne nuk jemi te paret qe veprojme ne kete menyre. Gjithnje ka qene rregull qe me te dobetit ti nenshtrohen me te fortit; dhe vec kesaj, ne e konsiderojme veten te denje per fuqine tone. Deri ne kete moment, ju gjithashtu kishit te njejtin mendim; por tani, duke llogaritur interesat tuaja, ju po filloni te flisni ne baze asaj se cfare eshte e drejte dhe cfare eshte e gabuar. Konsiderime te kesaj natyre s`kane frenuar asnje njeri deri me sot ne te shfrytezuarin e rasteve per shtimin e fuqise se tyre. Ata qe e meritojne te lavdohen jane njerezit te cilet ndersa jane mjaftueshmerisht njerezore per te shijuar pushtetin, megjithate i kushtojne me shume vemendje se drejtes
nga sa c`mund ta kerkonin rrethanat e ekzistences se tyre. Sigurisht qe ne mendojme se nese dikush tjeter do te ishte ne pozicionin tone, do te ishte menjehere e qarte nese neve veprojme me moderim ose jo. E megjithate, ne menyre krejt te paarsyeshme, vete konsiderata qe ne tregojme ndaj te tjereve na ka sjelle me shume qortime se sa levdata. Per shembull, ne proceset gjygjesore me aleatet tane te cilat lindin nga kontratat, ne e kemi vene veten tone ne disavantazh, dhe kur ne e rregullojme qe ceshtje te tilla te gjykohen nga gjykata te paaneshme ne Athine, njerezit thjesht thone se ne na pelqen shume ti drejtohemi ligjit. Asnje nuk e merr mundimin te pyese se pse fuqite e tjera imperiale nuk i neshtrohen te njejtit qortim, te cilet i trajtojne subjektet e tyre shume me ashper se sa ne: sigurisht aryeja eshte se kur mund te perdoresh forcen, nuk ka nevoje qe te merresh me ligjin. Subjektet tona, nga ana tjeter, jane mesuar qe te trajtohen si te barabarte; si pasoje,
kur ata jane te pakenaqur ne ate cka ata e shohin te drejte dhe vuajne qofte dhe dizavantazhin me te vogel prej vendimit te gjykatave tona, ose per arsye te pushtetit qe perandoria na dha neve, ata pushojne se qeni mirenjohes ndaj nesh per te gjitha avantazhet qe ne u kemi lene atyre: ne te vertete, ata ndihen me shume te hidheruar nga pabarazia me vogel se sa do te ishin ndjere ne rast se ne qe ne fillim fare do ta kishim lene ligjin menjane e do ta kishim pasuruar vehten haptazi ne kurriz te tyre. Nen keto kushte ata sigurisht s`do ta kishin vene ne diskutim faktin se me i dobeti duhet ti nenshtrohete me te fortit. Njerezit, ne fakt, duket se ndjene me fort ndaj padrejtesive legale se sa ndaj padrejtesive te bera ndaj tyre me ane te dhunes. Ne rastine e pare u duket sikur atyre po ua kalon dikush te cilin e shohin si te barabarte me veten, ne rastin e dyte ata e ndjejne veten te shtrenguar nga dikush qe eshte superior ndaj tyre. Sigurisht qe ata iu neshtruan
vuajtjeve shume me te medha kur ishin nen Perset. Kurse tani mendojne se qeverisja jone eshte shtypese. Ndofta kjo eshte me se e natyrshme, duke qene se popujt e nenshtruar gjithnje e shohin te tanishmen me te veshtire per tu perballuar. Por ne nje pike ne jemi me se te qarte: nese ju do te na shkaterronit neve dhe do te arrinit te merrnit persiper perandorine tone, ju shume shpejt do ta humbisnit gjithe ate dashamiresi qe keni fituar per arsye se te tjeret jane te frikesuar nga ne - dmth, ne qofte se ju do te vazhdonit tu mbaheshiti te njejta principeve te sjelljes qe ju treguat me pare, ne ate periudhe te shkurter kur ju udhehoqet Hellasin ne lufte kunder Perseve. Rregullimi i menyres suaj te te jetuarit nuk perzihet dot mire me menyren e jeteses te te tjereve. E gjithashtu eshte fakt se kur ndonjeri prej jush shkon jashte kufinjve tuaj, ai nuk ndjek as zakonet tuaja e as ato te pjese tjeter te Hellasit.
Merrni kohe , atehere, per te arritur ne vendimin tuaj, i cile eshte i rendesishem. Mos lejoni konsideratat apo ankesat e popujve te tjere t`ju perzjejne ne veshtiresi te cilat do t`i ndjeni mbi kurrizin tuaj. Gjithashtu mendoni rolin e madh qe luan paparshikueshmeria ne nje lufte: mendoni per te tani, perpara se te jeni angazhuar ne lufte. Sa me shume qe te zgjase nje lufte, aq me shume tendence kane gjerat te varen nga aksidentet. As ju e as ne nuk mund te shohim permes tyre: ne duhet tu neshtrohemi atyre ne erresire te plote. Dhe kur njerezit i hyjne nje lufte, ata i bejne gjerat ne menyre te gabuar. Veprimi eshte i pari, dhe vetem mbasi te kene vuajtur pasojat e tij, ata fillojne te mendojne. Ne, sidoqofte, jemi akom larg nga ky lloj qendrimi i gabuar; po keshtu, aq sa c`mund te besojme ne, jeni edhe ju. E keshtu, ne ju kerkojme juve, tani, nderkohe qe te dy palet jemi akoma te lire e ne gjendje per te marre vendime te menduara, qe te mos ta prishni paqen, te
mos e thyeni betimin tuaj; ne vend te kesaj le ti zgjidhim kontradiktat me ane te arbitrazhit, sic eshte e parashikuar ne traktat. Ne qofte se s`do ta beni kete, ne do te kemi deshmitare perendite qe degjuan betimet tona. Ju do te keni filluar luften, dhe ne do te tentojme tu dalim perpara ne cdo e ne secilen fushe te veprimit qe ju mund te zgjidhni..."
---------------------------------
Looking for last minute shopping deals? Find them fast with Yahoo! Search.
______________________________________________________________
If you wish to unsubscribe, send a blank message to:
[email protected] , or visit Alb-Club's page at:
http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club