Re: [AlbClub] Dynja nga ... hici, dhe yckla te tjera
"D. K." <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.recreation.alb-club |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*** AlbClub Discussion List *** Cun Kam vlersuar se tepermi aftesine tuaj per te permbledhur ne nje mesazh te shkurtet ne menyre mjaft te qarte nje nga problemet me te nderlikuara me te cilin njerzimi po perplaset te pakten prej 3 mije vjetesh e prej te cilit me sa duket do te hapen mjaft vende pune edhe per brezat e ardhshem. Natyrisht kur ju thirrni ne ndihme mekaniken kuantike, per tu shprehur per ate problemin e identitetit te materjes, gjerat nderlikohen, nuk te ndjekim dot.Une te pakten. Edhe pse z. Shkupi mbase nuk do te jete i kenaqur, se me ka dhene disa muaj fizike. Per fiziken kuantike u perpoqa te kuptoj gjesendi, kur vdiq B. Sykja, per te cilun u tha se ishte ne linjen e pare te studimeve suedeze e boterore ne kete fushe. Kaq dhe kjo me teper per te kuptuar Syken se sa vete kuantiken. Me pas, harresa. Por megjithate kjo nuk me pengon te kuptoj nje gje interesante. Sa me shume zhvillohen shkencat e kesaj natyre, aq me i holle behet muri i diferences midis vete shkences dhe fese. E habiteshme, nderkohe qe pritej te ndodhte e kunderta. Te pakten kjo ide del disi edhe nga mesazhi juaj. Kjo nganjehere te shtyn te mendosh per natyren e vete inteligjences. Duke lexuar mesazhin tend, me erdhi ndermend nje teori e fundit te inteligjences, ajo e filtrave. Mos u perpiq te besh kerkim te Wiki, se titulli saj e sajova vete, ngaqe e kam harruan origjinalin. Pra ,sa me pak filtra te kesh, sa me pak te futesh ne pune paragjykimet e tua dhe ato qe te kane mesuar te tjeret, aq me shume ka mundesi ti ngjatesh te vertetes. Ketu dalin te fituar shkruesit e bibles. Shkurt per thelbin e teorise ne fjale, se i druhem ndonje keqkuptim. Po qe se fjala vjen, shohim ne rruge nje grua lakuriq, secili do te mendoje sipas filtrave te vet. Une si punonjes social do te them: shikoni pasojat e mosshperndarjes se drejte te pasurive kombetare. Populli del lakuriq ne rruge sepse nuk ka cte veshe. Duhet propozuar nje ligj... etj.. Dikush nga Belgjika do te thote. Cudi edhe ne Bruksel rrine lakurq, por qendrojne pas xhameve. E kam fjalen per ate rrugen te stacioni veriuit, per ata qe njohin mire Brukselin:-)) Po te kaloje nje katundar, ai do te thote: epo kjo grua ka luajtur menc! Katunari ka te drejte, se ka me pak filtra ne koke. Kaq per teorine ne fjale. Keshtu them, se mund te shpjegohet perse po hollohet aq shume ai muri qe ndan idete e shprehura nga librat e pare, per prejardhgjen e gjithesise, me teorite e mendjeve te sofistikuara te kuantikes se sotme. Ingjenuiteti dhe gjenialiteti me sa duket te nxjerrin ne te njejten qafe. Kur u shkrua bibla, autoret e saj kishin me pak filtra ne tru, e per pasoje, sipas asaj teorise ne fjale kane qene me inteligjente, ne kuptimin filozofik. Ne lidhje me kete shpjegim desha te shtoj se e solla vullntarisht, nuk ma kerkoi njeri:_)). Intersante jane idete e shen Agustinin, per te cilin perdite grindem me nje koleg arab se me thote se eshte algjerian, e une jam i detyruar ti them se Algjeria dhe algjeriant nuk ekzistonin... etj. Kur ju thoni se nuk nxjerr me shume nga feja, une nuk jam i sigurte shume. Ai do te kishte bere cudira po tu kishte marre me gjate me problemin ne fjale dhe nuk do ti kishte kushtuar aq kohe shpjegimit pse Krishti ishte redemptor i njerzimit. Libri i tij kryesor Qyteti i zotit, gjendej deri vone te ai Aneksi i Biblotekes kombetare, per te cilen u fol disa dite me pare ne kete liste. Per te, shen Agustinin, Mjeshtri eshte ai, Krishti, gje qe eshte bere shkas edhe per keqkuptime ne rrjedhe te Historise. Mua nga ana tjeter prej atyre koheve te vjetra me kane mbetur ne koke gjera te tjera. Kur shpjegonte se si edhe ne mund te dilnim nga kjo bote iluzore, per ta veshtruar Gjithesine nga nje dimension, ai, Agustini predikonte edhe abstinencen, sikunder Bushi per nxenesit e shkollave. Por duke mos patur besim te vetja, shkurt, duke e ditur se nuk do ta permbante veten ai thote: O Zot, me tredh, por jo tani per tani! Dk 2008/1/18, Cun Tirone <[email protected]>: > > *** AlbClub Discussion List *** > > > > > Nga vjen bota, pse dhe si erdhi? Eshte mbase nona e gjithe pyetjeve > qe mund te behen. > > Per t'i rene shkurt, duket tashme qe te dhenat eksperimentale dhe > ato teorike perjashtojne modelet e botes se perhershme apo te > krijimit ciklik, qe megjithate akoma kane tifozet e perkates. > > > Pra mbetet per tu shpjeguar modeli me krijim, apo Big Beng-u. Ky > model i vjen pershtat dhe shpjegimeve fetare. Keshtu, Papa Piu, me > 1959, thoshte se Big Beng-u vertetonte krijimin. Pra Zoti ekziston. > > Shkenca nga ana e saj, ka kohe qe sjedh verdalle teori, te cilat > spekullojne se i gjithe universi mund te kete ardhur nga hici. > > Ne fakt mekanika kuantike lejon "cudira," si daljen nga hapesira boshe > e grimcave te perkoheshme (virtuale) dhe me tej zhdukjen e tyre. > > Bazuar ne keto "cudira," ka teori qe thone se, per arsye akoma te > panjohura, keto fluktacione, normalisht te perkohshme, nja 14 bilion > vjet me pare krijuan dynjane tone. > > Duke lene menjane ceshtjet teknike, kjo teori ka nje problem shume > te madh. E nis ekzistencen nga HAPESIRA boshe. Pra, pyetja nuk > zgjidhet, vecse shtyhet. Po hapesira boshe, me grimcat virtuale e > "cudirat" te saj, nga erdhi? > > > Teori te mevoneshme e heqin dhe nevojen e hapesires boshe megjith > ycklat e saj. Bazuara prap ne mekaniken kuantike, dhe konkretisht ne > tunneling, keto teori shpjegojne krijimin e dynjase nga hici fare, > nothing, null, nada. Duhet theksuar se ne kete rast, perdoren ligje > te mirnjohura e te testuara plotesisht nga eksperimentet. > > Megjithate, pyetje te reja e me goxha spec mbeten, apo dalin. > > Psh. pse, ne nje moment te caktuar, asgjese iu tek te behej gje, aq me > shume gjithe kjo dynja. > > Mekanika kuantike pranon se ngjarjet te caktuara mund te ndodhin dhe > pa nje shkak te percaktuar, pra shkakesia eshte e bazuar ne > probabilitet. Bile nje interpretim, me i pranuar i kuantikes, thote > qe pyetja vete s'ka kuptim. > > Tashti, mekanika kuantike si dhe cdo "ligj" tjeter i pranuar i > natyres nuk eshte se eshte shkruar ne gur. Keto "ligje" shprehin > vetem nivelin tone te njohjes se tanishme. > > Psh. Ajshtajni ka pasur, gjer ne fund te jetes se tij, probleme te > medha me meaniken kuantike. Ai e quante kete teori te paperfunduar, > si pune fasade qe fshihte ligje me themelore. Sikur te mos mjaftonte > "sherri" shumevjecar me kuantiken, Ajshtajni, ne prag te vdekjes se > tij, ja tha ne sy Hajzenbergut (nje nga themeluesit e mekanikes > kuantike): "Shkenca jote nuk me pelqen." Dhe inatin me te madh > Ajnshtajni e kishte me natyren probalistike te mekanikes kuantike, > permbledhur ne thenien se ai nuk besonte qe Zoti lozte me zare. > Bile, ka shume mundesi dhe kur ta kete takuar atje lart, rrezil ta > kete bere, bixhosciun e madh. > > > Megjithse modeli me krijim i pershtatet feve, edhe ne ate nahi > dalin goxha pyetje. Pra, le ta zeme se Ustait te Madh, ju tek dhe e > krijoi dynjane. Po pse pikerisht ne ate cast, 14 bilion vjet me > pare? Po me pare cfare po bente, me cfare e shtynte KOHEN zotnia? > Apo me harbutce, pse u kujtove te hedhesh zaret tani ne tavolinen > tone, mos valle te qerren ne tavolinat e tjera? > > > Duke lene menjane mirenjohjen apo thenien se kalit te dhuruar nuk i > shihen dhembet, nje nga pergjigjet ketyre pyetjeve (si dhe pyetjen > vete) e ka bere Saint Augustine (i Hippos), nja 1500 vjet me pare. > Simbas tij, vete koncepti i KOHES nuk ka kuptim perpara qenies se > botes vete. Pra, s'ka kuptim t'i kerkosh hesap Zotit se cfare bente > parpara krijimit te botes dhe kohes vete. Zor se nxjerr me shume nga > feja. Po nga ana tjeter, nje vartes i mire (ai ishte peshkopi i > Hippos) e ka per detyre te mbuloje zullumet e bosit. > > > Krijimi nga hici ka kusure dhe me lagjen e shkencen. Mire qe niset > nga hici, po modeli perdor ligjet e mekanikes kuantike. Dhe pyetja > fatale eshte, po ligjet nga erdhen, ku ishin me pare, ne asgje? > Kuptohet qe nuk mund te gerrmojme dot me shume. > > Mbase ka te drejte Samuel Butler kur thote se sherri midis teisteve > dhe ateiseve eshte per emrin e Zotit; duhet quajtur Zot apo dicka > tjeter. > > > Çun Tirone > > _________________________________________________________________ > Helping your favorite cause is as easy as instant messaging. You IM, we > give. > http://im.live.com/Messenger/IM/Home/?source=text_hotmail_join > ______________________________________________________________ > If you wish to unsubscribe, send a blank message to: > [email protected] , or visit Alb-Club's page at: > http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club > ______________________________________________________________ If you wish to unsubscribe, send a blank message to: [email protected] , or visit Alb-Club's page at: http://www.alb-net.com/mailman/listinfo/alb-club