Nje analize per Tribunën Shqiptare!

Ajet Nuro <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <AANLkTiks0FiKZ+d3VrALONP0cHH+ywy0T0if7CXrjUyO__42404.3230632835$1283705121$gmane$org@mail.gmail.com>
http://tribunashqiptare.com/komente/?p=1398
*BAROMETRI DIPLOMATIK* *Prof.Dr.Mehdi HYSENI* RUAJTJA E KISHAVE  SERBE ME
POLICI, MINUS I MADH PËR SUNDIMIN E LIGJIT DHE TË DEMOKRACISË NË KOSOVË! ***
Zgjohuni nga gjumi, mos lini konflikte  të hapura, sepse mjaft e keni lënë
konfliktin e hapur në Kosovën Veriore, i cili do t’u kushtojë shumë
shtrenjtë, jo vetëm politikës dhe diplomacisë, por mbarë popullit shqiptar
në Kosovë.   *** Derisa shqiptarët t’i ruajnë me polici kishat dhe
manastiret serbe, *konflikti kolonial mbetet i hapur me serbët!*   Në këtë
rast, nuk mund të ndihmojë as Amerika, as Evropa Perëndimore, por vetëm
ligji dhe kushtetuta e Kosovës, që nëse thyhen gurët e varrezave apo
atakohen dhe shkatërrohen objektet fetare jo vetëm të serbëve, por të të
gjitha grupeve etnike, që jetojnë në Kosovë, atëherë duhet të reagojë shteti
me mekanizmat e tij përkatës, që në bazë të veprës së kryer, të dënohet me
ligj çdo vandalist dhe abuzues i tyre. Kështu veprohet në tërë botën e
civilizuar dhe të përparuar ku sundon ligji dhe demokracia, jo të vihet në
gjendje gatishmërie policia ose ushtria, si dhe të ngrihen barriakada dhe
rrethoja teli me gjemba përpara kishave dhe manastireve serbe, që
sinjalizojnë se ato “vërtet janë në rrezik” prej shumicës dërrmuese
shqiptare në Kosovë. Ky është një absurd i papranueshëm ngase tërësisht
është në shpërputhje me realitetin e krijuar në Kosovë. *** Të mbrohen
institucionet shtetërore dhe pavarësia e Kosovës, sepse ende janë në rrezik
nga Serbia (pavarësisht nga prania e faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë), jo
kishat dhe varrezat serbe me armë në dorë, sepse në Kosovë nuk ka gjendje të
jashtëzakonshme, anarkike, as luftarake, por paqe, siguri dhe demokraci të
plotë, ku çdo qytetar është i lirë, i barabartë dhe i mbrojtur me ligj, me
kushtetutë, si dhe me ligjet ndërkombëtare. Kjo është pasqyra e së vërtetës
së bashkëjetesës së qytetarëve të Kosovës(qershor 1999 – 2010). Prandaj,
duke marrë për bazë këtë gjendje faktike dhe  reale në Kosovë (2000-2010),
nuk janë të obliguar moralisht dhe ligjërësht as shqiptarët, as KFOR-i, as
UNMIK-u e as EULEX-i, që me polici dhe me ushtri, t’i mbrojnë kishat dhe
manastiret serbe në Kosovë, por vetë serbët janë ata, që duhet t’i kenë
ruajtur  varrezat, monumentet dhe objketet e tyre religjioze, JO me pushkë,
jo me forcë, por me ligj, ashtu sikurse të gjithë pjesëtarët e tjerë të
bashkësisë multietnike dhe pluraliste në Kosovë. Në këtë kontekst, nuk duhet
bërë asnjë përjashtim, sepse do të vinte në shprehje diskriminimi dhe
diferencimi midis grupeve etnike të shoqërisë kosovare. Pse të ruhen kishat
dhe manastiret serbe vetëm në Kosovë? Kush i ruan kishat dhe manastiret e
pakicës serbe në Kroaci, në Slloveni, në Maqedoni, në Evropë dhe në vendet e
tjera të botës? -Askush, sepse ato janë të mbrojtura me ligj, jo me polici,
as me ushtri, ashtu sikundër po ngjet në Kosovë, pavarësisht se çfarë thotë
Plani i Marti Ahtisarit. Në vendet e sipërtheksuara, forca-policia-ushtria
kroate, sllovene, maqedone apo ndonjë forcë e huaj (sikurse që është rasti
në Kosovë), nuk janë në funksion të mbrojtjes së kishave dhe manastireve
serbe, por vetëm ligji, askush tjetër. Pra, logjikisht dhe ligjërisht, do të
duhej të vlente i njëjti standard dhe, i njëjti trajtim i statusit të
sigurisë dhe të mbrojtjes së kishave dhe të manastireve serbe në Kosovë,
ashtu sikurse në Kroaci, në Slloveni, në Maqedoni etj. Pavarësisht nga
provokimet, nga akuzat dhe nga shpifjet e politikës dhe të propagandës
shtetërore dhe kishtare të Serbisë se gjoja në Kosovë “janë të rrezikuara
kishat dhe sakralet” e tyre religjioze, gjë që kjo nënkupton edhe
diskriminimin dhe rrezikimin e të drejtave dhe lirive të minoritetit serb në
Kosovë, shqiptarët  dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë, nuk duhet të bijnë
viktimë e një politike dhe propagande të këtillë serbe, sepse, tanimë ka
perënduar “koha e artë” për invaduesit serbë dhe për kishat e manastiret e
tyre, të falsifikuara dhe të ndërtuara mbi gërmadhat dhe mbi truallin e
kishave dhe të manastireve shqiptare, kur ato dikur shqiptarët i ruanin dhe
i mbronin me pushkë, si rrjedhim i sundimit të  shtypjes dhe të robërisë
kolonialiste serbomadhe gjatë shekujve të kaluar (XIX dhe XX). Nuk janë në
kurrfarë rreziku nga shqiptarët, as minoriteti serb, as kishat e as
manastiret e tyre në Kosovën e pavarur. Por është e kundërta, shqiptarët dhe
Kosova ende janë të rrezikuara nga serbët dhe Serbia. Këtë e provon gjendja
faktike e statusit të Kosovës Veriore (1999-2010), minoriteti serb , i
drejtuar dhe i komanduar drejtpërdrejt nga Beogradi, në forma të ndryshme
sabotuese, subversive dhe të padëgjueshmërisë ndaj shtetit të ri të pavarur
të Kosovës, po tentojnë që me çdo kusht ta copëtojnë Kosovën Veriore  nga
trupi i Shqipërisë Etnike. Ky është problemi i krijuar nga vetë minoriteti
serb, nga Beogradi dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, jo hakmarrja e shqiptarëve
ndaj serbëve të mbetur në Kosovë, për shkak të hipotekës së tyre, si
rrjedhojë e ushtrimit të terrorit dhe të gjenocidit serb mbi shqiptarët
gjatë viteve 1989-1999. Mirëpo, derisa Beogardi dhe Kisha Ortodokse Serbe,
t’ua imponojnë qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë(KFOR,
EULEX, UNMIK), që me armë t’ua mbrojnë kishat dhe manastiret serbe në
Kosovë, ky fenomen, në sy të botës, mund të mirret, jo vetëm si pretekst i
Beogradit dhe i Kishës Ortodokse Serbe, që në çdo kohë ta destabilizojnë
Kosovën, por edhe si argument i pranueshëm se, kinëse minoriteti serb në
Kosovë “është i rrezikuar dhe i diskriminuar-jashtë ligji” si nga
shqiptarët, ashtu edhe nga qarqet mbikëqyrëse të bashkësisë ndërkombëtare në
Kosovë. Derisa në një shtet demokratik dhe të lirë, siç është Kosova,
mbrohen me pushkë monumentet historike (fetare apo jofetare) dhe varrezat e
ndonjë grupi etnik në kuadrin e tërësisë së një shoqërie multietnike, siç
është rasti me minoritetin serb të Kosovës, atëherë, ky është një mesazh
shumë i keq për botën e qytetëruar dhe demokratike, sepse krijohet dyshimi
se, aty nuk funksionon ligji, nuk funksionin demokracia, nuk funksionin
liria, nuk funksionin rendi dhe siguria, nuk funksionon bashkëpunimi,
mirëkuptimi, toleranca, barazia, drejtësia  dhe mirëbesimi ndëretnik. Pa
marrë parasysh se, gjendja e sigurisë në Kosovë, sidomos pas pavarësimit të
Kosovës (17.02.2008), është stabile dhe e sigurt për të gjithë shtetasit e
saj, vënia nën mbrojtjen e armatosur të kishave dhe të manastireve serbe në
Kosovë, bie në kundërshtim flagrant me deklaratst dhe me raportet pozitive
zyrtare të organeve dhe të institucioneve të Kosovës, si dhe të KFOR-it, të
EULEX-it, të UNMIK-ut dhe të OSBE-së, të paraqitura OKB-së, BE-së, NATO-s
etj., sepse të gjitha ato flasin  se, në Kosovë gjendja e rendit, e sigurisë
dhe e paqes është plotësisht në stadin e duhur dhe të kërkuar sipas
standardeve vendore dhe ndërkombëtare. Pra, defakto dhe de jure, derisa në
Kosovë sundon  ligji, qetësia dhe siguria në kohë paqeje, logjikisht, nuk
ekziston kurrfarë nevoje, që me armë e me roje të armatosura deri në dhëmbë,
të mbrohen kishat dhe manastiret serbe qoftë nga policia e Kosovës, apo
qoftë nga KFOR-i  etj. Një mbrojtje e tillë, e imponuar nga shteti dhe nga
kisha serbe, sinjalizon botën civilizuese se, nuk mund të flitet për
sundimin e  ligjit, të demokracisë, as për kurrfarë sigurie e stabiliteti në
Kosovë, derisa kishat, manastiret, apo xhamiat dhe teqet mbrohen me polici
dhe me ushtri.Për më tepër, kjo do të nënkuptonte sundimin e gjendjes së
jashtëzakonshme dhe anarkike në sy të bashkësisë ndërkombëtare.   Në paqe,
të drejtat dhe liritë e njeriut mbrohen me ligj,  në mënyrë demokratike dhe
paqësore, jo me pushkë në krah dhe me tanke!   Pse, dhe kush, duhet t’i
mbrojë kishat dhe manastiret e pakicës serbe në Kosovë, kur ato asnjë herë
në historinë e derisotme të tyre nuk kanë qenë të rrezikuara nga shqiptarët,
përkundrazi kanë qenë të mbrojtura. Madje, që abusrdi të arrinte epilogun
tragjik (si rrjedhim i intrigave dhe i mashtrimeve të klerkëve serbë), disa
shqiptarë të pavetëdijshëm dhe të verbër, edhe janë vrarë mes veti, se kush
do të ishin “bajraktarë”  të mbrojtjes së Patrikanës së Pejsë dhe të
Manastirit të Deçanit!?   Përgjigjja është shumë e thjeshtë dhe
transparente, ato duhet t’i kenë ruajtur vetë serbët, ashtu siç i kanë
ruajtur deri në vitet e 90-ta të shekullit XX, askush tjetër. Si? – Shumë
leht, serbët, së pari, duhet që Kosovën ta pranojnë si shtet të vetin; të
krijojnë marrëdhënie mirëbesimi dhe të sinqerta me shqiptarët, në frymën e
përbashkësisë së vërtetë, duke e respektuar njëri-tjetrin në mënyrë të
ndërsjellë; së dyti, të heshtin akuzat dhe anatemat e tyre të pathemelta (të
projektuara dhe të përgatitura në forma të ndryshme të nëndheshme dhe në
detaje nga shteti dhe nga kisha serbe, edhe pas përfundimit të Luftës së
Dytë Botërore), duke i etiketuar dhe akuzuar shqiptarët dhe UÇK-në si
“organizëm terrorist”; të heqin dorë nga pretndimet e tyre territoriale ndaj
Kosovës; të braktisin propagandën  dhe praktikën e deritashme shekullore me
përmbajtje të urrjetjes raciste, nacionaliste dhe shoviniste, se kinëse
shqiptarët “janë ardhacakë” në Kosovë; të pajtohen me shqiptarët, duke iu
kërkuar falje për të gjitha krimet e gjenocidit dhe të shkatërrimeve
materiale të Kosovës nga ana forcave paramilitare, militare dhe policore
etj., si dhe  t’ua shtrijnë dorën popullit shqiptar se, do të  koekzistojnë
në paqe dhe në mirëbesim të plotë. Pra, vetëm serbët me sjelljet, me
marrëdhëniet dhe me veprimet e tyre konkrete pozitive ndaj shqiptarëve, do
të jenë garancia e sigurt dhe afatgjatë për mbrojtjen e kishave dhe të
manastireve të tyre, jo policia ose ushtria e Kosovës.   Patriarku serb
Irinej i ofendon, i shpif dhe i fajëson shqiptarët në Kosovë, duke kërkuar
vetëm mbrojtjen ndërkombëtare të kishave dhe të manastireve serbe në Kosovë
(!) *** Ai ka deklaruar se  “Do të bëjmë çmos që ta ruajmë identitetin e
shenjtë serb në Kosovë...Mbrojtja e kishave dhe e manastireve serbe,
vështirë është t’u besohet atyre që i kanë djegur dhe shkatërruar ato. Kjo
është absurde dhe e panatyrshme...” (
http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Patrijarh-srpski-Ucinicemo-sve-da-zastitimo-svetinje.sr.html/29/08/2010//<http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Patrijarh-srpski-Ucinicemo-sve-da-zastitimo-svetinje.sr.html/29/08/2010/>
).   Kërëcënimi i patriarkut Irinej, pse  ai  së bashku me kishën dhe me
 shtetin e tij, me çdo kusht po kërkon që, Kosovës dhe bashkësisë
ndërkombëtare, t’ua imponojë mbrojtjen e përherhshme të kishave dhe të
manastireve serbe me  ushtri ndërkombëtare, jo me policinë shqiptare të
Kosovës, *do të thotë*: (1) Mosnjohjen  e shtetit të pavarur nga Kisha
Ortodokse Serbe, (2) Ndërrimin e tezave serbomdha se shqiptarët “ janë
terroristë dhe vandalistë, që rrënojnë dhe djegin kishat e manastiret
serbe”, jo barbarët dhe terroristët e dëshmuar serbë, të cilët që nga viti
1878  e deri më 1999 kanë djegur jo vetëm kisha, xhamia, teqe, shkolla,
shtëpia... etj., por i kanë vrarë, masakruar dhe djegur për së gjalli edhe
shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë dhe në vendbanimet e tyre, si shkak dhe
pasojë e krijimit të Serbisë së Madhe me luftë, me agresion, terror dhe me
gjenocid. Kështu, si shteti, ashtu edhe kisha serbe veproi edhe në kryerjen
dhe në rrumbullakësimin e gjenocidit të fundit në Kosovë (1981-1999). Kjo
tezë nuk mund të ndryshohet, e aq më pak, t’u atribuohet shqiptarëve si
kolektivitet as si shtet, as kur ishte fajala për disa raste të izoluara në
vitin 2004,  të cilat nuk kishin karakter të përgjigjejes së retorsionit të
ligjshëm ngase vandalizmi, terrorizmi dhe gjenocidi serb ka historinë e
gjatë më se njëshekullore mbi shqiptarët, mbi Kosovën, mbi Anamoravën, mbi
Iliridën etj.; (3) Nxitjen e mosbesimit dhe të urrjetjes armiqësore mbi
bazën nacionale, fetare dhe etnike; (4) Rrezikimin e ekzistnecës jo vetëm të
kishave dhe të xhamiave, por edhe të vetë minoritetit serb në Kosovë, që
patjetër, në mënyrë permanente, do të impononte mbrojtjen dhe përkujdeisn e
bashkësisë ndërkombëtare; (5) Autonominë politike dhe eksterritoriale të
kishave dhe të manastireve serbe (ashtu siç parashikon fatkeqësisht edhe
Plani Marti Ahtisarit për Kosovën);
(6) Ushqimin dhe mbajtjen gjallë të nacionalizmit autodestruktiv dhe
autoritar etnocentrist, rikthimin e sovranitetit kolonial serb mbi Kosovën;
(7) Justifikimin e së drejtës historike të serbëve, të shtetit dhe të kishës
ortodokose serbe mbi Kosovën etj. Këto janë disa nga rreziqet  më kryesore
që mund të lindin, nëse edhe më tej vazhdohet me praktikën e gabuar të
deritashme të mbrojtjes së kishave dhe të manastireve serbe  me polici dhe
me ushtri në kohë paqeje dhe sigurie të plotë në Kosovë. Kësi shembulli
absurd dhe drastik improvizues, njeriu nuk mund ta gjejë në asnjë shtet në
botë, sepse çdokund në globin tokësor, kishat, manastiret, xhamiat, tempujt
etj., mbrohen me ligj, jo me polici apo me ushtri, ashtu sikurse në rastin e
Kosovës. Shumë thejsht, nëse serbët atakojnë varrezat, xhamiat, teqet, etj.
të shqiptarëve, ata  duhet të japin llogari para gjykatave kompetente, dhe
regirozisht të dënohen sipas ligjit. E njëjta gjë, do të duhej të vlente
edhe për shqiptarët, si dhe për minoritetet e tjera në Kosovë. Pra të gjithë
ata aktorë vandalistë që thyejnë gurë varresh, objekte kishash, manastiresh,
xhamish, teqeve etj., duhet të nxirren përpara gjykatave përkatëse, dhe të
dënohen sipas veprës së kryer.   Derisa kisha serbe kërkon që me armë të
mbrohen kishat dhe manastiret e tyre qe 10 vjet (1999-2010) ngase sipas
raporteve  falsifikuese të saj, ato “janë në rrezik” nga shqiptarët, kjo
aletrantivë anitligjore, antikushtetuese, antidemokratike dhe antipaqësore
tregon të kundërtën-hipotekën dhe mëkatet e saj ndaj shqiptarëve, të bëra,
edhe  gjatë viteve 1989-1999 në kuadrin e regjimit pushtues të Slobodan
Milosheviqit, ashtu sikurse në vijimësinë e historisë dhe të politikës së
saj antishqiptare historike (1878-1999). Ndonëse nuk ekziston asnjë bazë
ligjore që vetëm kishat dhe manastiret e pakicës serbe të vihen nën
mbrojtjen e armatosur të policisë vendore  apo të asaj ndërkombëtare në
Kosovë, kjo paradigmë dhe  praktikë negative që vetëm manastiret dhe kishtat
serbe të vihen nën mbrojtjen policore(vendore) dhe nën policinë dhe ushtrin
ndërkombëtare, do të duhej të ndërpritej, sepse ky është provokimi, dhe
pasqyra më e përthyer e imazhit të shtetit të ri të pavarur të Kosovës. Sa
më sipër, duhet të marrim parasysh edhe faktin se, derisa shqiptarët (me
polici, apo pa polici) t’i ruajnë dhe t’i mbrojnë kishat dhe manastiret
serbe*, **KONFLIKTI  mbetet i hapur me serbët!* Duke qenë se Kosova me
realitetin e saj të ri ka dëshmuar se është shtet i lirë, demokratik,
multietnik, pluralist dhe paqësor, andaj shtrohet pyetja: - Pse vetëm Kosova
dhe shqiptarët të jenë përjashtim, kur është fjala për mbrojtjen e kishave
dhe të manastireve serbe me polici vendore apo të huaj?! Ky standard i
dyfishtë ndaj Kosovës, do të duhej të eliminohej sa më parë të jetë e mundur
nga praktika e derisotme ngaqë është në dëm të interesave vitale të Kosovës
dhe të atyre të bashkësisë ndërkombëtare, të pranishme në Kosovë. Historia e
derisotme e Gadishullit Ballkanik ka provuar se, shqiptarët nuk janë
racistë, vandalistë, terroristë, vrasës, piratë, as grabitës të tokave dhe
të pasurive të fqinjëve të tyre, ashtu sikurse me shekuj dhe me dekada janë
dëshmuar kolonialistët dhe imperialistët serbë, malazezë, maqedonë dhe
grekë, por janë një popull paqësor dhe liridashës. Mirëpo, sa ia vlen, kur
këto tradtia, virtyte dhe vlera të paçmueshme të shenjta dhe demokratike të
tij, gjithmonë i kanë keqpërdorur serbët, malazezët, “maqedonët” dhe grekët
për qëllime të tyre “të larta”-shfarosjen-spastrimin etnik të shqiptarëve
dhe pushtimin me gjenocid dhe me agresion të teritoreve dhe të shtëpive të
tyre. Ky është motivi kryesor pse, edhe  sot, pas pavarësimit të Kosovës,
serbët pa të drejtë po kërkojnë që kishat dhe manastiret e tyre, të jenë nën
mbrojtjen e përherhshme dhe hekurt të KFOR-it, jo të policisë së Kosovës, të
cilën jo vetëm se nuk e njohin si polici të vetën (edhe pse në të ka policë
e komandatë serbë, madje kanë edhe ministra në qeverinë e Kosovës,
gjithashtu, kanë deputetë në kuvendin e Kosovës, si dhe në institucionet dhe
organet e ndryshme  shtetërore të Kosovës, siç është Gjykata
Kushtetuese e Kosovës
etj.)., por së bashku me shqiptarët i quajnë “vandalistë” dhe “zjarrvënës”
dhe “ rrënimtarë” të kishave dhe manastireve të tyre (!) Këtë ndërrim të
tezave dhe, këtë politikë dhe propagandë etiketuese serbomadhe të Kishës
Ortodokse Serbe, e dëshmon, edhe kjo deklaratë kërëcënuese, ofenduese dhe
shpifëse e kryepatriarkut të saj, Irinej, ku thuhet se: “Mbrojtja e kishave
dhe e manastireve serbe në Kosovë, është vështirë t’u besohet atyre që i
kanë djegur dhe shkatërruar ato. Kjo është absurde dhe e panatyrshme...” (
http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Patrijarh-srpski-Ucinicemo-sve-da-zastitimo-svetinje.sr.html/29/08/2010//<http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Patrijarh-srpski-Ucinicemo-sve-da-zastitimo-svetinje.sr.html/29/08/2010/>
). Përkundrazi, rikolonizimi dhe pushtimi gjenocidal i Kosovës më 1989-1999,
dëshmoi të kundërtën, serbët ishin ata zjarrvënës, shkatërrimtarë, vrastarë,
vandalistë dhe terroristë, që bombarduan dhe shkatërruan deri në themel, jo
vetëm “219 xhamia dhe objekte fetare”, por edhe monumentet historike dhe
kombëtare shqiptare siç ishte nëdr to, edhe Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare
të Prizrenit. Me gjithë akuzat dhe shpifjet ndaj shtetit të ri të Kosovës,
ndaj bashkësisë ndërkombëtare (në veçanti ndaj Amerikës dhe aleatëve të saj
evroperëndimorë, që kanë shpëtuar dhe e kanë njohur subjektivitetin juridik
ndërkombëtar të Kosovës) dhe ndaj shqiptarëve, serbët  në Kosovë nuk kanë
asnjë arsye pse të frikësohen për  statusin dhe për fatin e kishave dhe
manastiret të tyre, ato lirisht mund t’i kenë lënë dyerë hapura, ashtu
sikurse këtu e 100 vjet më parë, sepse askush nga shqiptarët nuk do t’i
rrezikojë as nuk do t’i dëmtojë ato. Pavarësisht nga ndonjë “incident” i
izoluar, që mund të ndodhë çdokund në botë, jo vetëm në Kosovë, historia e
derisotme ka dëshmuar se, shqiptarët nuk mirren me dhunimin e gurëve të
varreve dhe të varrezave, dhe manastieve dhe të kishave serbe në Kosovë, por
me luftën e tyre çlirimtare kombëtare dhe antikolonialiste 100-vjeçare për
t’i ritkhyer territoret e veta, të copëtuara dhe të kolonizuara me forcë, me
agresion, me terror dhe me gjenocid nga serbët, nga malazezët, nga grekët
dhe, së fundi edhe nga “maqedonët”(1990-2010). Pra, preokupimi strategjik
afatgjat i shqiptarëve në të gjitha trevat indigjene të Shqipërisë Etnike,
është shkolonizimi dhe ribashkimi i tyre në një shtet të natyrshëm kombëtar
dhe demokratik, ashtu sikurse shtetet e tjera kombëtare në Ballkan, jo lufta
me varret, me kishat dhe me manastiret serbe, ashtu siç ka shpifur me shekuj
politika propagandistike e shteteve ekspansioniste sllave në Ballkan, në
kurriz të vetëvendosjes dhe të së drejtës  historike dhe natyrrore të
idenitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të
Shqipërrisë Etnike në Ballkan.



-- 
http://www.albemigrant.com
Faqja e emigrantëve shqiptarë në NET

http://tribunashqiptare.com/kanuni/
http://tribunashqiptare.com/autoret/
http://www.facebook.com/group.php?gid=6918065431
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.