Fara e hivzit-2
Hamdi Nuhiju <[email protected]>
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
*Fara e hivzit-2* *Hamdi Nuhiju* * * Esenca e fjalës është boshe në këndin vertikal të perceptimeve idiote. Ajo nuk mund të mbushet me përmbajtje dhe aromë Xheneti përderisa është jashtë radarit të influencës së dashurisë. Çdo gjë jashtë nuk është imune të qëndroj për gjatë kohë e paprekur dhe e pastër. Ajo, patjetër do të ndryshoj trajtën dhe do të kërkoj nga krijesat e ndryshme që të rindërtojnë mentalitetin e tyre mbi kolonizim. Mentalitet kolonizues nuk mund të ekzistoj po qe se nuk ekziston vërtetësi e veprimtarisë së padrejtë të njerëzve të ndryshëm në botë. Zaten, edhe kolonizimi nuk është pjesë e planit afatgjatë të njerëzve që nuk dinë se s`dinë. Sikur bota të vezullonte në zbardhjen e natës nga drita e fjalës së All-llahut, krijesat do të renditeshin para ujit të zemzemit për të shuar etjen. Farën e hivzit në zemër e hedh vetëm besimi. Njeriu që nuk është i lidhur me besimin, ai nuk mund që të gjej formë të hedhjes së farës së hivzit në zemrën e tij. Ai ndoshta do të arrijë që të memorizoj Kuranin Famëlartë, por asesi të mbjell hivzin në zemrën dhe shpirtin e tij. E një njeri i tillë, është në gjendje që të jap një imazh negativ të Islamit dhe myslimanëve përballë shoqërisë së përgjithshme. Do të deklarohet si hafëz i Kur`anit që në fakt edhe është. Por, ai njeri bën edhe vepra të shëmtuara që nuk i përkasin ti bëje një besimtar i thjeshtë, e të mos flasim për një njeri të nderuar me fjalën e All-llahut xh.sh. Said Nursi thotë:” Meqenëse ju keni besim dhe meqenëse bëni lutje e salevate të cilat e ndriçojnë besimin, madje e shtojnë besimin, ju mund të shikoni pleqërinë tuaj si një rini e vazhdueshme, sepse nëpërmjet saj ju mund të fitoni një rini të qëndrueshme. Pleqëria e cila në të vërtetë është e ftohtë, e rëndë, e shëmtuar, e errët dhe plot dhimbje është pleqëria e njerëzve të ç`udhëzimit, madje edhe rinia e tyre gjithashtu. Ata duhet të qajnë me ofshama e dëshpërime. Ndërsa ju, o njerëz të moshuar të respektuar besimtarë, duhet që me gëzim të bëni falënderime duke thënë:” Lavdi Zotit në çdo situatë”.( Shkreptimat-3, Stamboll,2006, f.441) Pleqëria dhe rinia dy faza të rëndësishme të jetës së njeriut. Resulullahu s.a.v.s në një hadith të tij na tregon se do të pyetemi për rininë si e kemi jetuar. Ne kemi përgjegjësi për jetën tonë. Jeta nuk erdhi nga hiçi për të përfunduar në hiç, e për ti dhënë arsye të paudhëve për paudhësitë e tyre. Jeta ka një qëllim të caktuar. Nëse ne nuk e arrijmë qëllimin përmes jetës sonë, faji gjendet tek ne dhe jo jashtë nesh. Njeriu duhet të mundohet që të arrijë deri tek pastrimi i rrugës së tij të drejtuar kah Xheneti. Pleqëria është e rëndë për njeriun e pa udhëzuar, ndërsa ai që është i udhëzuar, lulëzon në pleqërinë e tij po aq sa ka lulëzuar në rininë e tij. I gjithë ky cikël, stoliset me hedhjen e farës së hivzit në zemrën pjellore e cila jep fryte të shëndetshme për të gjithë shoqërinë. Bota demokratike ka formatuar mentalitetin e myslimanëve. Kjo botë, arriti që ti largojë myslimanët nga leximi, memorizimi dhe kuptimi e jetësimi i Kur`anit Famëlartë. Sot, baballarët në vend që ti rrisin fëmijët e tyre në prezencë të Kur`anit, ata i frikësojnë ata duke i thënë:”Largohu prej këtij libri, se nuk bën të preket, ai është i shenjtë”. Termi “i shenjtë” është i deformuar prej pikëpamjeve orientaliste perëndimore. Shenjtëria e Kur`anit nuk do të thotë që ne nuk duhet që të jetojmë dhe veprojmë me të. Vetëm një ditë e jetuar pa Kur`anin, dhe ne nuk dallojmë aspak prej kafshëve. Mjafton ti shikosh sistemet e ndërtuara jashtë sistemit hyjnor se si jetojnë ata. Çfarë kuptimi ka jeta e tyre e jetuar ndërmjet frikës dhe frikës? Për çka jetojnë ata? Si e perceptojnë botën ata? Por, bota perëndimore përmes mjeteve të ndryshme arriti që të hedh pluhur në mendjet dhe zemrat tona. Shkojmë në xhami pesë herë në ditë, por ende nuk arrijmë që ti kuptojmë mesazhet e Kur`anit. Kur`ani nuk duhet kuptuar sipërfaqësisht nga ne. Ne duhet jetuar me Kur`anin, sikur të mos dinim asgjë në këtë botë, me memorie të pastër dhe të parën herë po mbushim dijet tona. Kur`ani është qetësim shpirtëror, por nuk mund të jetë i tillë për ato njerëz të cilët shpirtin e tyre e ushqejnë me smirë, zili dhe fjalë të këqija. Shpesh herë kemi dëgjuar për zbrazëtinë shpirtërore e aspak nuk jemi kujdesur për të mbushur këtë zbrazëtirë me fjalën e Allahut xh.sh. Prandaj, vëlla e motër duhet që të marrim hap për të ndryshuar. Mbill farën e hivzit në shpirtin tënd, e mos prit që të trokas djalli i mallkuar për rrugën e tij drejt xhehenemit.