Interviste eskluzive e ministrit te Jashtem i Maldiveve, dr Ahmed Shaheed

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Interviste eskluzive e  ministrit te Jashtem i Maldiveve, dr Ahmed  Shaheed 
BEQIR SINA, New  York 
Dr Ahmed Shaheed: "Pas nente shtatorit besoje se  Kosova do te kete njohje 
te reja te rendesishme, çka do te ndihmojne per te  ardhmen e saj ne poziten 
 nderkombetare." 
 
Ministri i Jashtëm të Maldiveve, Ahmed Shaheed gjate  intervistes 
BIG APPLE NEW YORK  CITY :   Maldivet, jane  shteti i 55-te anetar i OKB-se 
qe e ka  njohur Republiken e Kosoves, e cila e shpalli pavaresine e saj ne 
17 shkurt  2008.

Kjo njohje ka meriten, sipas Ministrit te Jashtem  i Maldiveve, dr. Ahmed 
Shaheed, edhe te kryetarit te Aleances Kosova e  Re (AKR), Behgjet Pacolli, i 
cili eshte edhe nje mik i mire i tij. Ministri i  Jashtem i Maldiveve, dr 
Ahmed Shaheed, ndodhet keto dite ne krye te  nje delegacion i te lart nga 
Maldivet, qe do te marre pjese ne Sesionin e 65-te  te Asamblese se 
Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, ne Nju  Jork.  
Te henen me 6 shtator 2010, ne metropolin e botes, Nju Jork, lideri i  AKR’
se, afaristi i njohur kosovar Behgjet Pacolli, i cili shoqerohej nga  
asistenti i tij Essad Puskar, shtroi iftar. Darka e Iftarit e  shtrua  ne 
restorantin Byblos.  
Iftari u shtrua per ambasadoret e disa vendeve muslimane te akredituara ne  
OKB-e, diplomatet e, Bruneit, Indonezise. Timorit  Lindor, Azerbajxhanit, 
Kazakistanit, Jemenit, Grenades, Maldives,  Bagladeshit, Libanit, shteteve qe 
e kan njohur ose nuk e kan njohur  ende shtetin e Kosoves.  
Ne kete  Iftar mori pjese  edhe miku i kreut te AKR-es, zotit  Behxhet 
Pacollit, dhe miku i popullit te Kosoves, Ministri i  Jashtem i Maldiveve, dr. 
Ahmed Shaheed.  
Gazeta jone, nga Nju  Jorku, zhvilloj nje intreviste me  Ministrin e 
Jashtem i Maldiveve,  dr Ahmed Shaheed. 
: Zoti Minister  , çfare dinit ju per Kosoven me pare se ajo te shpallte 
pavaresine, dhe pse e  njohen Maldivet Kosoven ? 
Dr Ahmed  Shaheed: Pas vitit 1990  te gjithe e dime se si ish republikat 
Jugosllave u shkeputen nje e nga  nje dhe fituan pavaresine! Pame se si u 
zhvilluan ngjarjet ne rajon gjate  asaj periudhe.Lufterat, atje sollen vemendjen 
e gjithe botes. Kosova ne vitin  1999 - kaloi ne qender te vemendjes 
nderkombetare. 
Maldivet e ndoqen  me vemendje te veçante gjendjen atje. Une vete 
gjithashtu,  kam studiuar situaten ne lidhje me ndarjen e ish-Jugosllavise. Dhe ne  
si vend kemi njohur argumentin sepse Kosova eshte duke e bere ndarjen,  ashtu 
si dhe ish-republikat e tjera ish Jugosllave. Keshtu qe ne kemi  menduar 
per perspektive me te mire, sidomos me ate te drejtave te  njeriut, qe ishte e 
vetmja zgjidhje, per ndarje dhe  Kosoven e  pavarur. Ne kemi nje simpati te 
veçnate per popullin e Kosoves, sidomos me  situaten qe kaluan ata dhe 
mendoj se shpresa me e mire per paqe ne  rajon ishte qe te gjithe ne komuniteti 
nderkombetar, pra perfshire edhe  Maldivet, te kemi Kosoven si nje shtet i 
pavarur.  
: Mirpo sa eshte  e njohur Kosova ne shtetet per rreth jush - ! 
Dr Ahmed Shaheed: Ne jemi nje  shtet e vogel ne Oqeani, qe kemi fituar 
pavaresine nga Anglia me 26 korrik  1965 . Pra nuk jemi ndonje vend per te bere 
politika te medha. Mirpo kjo  nuk do te thote se nuk kemi ndonje rol. Une si 
minister i jashtem kam  biseduar me vendet per rreth nesh, vitin e kaluar, 
per te pare se ku  qendruan ata ne lidhje me mbeshtetjen per njohjen e  
Kosoves.  
Gajte takimeve me koleget e vendeve fqinje, ata thane se jane  ne pritje 
per te degjuar edhe vendimin nga  Gjykata  Nderkombetare e Drejtesise, per te 
vendosur se çfare qendrimi do te mbajne  lidhur me njohjen e pavaresise se 
Kosoves. Keshtu qe une mendoj se pas  vendimit nga Gjykata Nderkombetare e 
Drejtesise,   me shume vende do  ta njohin Kosoven si shtet i pavarur.   
Pastaj ka  edhe disa vende qe shikojne me vemendje standardet nderkombetare 
te  Kosoves, qe ajo te behet me e forte dhe te shkoje perpara. Ne  lidhje 
me vota ne Kombet e Bashkuara javen e ardhshme une jam shume i bindur se  
shumica e vendeve fqinje, do te favorizojne pozicionin e Kosoves qe ndoshta  
asnje veprim i tyre nuk mund te merren ne favor te rezolutes se  Serbise. Pra, 
nuk mund te kete ate qe quhet nje mocion veprimi per  projekt- rezoluten 
serbe. Keshtu qe une mendoj se rezultati do te jete i  favorshem per Kosoven, 
edhe nga vendet fqinje.  
: Po lidhur  me njohjet ? 
Dr Ahmed Shaheed:  Ju  e dini se çdo vend atje ka vendimet e veta dhe shume 
prej tyre duhet  te shikojne ne vete rrethanat atje. Disa vende jane 
sigurisht me te kujdesshem  dhe une mund te parashikoje se disa vende te tjera ne 
rajon e Oqeanise,  jane duke levizur drejt njohjes se Kosoves, pas vendimi 
te  Gjykates  Nderkombetare e Drejtesise,  
: Zoti  Minister  Ju keni disa dite qe po qendroni ne Nju Jork, si e shihni 
takimin  ne Asamblene e Pergjitheshme me paraqitjen e projekt rezolutes se 
Serbise ne 9  shtator ? 
Dr Ahmed Shaheed:  Takimi i  9 shtatorit e thashe edhe me pare se do te 
jete shume pozitive per Kosoven. Kjo  eshte pasqyruar me sa kam ndjekur une 
edhe ne takimet e fundit, per sa i perket  politkes se jashtme te Kosoves. 
Shume vende qe e shinin me skepicizem dhe  "nguronin", tash duket se jane me te 
lira per te gjykuar dhe vendosur ne 9  shtator. Vendimi i Gjykates 
Nderkombetare te Drejtesise, i ka dhene me  shume ligjimitetet shpalljes se 
Pavaresise dhe i ka ndihmuar shume te gjitha ato  vende, qe e kane mirepritur 
vendimin e GjND. 
Vendim ky siç  dihet e mbeshteti plotesisht pavaresine ligjitime te 
Kosoves. Ne kete  kendeveshtrim, ka shume optimizem se takimi i 9 shtatorit do te 
jete edhe me  pozitive sesa ai i vendimit te GjND-se. Sepse, qasja e shume 
vendve tash pas  GjND ka ndryshuar, dhe pothuajse njiqindperqind. Vendimi i ka 
dhene  ligjimitet ne kuptimin e plote te kesaj fjale ne te gjitha gjuhet e 
botes, pas  numeri i vendeve qe e mbeshtesin pavaresine e Kosoves, tash 
eshte shume me  i madh nga ai çka ishte me pare se te merrej ky vendim. 
Pas nente shtatorit  besoje se Kosova do te kete njohje te reja te 
rendesishme, çka do te  ndihmojne per te ardhmen e saj ne poziten  nderkombetare. 
: A ka lidhje  darka e ketij iftari me njohjet e reja dhe takimin e 9 
shtatorit  ? 
Dr Ahmed Shaheed:   Jo  nuk ka lidhje ! Iftari u shtrua per ambasadoret e 
disa vendeve muslimane te  akredituara ne OKB-e, diplomatet e, Bruneit, 
Indonezise. Timorit Lindor,  Azerbajxhanit, Kazakistanit, Jemenit, Grenades, 
Maldives, Bagladeshit, Libanit,  shteteve qe e kan njohur ose nuk e kan njohur 
ende shtetin e Kosoves.  
Ne darken  e sotme ju e pate vete, se ne kishim nje numer te madh te 
ambasadrove , vende qe  nuk e kane njohur deri tash shtetin e ri te Kosoves, por 
qe po i kushtojne nje  vemendje te veçante vendimit te tyre pas vendimit te 
GjND-es. Ambasadore te  rendesishem qe perfaqesojne numer te caktuar te 
vendeve perkatese.   
Une nuk  kam ndonje autorizim dhe nuk mundem te flase ne emer te tyre, por 
nga diskutimet  pashe qe ka nje perkrahje te gjere te shtetit me te ri te 
Kosoves. Ne bisedime  mbizotronte mendimi se vendimi i Gjykates Nderkombetare 
te Drejtesise, duhet te  merret parasyshe ne kuptimin e saj me pozitiv qe te 
kete paqe ne rajon dhe  vendet e rajonit te "trazuar" tashme te shkojne 
veçse perpara. Qe rajoni i  Ballkanit te mos kete kthim prapa, ky ishte edhe 
mendimi i te gjithe ambasadorve  qe moren pjese ne kete darke. 
Fakte  : 
Ishujt Maldive kane  territor 300 kilometra katrore; 
Maldive, jane nje vend  me popullate muslimane qe shtrihet ne Oqeanin Indian
Maldive, perbehet nga me  teper se 280 ishuj te grupuar ne 19 atole 
(divizione administrative);
Ka 385  925 banore, aq sa ka edhe Mali i Zi;
Kryeqytet eshte Male;
E ka  fituar pavaresine me 26 korrik 1965 (nga Britania e Madhe);
Turizmi dhe  nxjerrja e peshkut perbejne industrine kryesore te vendit 
 
 
 
Intervistë eskluzive e ministrit të Jashtëm i  Maldiveve, dr Ahmed Shaheed
 
 
 
 
BEQIR SINA, New York
 
 
 
 Dr Ahmed Shaheed: "Pas nëntë shtatorit  besojë se Kosova do të ketë njohje 
të reja të rëndësishme, çka do të  ndihmojnë për të ardhmen e saj në 
pozitën  ndërkombëtare."
 

 
 
BIG APPLE NEW YORK CITY :  Maldivet, janë  shteti i 55-të anëtar i OKB-së 
që e ka njohur Republikën e  Kosovës, e cila e shpalli pavarësinë e saj në 17 
shkurt  2008.

Kjo njohje ka meritën, sipas Ministrit të Jashtëm  i Maldiveve, dr. Ahmed 
Shaheed, edhe të kryetarit të Aleancës Kosova e  Re (AKR), Behgjet Pacolli, i 
cili është edhe një mik i mirë i tij. Ministri i  Jashtëm i Maldiveve, dr 
Ahmed Shaheed, ndodhet këto ditë në krye të  një delegacion i të lart nga 
Maldivet, që do të marrë pjesë në Sesionin e 65-të  të Asamblesë së 
Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. 
 
 
 
Të hënën më 6 shtator 2010, në metropolin e  botës, Nju Jork, lideri i AKR’
së, afaristi i njohur kosovar Behgjet  Pacolli, i cili shoqërohej nga 
asistenti i tij Essad Puskar, shtroi  iftar. Darka e Iftarit e shtrua  në 
restorantin Byblos. 
 
    Iftari u shtrua për ambasadorët e disa vendeve muslimane  të 
akredituara në OKB-ë, diplomatët e, Bruneit, Indonezisë. Timorit  Lindor, 
Azerbajxhanit, Kazakistanit, Jemenit, Grenadës, Maldives,  Bagladeshit, Libanit, 
shteteve që e kan njohur ose nuk e kan njohur  ende shtetin e Kosovës. 
 
Në këtë Iftar mori pjesë  edhe miku i kreut të  AKR-ës, zotit Behxhet 
Pacollit, dhe miku i popullit të  Kosovës, Ministri i Jashtëm i Maldiveve, dr. 
Ahmed  Shaheed. 
 
Gazeta jone, nga Nju Jorku, zhvilloj një intrevistë me   Ministrin e 
Jashtëm i Maldiveve, dr Ahmed Shaheed.
: Zoti  Ministër , çfarë dinit ju për Kosovën më parë se ajo të shpallte 
pavarësinë, dhe  pse e njohën Maldivet Kosovën ? 

Dr Ahmed Shaheed: Pas vitit 1990 të gjithë e  dimë se si ish republikat 
Jugosllave u shkëputën një e nga një dhe fituan  pavarësinë! Pamë se si u 
zhvilluan ngjarjet në rajon gjatë asaj  periudhe.Luftërat, atje sollën vemendjen 
e gjithë botës. Kosova në vitin 1999  - kaloi në qendër të vemendjes 
ndërkombëtare.
 
Maldivet e ndoqën me vemendje të veçantë gjendjen atje. Unë  vetë 
gjithashtu, kam studiuar situatën në lidhje me ndarjen e  ish-Jugosllavisë. Dhe ne si 
vend kemi njohur argumentin sepse  Kosova është duke e bërë ndarjen, ashtu 
si dhe ish-republikat e tjera ish  Jugosllave. Kështu që ne kemi menduar për 
perspektivë më të mirë,  sidomos me atë të drejtave të njeriut, që ishte e 
vetmja  zgjidhje, për ndarje dhe  Kosovën e pavarur. Ne kemi një simpati të 
veçnatë  për popullin e Kosovës, sidomos me situatën që kaluan ata dhe  
mendoj se shpresa më e mirë për paqe në rajon ishte që të gjithë ne  komuniteti 
ndërkombëtar, pra përfshirë edhe Maldivet, të kemi Kosovën si një  shtet i 
pavarur. 
 
 
: Mirpo  sa është e njohur Kosova në shtetet për rreth jush - !
 
 Dr Ahmed Shaheed: Ne jemi një shtet e vogël në  Oqeani, që kemi fituar 
pavarësinë nga Anglia më 26 korrik 1965 . Pra  nuk jemi ndonjë vend për të bërë 
politika të mëdha. Mirpo kjo nuk do të thotë se  nuk kemi ndonjë rol. Unë 
si ministër i jashtëm kam biseduar me vendet për  rreth nesh, vitin e kaluar, 
për të parë se ku qëndruan ata në lidhje  me mbështetjen për njohjen e 
Kosovës. 
 
    Gajtë takimeve me kolegët e vendeve fqinjë, ata  thanë se janë në 
pritje për të dëgjuar edhe vendimin  nga  Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, për 
të vendosur se çfarë  qëndrimi do të mbajnë lidhur me njohjen e pavarësisë 
së Kosovës. Kështu që  unë mendoj se pas vendimit nga Gjykata Ndërkombëtare 
e Drejtësisë,    më shumë vende do ta njohin Kosovën si shtet i pavarur.  
 
   Pastaj ka edhe disa vende që shikojnë me  vëmendje standardet 
ndërkombëtare të Kosovës, që ajo të  bëhet më e fortë dhe të shkojë përpara. Në lidhje 
me vota në Kombet e  Bashkuara javën e ardhshme unë jam shumë i bindur se 
shumica e vendeve  fqinje, do të favorizojnë pozicionin e Kosovës që ndoshta 
asnjë veprim i  tyre nuk mund të merren në favor të rezolutës së Serbisë.  
Pra, nuk mund të ketë atë që quhet një mocion veprimi për projekt-  rezolutën 
serbe. Kështu që unë mendoj se rezultati do të jetë i favorshëm për  
Kosovën, edhe nga vendet fqinje. 
 
 : Po  lidhur me njohjet ?
 
 Dr Ahmed Shaheed:  Ju e dini se çdo  vend atje ka vendimet e veta dhe 
shumë prej tyre duhet të shikojnë në  vetë rrethanat atje. Disa vende janë 
sigurisht më të kujdesshëm dhe unë mund të  parashikojë se disa vende të tjera në 
rajon e Oqeanisë, janë duke  lëvizur drejt njohjes së Kosovës, pas vendimi 
të  Gjykatës Ndërkombëtare e  Drejtësisë, 
: Zoti  Ministër  Ju keni disa ditë që po qëndroni në Nju Jork, si e shihni 
takimin  në Asamblenë e Përgjithëshme me paraqitjen e projekt rezolutës së 
Sërbisë në 9  shtator ? 
Dr Ahmed  Shaheed:  Takimi i 9 shtatorit e thashë edhe më parë se do të 
jetë  shumë pozitivë për Kosovën. Kjo është pasqyruar me sa kam ndjekur unë 
edhe në  takimet e fundit, për sa i përket politkës së jashtme të Kosovës. 
Shumë vende që  e shinin me skepicizëm dhe "nguronin", tash duket se janë më të 
lira për të  gjykuar dhe vendosur në 9 shtator. Vendimi i Gjykatës 
Ndërkombëtare të  Drejtësisë, i ka dhënë më shumë ligjimitetet shpalljes së 
Pavarësisë dhe i ka  ndihmuar shumë të gjitha ato vende, që e kanë mirëpritur 
vendimin e  GjND. 
Vendim ky siç  dihet e mbështeti plotësisht pavarësinë ligjitime të 
Kosovës. Në këtë  këndëvështrim, ka shumë optimizëm se takimi i 9 shtatorit do të 
jetë edhe më  pozitivë sesa ai i vendimit të GjND-së. Sepse, qasja e shumë 
vendve tash pas  GjND ka ndryshuar, dhe pothuajse njiqindpërqind. Vendimi i ka 
dhënë  ligjimitet në kuptimin e plotë të kësaj fjalë në të gjitha gjuhët e 
botës, pas  numëri i vendeve që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, tash 
është shumë më  i madh nga ai çka ishte më parë se të merrej ky vendim. 
Pas nëntë shtatorit  besojë se Kosova do të ketë njohje të reja të 
rëndësishme, çka do të  ndihmojnë për të ardhmen e saj në pozitën  ndërkombëtare. 
: A  ka lidhje darka e këtij iftari me njohjet e reja dhe takimin e 9 
shtatorit  ? 
Dr Ahmed  Shaheed:   Jo nuk ka lidhje ! Iftari u shtrua për ambasadorët  e 
disa vendeve muslimane të akredituara në OKB-ë, diplomatët e, Bruneit,  
Indonezisë. Timorit Lindor, Azerbajxhanit, Kazakistanit, Jemenit, Grenadës,  
Maldives, Bagladeshit, Libanit, shteteve që e kan njohur ose nuk e kan njohur  
ende shtetin e Kosovës.  
Në darkën  e sotme ju e patë vetë, se ne kishim një numër të madh të 
ambasadrove , vende që  nuk e kanë njohur deri tash shtetin e ri të Kosovës, por 
që po i kushtojnë një  vëmendje të veçantë vendimit të tyre pas vendimit të 
GjND-ës. Ambasadorë të  rëndësishëm që përfaqësojnë numër të caktuar të 
vendeve përkatëse.   
Unë nuk  kam ndonjë autorizim dhe nuk mundem të flasë në emër të tyre, por 
nga diskutimet  pashë që ka një përkrahje të gjërë të shtetit më të ri të 
Kosovës. Në bisedime  mbizotronte mendimi se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare 
të Drejtësisë, duhet të  merret parasyshë në kuptimin e saj më pozitiv që të 
ketë paqe në rajon dhe  vendet e rajonit të "trazuar" tashmë të shkojnë 
veçse përpara. Që rajoni i  Ballkanit të mos ketë kthim prapa, ky ishte edhe 
mendimi i të gjithë ambasadorve  që morën pjesë në këtë darkë.

 
 
Fakte :

Ishujt Maldive kanë territor 300 kilometra katrorë;
Maldive, janë një vend me popullatë muslimane që shtrihet në Oqeanin  Indian
Maldive, përbëhet nga më tepër se 280 ishuj të grupuar në 19 atole  
(divizione administrative);
Ka 385 925 banorë, aq sa ka edhe Mali i  Zi;
Kryeqytet është Male;
E ka fituar pavarësinë më 26 korrik 1965 (nga  Britania e Madhe);
Turizmi dhe nxjerrja e peshkut përbëjnë industrinë  kryesore të vendit.
Iftar%20005.JPG (image/jpeg, 46.5 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.