Perkujtohen me nderime e lule edhe tre shqiptarët e 11 shtatorit

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Nju Jork: U zhvillua  ceremonia perkujtimore ne nderim te viktimave te 
sulmeve te 11 shtatorit te  vitit 2001    
Nga Ground Zero  Nju Jork, BEQIR SINA, 
Shqiptaret kujtojne  se bashku me viktimat e 11 shtatorit, Mon Gjonbalajn, 
Simon Dedvukajn e  Rrok Camajn 
GROUND ZERO - NEW YORK  CITY : Nen Presidenti  Joe Biden iu bashkua sot 
heret ne mengjes Kryetarit te  Bashkise se Nju Jorkut, zotit Michael Bloomberg 
dhe mijera  anetarve te familjeve qe kane humbur njerezit e tyre dhe miqte,  
per te kujtuar 2.752 viktimat  qe u vran ne sulmin e 11 shtator 2001,  mbi 
Qendren Boterore te Tregtise - World Trade Center. Gati tre mije njerezit,  
qe humben jeten nga sulmet e 11 shtatorit, ishin shtetas te me teper se 70  
vendeve, nje bote e tere ne miniature, midis tyre humben jeten edhe tre  
shqiptare: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj. 
Pra te gjithe  ata qe vdiqen me 11 shtator 2001, perfshire me shume se 400 
punetore te  shpetimit. Midis tyre ishin 343 zjarrfikes dhe 60 oficere 
policie nga New York  City dhe Autoritetit  Portual. Emrat e tyre jane te 
simbolizuar ne pllaka perkujtimore ne  shtabet e zjarrefikesve te qyteti,, ne 
stacionet e policise, dhe ne  permendore te ngritura ne mjedise te bukura ne te 
gjithe  qytetin. 
Ceremonia  e nente-vjetorit, te ngjarjeve ne 11 shtatorit 2001, per here te 
pare u  mbajten shume prane vendit ku kan qene dy kullat  binajke, ne Park 
Zuccotti, ngjitur me vendin ku ka qene Qendra  Boterore e Tregtise ne pjesen 
e poshtme te Manhattan. Ceremoni  filloje sot pak perpara 08:46 , 
pikerishte ne  momentin kur nje aeroplan i rrembyer nga anetare te grupit terrorist  
te al-Kaedes, goditen kullen e pare ne veri, mbasi nje aeroplan i dyte  
goditi kullen jugore 17 minuta me vone. 
Ndersa  emrat  e viktimave lexohen ngadale nga 212 njerez, neper rruget 
rreth e  perqark vendit qe thirret Kuota Zero - Ground Zero, bandat muzikore te 
 reparteve te zjarrefikesve, policise dhe ushtrise luajn muzike funebre dhe 
 tradicionale irlandeze. Ndersa kumbona e madhe e kishes perballe vendit 
Kuota  Zero,e cila eshte bere me metalin e rrenojave, tingellon çdo 10  
minuta.  
"Nuk ka  tragjedi me te madhe ne jeten e ketij qyteti, 11 shtatori 2001,  e 
ka goditur qytetin tone aq shume , sa qe ky qytet nuk ka ka pare  
ndonjehere ne tere historine e tij  " tha kryetari i Bashkise se qytetit te  Nju 
Jorkut, Blumberg ne ceremonine e sotme.   
Zv/Presidenti Joe Biden, Kryetari i Bashkise se qytetit, New  York, Michael 
Bloomberg,  Guvernatori i Nju Jorkut, David Paterson, Guvernatori i New 
Jersey Chris  Christie, ne oren 08:46, kan pasur nje moment me 3  minuta 
heshtje. Me pase ata ne nje vaske te mermert me uje, hodhen nga nje  trandafile te 
kuq ne shenje adhurimi. Ne shenje respekti po ne ate  moment ne te gjithe 
qytetin e Nju Jorkut, rane kembanat e kishave.  Ndersa anijet per rreth 
ishullit u rane fanfarave si dhe u degjuan sirenat e  trenave aty prane.  
Per te  nxjerre ne pah perparimin ne rindertimin qe po behet ne kete  vend 
me nje  siperfaqe 16-acre(hektar), ishin ftuar te marrin pjese ne ceremoni  
edhe arkitekte, projektues, e inxhinieret, punetoret e ndertimit  dhe 
zhvillimit te ketij kantieri gjigand, qe eshte ngritur ne mes te sheshit.  Ata  
jane ftuar  per t'u bashkuar me te afermit e viktimave, per  te lexuar emrat e 
te vdekurve, nje e nga nje me nga nje citat te shkurter mjaft  emotiv. 
Ne kete dite,  edhe kombi yne hyri ne historin e heronjve amerikan, me tre 
emra simbol. Mon  Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, jane emra, te 
cilet dote kujtohen ne  mote, ne kete vend, si deshmi e gjalle, se ne jemi 
Shqiptare ne rradh te pare,  por jemi edhe Amerikan. 
Sot, ne nente  vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001, mbi 
Qendren Boterore te  Tregtise - World Trade Center, ne Kuoten Zero, vendin ku 
vdiqen afro tre  mije njerez te pafajshem, ne sjenje respekti dhe nderimi per 
te gjitha viktimat,  ishin edhe shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Presheva, 
Bujanovci, Medvegja,  Maqedonia, Mali e Çameria Ata erdhen per t'u  
solidarizuar me  dhembjen amerikane, dhe kane deshmuar respektin e larte per Shtetet 
e Bashkuara  te Amerikes, si mikun me te madh te shpetimit te Shqiperise,  
lirise dhe  pavaresise se Kosoves.  
Shqiptaret  si ne Kosove, Shqiperi e trojet etnike ne nentevjetorin e 
sulmeve  terroriste mbi SHBA te, i shprehen respektin dhe bene nderim per miku  
me te madh te kombit tone per Shtetet e Bashkuara te  Amerikes, duke shprehur 
edhe njehere zotimin per perkrahje te SHBA,  per zgjerimin e demokracise 
kudo ne bote dhe perhapjen e vlerave te lirise.   
Kujtimi i ketij viti erdhi nje dite pas perfundimit te muajit te shenjte  
te Ramazanit, kur besimtaret myslimane ne mbare boten festuan  festen e tyre  
Eid al-Fitr Bajramin, dhe kur  çifutet festojne dy festat e tyre me 
solemne: Rosh Hashanah dhe Jom  Kipuri. Nente vjetori i ngjarjeve te 11 shtatorit 
2001, ne Nju  Jork, perkon edhe me nje debat te nxehte, i nxitur nga propozim 
 per te ndertuar nje qender kulturore islamike dhe xhami brenda saj  vetem 
dy blloqe prej vendit ku ishin me pare dy kullat  binjake. 
Feisal Imam Abdul Rauf, kreu i qendres shpirterore, tha se "qendra qe eshte 
 propozuar te ndertohet atye, afer, eshte bere me qellim per te nxitur  
marredheniet e mira ne mes te Islamit dhe te besimeve te tjera." Ndersa,  
kundershtaret e qendres, duke perfshire ish-guvernatoren e Alaskes Sarah  Palin 
dhe Newt Gingrich, ish kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve, kane  thene se 
"ndertimi i kesaj qendre prane vendit te sulmit me  vdekjeprurese terrorist ne 
historine e SHBA do te ishte e  papershtatshme." 
Sot, Presidenti Barack Obama po ne te njejten kohe ka marre pjese ne nje  
sherbese perkujtimore ne Pentagon, aty ku ishte rrembyer aeroplani  Airlines 
Flight 77 dhe qe u rrezua, ne nje pjese te nderteses se  Pentagonit, duke 
marre jeten e te gjithe pasagjerve ne bord  59 dhe  125 te tjerve brenda 
nderteses. 
Ne  Shanksville, Pensilvani, ku u rrezua aeroplani  Airlines Flight  93 i 
cili mendohet se ra pasi pasagjeret u perpoqen per te marre  kontrollin e 
aeroplanit nga rrembyesit, ishin Zonja Pare Michelle  Obama, te ciles kesaj i 
radhe i eshte  bashkuar dhe ish-Zonja e Pare  Laura Bush per nje ceremoni 
perkujtimore per te kujtuar 33 pasagjeret dhe  shtate anetare te ekuipazhit qe 
kan vdekur ne kete rreze kodre ne ket  fshat. 
 













 
Nju Jork: U zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim të  viktimave të 
sulmeve të 11 shtatorit të vitit  2001   
 
 
Nga i dërguari special i Bota Sot BEQIR  SINA,
 
Shqiptarët kujtojnë së bashku me viktimat e 11  shtatorit, Mon Gjonbalajn, 
Simon Dedvukajn e Rrok Camajn
 
 
GROUND ZERO - NEW YORK CITY : Nën Presidenti Joe  Biden iu bashkua sot 
heret në mëngjes Kryetarit të Bashkisë së  Nju Jorkut, zotit Michael Bloomberg 
dhe mijëra anëtarve të  familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre dhe miqtë, 
për të  kujtuar 2.752 viktimat  që u vran në sulmin e 11 shtator 2001, mbi  
Qendrën Botërore të Tregtisë - World Trade Center. Gati tre mijë njerëzit, që 
 humbën jetën nga sulmet e 11 shtatorit, ishin shtetas të më tepër se 70 
vendeve,  një botë e tërë në miniature, midis tyre humbën jetën edhe tre 
shqiptarë: Mon  Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.
 
  Pra të gjithë ata që vdiqën më 11 shtator 2001, përfshirë më shumë  se 
400 punëtorë të shpëtimit. Midis tyre ishin 343 zjarrfikës dhe 60 oficerë  
policie nga New York City dhe Autoritetit Portual. Emrat e tyre janë  të 
simbolizuar në pllaka përkujtimore në shtabet e zjarrëfikësve të  qyteti,, në 
stacionet e policisë, dhe në përmendore të ngritura në mjedise  të bukura në të 
gjithë qytetin.
 
 
   Ceremonia e nëntë-vjetorit, të ngjarjeve në 11 shtatorit 2001,  për herë 
të parë u mbajtën shumë pranë vendit ku kan qënë dy kullat  binajke, në 
Park Zuccotti, ngjitur me vendin ku ka qënë Qendra  Botërore e Tregtisë në 
pjesën e poshtme të Manhattan. Ceremoni  fillojë sot pak përpara 08:46 , 
pikërishtë në momentin kur  një aeroplan i rrëmbyer nga anëtarë të grupit terrorist 
të al-Kaedës,  goditën kullën e parë në veri, mbasi një aeroplan i dytë 
goditi kullën  jugore 17 minuta më vonë.
 
 
   Ndërsa emrat  e viktimave lexohen ngadalë nga 212 njerëz,  nëpër rrugët 
rreth e përqark vendit që thirret Kuota Zero - Ground Zero,  bandat muzikore 
të reparteve të zjarrëfikësve, policisë dhe  ushtrisë luajn muzikë funebre 
dhe tradicionale irlandeze. Ndërsa kumbona e  madhe e kishës përballë vendit 
Kuota Zero,e cila është bërë me metalin  e rrënojave, tingëllon çdo 10 
minuta.  


 
"Nuk ka tragjedi më të madhe në jetën e këtij qyteti, 11  shtatori 2001, e 
ka goditur qytetin tonë aq shumë , sa që ky qytet nuk  ka ka parë ndonjëherë 
në tërë historinë e tij  " tha kryetari i Bashkisë së  qytetit të Nju 
Jorkut, Blumberg në ceremoninë e sotme.  



Zv/Presidenti Joe Biden, Kryetari i Bashkisë së  qytetit, New York, Michael 
Bloomberg, Guvernatori i Nju Jorkut, David  Paterson, Guvernatori i New 
Jersey Chris Christie, në orën 08:46, kan pasur  një moment me 3 minuta 
heshtje. Më pasë ata në një vaskë të mermert me ujë,  hodhën nga një trandafilë të 
kuq në shenjë adhurimi. Në shenjë respekti po  në atë moment në të gjithë 
qytetin e Nju Jorkut, ranë këmbanat e  kishave. Ndërsa anijet për rreth 
ishullit u ranë fanfarave si dhe u dëgjuan  sirenat e trenave aty pranë. 

 
   Për të nxjerrë në pah përparimin në rindërtimin që po bëhet në  këtë  
vend me një sipërfaqe 16-acre(hektar), ishin ftuar të  marrin pjesë në 
ceremoni edhe arkitektë, projektues, e inxhinierët,  punëtorët e ndërtimit dhe 
zhvillimit të këtij kantieri gjigand, që është  ngritur në mes të sheshit. Ata  
janë ftuar  për t'u bashkuar me të  afërmit e viktimave, për të lexuar emrat 
e të vdekurve, një e nga një me  nga një citat të shkurtër mjaft emotiv.
 
   
Në këtë ditë, edhe kombi ynë hyri në historin e heronjve amerikan,  me tre 
emra simbol. Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj, janë emra, të  
cilët dotë kujtohen në mote, në këtë vend, si dëshmi e gjallë, se ne jemi  
Shqiptarë në rradh të parë, por jemi edhe Amerikan.
 
 
  Sot, në nëntë vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit  2001, mbi 
Qendrën Botërore të Tregtisë - World Trade Center, në Kuotën Zero,  vendin ku 
vdiqën afro tre mijë njerëz të pafajshëm, në sjenjë respekti dhe  nderimi 
për të gjitha viktimat, ishin edhe shqiptarë nga Shqipëria, Kosova,  Presheva, 
Bujanovci, Medvegja, Maqedonia, Mali e Çamëria Ata erdhën  për t'u  
solidarizuar me dhembjen amerikane, dhe kanë dëshmuar respektin e  lartë për 
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si mikun më të madh të shpëtimit të  Shqipërisë,  
lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. 
 
  Shqiptarët si në Kosovë, Shqipëri e trojet  etnike në nëntëvjetorin e 
sulmeve terroriste mbi SHBA të, i  shprehën respektin dhe bënë nderim për miku 
më të madh të kombit  tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke 
shprehur edhe njëherë  zotimin për përkrahje të SHBA, për zgjerimin e demokracisë 
kudo në botë dhe  përhapjen e vlerave të lirisë. 

 
 
 
    Kujtimi i këtij viti erdhi një ditë pas përfundimit  të muajit të 
shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët myslimanë në mbarë  botën festuan festën e 
tyre  Eid al-Fitr Bajramin, dhe kur  çifutët festojnë dy festat e tyre më 
solemne: Rosh Hashanah dhe Jom  Kipuri. Nëntë vjetori i ngjarjeve të 11 
shtatorit 2001, në Nju  Jork, përkon edhe me një debat të nxehtë, i nxitur nga 
propozim  për të ndërtuar një qendër kulturore islamike dhe xhami brenda saj  
vetëm dy blloqe prej vendit ku ishin më parë dy kullat binjake.
 
     Feisal Imam Abdul Rauf, kreu i qendrës  shpirtërore, tha se "qendra që 
është propozuar të ndërtohet atye, afër, është  bërë me qëllim për të 
nxitur marrëdhëniet e mira në mes të Islamit dhe të  besimeve të tjera." Ndërsa, 
kundërshtarët e qendrës, duke përfshirë  ish-guvernatoren e Alaskës Sarah 
Palin dhe Newt Gingrich, ish kryetari i  Dhomës së Përfaqësuesve, kanë thënë 
se "ndërtimi i kësaj qendre pranë  vendit të sulmit më vdekjeprurëse 
terrorist në historinë e SHBA do të ishte e  papërshtatshme."
 
 
    Sot, Presidenti Barack Obama po në të njëjtën kohë  ka marrë pjesë në 
një shërbesë përkujtimore në Pentagon, aty ku ishte  rrëmbyer aeroplani 
Airlines Flight 77 dhe që u rrëzua, në një pjesë të  ndërtesës së Pentagonit, 
duke marrë jetën e të gjithë pasagjerve në bord  59 dhe  125 të tjerve brenda 
ndërtesës.
 
    Në Shanksville, Pensilvani, ku u rrëzua  aeroplani  Airlines Flight 93 
i cili mendohet se ra pasi  pasagjerët u përpoqën për të marrë kontrollin e 
aeroplanit nga  rrëmbyesit, ishin Zonja Parë Michelle Obama, të cilës kësaj 
i radhe i  është  bashkuar dhe ish-Zonja e Parë Laura Bush për një ceremoni  
përkujtimore për të kujtuar 33 pasagjerët dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit  
që kan vdekur në këtë rrëzë kodre në kët  fshat.
9-11-2010004.JPG (image/jpeg, 44.5 KB) - not displayed
9-11-2010020.JPG (image/jpeg, 30 KB) - not displayed
9-11-2010025.JPG (image/jpeg, 40.5 KB) - not displayed
9-11-2010026.JPG (image/jpeg, 38.1 KB) - not displayed
9-11-2010027.JPG (image/jpeg, 51.1 KB) - not displayed
9-11-2010030.JPG (image/jpeg, 46.3 KB) - not displayed
9-11-2010048.JPG (image/jpeg, 42.7 KB) - not displayed
9-11-2010050.JPG (image/jpeg, 57.6 KB) - not displayed
9-11-2010051.JPG (image/jpeg, 37.3 KB) - not displayed
9-11-2010062.JPG (image/jpeg, 88.2 KB) - not displayed
9-11-2010065.JPG (image/jpeg, 99.8 KB) - not displayed
9-11-2010069.JPG (image/jpeg, 59.2 KB) - not displayed
9-11-2010073.JPG (image/jpeg, 39 KB) - not displayed
9-11-2010078.JPG (image/jpeg, 35.4 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.