Kreu i çameve, Tahir Muhedini nise nje lobim te fuqishem ne SHBA-es

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Kreu i çameve, Tahir  Muhedini nise nje lobim te fuqishem ne SHBA-es 
BEQIR SINA, New  York 
 
NEW YORK .- Kryetari i  Partise per Drejtesi dhe Integrim (PDI), Tahir 
Muhedini, prej dites se  sotme ndodhet per nje vizite  ne SHBA, duke nisur per 
te lobuar  fuqishem ne Kongresin dhe Senatin amerikan per çeshtjen çame. 
Vizita e  delegacionit te PDI-se ne SHBA, kryetarit Muhedin Tahiri , Galip Taho 
dhe Indrit  Hamiti  eshte ne vazhden e levizjeve te vazhdueshme qe kjo parti 
po  ben per nderkombetarizimin e çeshtjes çame.  
Lideri i Partise per  Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini,  i cili ishte 
per nje  vizite ne Uashington, para dy muajve, ndodhet perseri ne SHBA, dhe 
thote se  perseri eshte duke lobuar per çeshtjen Çame, por kesaj rradhe edhe 
ne  Nju Jork, ku keto dite ku po zhvillon punimet edhe sesioni i 65-te, i  
Asambelse se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara dhe ku marrin shume  
burreshtetash nga mbare bota. 
Mbreme zoti  Muhedini ishte i ftuar nderi i Keshillit Kombetar Shqiptare 
Amerikane ne darken  vjetore "Duart e Shpreses, ku kjo organizate jo 
qeveritare nderoje me çmimin  "Duart e Shpreses" , ish zevendesekretarin Amerikan i 
Shtetit Nicholas Burns dhe  Nena Terezen ne 100 vjetorin e lindjes se saj.. 
Gjate darkes  ku moren pjese edhe nje numer personalitesh te larta, 
delegacioni i  PDI-s,  ka patur nje sere  takimesh te te ftuarve te nderit me zotin 
Tahiri dhe anetaret e tjere  te delegacionit qe e shoqerone ate. Tahiri, i 
tha gazetes Bota Sot se  ai po perpiqet te sensibilizoje politiken amerikane 
per ceshtjen  came, dhe ka ardhur me "mision" qe ka per te percjelle te 
njejtin  mesazh me ate te bere edhe me pare per kete ceshtje ne Shtetet e  
Bashkuara.  
Ne  takimet e zhvilluara, deri tash  kryetari i PDI-se, thote se  ka  marre 
mbeshtetje, per ceshtjen qe ai promovon me force dhe po lobon gjate ketyre  
viteve. Axhenda e vizites se Tahirit perfshin sipas zedhensit te tij - veç  
takimeve te mbremshme ne Nju Jork, prane OKB-es, do te kete edhe  takime me 
 kongresmen, senatore dhe anetare te tjere, te qeverise  Amerikane ne 
Uashington  
Mbi te gjitha  ai ka planifikuar edhe nje takim tjeter te rendesishem me  
kongresmenin Alcee Hastings, bashkekryetar i Komisionit per Sigurimin dhe  
Bashkepunimin ne Europe, si dhe me Steny Hoyer, kryetar i grupit me te madh  
parlamentar demokrat ne Kongresin amerikan,  
Kreu  u PDI-s,Tahir Muhedini  Indrit Hamiti dhe Galip Taho ishte ne rradhen 
 e  delegacionive te nderit  ne darken solemne vjetore qe e organizoi  
Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, me ç’rast u nderuan me ceremoni  
madheshtore personalitete te cilat kontribuojne per kauzat shqiptare.  
Ne kete  darke moren pjese edhe presidenti i Shqiperise Bamir Topi, 
Presidenti i Kosoves  Fatmir Sejdiu, presidenti i Maqedonise, Gjorgje Ivanov, zonja 
Liri Berisha  bashkeshortja e Kryeminisritit te Shqiperise,  ministri i 
Jashtem i  Kosoves Skender Hyseni, kongresisti Eliot Engel, ambasadori Frank 
Wisner,  ish kryeministri i Kosoves Agim Çeku, kryetar i Aleances Kosova e Re, 
Behgjet  Pacolli, ambasadori i Kosoves ne SHBA, Avni Spahiu e te  tjere. 
Tahir Muhedini,  Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim (partia 
came), gjatë kesaj darke  solmne pati rastin te takohet  mbreme ne nje bised te  
vecante me  Kongresmenin Eliot Engell dhe, ish zevendesekretari  Amerikan i 
Shtetit Nicholas Burns ambasadorin Frank Wisner,ambasadorin Willliam  
Walker, David L. Philips, studiues i njohur amerikan .   
Kongresmeni Eliot  Engell gjate bisedes pasi degjoje me vemendje zotin 
Muhedini, paraqiti  shume interes lidhur me partine qe drejton Z Muhedini dhe i 
premtoi atij qe do  ta priste ne nje audience te vecante, ne Uashington per 
te diskutuar me  gjere per ceshtjet qe ai parashtroi sidomos ato lidhur me 
te drejtat e  cameve. Zoti Muhedini i cili eshte ne krye te nje delgacioni te 
partise se tij  per te lobuar per ceshten came, ka nje axhende te ngjeshur 
takimesh keto dite ne  Uashington dhe Nju Jork.  
Duhet permendur  se Komuniteti çam, i cili  aktualisht po perfaqesohet ne 
vend nga dy parti politike, si dhe shoqata  kane intensifikuar perpjekjet per 
te sensibilizuar opinionin nderkombetar ne  lidhje me çeshtjen e tyre
naac367.JPG (image/jpeg, 52.7 KB) - not displayed
naac363.JPG (image/jpeg, 33.9 KB) - not displayed
naac365.JPG (image/jpeg, 43.6 KB) - not displayed
naac368.JPG (image/jpeg, 38.3 KB) - not displayed
naac371.JPG (image/jpeg, 33.5 KB) - not displayed
naac374.JPG (image/jpeg, 36.9 KB) - not displayed
naac375.JPG (image/jpeg, 27.3 KB) - not displayed
naac377.JPG (image/jpeg, 44.2 KB) - not displayed
naac380.JPG (image/jpeg, 41.2 KB) - not displayed
naac383.JPG (image/jpeg, 25.7 KB) - not displayed
naac385.JPG (image/jpeg, 52.4 KB) - not displayed
kksha047.JPG (image/jpeg, 35.5 KB) - not displayed
naac361.JPG (image/jpeg, 31.4 KB) - not displayed
naac365.JPG (image/jpeg, 47.8 KB) - not displayed
naac366.JPG (image/jpeg, 46.6 KB) - not displayed
naac367.JPG (image/jpeg, 52.7 KB) - not displayed
naac368.JPG (image/jpeg, 38.4 KB) - not displayed
naac369.JPG (image/jpeg, 37.5 KB) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.