Interviste me Presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu
| Newsgroups | gmane.politics.region.albania.shqiperia |
|---|---|
| Message-ID | <[email protected]> |
Interviste me Presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu Sejdiu: Dialog me Serbine, por "vetem si dy shtete te barabarta dhe fqinje te mira" BEQIR SINA, New York Bisedimet me Serbine, vetem si dy shtete te barabarta - Nuk ka kurrfare bisedime qe prekin integritetin territorial te Kosoves, çeshtjen e statusit te saj, ose bisedime qe kane idene te nderhyjne ne çeshtjet e brendshme te Kosoves, thote ne nje interviste ekskluzive per “Bota sot” presidenti Fatmir Sejidu. Presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu deklaroi ne nje interviste per Bota Sot, nga Nju Jorku, se Prishtina qe tani eshte e gatshme per te biseduar me Beogradin, mirepo vetem si dy shtete te barabarta dhe fqinje te mire. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ne intervisten per Bota Sot dhene gazetarit Beqir Sina ne Nju Jork flet per qendrimin e kreut shteteror ne sesionin e AP te OKB-se, takimet qe zhvilloi ne Nju Jork, njohjet, negociatat me Beogradin, Mitrovicen, etj. Presidenti i Republikes se Kosoves, dr. Fatmir Sejdiu, flet per suksesin e vizites ne OKB, per mbeshtetjen e çmueshme qe ka pasur nga SHBA-ja, per angazhimin e saj te vazhdueshem per ndertimin ne Kosove te nje demokracie funksionale, si dhe per shtimin e njohjeve te pavaresise Lidhur me qendrimin tuaj ne Nju Jork, para largimit çfare kishit per te thene? Presidenti Sejdiu: Ne shfrytezuam rastin qe brenda nje muaji te vijme dy here ne Nju Jork. Pikerisht, ketu, ku edhe po zhvillohen punimet e Sesionit te 65-te, Asamblese se Pergjithshme te OKB-es, me pjesmarrjen e 192 shteteve, me shume se 50 presidente, 40 kryeminister, dhe te gjithe minsitrat e jashteme te vendeve anetare te Kombeve te Bashkuara. Kjo na ka dhene mundesine te zhvillojme takime te shumta me disa delegacione te larta shteterore. nga çdo cep i botes. Jemi takur me burreshtetas nga vende te ndryshme te botes. Kjo ka qene nje axhende shume e ngjeshur me takime, dhe kemi mare pjese si shtet ne disa Forume nderkombetare, ekonomike dhe çeshtjte te tjera boterore. Si dhe kemi dhene leksione ne universitetet amerikane. Ne kemi punuar qe me keto takime te nxisim sado pak ato vende qe se kane njohur deri tash Kosoven te mos hezitojne dhe te "mos humbin kohen" me, per ta njohur Kosoven. Dhe keshtu ne te gjitha bisedat qe kemi pasur, ato kane qene jashtezakonisht te perzemerta dhe mjaft premtuese per kete qellim. Dhe presim qe ne nje kohe jo te larget, keto vende sipas premtimeve dhe keto shtete te marrin vendimit e drejtperdrejta per njohejn e shtetit te Kosoves, shtet, ky siç u kemi bere te qarte nuk ka me kthim mbrapa. Por, une, "nuk mund te caktoj se kush do ta njohe dhe kur do ta njohe", por mund te konfirmoj se me te gjitha vendet qe kemi biseduar, kemi pare se shumica e tyre e kuptojne realitetin qe eshte krijuar, ne Kosove, sidomos pas shppalljes se pavaresise me 17 shkurt 2008, dhe se fundi "pas, vendimit te GjND-se, dhe miratimit te rezolutes se fundit per Kosoven nga Asambleja e Pergjithshme". Ne ne çdo takim, si me Kryeministrin Thaçi, dhe ministrin e jashtem Hyseni, kemi dhene prova dhe kemi deshmuar se Kosova ka shtet, qe ka bere shume gjera pozitive. Ne kete kontekst, jemi te gatshem te bisedojme me Republiken e Serbise, ne çdo kohe per tema qe jane ne interes te qytetareve te te dyja shteteve, pra te Kosoves dhe Serbise, si shtete sovrane. Pra si dy pale te barabarta dhe ne kushte te barabarta - dhe asesi ndryshe. Natyrishte, qe ne nje proces te ketill do te behet e ditur edhe gama e asaj se per çfare Kosova eshte e gateshme te bisedoje me Serbine. E perseris se ne kemi nevoje te besidojme per levizjen e lire te qytetareve, per çeshtje te bashkepunimit fqinjesor ekonomik, ne dobi te dy vendeve, per stabilitetin, por edhe per bashkepunimin nderrajonal. Ne fushen e energjetikes dhe fusha te tjera si persona te humbur dhe kthimin e personave ne trojet e veta. Sidomos, kur behet fjale ne pjesen veriore, ku aktualish ka nje tension artificial, do te thoja. Natyrishte, qe edhe qytetaret serbe, te kthehen ne shtepite e tyre ne Kosove. Ne u japim garancione te plota se ata do te jene si te gjithe qytetaret e Kosoves. Ne fund do te theksoja se nuk ka kurrfare bisedimi qe ka te beje me integrtitetin territorial te Kosoves, çeshtjen e statusit te saj, ose bisedime qe kane idene te nderhujne ne çeshtjet e brendeshme te Kosoves. Absolutisht jo! Pas, vendimit te GjND-se, dhe miratimit te rezolutes se fundit per Kosoven nga Asambleja e Pergjithshme, çfare ka ndryshuar ne opinionet dhe vendimet e disa shteteve qe pritej te njihnin shtetin e Kosoves? Presidenti Sejdiu: Kane ndryshuat shume gjera do te thoja. Mbasi me kryesorja dhe me e rendesishmja per Kosoven eshte se "Pas, vendimit te GjNDse, dhe miratimit te rezolutes se fundit per Kosoven nga Asambleja e Pergjithshme, pavaresise se Kosoves i eshte vene "vula". Kosova tash eshte bere shtet me nje pavaresi qofte formale, por edhe juridike dhe de fakto ne aspektin nderkombetar, duke konfirmuar edhe nje nje here ate vendimin qe mori Kosova me 17 shkurt 2008, kur u shpalli edhe pavaresin e saj. Natyrisht, qe edhe ne pergjigjen e pyetjes suaj - konkludone se ka pasur disa vende qe e kane lidhur "ende me momentin e dhenies se mendimit" dhe pas vendimit te GjND-es, dhe miratimit te rezolutes se fundit per Kosoven nga Asambleja e Pergjithshme. Mirepo, une besoj se ne ditet qe vijne - javet qe vijen, muajet qe vijne lajme te mira do te kemi per Kosoven. Mbasi siç dihet eshte ne vendimin e çdo vendi sovran te vendose per kete qellim. Çka do te thote sipas interesave te tyre, çdo vend te zgjedh momentin e duhur qe t'a njohe shtetin e Kosoves. Gjate kesaj periudhe do te theksoja se vendimi i GjND-es ka evoluar mjaft pozitivisht dhe pozitivisht edhe ne konzesus te plote te vete rezolutes se OKB-es, pavaresisht nga fakti se "Co & sponsorizuesi i kesaj rezolute" ka qene vete Serbia. Ne themi se me kete lloj qasje Republika e Serbise, duket se e ka pranuar realitetin e ndertuar ne Kosove. Duke pranuar dhe mendimin e GjND-es, sipas rezolutes qe beri vete Serbia, ka si kusht themelor te saj - qe Serbia t'a pranoje plotesisht mendimin e dhene nga GjND-ja, dy muaj me pare. Ne jemi te ndergjegjeshem te pranojme dhe per kete ne po punojme dhe i japim shume rendesi qe numeri te shtohet i vendeve qe do te njohin Kosoven ne te ardhmen. Per te plotesuar numerin e bollshem numerik per t'u bere anetare e Kombeve te Bashkauara dhe Kosova te aderoje ne te gjitha mekanizamat nderkombetare. Duke marre parasysh se tani nuk ka asnje fromule per dialog mes qeverise serbe dhe qeverise se Kosoves si do te shkohet deri tek dialogu nese ka per t'u bere? Presidenti Sejdiu: Ne e kemi shprehur qendrimin tone, dhe nuk luajm asnje prejse nga ajo çfare kemi thene. Kemi deklaruar edhe ne biseda te thella dhe zyrtare me perfaqesues te Bashkimit Europian dhe SHBA-se, se "nuk i ikim bisedimeve qe kemi me kete game temash qe thashe me larte" Asnjehere nuk do te pranojme dhe nuk do te kalojme tema te cilat, jemi mesuar t'i degjojme shpesh nga qarqe te ndryshme nga Beogradi,. Ne kete kuader, une mund te them se eshte ne interes te dy vendeve si vende fqinje, ne interes te rajonit per paqen, sigurine dhe stabilitetin, qe te ulen tensinonet e krijuar, gjithmone me obstruksione, instruktive te Beogradit. Pra, sido qe te jete eshte me rendesi te gjitha vendet e rajonit te ecin drejt integrimeve europiane, per te krijuar nje klime qe i permbush te gjitha detyrimet nderkombetare ne rajon.Per te vdendosur kudo ne rajon nje klime te re te bashkepunimit. Ne lidhjet e partneriteti nderajonal siç e kemi ate qe ka treguar deri tash Kosova per te hyre ne keto procese ashtu si ka vepruar edhe me vendet e tjera fqinje. Ne kemi vepruar mire me te gjitha vendet per rreth nesh. Kemi realiacione jashtezakonisht te mira me Republiken e Malit te Zi, Maqedonine dhe te shkelqyera me Shqiperine. Pra edhe nje here pse te mos kemi edhe marredhenie te mira edhe me vendet e tjera perfshire edhe Serbine. Si mund te arrihet dialogu mes Prishtines e Beogradit? Presidenti Sejdiu: Do te theksoja ne pergjigje te pytjes suaj se tash per tash ende nuk ka nje formule te caktuar dhe nuk ka nje axhende te percaktuar. Do te fillohet besoj se pari me inicimin e temave dhe pastaj te shohim se si do te veprohet. Une i theksova qendrimet tona, por nuk perjashtohet mundesia se mund te kete dhe "mbeshtetje facilituese" te vendve te rendesishme te Bashkimit Europian. Dhe natyrishte edhe te SHBA-se. A eshte per Serbine nje realitet se Kosova eshte shtet i pavarur, ka shtetin e saj me çdo "pellembe" te tokes se territorit te saj? Perfshire edhe problemet e Mitrovices qe jane shkaktuar atje? dhe a pengon kjo çeshtje dialogun? Presidenti Sejdiu: Mitrovica ashtu si dhe çdo "pellembe" toke e Kosoves, eshte pjese integrale e territorit te Republikes se Kosoves, ky eshte nje realitet qe duhet pranuar edhe nga Serbia. Mitrovica ka "probleme te trasheguara - tash e sa kohe". Por, qe s'mund te trajtohen si pa te zgjidheshme dhe te ndara na Kosova. Pra te ndare nga trugu yne Kosova. Ne kemi pranuar qe zgjidhja e problemit te Mitrovices te behet ne kuadrin e asaj" qe solli edhe zgjidhjen e statusit final te Kosoves, dy vjet me pare, kur Kosova shpalli pavaresine dhe ka Kushtetuten e saj" Brenda kesaj ne mendojme te shkojme ne procese te rendesishme qe kane te bejne me decentarlizimin ose te realizmit te ketij projekti. Ashtu si dhe eshte vepruar ne komunat e tjera ne Kosove. Duke pasur kujdes qe asgje pertej Kushtetutes se Kosoves. Cili duhet te jete fokusi juaj ne vijim, mbas ketyre takimeve? Presidenti Sejdiu: Fokusi i Kosoves eshte i perqendruar ne disa rrafshe. E para ne planin nderkombetar eshte sigurimi i sa me shume njohjeve te saj. Aderimi i Kosoves ne organizamat e tjera nderkombetare deri ne Oraganizaten e Kombeve te Bashkuara, ndertimin e realiacioneve te mira me te gjitha vendet perfshire edhe vendet fqinje - Serbine. Ndertimin e nje rrjeti diplomatik edhe me te madh, mbasi deri tash kemi vetem 21 ambasada pra zgjermin e tyre dhe shtrirjen ne shume vende te tjera qe na kane njohur deri tash. Dhe s'ka dyshim edhe zhvillimin e brendeshem ekonomik , sundimi i ligjit dhe integrimi i plote Europian. Çdo njeri nga keta faktor qe permenda jane shume te rendesishem per Kosoven dhe jane ne funksionin tone pas ketyre takimeve. Çfare mesazhi keni per diasporen ne SHBA-es, dhe e percillni nepermjet kesaj interviste? Presidenti Sejdiu : Une e vlersoje dhe e çmoje shume rolin dhe kontributin e diaspores shqiptare ne Amerike. Ate çfare ka bere kjo diaspore ne vite , me dekada per çeshtjen shqiptare, prej nga pavaresia e Shqiperise, demokratizimin e saj, dhe çlirimin e pavaresine e Kosoves. Andaj do te thoja se diaspora duhet te ndjek rrugen e saj si ne mbeshtetje te Kosoves po edhe ne çeshtjet e tjera shqiptare ne Ballkan, pra ne trojet tona. Rolin e mire te prefaqesimit te indettitetit tone kombetar. Pavaresishte, se nga jane, Kosova Shqiperia dhe viset e tjera, te jene qytetar te nderuar dhe te respektuar te ketij vendi te madh,. Dhe t'i kushtojne me shume rendesi tash investimeve ne Kosove . Mbasi edhe kushte jane shume me te favorshme dhe ka nje kuader ligjor mjaft te favoreshem per diasporen . Duke i kontribuar edhe nej zhvillimi me te madh edhe Shqiperise edhe Kosoves e viseve shqiptare. Duke sjell edhe pervojen tuaj nga ky vend, ashtu si perfaqesuesit e Organizates e Profesionisteve dhe Ndermarresve te Rinje, APEN dhe - te gjitheve atyre qe jane te shkolluar ketu ne SHBA-es. Intervistoi Beqir Sina Intervistë me Presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu Sejdiu: Dialog me Serbinë, por "vetëm si dy shtete të barabarta dhe fqinje të mira" BEQIR SINA, New York Sejdiu: Bisedimet me Serbinë, vetëm si dy shtete të barabarta - Nuk ka kurrfarë bisedime që prekin integritetin territorial të Kosovës, çështjen e statusit të saj, ose bisedime që kanë idenë të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Kosovës, thotë në një intervistë ekskluzive për “Bota sot” presidenti Fatmir Sejidu. Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu deklaroi në një intervistë për Bota Sot se Prishtina që tani është e gatshme për të biseduar me Beogradin, mirëpo vetëm si dy shtete të barabarta dhe fqinjë të mirë. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në intervistën për Bota Sot dhënë gazetarit Beqir Sina në Nju Jork flet për qëndrimin e kreut shtetëror në sesionin e AP të OKB-së, takimet qe zhvilloi ne Nju Jork, njohjet, negociatat me Beogradin, Mitrovicën, etj. Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, flet për suksesin e vizitës në OKB, për mbështetjen e çmueshme që ka pasur nga SHBA-ja, për angazhimin e saj të vazhdueshëm për ndërtimin në Kosovë të një demokracie funksionale, si dhe për shtimin e njohjeve të pavarësisë Lidhur me qëndrimin tuaj në Nju Jork, para largimit çfarë kishit për të thënë? Presidenti Sejdiu: Ne shfrytëzuam rastin që brenda një muaji të vijmë dy herë në Nju Jork. Pikërisht, këtu, ku edhe po zhvillohen punimet e Sesionit të 65-të, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës, me pjesmarrjen e 192 shteteve, më shumë se 50 presidentë, 40 kryeministër, dhe të gjithë minsitrat e jashtëme të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. Kjo na ka dhënë mundësinë të zhvillojmë takime të shumta me disa delegacione të larta shtetërore. nga çdo cep i botës. Jemi takur me burrështetas nga vende të ndryshme të botës. Kjo ka qënë një axhendë shumë e ngjeshur me takime, dhe kemi marë pjesë si shtet në disa Forume ndërkombëtare, ekonomike dhe çështjte të tjera botërore. Si dhe kemi dhënë leksione në universitetet amerikane. Ne kemi punuar që me këto takime të nxisim sado pak ato vende që se kanë njohur deri tash Kosovën të mos hezitojnë dhe të "mos humbin kohën" më, për ta njohur Kosovën. Dhe kështu në të gjitha bisedat që kemi pasur, ato kanë qënë jashtëzakonisht të përzemërta dhe mjaft premtuese për këtë qëllim. Dhe presim që në një kohë jo të largët, këto vende sipas premtimeve dhe këto shtete të marrin vendimit e drejtpërdrejta për njohejn e shtetit të Kosovës, shtet, ky siç u kemi bërë të qartë nuk ka më kthim mbrapa. Por, unë, "nuk mund të caktoj se kush do ta njohë dhe kur do ta njohë", por mund të konfirmoj se me të gjitha vendet që kemi biseduar, kemi parë se shumica e tyre e kuptojnë realitetin që është krijuar, në Kosovë, sidomos pas shppalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, dhe së fundi "pas, vendimit të GjND-së, dhe miratimit të rezolutës së fundit për Kosovën nga Asambleja e Përgjithshme". Ne në çdo takim, si me Kryeministrin Thaçi, dhe ministrin e jashtëm Hyseni, kemi dhënë prova dhe kemi dëshmuar se Kosova ka shtet, që ka bërë shumë gjëra pozitive. Në këtë kontekst, jemi të gatshëm të bisedojmë me Republikën e Serbisë, në çdo kohë për tema që janë në interes të qytetarëve të të dyja shteteve, pra të Kosovës dhe Serbisë, si shtete sovrane. Pra si dy palë të barabarta dhe në kushte të barabarta - dhe asësi ndryshe. Natyrishtë, që në një proces të këtill do të bëhet e ditur edhe gama e asaj se për çfarë Kosova është e gatëshme të bisedojë me Serbinë. E përsëris se ne kemi nevojë të bësidojmë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, për çështje të bashkëpunimit fqinjësor ekonomik, në dobi të dy vendeve, për stabilitetin, por edhe për bashkëpunimin ndërrajonal. Në fushën e energjetikës dhe fusha të tjera si persona të humbur dhe kthimin e personave në trojet e veta. Sidomos, kur bëhet fjalë në pjesën veriore, ku aktualish ka një tension artificial, do të thoja. Natyrishtë, që edhe qytetarët serbë, të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë. Ne u japim garancione të plota se ata do të jenë si të gjithë qytetarët e Kosovës. Në fund do të theksoja se nuk ka kurrfarë bisedimi që ka të bëjë me integrtitetin territorial të Kosovës, çështjen e statusit të saj, ose bisedime që kanë idenë të ndërhujnë në çështjet e brëndëshme të Kosovës. Absolutisht jo! Pas, vendimit të GjND-së, dhe miratimit të rezolutës së fundit për Kosovën nga Asambleja e Përgjithshme, çfarë ka ndryshuar në opinionet dhe vendimet e disa shteteve që pritej të njihnin shtetin e Kosovës? Presidenti Sejdiu: Kanë ndryshuat shumë gjëra do të thoja. Mbasi më kryesorja dhe më e rëndësishmja për Kosovën është se "Pas, vendimit të GjNDsë, dhe miratimit të rezolutës së fundit për Kosovën nga Asambleja e Përgjithshme, pavarësisë së Kosovës i është vënë "vula". Kosova tash është bërë shtet me një pavarësi qoftë formale, por edhe juridike dhe de fakto në aspektin ndërkombëtar, duke konfirmuar edhe një një herë atë vendimin që mori Kosova më 17 shkurt 2008, kur u shpalli edhe pavarësin e saj. Natyrisht, që edhe në përgjigjen e pyetjes suaj - konkludonë se ka pasur disa vende që e kanë lidhur "ende me momentin e dhënies së mendimit" dhe pas vendimit të GjND-ës, dhe miratimit të rezolutës së fundit për Kosovën nga Asambleja e Përgjithshme. Mirëpo, unë besoj se në ditët që vijnë - javët që vijën, muajët që vijnë lajme të mira do të kemi për Kosovën. Mbasi siç dihet është në vendimin e çdo vendi sovran të vendosë për këtë qëllim. Çka do të thotë sipas interesave të tyre, çdo vend të zgjedh momentin e duhur që t'a njohë shtetin e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe do të theksoja se vendimi i GjND-ës ka evoluar mjaft pozitivisht dhe pozitivisht edhe në konzesus të plotë të vetë rezolutës së OKB-ës, pavarësisht nga fakti se "Co & sponsorizuesi i kësaj rezolute" ka qenë vetë Serbia. Ne themi se me këtë lloj qasje Republika e Sërbisë, duket se e ka pranuar realitetin e ndërtuar në Kosovë. Duke pranuar dhe mendimin e GjND-ës, sipas rezolutës që bëri vetë Serbia, ka si kusht themelor të saj - që Serbia t'a pranojë plotësisht mendimin e dhënë nga GjND-ja, dy muaj më parë. Ne jemi të ndërgjegjëshëm të pranojmë dhe për këtë ne po punojmë dhe i japim shumë rëndësi që numëri të shtohet i vendeve që do të njohin Kosovën në të ardhmen. Për të plotësuar numërin e bollshëm numerik për t'u bërë anëtare e Kombeve të Bashkauara dhe Kosova të aderojë në të gjitha mekanizamat ndërkombëtare. Duke marrë parasysh se tani nuk ka asnjë fromulë për dialog mes qeverisë serbe dhe qeverisë së Kosovës si do të shkohet deri tek dialogu nëse ka për t'u bërë? Presidenti Sejdiu: Ne e kemi shprehur qëndrimin tonë, dhe nuk luajm asnjë prejse nga ajo çfarë kemi thënë. Kemi deklaruar edhe në biseda të thella dhe zyrtare me përfaqësues të Bashkimit Europian dhe SHBA-së, se "nuk i ikim bisedimeve që kemi me këtë gamë temash që thashë më lartë" Asnjëherë nuk do të pranojmë dhe nuk do të kalojmë tema të cilat, jemi mësuar t'i dëgjojmë shpesh nga qarqe të ndryshme nga Beogradi,. Në këtë kuadër, unë mund të them se është në interes të dy vendeve si vende fqinjë, në interes të rajonit për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, që të ulen tensinonet e krijuar, gjithmonë me obstruksione, instruktive të Beogradit. Pra, sido që të jetë është me rëndësi të gjitha vendet e rajonit të ecin drejt integrimeve europiane, për të krijuar një klime që i përmbush të gjitha detyrimet ndërkombëtare në rajon.Për të vdendosur kudo në rajon një klimë të re të bashkëpunimit. Në lidhjet e partneriteti ndërajonal siç e kemi atë që ka treguar deri tash Kosova për të hyrë në këto procese ashtu si ka vepruar edhe me vendet e tjera fqinjë. Ne kemi vepruar mirë me të gjitha vendet për rreth nesh. Kemi realiacione jashtëzakonisht të mira me Republikën e Malit të Zi, Maqedoninë dhe të shkëlqyera me Shqipërinë. Pra edhe një herë pse të mos kemi edhe marrëdhënie të mira edhe me vendet e tjera përfshirë edhe Serbinë. Si mund të arrihet dialogu mes Prishtinës e Beogradit? Presidenti Sejdiu: Do të theksoja në përgjigje të pytjes suaj se tash për tash ende nuk ka një formulë të caktuar dhe nuk ka një axhendë të përcaktuar. Do të fillohet besoj së pari me inicimin e temave dhe pastaj të shohim se si do të veprohet. Unë i theksova qëndrimet tona, por nuk përjashtohet mundësia se mund të këtë dhe "mbështetje facilituese" të vendve të rëndësishme të Bashkimit Europian. Dhe natyrishtë edhe të SHBA-së. A është për Serbinë një realitet se Kosova është shtet i pavarur, ka shtetin e saj me çdo "pëllëmbë" të tokës së territorit të saj? Përfshirë edhe problemet e Mitrovicës që janë shkaktuar atje? dhe a pengon kjo çështje dialogun? Presidenti Sejdiu: Mitrovica ashtu si dhe çdo "pëllëmbë" tokë e Kosovës, është pjesë integrale e territorit të Republikës së Kosovës, ky është një realitet që duhet pranuar edhe nga Serbia. Mitrovica ka "probleme të trashëguara - tash e sa kohë". Por, që s'mund të trajtohen si pa të zgjidhëshme dhe të ndara na Kosova. Pra të ndarë nga trugu ynë Kosova. Ne kemi pranuar që zgjidhja e problemit të Mitrovicës të behet në kuadrin e asaj" që solli edhe zgjidhjen e statusit final të Kosovës, dy vjet më parë, kur Kosova shpalli pavarësinë dhe ka Kushtetuten e saj" Brenda kësaj ne mendojmë të shkojmë në procese të rëndësishme që kanë të bëjnë me decentarlizimin ose të realizmit të këtij projekti. Ashtu si dhe është vepruar në komunat e tjera në Kosovë. Duke pasur kujdes që asgjë përtej Kushtetutës së Kosovës. Cili duhet të jetë fokusi juaj në vijim, mbas këtyre takimeve? Presidenti Sejdiu: Fokusi i Kosovës është i përqëndruar në disa rrafshe. E para në planin ndërkombëtar është sigurimi i sa më shumë njohjeve të saj. Aderimi i Kosovës në organizamat e tjera ndërkombëtare deri në Oraganizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërtimin e realiacioneve të mira me të gjitha vendet përfshirë edhe vendet fqinje - Serbinë. Ndërtimin e një rrjeti diplomatik edhe më të madh, mbasi deri tash kemi vetëm 21 ambasada pra zgjermin e tyre dhe shtrirjen në shumë vende të tjera që na kanë njohur deri tash. Dhe s'ka dyshim edhe zhvillimin e brëndëshëm ekonomik , sundimi i ligjit dhe integrimi i plotë Europian. Çdo njeri nga këta faktor që permenda janë shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe janë në funksionin tonë pas këtyre takimeve. Çfarë mesazhi keni për diasporën në SHBA-ës, dhe e përcillni nëpërmjet kësaj interviste? Presidenti Sejdiu : Unë e vlersojë dhe e çmojë shumë rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare në Amerikë. Atë çfarë ka bërë kjo diasporë në vite , me dekada për çështjen shqiptare, prej nga pavarësia e Shqipërisë, demokratizimin e saj, dhe çlirimin e pavarësinë e Kosovës. Andaj do të thoja se diaspora duhet të ndjek rrugën e saj si në mbështetje të Kosovës po edhe në çështjet e tjera shqiptare ne Ballkan, pra në trojet tona. Rolin e mirë të prefaqësimit të indettitetit tonë kombëtar. Pavarësishtë, se nga janë, Kosova Shqipëria dhe viset e tjera, të jene qytetar të nderuar dhe të respektuar të këtij vendi të madh,. Dhe t'i kushtojnë më shumë rëndësi tash investimeve në Kosovë . Mbasi edhe kushte janë shumë më të favorshme dhe ka një kuadër ligjor mjaft të favorëshëm për diasporën . Duke i kontribuar edhe nëj zhvillimi më të madh edhe Shqipërisë edhe Kosovës e viseve shqiptare. Duke sjell edhe përvojën tuaj nga ky vend, ashtu si përfaqësuesit e Organizatës e Profesionistëve dhe Ndërmarrësve të Rinjë, APEN dhe - të gjithëve atyre që janë të shkolluar këtu në SHBA-ës. Intervistoi Beqir Sina
clip_image001.jpg
(image/jpeg, 56.2 KB) - not displayed