I jep fund jetes nga overdoza ne moshen 44 vjec - komediani i njohur amerikan Greg Giraldo
New Brunswick, NJ: Komediani i njohur amerikan Greg Giraldo, nje nga komedianet e rregullt te kanalit te famshem Comedy Central dhe gjyqtari i perhershem ispektaklit Comic Show, ka vdekur sot ne moshen 44 vjecare. Giraldo ishte shtruar ne pavionin e emergjences ne nje spital ne qytetin New Brunswick,te New Jersey, pasi ai "aksidentalisht", thane burime spitalore kishte marre nje kure me pilula fundjaven e kaluar, duke i pire te gjitha menjehere, naten e mbremeshme. Po te njejtin verzion per vdekjen e tij dha dhe policia e New Jersey-it, teksa deklaroi se vdekja e tij erdhi nga nje "grusht pilulash" mbidoze, disa ore pasi ai kishte marre pjese ne nje tubim per te shenuar Diten Kombetare "Alcohol and Drug Addiction Recovery" .
Sakaq, nje burim spitalor per revisten TMZ ka thene "Greg kishte qene ne spital ne New Brunswick, NJ pasi ai kishte marr overdosen ne pilulat e marra me recete ne nje farmaci, fundjaven e kaluar, dhe se sqarimi per perdorimin e pilulave,sic duket nuk "eshte lexuar ose nuk eshte kuptuar si duhej" nga ai. Po i njejti burim i ka thene TMZ, revistes e cila ishte e para qe dha lajmin e vdekjes se Grialdos "se mbidoza qe perdori komediani nuk ishte nje perpjekje e vetevrasje".
Mirepo TMZ ka siguruar ate qe besohet te jete nje foto e fundit e Giraldo - te marra ne nje klub nate ku shfaqen sekuenacat e dukeshme te stresit qe duhet te kete kaluar komediani ne nje profermonace ne qytetin New Brunswick, NJ. Fotoja sipas tyre ishte realizuar vetem nje nate para se ai te merrte overdozen qe do te sillte edhe vdekjen e tij tragjike.
Giraldo, ishte i njohur ne SHBA per paraqitjet e tij te famsheme ne kanalin Comedy Central dhe si gjyqtari i perhershem i spektaklit Comic Show. Ai bile nje nate para se te kryente kete akt tragjik kishte qene edhe gjyqtar ne "Comic Show" i fundit per te. Nje burim i afert me Greg i thote, revistes TMZ se " ai kaloi naten ne spital ne New Brunswick, si rezultat i nje perdorimi aksidentale te mbidozes. Familja e tij dukej e tronditur nga kjo vdekje e papritur.dhe deklaroi se " Ne jemi duke bere plane per nje sherbim perkujtimor publik" ku tu japim mundesin te gjithe fansave te tij te marrin pjese ne varrim . / BEQIR SINA/
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not
affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for
the content of articles, which is written by their respective authors.