Shqiptaret po i "kthejne borxhin" DioGuardit

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>


Shqiptaret po i "kthejne borxhin" DioGuardit
 
 
 
 
 
 
 
 
BEQIR SINA, Nju Xhersi
 
 
 
 
 
DioGuardi Senator !?: "I mire per Ameriken edhe me i mire ne se fiton edhe per ne shqiptaret! "
 
 

 
NEW JERSEY : Duket se shqiptaret i kane  nje  "borxh" te  madh DioGuardit, dhe se tash ka ardhur koha t'ja kthejne atij kete "borxh". Kete fakt me se miri e pasqyroje  edhe nje takim fondembledhes, i organizuar ne lokalin "Le Jardine" ne  Nju Xhersi, prone kjo e nje sipermaresi shqiptaro amerikane, zotit  Gazmend Lita, anetare i bordit te drejtoreve te  Lidhjes Qytetare. Ne kete takim tipik amerikane te fushatave fondembledhese, u mblodhen perfaqesues nga disa organizata e shoqata te  komunitetit, lider te komunitetit, te  cilet kane zgjedhur kete moment historik per DioGuardin, t'i japin atij mbeshtetjen e tyre financiare.
 
     Shpallja e kandidatures se Joe Dioguardit per ne Senatin amerikan i jep shqiptaro-amerikaneve nje mundesi te shkelqyeshme qe te sjellin ne Capitol Hill nje ze te fuqishem dhe perfaqesuesin e tyre, sic pretendojne shqiptaret. DioGuardi, po garon si republikan kunder senatores se emeruar, demokrates Kirsten Gillibrand, per te perfaqesuar shtetin e New York-ut ne Senatin e SHBA-ve ne Washington, DC. Ne kete gare te fort duket se te gjithe shqiptaro-amerikanet, po e mbeshtesin fuqimisht DioGuardin, sepse thone qe "ai eshte i mire per Ameriken edhe me i mire ne se fiton edhe per ne shqiptaret! "I ketij mendimi te pakten ishin mbeshtetsit e tij dhe keshtu te pakten besojne shume shqiptare te Amerikes qe  jane  duke ndihmuar DioGuardin" u shpreh biznesmeni i suksesesshem dhe veprimtari i dalluar Gazmend Lita, kryetar i Partise Levizja e Legalitetit ne qarkun e Dibres.
 
    “Kandidatura e DioGuardit, tha Lita teksa vlersoje rolin dhe kontributin e DioGuardit, paraqet nje mundesi unike dhe historike per komunitetin shqiptaro-amerikan, per te pasur nje ze te fuqishem e te vertete te interesave kombetare shqiptare ne Senatin e SHBA-ve,”  
 
Ish kongresmeni Joe DioGuardi, kandidati republikan i Nju Jorkut, tani per nje  vend ne Senatin amerikan, u tha te pranishemeve, ne takimin ne  lokalin "Le Jardine", se : "Ne duhet te punojme qe te ndryshojme udheheqjen tone ne Washington fillimisht, por, me siguri edhe ne Albany. Keto nuk jane zgjedhje vetem per ne  Washington, thote ai keto jane zgjedhje edhe per ne  Albany, e te gjithe SHBA. Mbasi, amerikanet sot, kan nje qeveri jofunksionale, sipas tij atje ne Washington. "Atje kemi nje  qeveri qe udheheq me sistem nje partiak, me nje  sistem qe nuk i pershtatet ketij vendi me me shume se 200 vjet demokraci. Nuk u pershtatet eterve te  themelimit te Shteteve te  Bashkuara. Sa qe po te  ishin gjalle  baballaret e ketij kombi, s'ka dyshim qe "nuk do te pranonin kete lloj sistemi nje partiak qeverisje ne Uashington apo ne shtetet federale." Keshtuqe: " Ne kemi nevoje per me shume kontrolle dhe te krijome balancat e ketij sistemi." - u tha DioGuardi, nje  grupi biznesmenesh dhe afaristesh te komunitetit, veprimtare te njohur te ceshjtjes kombetare, e aktivist te njohur shqiptar ne SHBA, te cilet jane hedhur ne fushaten ne  mbeshtetje te kandidatures se DioGuardit per ne Senat.
.
 
 
    Joseph J. DioGuardi(70 vjec), nje politikan me eksperience, me origjine  shqiptare(Arberesh)  themeluesi dhe udheheqesi i te parit lob shqiptar ne Amerike, politikani qe luftoje me shume per te drejtat e shqiptarve, ne SHBA-es, avokati i njohur i ceshtjes shqiptare,njeriu qe thone shqiptaret e Amerikes, se eshte ai qe u a hapi dyert ne Senat, Kongres dhe Shtepine e Bardhe, disa udheheqesve shqiptare. Sidomos, atyre qe filluan te vinin ne SHBA, ne fund dhe pas viteve 90', nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci, Medvegja dhe Cameria. Ai premton se ne se fiton ne zgjedhjet e 2 nentorit, nje  vend ne Senat, "Ai do te behet zeri i fuqishem ne Senatin amerikan edhe i shqiptareve." 
 
     Joseph J. DioGuardi, eshte nje CPA, nje  financier i kualifikuar, i cili, ka shkruar edhe nje liber te "ri", te titulluar :"Unaccountable Congress - It Doesn't Add Up", pershtatur me aktualitetin, pas atij libri qe pat shkruar me te njejtiin titull - kur ai u largua nga Kongresi, per te paralajmeruar popullin amerikan per mungesen e pergjegjesise fiskale, llogaridhenies financiare, si dhe transparencen ne Capitol Hill.Madje duke parashikuar edhe "falimentimin" e pashmangshem ekonomik te Amerikes, sic e parashikon ai edhe ne librin e "ri".
 
    Joseph J. DioGuardi ish-Kongresisti, qe ka perfaqesuar zonat e Westchester County, ne New  York, per dy mandate (1985-1989), eshte nje mbrojtes publik, per pergjegjesit fiskale, si lider i organizates se quajtur “Besimi ne Qeveri” (Truth In Government), nje organizate jopolitike dhe joprofitabile. Ai thote se eshte gati t'u thote qytetareve amerikane, per te verteten fiskale dhe pergjegjshmerise ekonomiko - financiare ne qeverin e Washingtonit.   
 
    Kandidatura e tij shihet si shume serioze kohet e fundit, megjithse fillimisht nuk u more kaq shume seriozisht, sidomos nga qarqet e ndryshme politike ne SHBA-e s. Por, tash duket se gjerat kan ndryshuar shume. Mbasi edhe sondazhet e fundit, po i japin shume prioritet kandidatit DioGuardi.Ai pothuajse ne te gjitha sondazhet e fundit nga me prestigjozet qendron nga 6 pike larg deri ne 3 dhe ndonjeri e nxjerr edhe barabart me kundershtaren e tij Demokrate Kirsten Gllibrand.
 
     Si nje mysafir per emisionin me te pare televizive ne nje nga televizionet amerikane, me Sean Hannity ne Fox News ", analisti politik Dick Morris, tha se Joe DioGuardi, ka nje shans te madh ne mposhtjen e senatores Kirsten Gillibrand. "Gillibrand ka humbur nje mundesi te madhe. Ajo nuk e ka perdorur dote as pozivitetin e Senatorit demokrat Shummer, dhe as postin e saj dy vjecar ne kete detyre, qe ajo te ngrihej mbi kandidatin e saj kundershtar nga Partia Republikane," thote Morris. Sipas tij, Joe DioGuardi, eshte i pari ligjevenes amerikan - Kontabilist i praktikuar Publik dhe Kontabilist i Çertifikuar i zgjedhur ndonjehere ne Kongres, per analistin politik Dick Morris, DioGuardi, eshte emruar ne  kohen e momentin e duhur nga disa nga palet Republikane dhe plotesisht nga Partia Konservatore, per ne Senatin e SHBA, kete here." shprehet analisti politik Dick Morris.
 
   
     Ish Kongresmenin Joe DioGuardi, do te perballet me SHBA Sen Kirsten Gillibrand ne zgjedhjet e 2 nentorit, pasi fitoi nominimin e partise Republikane ne 14 shtator ne nje gare teper te forte, kundra kolegeve te tij - (DioGuardi, kishte 42 per qind te votave ne  primari ndersa 37 per qind kishte fituar David Malpass, nje ish-ekonomist dhe shefi i Bear Stearns,Bruce Blakeman, nje ish-ligjvenes nga Long Island dhe i deleguari i partise Republikane, kishte 21 per qind te votave). Babai i ish-gjyqtares "American Idol", Kara DioGuardi, artistes se  fameshme, kengetares dhe teksteshkruajteses se kengeve foli para grupit te shqiptaro - amerikaneve qe po mbeshtesin ate se pas fitores se tij primari, tani i duhet me  shume  se kurr mbeshtetja financiare,qe ai te grumbulloje mbeshtetje te mjaftueshme gjate ketyre diteve, qe kan mbetur deri ne  votimet e 2 nentorit.. 
 
 
 
    "Kjo eshte nje gjendje e veshtire per nje republikan konservator per te fituar, siç e dini " tha DioGuardi, perkrahesve ne kete takim. "Por, kohet kane ndryshuar mendon ai. Njerezit jane te zemeruar me kete qeveri. Qytetaret amerikan jane te drejtuar ne kutit e votimit kete here nga nje njeri qe kerkon me te vertet te beje ndryshime te medha, sidomos, ne  sistemin ekonomiko- financier amerikan, dhe ata e duan dhe do t'a votojn kete  ndryshim dhe kete njeri me 2 nentor", u tha DioGuardi, shqiptaro amerikaneve, duke shprehur bindjen e tij se ai " eshte ky njeri qe kerkojne amerikanet" dhe ai qe do te fitoje  edhe kesaj rradhe, sepse, tha DioGuardi "Pra, ne(Republikanet) jemi ne vendin e duhur ne kohen e duhur ne keto zgjedhje. " 
 
 
Vendi per ne  Senat do te jete deri per zgjedhjet e 2 nentorit, per nje afat te plote - gjashte-vjeçare deri ne vitin 2016-te 
 

 
   Gillibrand nga analistet amerikan eshte konsideruar si "kandidatja Demokrate e pambrojtur". Ajo u emerua vitin e kaluar per te mbushur afatin paskaduar te ish senatores Hillary Rodham Clinton, e cila u be sekretare e shtetit. Senatoria e caktuar sic njihet ketu, sipas analisteve te ketyre zgjedhjeve, duket se: "nuk dijti per te perfitur gjate ketyre dy vjetve, aqsa ajo ushtroj detyren e senatores, per t'u rreshtuar ne mbeshtetjen Demokratike ne Nju Jork" te cilet e kan 'token e tyre" New Yorkun. 
 
 
 
  Megjithate Gillibrand thone mediat njujorkeze, ajo "eshte me e fuqishme financierisht" duke raportuar deri tash 4.500.000 dollare(kater milion e gjysme ) ne nje paraqitje, parafillore, dhe tregoi se ajo e kishte shpenzuar deri tash vetem gjate fushates se saj - rreth 2.600.000 (2.6 milion dollare) vetem per te bler mediat, me sa duket per reklama gjate zgjedhjeve te pergjitheshme, qe do te mbahen me  2 nentor. 
 
 
 
  Menjehere, pas votimit ne primari, Gillibrand, njoftoi se do te filloje transmetimin e spoteve televizive ne Buffalo, Syracuse dhe Rochester. Sakaq, DioGuardi, nga ana e tij ende nuk e ka paraqitur spotin televizive, megjithese stafi elektoral nga shtabi i tij - premton se shume shpejt do te dale ne disa televizione dhe gazeta kryesore amerikane. Nderkaq, shuma e raportuar deri tash nga DioGuardi, duket se i kalon te 1.500.000 dollar (nji milion e gjysme dollare), dhe shpreson keto dite te kete rritje te ndjeshme, per te perballuar fushaten edhe me pak se 33 dite. Qe kan mbetur deri ne zgjedhje.
 
   Reklama qe e ka promovuar Gillibrand, eshte ku ajo flet sikur do te jete "nje senatore e prirur per reforma te perkushtuara per transparence publike. Ne rreklamen e re, te saj, ajo thote: "Une nuk kam qene ne Washington gjate, por une kam qene atje kohe te mjaftueshme per te ditur se gjerat jane kthyer per te mire ne ekonomine, e SHBA, prej se kur ka ardhur Obama ne Shtepine e Bradhe"
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.