Tifoz i Bosnjës dhe Hercegovinës

Hamdi Nuhiju <[email protected]>
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
Tifoz i Bosnjës dhe Hercegovinës
Hamdi Nuhiju
http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=669c51ae-2e47-4dc8-b917-0d8b8ef07aa6&ln=3
http://www.zhurnal.mk/mk/cont.asp?k=27210135631&s=2721014019&ID=91010101129
http://gazetakritika.net//Forumi/dejavu.php/index.php?itemid=3250
http://www.mesazhi.com/mendime/tifoz-i-bosnjes-dhe-hercegovines



Ndeshja futbollistike midis skuadrës së Shqipërisë dhe asaj të Bosnjës dhe
Hercegovinës në stadiumin Qemal Stafa në Tiranë përfundoi me rezultat 1 me
1.  Ky rezultat e sjelli Shqipërinë në vend të parë të grupit,  në lojërat
eliminatore për Kampionatin Evropian 2012, ndërsa Bosnjën dhe Hercegovinën
në vend të tretë.
Para ndjeja një rezultat të këtillë! Jam i kënaqur që asnjëra skuadër nuk
arriti që ta mund skuadrën tjetër, përderisa si vende janë mike dhe
epiqendra në Ballkan. Nuk mund të bëjë as Shqipëria pa Bosnjën dhe
Hercegovinën e as Bosnja e Hercegovina pa Shqipërinë.

Shqiptarët dhe boshnjakët kanë pasur gati fatin e njëjtë. Shekuj të tërë
kanë qenë në kuadër të një superfuqie botërore si Perandoria Osmane. Edhe në
kohën e Jugosllavisë kanë qenë nën një ombrellë. Shpërbërja e Jugosllavisë
dhe lufta në Bosnje dhe Hercegovinë i gjeti shqiptarët dhe boshnjakët bashkë
në vijë të frontit për të mbrojtur popullin boshnjak nga gjenocidi serb. Po
ashtu edhe lufta çlirimtare e Kosovës shqiptarët dhe boshnjakët i gjeti nën
një front. Askush nuk ka të drejt ta mohoj kontributin e tjetrës palë. Sot
si emblemë identifikuese e boshnjakëve të Sanxhakut është prejardhja e tyre
ilire. D.m.th. boshnjakët e Sanxhakut krenohen me prejardhjen e tyre ilire
të përbashkët me atë të shqiptarëve dhe këtë e përdorin si mjet mbrojtës
kundër sulmeve të një pas njëshme të shtetit serb.

Lidhjet midis shqiptarëve dhe boshnjakëve janë të theksuara edhe në aspektin
familjar. Në kohën kur prindërit tanë e kishin të vështirë të gjenin femra
shqiptare për tu martuar, në mungesë të gjinisë së kundërt, këtë zbrazëtirë
e mbulonin femrat nga Bosnja të cilat në një mënyrë ose tjetrën janë
paraqitur si edukatore të shumë heronjve shqiptarë që në luftërat e fundit
në Ballkan dhanë rezultat.

Politika e bëri të veten. Shqipërisë i shkaktoi një milion probleme të
brendshme për të mos parë dritën me sy. Sulme të pandërprera nga komshiu
grek përmes Kishës Ortodokse Shqiptare ( lexo: Helene). Përzierje e
ambasadës së SHBA-së edhe në punët më të imta të brendshme. Konflikti i
‘përhershëm’ midis pozitës dhe opozitës. Ky konflikt përveç që ka marrë
statusin ‘ i përhershëm’ ai edhe po merr përmasa të krizës politike brenda
vendit. Njashtu këtij shteti shekullor po i bën probleme edhe një shtet dy
dekadash si Maqedonia.

Në anën tjetër Kosova u krijua si shtet me ndihmën e fuqive të mëdha si
Turqia dhe SHBA-ja, por autoritetet e jashtme e kanë shndërruar këtë
Republikë në protektorat. Edhe pse Kosova gjendet në fillim të shtetësisë së
saj, ajo po ka probleme të brendshme për nga aspekti i aferave korruptive të
të përzgjedhurve politikë, përmes montimeve të ndryshme politike që bëhen
nga forca-pro serbe jashtë Ballkanit kundër personaliteteve të ndryshme
elitare në Kosovë etj, dhe së fundi po mundohet që të thellohet kriza
politike e cila nuk është hetuar shumë nëpër mediume, me rastin e dhënies
dorëheqje të kryetarit të shtetit Fatmir Sejdiut dhe ardhjes në këtë post si
ushtrues detyre të Jakup Krasniqit.

Vet ardhja në këtë pozitë e z.Jakup Krasniqit është problematik në vetvete
ngaqë forma e udhëheqjes së shtetit dhe paraqitjes së datave për zgjedhje të
parakohshme parlamentare ose edhe zgjedhje për kryetarin e shtetit mund të
shfrytëzohet nga qarqe të ndryshme për devijim nga problemet e vërteta më
veriun e Kosovës dhe pranim në heshtje të vjedhjes së kësaj pjese të Kosovës
nga Serbia.

Bosnja dhe Hercegovina këto ditë ishte në zgjedhje presidenciale. Për
kryetar i federatës u zgjodh djali i ish-presidentit të Bosnjës dhe
Hercegovinës Alija Izetbegoviqit, Bakir Izetbegoviq. Mediumet paraqitën një
kuriozitet të çuditshëm në këto zgjedhje presidenciale ku kryetari i
deritanishëm Haris Silajgjixh nuk arriti që të votoj në këto zgjedhje pasi
që kishte harruar dokumentet e identifikimit.

Në këto zgjedhje u pa retorika e njohur tashmë e politikanëve serb e sidomos
e udhëheqësit të tyre Milorad Dodik i cili përsërite shpesh tezën se pas 15
viteve nuk do të ketë më Bosnje dhe Hercegovinë. Njashtu ai paralajmëroi
politikanët boshnjak me rrezikun e radhës që i kanoset këtij shteti nga ana
e kësaj republike që kërkon të ndahet nga Federata e Bosnjës dhe
Hercegovinës dhe në këtë mënyrë ti bëjë probleme boshnjakëve të këtij vendi.

Në Sanxhak këto javë u aktualizua çështja e autonomisë së Sanxhakut nga ana
e myftiut Muamer Zukorliq.
E shoh që padrejtësisht sulmohet shteti mik i yni Bosnja dhe Hercegovina nga
nacionalist të ashtuquajtur shqiptarë, pse sipas tyre ky shtet ende nuk e
paska njohur pavarësinë e Kosovës.  Në rreshtat në vijim ua përkujtoj këtyre
nacionalistëve të ashtuquajtur fjalët e presidentit historik të Bosnjës dhe
Hercegovinës Alija Izetbegoviq për Kosovën:”..Kurrë paqe në Ballkan! Kësaj
here regjimi i Beogradit ka vendosur për ‘zgjidhje’ përfundimtare të
çështjes së Kosovës. Nga dita në ditë intensifikonte pastrimin etnik të
shqiptarëve në Kosovë. Me fshesë të hekurt pastronte gjithçka para vetes. Më
shume se një milion burra, gra dhe fëmijë i kanë braktisur shtëpitë e tyre
dhe janë nisur në drejtim të Maqedonisë, të Shqipërisë dhe të Malit të Zi.
Gati njëzet mijë kanë ardhur në Bosnje. Si përgjigje ndaj kësaj, më 23 mars
NATO-ja ka ndërmarrë sulme ajrore kundër caqeve në Jugosllavi. Janë përhapur
lajme për vrasje masive të civilëve shqiptarë, por edhe për hamendjet e disa
aleatëve perëndimorë për vazhdimin e fushatës.

Me 7 prill ia dërgova një porosi Organizatës së Konferencës Islamike, e cila
ato ditë mbante mbledhje në Gjenevë:” Duke shprehur respektim tim të
sinqertë dhe mirënjohjen time përfaqësuesve të pranishëm anëtarë të
Organizatës së Konferencës Islamike, në veçanti anëtarëve të Grupit të
Kontaktit, dëshiroj të lus anëtarët e OKI për NDIHMË POPULLIT TË KOSOVËS, I
CILI PO PËRJETON DITË TË VËSHTIRA...’( Fragmente nga kujtimet e Alija
Izetbegoviqit).

Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina nuk është
vullnet i popullit boshnjak e as i politikanëve boshnjak, por i hileqarëve
evropianë që projektuan Bosnjën e Hercegovinën në atë mënyrë që ajo të mos
ketë mundësi të bashkëpunojë me shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë në
aspektin kulturor, ekonomik, dhe politik. Por, megjithatë bashkëpunimet nuk
ndalen, ato rrjedhin në mënyrë të natyrshme në ato sfera ku ka mangësi
projekti i hileqarëve evropianë.

Në gusht të vitit të kaluar për vizitë tre ditore në Kosovës ishte Reis
Ulemaja i Bosnjës dhe Hercegovinës Mustafa Ceriq. Ai u prit nga Myftiu Naim
Ternava, po edhe nga kreu i shtetit të Kosovës Fatmir Sejdiu. Vizita e kreut
të Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës në Kosovë, është edhe një
dëshmi plus se mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e shtetit të
Bosnjës dhe Hercegovinës nuk është vullnet i shumicës boshnjake atje, por
projekt i hileqarëve evropian. Myftiu Tërnava si dhuratë reis ulemasë i dha
një plis që ta mbajë si kujtim nga vizita e tij në Kosovë. Nga fjalimet e
atyre dyve ne kuptojmë qëllimin e vizitës së Reis Ulemasë në Kosovë që është
harmonizimi i qëndrimeve të dy anëve sa i përket keqkuptimeve për arsyen e
mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në kohën kur diplomacia turke ka shtuar vizitat në Serbi dhe Bosnje e
Hercegovinë, ne kemi parasysh alarmin e rrezikut në aspektin politikë për
Bosnjën dhe Hercegovinën.

Në këtë moment shqiptarët duhet institucionalisht ti dalin krah Bosnjës dhe
Hercegovinës, duke i bërë probleme Serbisë përmes mbështetjes së autonomisë
së Sanxhakut, por edhe përmes aktualizimit të çështjes së shqiptarëve në
Luginën e Preshevës.

Po, jam tifoz i Bosnjës dhe Hercegovinës ngaqë është koha për tu bërë tifoz
i saj për të ruajtur suverenitetin e tërësisë territoriale të asaj federate
e cila në çdo moment kërcënohet nga Serbia dhe aleatët e saj.
Jam tifoz i Bosnjës dhe Hercegovinës ngaqë në këtë mënyrë i ndihmoj edhe
shtetit të Kosovës duke përkrahur autonominë e Sanxhakut me qëllim të
largimit të apetiteve serbe në Kosovë.
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.