Kush nuk i do te persekutuarit? - dhe pse u "dhembin" syt nga ne komunistave ?

[email protected]
Newsgroups gmane.politics.region.albania.shqiperia
Message-ID <[email protected]>
 
Kush nuk i  do te persekutuarit? - dhe pse u "dhembin" syt nga ne 
komunistave ? 
Shkruan  Bajame Hoxha-Çeliku  

 
Nje pallat ku jetonin - familjet jo te interrnuara - Saver - Lushnje  
(Dhjetor 1992) 
Vertet,  tashme keti termi i ka ikur vetem koha, por jo dhembja. E filloj k
ete shkrim per  te pyetur te gjithe persekutoret e viteve te shkuara pse i 
urrejne kaq shume  viktimat e tyre dhe pse u dhembin veshet kur ndonjehere ne 
media ose ne  parlament te flitet pak ose shume pak per ta? Keta 
persekutore a thua si vret  ndergjegjja sado pak per bemat e tyre monstruoze?  
Sigurisht qe jo.  
Gjate viteve te diktatures arrestoheshin e denoheshin per  nje fjale 
pakenaqesie, apo per sajime fallco vetem e vetem te mbusheshin burgjet  e te behej 
puna falas (sidomos veprat e medha jane ndertuar me mundin e gjakun e  
djemve te familjeve me te mira) pa shperblim. Sa prej tyre humben jeten neper  
burgje, apo dolen te gjymtuar?  
Por ne kete gracke avash avash rane dhe vete  persekutoret dhe femijet e 
tyre, te cilet i kishin projektuar keto burgje vetem  per familjet kulake, te 
pasura dhe fisnike. Tani keta persekutore qe provuan  dhunen, burgjet e 
komunizmit te tyre te xhaxhit te tyre Enver, te nenes se tyre  parti e quajne 
veten te persekutuar. Ata provuan ato burgje, te cilat i kishin  hapur vete 
per te tjere, por fatkeqesisht se kishin menduar kurre kush ja bene  ja bene 
vetes.  
E ç’kerkojne apo kerkuan te persekutuari  e vertete?   
Nje cope shtepi per te futur koken, si  te gjithe qytetaret qe munden te 
privatizonin shtepite me nje çmim pothuajse  falas edhe te persekutuarit 
kerkuan pa privilegje barazi, pra te gezonin dhe  keta nje apartament po me ate 
çmim e pse jo?   
Sigurisht persekutoreve kjo kerkese e ketyre njerezve te  ndershem iu duk 
absurde dhe e kundershtuan bile dhe nje pjese e popullit qe  ruante ne shpirt 
akoma urrejtjen per keta njerez fisnik e kundershtoi, pra qe  dakord te mos 
u jepej asgje. Uaaa, sa pretendokan keta! Dashkan dhe apartament  pa 
le!Keta lloj njerezish deshironin qe te persekutuarit duhej te vdisnin ne  mjerim 
te plote dhe vetem atehere ata do te ishin plotesisht te kenaqur e te  
lumtur.  
Demokracia erdhi per te gjithe njesoj, por u be deti kos  dhe te gjithe 
futen lugen kush te haje me pare e me shume. Keshtu pra per kete  kategori 
njerezish, per keta heronj, nuk mbeti gje prej gjeje dhe pse erdhi  demokracia. 
Mamaja ime e nderuara Hatixhe qe ndjese i paste shpirti sa here qe  me 
shikonte te rraskapitur me thoshte: Qendro e forte moj bije e mos u perkul, e  
mos u nenshtro e mos harro kurre se ka nje zot e ai s’eshte mace per te  
gervishtur, por ngadale ngadale i çon vete punet ne vend. Pra kjo nene fisnike  
me jepte force dhe njekohesisht shprese per te ardhmen.   
Ne kampin Saver kishim nje dibran qe quhej Musa Sina(  xhaxhai i Beqir 
Sina-es). Ai ishte i semure me probleme zemre, por megjithate ai  i kishte 
bredhur te gjitha kampet e perqendrimit qe nga viti 1945 por10 vitet e  fundit i 
kishte kaluar ne burgjet me famekeqe te Shqiperise. Ky njeri i ndershem  
kishte nje humor te holle sa e gjithe shoqeria kishte respekt dhe e donte 
shume.  Pas daljes nga burgu Musai u martua me vajzen e nje te burgosuri nga 
mallakstra  dhe nga kjo martese ai pati tre femije dy vajza dhe nje djale.   
Musai arrestohet per here te dyte dhe le pas gruan  e re te pa pervoje dhe 
tre femije te mitur ne nje jete teper te veshtire me pune  te detyruar dhe 
nene presion te perditshem psikologjik, e kam njohur mire kete  familje dhe 
kam punuar me te shoqen e tij. Ajo punoi si nje traktor pa u  perkulur dhe pa 
kerkuar lemoshe, apo ndihme nga njeri per te gjitha vitet dhe  çmohej per 
karakter te forte dhe fisnikeri. Nje dite Musai po lexonte nje leter  qe i 
kishte mberritur nga familja dhe hera heres buzeqeshte, nje burre qe ishte  jo 
larg tij e pyet:-Musa nga familja e ka ate leter?-po iu pergjigj 
Musai-Ndersa  vazhdonte te lexonte e te gezohej per lajmet e mira qe i shkruanin 
femijet.   
Pasi e lexoi letren e palosi me kujdes  dhe e puthi. Nderkohe burri qe s’
ishte  larguar i thote:  
- Si lum t’i o Musa!  
-Po, kjo dashuri e femijeve me jep shpresa te madha dhe  me zgjat jeten o 
mik..  
Po t’i nuk ke femije? e pyet Musain-Sepse s’te kam pare  asnjehere leter 
ne dore.  
Personi me syte e mbushur me lot uli koken dhe per nje  çast nuk ktheu 
asnje pergjigje. Kishte rene nje heshtje midis tyre thuajse  secili kishte hyre 
ne boten e vet, por papritur zeri i personit prishi kete  heshtje dhe preu 
fillin e mendimeve te Muasait. -Po... edhe...edhe une kam tre  femije sikurse 
dhe ti-Foli personi duke iu dridhur zeri pastaj uli koken dhe  psheretiu 
thelle-Se di fare ç’po behet me femijet e gruan time, me duket se nuk  
ekzistoj me per ta, kam me shume se tre vjet ketu dhe s’kam asnje lajm a leter  
prej tyre.  
Si the?!-E pyeti Musaj i çuditur.  
-Kam dhe une i mjeri tre femije po s’me shkruan asnjeri  dhe se di pse?  
Ta them une pse nuk te shkruajne.-ia preu shpejt Musai.   
-Pa he, pse e ditke ti o Musa?   
-E di si se  di -i tha Musai duke shtrenguar ne dore letren e femijeve te 
tij.   
-Me trego te lutem se s’me mbane vendi-i tha me te shpejt  personi.  
-Nuk di nga t’ja nis me pare...femijet nuk jane te tute  prandaj nuk te 
shkruajne.  
-Si ore Musa ma thua kete fjale te rende? Ç’ ishte kjo  gjeme qe ai se 
dinte dhe se kishte kuptuar deri tani?!   
-Ta mbush mendjen qe eshte keshtu si them une.-tha  Musai-Ti i ke mesuar 
keta femije mos te te duan dhe ata nuk te duan.   
Si ore kam mesuar femijet e mi gabim une?   
- Qe kur linden femijet e tu, t’i i ke mesuar e rritur me  nje urrejtje te 
madhe per armikun e klases per “Armiqte e popullit”, tani ti je  “armik i 
popullit”, keshtu te ka quajtur partia jote qe t’i ne dekada i ke  sherbyer 
asaj me devotshmeri e kenaqesi, por tani ajo parti nuk te do me te ka  
syrgjynosur, denuar jo pak por 20 vjet. Personi degjonte, por nuk e hapte dot  
gojen, fjala po i ngecte ne fyt.  
-Po une jam babai i tyre apo jo?  
Biologjikishte rri i qete, t’i je babai i tyre, por ne  realitetin e 
sotshem t’i je spostuar e tjeter kush eshte babai dhe nena e tyre.   
-Kush ?!  
Femijet e tu Babe kane Enverin dhe nene kane partine A  s’eshte keshtu ?Ti 
qe kur linden i ke perkedhelur e dashur ne emer te  partise dhe u ke thene 
qe ne te gjithe kemi vetem nje nene dhe ajo eshte paria  dhe babai i te 
gjitheve eshte Enveri apo jo ? Ty partia jote te ka denuar  pa te drejte, si te 
gjithe ne qe jemi ne kete burg te mallkuar. Pra, femijet e  t’u me perpikmeri 
ndjekin keshillat dhe mesimet qe u ke dhene t’i qe ne djep.   
Partia jote tani te urren ty e te quan fajtor keshtu dhe  femijet e t’u s’
te duan me, ata te quajne fajtor e armik. Ndersa une ore mik i  dashur 
femijet e mi i kam mesuar te me duan mua e jo partine dhe Enverin,  Femijet e mi 
e dine se vetem une jam babai i tyre prandaj me duan, me  respektojne, me 
shkruajne e s’me lene te merzitem nder te tjera me tregojne se  shkojne shume 
mire me mesime e ma gezojne shpirtin qe po ma vrasin katilat.   
“Bota eshte me rrota” dhe mos u kenaq kaq shume i  thashe nje dite nje 
polici te policise qe me vone perfundoi brigadier. Ai kur  degjoj nga une kete 
thenie u tmerrua syte iu skuqen sa si dolen nga vendi dhe u  versul  per te 
me qelluar, por e  mbajti veten sepse nga persekutoret paraardhese kishte 
qene me i miri edhe kur  bente apelin te internuarve 2-3 here ne dite ishte 
sjelle mire me ta. S’kaluan  as 20 minuta parcela ku punonim u mbush plote me 
punetori, police e civile dhe e  gjithe paria e Savres dhe sekretari i 
partise.    
Une e akuzuara degjoja sharjet e tyre nga me  ç’njerezore –Ç’pret t’i 
Bajame Çeliku he, ç’rrote do rrotullohet ?!Ketu do  vdesesh poshte kembeve 
tona, prandaj lexon libra te huaj ti, ti pret te vijne  Anglo- Amerikanet he ? 
Po jo jo ketu do ngordhesh ta dish t’i dhe keta  shoket e t’u se dita e juaj 
nuk do te vije kurre!   
Me kujtohet nje dite qameti. Per tere diten punuam si  gjithnje ne shi me 
bresher te forte, era e forte na i thante rrobat ne trup  prape binte shi e 
beheshin qull po era e forte perseri na i thante rrobat ne  trup. Ate dite 
pas gjithe asaj te ngrire ra bore e madhe dhe  s’dukej me toka per te hapur 
kanale e  per te punuar keshtu e lame e tere punetoria punen para se te binte 
muzgu; Ç’te  shikoje, Tamam skllever!, Ecnim per nje ne rresht anes kanalit 
te rraskapitur,  te lodhur, te ngrire, duke gulçuar nje kembe e nxirrnim 
tjetra na fundoste ne  bore e ne balte kurse gjysme e çizmes se çare mbetej 
brenda.   
Fundi i ketij rreshti nuk dukej, qindra punetore ecnim  sikur ishim rob 
lufte duke u rrezuar, e duke ndihmuar shoku shokun per t’u  ngritur. Sa arritem 
ne baraka ra çanga mbledhje e jashtezakonshme ne lemin e  kampit. Armiqte e 
popullit, te poshter...ulerinte nje ze i forte sa na rrenqethi  trupin e na 
futi tmerrin pas gjithe ati qameti bertiste pergjegjesi i sektorit.  Epo 
Barrut e Çelik u be ketu! E kishte fjalen per mua dhe nje shokun tim qe  quhej 
Gezim Baruti qe mezi prisnin ta syrgjynosnin keq e me keq. Çohu t’i iu  
drejtua me gisht nje burri te vjeter qe kishte bere 10 vjet burg,  Sadik Poda 
ti je armik, epo armiku  mbetet armik te gjithe ju jeni armiq pa perjashtim 
do t’u a shtypim koken moret  vesh?  
Pse e late pune shpejto sot ? Pse ke thene t’i more  matuf se me punen qe 
bejme s’blejme dot nje sapun e ?, atje do te te çojme  prap atje ne biruce, 
te gjitheve do t’u shpiem atje se ate koke keni ju nuk zute  mend asnjehere! 
Pa me thoni nje çike perse keni ardhur ketu? epo s’ju kane prure  per burra 
te mire de po sepse jeni armiq e keshtu ulni koken se ndryshe…   
Une nuk i durova dot dhe iu pergjigja duke mbrojtur veten  dhe shoket, por 
ai siç ishte i terbuar m’u kthye duke bertitur me forte:-Degjo  ketu Bajame 
Çeliku t’i duhet te ulesh kurrizin e te  behesh ure, une te te qelloj me 
litar te  eci mbi ty te te qelloj me shqelma dhe perseri duhet te me thuash 
faleminderit  qe me le gjalle. Po ky s’qe fundi te tjera diskriminime  me te 
ashpra akoma, me provokuese do te  vinin me pas, por te gjitha keto i kalova 
si gjithe shoqeria duke patur prane  nje familje te mrekullueshme dhe nje 
shoqeri te persosur qe s’me braktisi  kurre.   
 
  
Nje kasolle  ku jetonin te interrnuarit ne Saver - Lushnje( Dhjetor - 1992  
) 
 



 
Kush nuk i do të persekutuarit? dhe pse u "dhembin" syt nga ne komunistave  
? 
Shkruan Bajame  Hoxha-Çeliku  







Nje pallat ku  jetonin - familjet jo te interrnuara - Saver - Lushnje 
(Dhjetor  1992) 

Vërtet, tashme këti termi i ka ikur  vetëm koha, por jo dhembja. E filloj 
këtë shkrim për të pyetur të gjithë  përsekutorët e viteve të shkuara pse i 
urrejnë kaq shumë viktimat e tyre  dhe pse u dhembin veshët kur ndonjëherë ne 
media ose në parlament të  flitet pak ose shumë pak për ta? Këta 
persekutorë a thua si vret  ndërgjegjja sado pak për bëmat e tyre monstruoze? 
Sigurisht që jo.   
Gjatë viteve të  diktaturës arrestoheshin e dënoheshin për një fjale 
pakënaqësie, apo për  sajime fallco vetëm e vetëm të mbusheshin burgjet e të bëhej 
puna falas  (sidomos veprat e mëdha janë ndërtuar me mundin e gjakun e 
djemve të  familjeve më të mira) pa shpërblim. Sa prej tyre humbën jetën nëpër  
burgje, apo dolën të gjymtuar?  
Por në këtë grackë  avash avash ranë dhe vetë persekutorët dhe fëmijët e 
tyre, të cilët i  kishin projektuar këto burgje vetëm për familjet kulake, të 
pasura dhe  fisnike. Tani këta persekutorë që provuan dhunën, burgjet e 
komunizmit të  tyre te xhaxhit të tyre Enver, të nënës së tyre parti e quajnë 
vetën të  persekutuar. Ata provuan ato burgje, të cilat i kishin hapur vete 
për të  tjerë, por fatkeqësisht se kishin menduar kurrë kush ja bënë ja bënë  
vetës.  


E ç’kërkojnë apo kërkuan të  persekutuari e vërtetë?  

Një copë shtëpi për të futur  kokën, si të gjithë qytetarët që mundën të 
privatizonin shtëpitë me një  çmim pothuajse falas edhe të persekutuarit 
kërkuan pa privilegje barazi,  pra të gëzonin dhe këta një apartament po me atë 
çmim e pse jo?   
Sigurisht persekutorëve  kjo kërkesë e këtyre njerëzve të ndershëm iu duk 
absurde dhe e  kundërshtuan bile dhe një pjese e popullit që ruante në shpirt 
akoma  urrejtjen për këta njerëz fisnik e kundërshtoi, pra që dakord të mos 
u  jepej asgjë. Uaaa, sa pretendokan këta! Dashkan dhe apartament pa 
le!Këta  lloj njerëzish dëshironin që të persekutuarit duhej të vdisnin në mjerim  
të plotë dhe vetëm atëherë ata do të ishin plotësisht të kënaqur e të  
lumtur.  
Demokracia erdhi për  të gjithë njësoj, por u bë deti kos dhe të gjithë 
futën lugën kush të haje  me parë e më shumë. Kështu pra për këtë kategori 
njerëzish, për këta  heronj, nuk mbeti gjë prej gjëje dhe pse erdhi demokracia. 
Mamaja ime e  nderuara Hatixhe që ndjesë i pastë shpirti sa here qe me 
shikonte të  rraskapitur më thoshte: Qëndro e fortë moj bijë e mos u përkul, e 
mos u  nënshtro e mos harro kurrë se ka një zot e ai s’është mace për të  
gërvishtur, por ngadalë ngadalë i çon vetë punët në vend. Pra kjo nëne  fisnike 
me jepte force dhe njëkohësisht shprese për të ardhmen.   
Në kampin Saver kishim një  dibran që quhej Musa Sina( xhaxhai i Beqir 
Sina-ës). Ai ishte i sëmurë me  probleme zemre, por megjithatë ai i kishte 
bredhur të gjitha kampet e  përqendrimit që nga viti 1945 por10 vitet e fundit i 
kishte kaluar në  burgjet me famëkeqe të Shqipërisë. Ky njeri i ndershëm 
kishte një humor të  hollë sa e gjithë shoqëria kishte respekt dhe e donte 
shumë. Pas daljes  nga burgu Musai u martua me vajzën e një të burgosuri nga 
mallakstra dhe  nga kjo martese ai pati tre fëmije dy vajza dhe një djalë.   
Musai  arrestohet për herë të dytë dhe le pas gruan e re të pa përvojë dhe 
tre  fëmijë të mitur në një jetë tepër të vështirë me pune të detyruar dhe 
nënë  presion të përditshëm psikologjik, e kam njohur mirë këtë familje dhe 
kam  punuar me të shoqen e tij. Ajo punoi si një traktor pa u përkulur dhe pa 
 kërkuar lëmoshë, apo ndihme nga njëri për të gjitha vitet dhe çmohej për  
karakter të fortë dhe fisnikëri. Një ditë Musai po lexonte një letër që i  
kishte mbërritur nga familja dhe hear herës buzëqeshte, një burrë që ishte  
jo larg tij e pyet:-Musa nga familja e ka atë letër?-po iu përgjigj  
Musai-Ndërsa vazhdonte të lexonte e të gëzohej për lajmet e mira që i  shkruanin 
fëmijët.  

Pasi e lexoi letrën e palosi me  kujdes  dhe e puthi. Ndërkohë  burri që s’
ishte larguar i thotë:   

- Si lum t’i o  Musa!  

-Po, kjo dashuri e fëmijëve më jep shpresa të madha  dhe me zgjat jetën o 
mik..  

Po t’i nuk ke fëmijë? e pyet Musain-Sepse s’të kam  pare asnjëherë letër 
në dorë.  

Personi me sytë e mbushur me lot uli kokën dhe për  një çast nuk ktheu 
asnjë përgjigje. Kishte rënë një heshtje midis tyre  thuajse secili kishte hyre 
në botën e vet, por papritur zëri i personit  prishi këtë heshtje dhe preu 
fillin e mendimeve të Muasait. -Po...  edhe...edhe unë kam tre fëmijë sikurse 
dhe ti-Foli personi duke iu dridhur  zëri pastaj uli kokën dhe psherëtiu 
thellë-Se di fare ç’po bëhet me  fëmijët e gruan time, me duket se nuk 
ekzistoj më për ta, kam më shumë se  tre vjet këtu dhe s’kam asnjë lajm a letër 
prej  tyre.  

Si the?!-E pyeti Musaj i  çuditur.  

-Kam dhe unë i mjeri tre fëmijë po s’më shkruan  asnjeri dhe se di pse?  

Ta them unë pse nuk të shkruajnë.-ia preu shpejt  Musai.  

-Pa hë, pse e ditke ti o  Musa?  

-E di  si se di -i tha Musai duke shtrënguar në dorë letrën e fëmijëve të  
tij.  

-Me trego të lutem se s’më mbanë vendi-i tha me të  shpejt personi.  

-Nuk di nga t’ja nis me parë...fëmijët nuk janë të  tutë prandaj nuk të 
shkruajnë.  

-Si ore Musa ma thua këtë fjalë të rëndë? Ç’ ishte  kjo gjemë qe ai se 
dinte dhe se kishte kuptuar deri  tani?!  

-Ta mbush mendjen që është kështu si them unë.-tha  Musai-Ti i ke mësuar 
këta fëmijë mos të të duan dhe ata nuk të  duan.  

Si ore kam mësuar fëmijët e mi gabim  unë?  

- Që kur lindën fëmijët e tu, t’i i ke mësuar e  rritur me një urrejtje të 
madhe për armikun e klasës për “Armiqtë e  popullit”, tani ti je “armik i 
popullit”, kështu të ka quajtur partia  jote që t’i në dekada i ke shërbyer 
asaj me devotshmëri e kënaqësi, por  tani ajo parti nuk të do me të ka 
syrgjynosur, dënuar jo pak por 20 vjet.  Personi dëgjonte, por nuk e hapte dot 
gojën, fjala po i ngecte në  fyt.  

-Po unë jam babai i tyre apo  jo?  

Biologjikishtë rri i qetë, t’i je babai i tyre, por  në realitetin e 
sotshëm t’i je spostuar e tjetër kush është babai dhe nëna  e tyre.  

-Kush ?!  

Fëmijët e tu Babë kane Enverin dhe nënë kane  partine A s’është kështu ?Ti 
që kur lindën i ke përkëdhelur e dashur  në emër të partisë dhe u ke thënë 
që në të gjithë kemi vetëm një nënë dhe  ajo është paria dhe babai i të 
gjithëve është Enveri apo jo ? Ty  partia jote të ka dënuar pa të drejtë, si të 
gjithë ne që jemi në këtë  burg të mallkuar. Pra, fëmijët e t’u me përpikmëri 
ndjekin këshillat dhe  mësimet që u ke dhënë t’i që në djep.  
Partia jote tani të urren  ty e të quan fajtor kështu dhe fëmijët e t’u s’
të duan më, ata të quajnë  fajtor e armik. Ndërsa unë ore mik i dashur 
fëmijët e mi i kam mësuar të  më duan mua e jo partine dhe Enverin, Fëmijët e mi 
e dine se vetëm unë jam  babai i tyre prandaj me duan, me respektojnë, me 
shkruajnë e s’më lënë të  mërzitëm nder të tjera me tregojnë se shkojnë shumë 
mirë me mësime e ma  gëzojnë shpirtin që po ma vrasin katilat.  
“Bota është me rrota” dhe mos u  kënaq kaq shumë i thashë një ditë një 
polici të policisë që më vonë  përfundoi brigadier. Ai kur dëgjoj nga unë këtë 
thënie u tmerrua sytë iu       skuqen sa si dolën nga vendi dhe u vërsul  
për të me qëlluar, por e mbajti  vetën sepse nga persekutorët paraardhëse 
kishte qenë më i miri edhe kur  bënte apelin të internuarve 2-3 herë në ditë 
ishte sjelle mirë me ta.  S’kaluan as 20 minuta parcela ku punonim u mbush 
plotë me punëtori, police  e civile dhe e gjithë paria e Savres dhe sekretari i  
partisë.   

Unë e akuzuara dëgjoja sharjet e tyre  nga me ç’njerëzore –Ç’pret t’i 
Bajame Çeliku hë, ç’rrotë do  rrotullohet ?!Këtu do vdesësh poshtë këmbëve 
tona, prandaj lexon  libra të huaj ti, ti pret të vijnë Anglo- Amerikanet hë ? 
Po jo jo  këtu do ngordhësh ta dish t’i dhe këta shokët e t’u se dita e juaj 
nuk do  të vije kurrë!  

Me kujtohet një dite qameti. Për  tërë ditën punuam si gjithnjë në shi me 
breshër të fortë, era e forte na i  thante rrobat në trup prapë binte shi e 
bëheshin qull po era e fortë  përsëri na i thante rrobat në trup. Atë ditë 
pas gjithë asaj të ngrire ra  borë e madhe dhe  s’dukej me  toka për të hapur 
kanale e për të punuar kështu e lamë e tëre punëtoria  punën para se të 
binte muzgu; Ç’të shikoje, Tamam skllevër!, Ecnim për një  në rresht anës 
kanalit të rraskapitur, të lodhur, të ngrirë, duke gulçuar  një këmbë e nxirrnim 
tjetra na fundoste në borë e në baltë kurse gjysme e  çizmes së çarë mbetej 
brenda.  
Fundi i këtij rreshti nuk dukej,  qindra punëtore ecnim sikur ishim rob 
lufte duke u rrezuar, e duke  ndihmuar shoku shokun për t’u ngritur. Sa arritëm 
në baraka ra çanga  mbledhje e jashtëzakonshme në lëmin e kampit. Armiqtë e 
popullit, të  poshtër...ulërinte një zë i forte sa na rrënqethi trupin e na 
futi tmerrin  pas gjithë ati qameti bërtiste përgjegjësi i sektorit. Epo 
Barrut e Çelik  u bë këtu! E kishte fjalën për mua dhe një shokun tim që quhej 
Gëzim  Baruti që mezi prisnin ta syrgjynosnin keq e më keq. Çohu t’i iu 
drejtua  me gisht një burri të vjetër që kishte bërë 10 vjet burg,  Sadik Poda 
ti je armik, epo armiku  mbetet armik të gjithë ju jeni armiq pa përjashtim 
do t’u a shtypim kokën  morët vesh?  
Pse e latë punë  shpejto sot ? Pse ke thënë t’i more matuf se me punën që 
bëjmë  s’blejmë dot një sapun ë ?, atje do të të çojmë prap atje në birucë,  
të gjithëve do t’u shpiem atje se atë kokë keni ju nuk zutë mend  asnjëherë! 
Pa më thoni një çikë përse keni ardhur këtu? epo s’ju kanë  prure për burra 
të mirë de po sepse jeni armiq e kështu ulni kokën se  ndryshe…  
Unë nuk i durova dot dhe  iu përgjigja duke mbrojtur veten dhe shokët, por 
ai siç ishte i tërbuar  m’u kthye duke bërtitur me fortë:-Dëgjo këtu Bajame 
Çeliku t’i duhet të  ulësh kurrizin e të  bëhesh  ure, unë të të qëlloj me 
litar të eci mbi ty të të qëlloj me shqelma dhe  përsëri duhet të me thuash 
faleminderit që më le gjallë. Po ky s’qe fundi  të tjera diskriminime  me të  
ashpra akoma, me provokuese do të vinin me pas, por të gjitha këto i  
kalova si gjithë shoqëria duke patur pranë një familje të mrekullueshme  dhe një 
shoqëri të përsosur që s’më braktisi  kurrë.   
 
Nje  kasolle ku jetonin te interrnuarit ne Saver - Lushnje( Dhjetor - 1992  
)
clip_image001.jpg (image/jpeg, 35.4 KB) - not displayed
clip_image003.jpg (image/jpeg, 196 B) - not displayed
lmpx.com only provides a reader for public news (NNTP) servers. It is not affiliated with the servers or forums shown here and is not responsible for the content of articles, which is written by their respective authors.